Nasa,largon asteroidin nga toka
:: sport
Page 1 sur 1
Nasa,largon asteroidin nga toka
NASA, plan per te kapur nje asteroid qe ta eksploroje
12:51
Ky do të jetë projekti i parë që do të shënonte modifikimin e rrugëtimit të një trupi qiellor nga njerëzit
Burimi: Daily Mail
Shkencëtarët e NASA-s janë duke planifikuar të kapin një asteroid 500 ton, ta zhvendosin atë dhe ta kthejnë në një stacion hapësirë për astronautët në rrugën e tyre në Mars. Zyra e Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë do të konsiderojë planin në javët e ardhshme, teksa përgatitet ta përfshijë këtë në axhendën e eksplorimit të hapësirës për dekadën e ardhshme. Nëse aprovohet ky projekt, atëherë do të bëhet fjalë për trupin e parë qiellor rrugëtimi i të cilit ndryshohet nga njerëzit.
Në një raport të përgatitur nga NASA dhe shkencëtarët e "California Institute of Technology" (Caltech) tregohet se si do të realizohet kapja e asteroidit. Një kapsulë kapëse asteroidi do të lidhet me një raketë "Atlas V" të vjetër dhe do të drejtohet për nga asteroidi midis Tokës dhe Hënës. Sapo t'i afrohet, kapsula do të lëshojë një rrjete të veçantë që do të përfundojë e tjerrur rreth shkëmbit. Mjeti hapësinor do të kthehet në bazë, duke përdorur një shtytës të vlerëësuar 300 kg, për të ndaluar asteroidin që të vazhdojë në gjurmët e tij dhe ta tërheqë atë në një vend me gravitet zero. Kjo do të bëhet me qëllimin për të eksploruar risitë natyrale të asteroidit, gjë që është synuar që prej 100 vjetësh, por vetëm tani ekziston teknologjia për ta bërë realitet një ide të tillë...........

Sujets similaires
» Toka se shpejti do te lind nga Perendimi,katastrofa afer
» Toka e njeriut eshte atje ku njeriu e ndjen veten me fat
» Toka dhe njerezia ne rrezik
» Kepurdhat nga toka e qudirave
» Ban Ki Mun:Toka po shkatërrohet,duhet me zvoglu njerezin
» Toka e njeriut eshte atje ku njeriu e ndjen veten me fat
» Toka dhe njerezia ne rrezik
» Kepurdhat nga toka e qudirave
» Ban Ki Mun:Toka po shkatërrohet,duhet me zvoglu njerezin
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum