Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Adem Demaqi,gjarperinjet e gjakut,thenja

 :: sport

Aller en bas

Adem Demaqi,gjarperinjet e gjakut,thenja Empty Adem Demaqi,gjarperinjet e gjakut,thenja

Message  Perparimi Mer 2 Jan - 12:48

Adem Demaçi
Gjarpinjtë e gjakut. Roman.
Prishtinë. Gjon Buzuku. 1990. 111 faqe.
Ribotimi i veprës Gjarpinjtë e gjakut është njëfarë befasi letrare tridhjet vjet pas
botimit të parë në Jugosllavi më 1958. Pas më se njëzetetetë vjetësh burgimi, autori i veprës,
Adem Demaçi (l. 1936), të cilin shumë e quajnë edhe Nelson Mandelë të Evropës, u lirua pa
pritur më 28 prill 1990, një gjest tepër i vonuar i vullnetit të mirë nga ana e qeverisë serbe
ndaj popullsisë shqiptare. Ai pat qenë arrestuar më 1958, sepse kishte kritikuar dëbimin për
në Turqi të dhjetra mijëra e ndofta qindra mijëra shqiptarëve të Jugosllavisë, për arsye gjoja
se ata ishin turq. Më 1964 ai u dënua edhe me pesëmbëdhjetë vjet burg të tjerë për gjoja
organizimin e një lëvizjeje kombëtare çlirimtare në Kosovë e për shpërndarje traktesh
studentore me kritika ndaj sistemit politik jugosllav. Më 1976, ai u dënua përsëri nga një gjyq
i rremë me pesëmbëdhjetë vjet burg, ku ndenji deri më 1990 si një nga disidentët politikë më
të shquar të Jugosllavisë.
Është mjaft interesante se Gjarpinjtë e gjakut nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me kauzën
politike të Demaçit, as me problemet e dilemës politike në Kosovë. Ai merret me problemin
'tjetër' shqetësues për shqiptarët e Kosovës: gjakmarrjen. Ai është një botim në kohën e
duhur, jo vetëm për njohjen e autorit dhe rolit politik të vazhdueshëm të tij në Kosovë, por
edhe për fushatën e tanishme për t'i dhënë fund kasaphanës së pakuptimtë të gjakmarrjes. Ata
që mund të kenë kujtuar se gjakmarrja, e cila në fillim të shekullit shkurtonte një ndër dhjetë
meshkujt e krahinave të tëra në Shqipërinë e Veriut, nuk ishte gjë tjetër veçse një relikë e
çuditshme e së kaluarës, do të befasoheshin po të mësonin se ajo mbahet ende gjallë për
bukuri në Kosovë. Duke shfrytëzuar ndjenjat e tanishme për bashkim e solidaritet të
shqiptarëve të Kosovës përballë këmbënguljes së egër të serbëve për të sunduar me çdo çmim
këtë krahinë të varfër, si dhe përballë shkeljeve të tilla të të drejtave të njeriut të papara në
Evropë që nga rënia e Çausheskut, në Kosovë u ngrit më 1990 një komitet me intelektualë
kosovarë, i cili me manifestime publike plot skena dramatike e me pjesëmarrje masive, ka
mundur të pajtojë më se nëntëqind raste gjakmarrjeje, përfshirë edhe disa ndër shqiptaroamerikanë të SHBA-së.
Titulli i veprës është marrë nga një alegori për tre gjarpërinj gjigandë ngjyrash të
ndryshme, që iu sulën tre vetëve, një turku, rajasë së tij dhe një shqiptari, të cilët, në udhë për
të kërkuar fatin, hynë për të kaluar natën në një shpellë të madhe ku banonte një plak. Në
errësirë e sipër, gjarpëri i verdhë mbështillet rreth qafës së turkut dhe i pickon ballin. Gjarpëri
i dytë i zi mbështillet rreth këmbës së rajasë dhe i pickon shputën. Gjarpëri me ngjyrë të
gjakut (prej këtu vjen titulli) mbështillet në dorën e djathtë të shqiptarit dhe e pickon në gisht.
Të nesërmen në mëngjes i zoti i shpellës u shpjegon fatin secilit:
Turkut i kish pa thanë: "Ty t'ka thimthue gjarpni i sefasë! Ti kie me bâ sefa sa t'jenë
jeta. Ty ta ka çkrue Perenia veç me nejtë kamëkryq e me sunue!" Rajës i kish pa
thanë: "Ty t'ka thimthue gjarpni i vimit. Ti kie me punue e me vye sa të jenë jeta! Ty ta
ka çkrue Perenia me u çue me knojsit e parë e me ra ma i mrami i t'tanëve!" Shyptarit
i kish pa thanë: "Ty t'ka thimthue gjarpni i gjakut. Ti kie me e vrâ vllaun tan e vllau yt
ka me t'vrâ ty e s'kanë me t'u da gjaqet sa t'jenë jeta! Ty ta ka çkrue Perenia gjak me
pi e gjak me vjellë!"
Gjarpintë e gjakut, e botuar dhe e shitur nën banak në Kosovë, është një rrëfim
pasionant për një konflikt brezash, të cilët Demaçi edhe i kupton, edhe i do të dy. Kryetari www.elsie.de / Dr. Robert Elsie
patriarkal i një familjeje konservatore kosovare nuk sheh rrugë tjetër veçse të mbështesë
gjakmarrjen si të vetmin mjet për të vënë në vend nderin e burrit, ndërsa i biri i kupton
pasojat e saj shkatërrimtare dhe lufton më kot, për t'i dhënë fund zakonit. Në fund i biri u
lutet fëmijëve të vet t'i shtypin kokën gjarpërit.
Adem Demaçi, dikur bir aktiv e luftëtar për një botë më të mirë, tani është bërë një
lloj patriarku shpirtëror për më se dy miljonë shqiptarë në Jugosllavi. Që prej daljes nga
burgu, ai ka theksuar nevojën e një zgjidhjeje kryesisht paqësore të krizës së tanishme
politike e të rezistencës pasive, dhe ka përsëritur atë kushtim të veprës së vet që kur ishte
botuar në Prishtinë më 1958:
"Jo - atyre që janë trima
të ngrenë gishtin e krimit,
por - atyre që janë burra
të shtrijnë dorën e pajtimit."
botuar në World Literature Today [Letërsia Botërore Sot] 65.1
Dimër 1991................
...............

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Adem Demaqi,gjarperinjet e gjakut,thenja Empty Re: Adem Demaqi,gjarperinjet e gjakut,thenja

Message  Perparimi Mer 2 Jan - 13:22


Romani i Demaqit qenka botuar ne vitin 1958,dhe po te kishte permajtje kundra serbeve,ai kurr ne jet ndoshta nuk do ishte.Dihet ne kete vite se çka e kishte pritur.Por ne kete vit qenka burgosur per shkaqe tjera kinse per te debuarit e shqiptareve per turqi.A dihet se shperngulja ka qen ne hove ne vitet 1948 gjer ne vitin 1955.U perzi atdhetarizmi me tradhetin.

gjarpëri i verdhë mbështillet rreth qafës së turkut dhe i pickon ballin. Gjarpëri
i dytë i zi mbështillet rreth këmbës së rajasë dhe i pickon shputën. Gjarpëri me ngjyrë të
gjakut (prej këtu vjen titulli) mbështillet në dorën e djathtë të shqiptarit dhe e pickon në gisht.
Të nesërmen në mëngjes i zoti i shpellës u shpjegon fatin secilit:
Turkut i kish pa thanë: "Ty t'ka thimthue gjarpni i sefasë! Ti kie me bâ sefa sa t'jenë
jeta. Ty ta ka çkrue Perenia veç me nejtë kamëkryq e me sunue!" Rajës i kish pa
thanë: "Ty t'ka thimthue gjarpni i vimit. Ti kie me punue e me vye sa të jenë jeta! Ty ta
ka çkrue Perenia me u çue me knojsit e parë e me ra ma i mrami i t'tanëve!" Shyptarit
i kish pa thanë: "Ty t'ka thimthue gjarpni i gjakut. Ti kie me e vrâ vllaun tan e vllau yt
ka me t'vrâ ty e s'kanë me t'u da gjaqet sa t'jenë jeta! Ty ta ka çkrue Perenia gjak me
pi e gjak me vjellë!"
...........................................................
Nje studim sado te vogel,por feminoz.

Ku e paska ditur Demaqi se turku paska me jetue sa ta jeta ne sefa ?Ku sot dihet se turqia sundon vetem nje popull fukara ate kurdistan,siq na sundonte serbia dje dhe tani !



Rajen e paraqet serbine,ndersa vimin ,me duket se e ka per venen e kuqe Demaqi,sepse serbet e kane merak.
Dhe e dine >Demaqi se serbet penoin dite e nate qe ti mbajne shqiptaret nen sundim dhe nga plaqkat e shqiptareve te jetoin si zoterinje.Pra sipas Demaqit ,serbet bine ne gjume vone sepse jane te nxenur me plane qe ua pergadisnin shqiptareve ,dhe qohen para kendimit te knojseve qe mos ndoni shqiptar po pergaditet kundra serbeve.

Per shqiptarin ,Demaqi e ka ditur se jane nen ndikimin serb ,ku serbet nxisin tradhetaret ti vrasin atdhetaret shqiptar dhe keshtu gjakmarrja nuk ka te ndalur.
Per Demaqin;

Zotri Demaqi;Kur ne nje popull nuk ka ligj e drejtesi,aty behen çnjerzore,vriten mes vedi,prostitucioni eshte ne shkallen ma te larte,hajnia,tradhetia zene vendin e pare.Mu per kete kurr nuk do çlirohemi nga roberia.


Vellavrasjet i nxiti serbija dhe servilet e serbit.Pse,dhe si?

Serbia eshte mjeshter qe shqiptaret ti mashtroi per nje gote raki,apo per nje kafe,e ndoshta per nje pozite te peshurret.
Te gjitha vrasjet ndere shqiptar kane karakter politike!Pse,sepse serbia nese e ka pare qe nje shqiptar eshte nacionalist i rrezikshem e ka nxite nje servil qe ta vrasi per ndonji shkak me te vogel pa kurrefare demi.
Anton Qeta qe e morri kete nisme per pajtimin e gjaqeve e morri nga ana e serbise me qellim qe tradhetaret te dalin ne liri dhe nese kercet lufta çlirimtare keta ta marrin timonin e luftes.

Kete e kam ne inqizim nga udheheqesit e pajtimeve te gjaqeve.Ku me thote se pajtimin e gjaqeve e kemi bere me qellim qe tradhetaret te lirohen nga vrasjet,nga ana e atdhetareve .
Keta e morren timonin dhe i vrajten atedhetaret.Ky lloj pajtimi ka qen edhe ne kohen e Skenderbeut,por edhe ne kohen e Enver Hoxhes.Kesaj i thone perqa e sundo...............
...............

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum