Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Prokororja e eulx.Pacilli duhet dhene dorheqje,hipokritja

 :: sport

Aller en bas

Prokororja e eulx.Pacilli duhet dhene dorheqje,hipokritja Empty Prokororja e eulx.Pacilli duhet dhene dorheqje,hipokritja

Message  Perparimi Sam 6 Oct - 3:11

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek e pyetur nga gazetarët lidhur me rastin e
prokuroria e Eulex-it, si i dyshuar për afera korruptive në rastin e “Grandit” ka thënë se dorëheqja e tij do të ishte shembull i mirë dhe do ta përmirësonte imazhin e Kosovës.

Çështja tjetër që pengon procesin e liberalizimit të vizave, sipas Lunacek, është se ende në shumë vende Kosova ka imazh të keq dhe për këtë çështje, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Policisë së Kosovës dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë është shumë i rëndësishëm.


Është e plotësisht e drejtë që presidentja, Atifete Jahjaga të qëndroj në zyrën e saje.!


Pergjihje zonjes Ulrik Lunacek

Genjeni shume per kete afere,sepse Pacolli me rastin e Grandit i permend ata qe i kane kerkue lek per ta blere Grandin.Dhe me siguri ketu paska gishte edhe eulexi ne vrasjen e Dino Hasanajt bashk me Astrit Haraqin dhe banden e tij.


Sajperket koropsionit ne gjygjesi dhe polici e keni me vend,sepse ish argatet e Milloshit sot i keni ne keso pozita dhe keta nuk ja mendojne te miren e popullit e sidomos pavaresin e shqiptareve .Se ne te kunderten keta duhet leshue kosoven zonje e bukure.Por sidoqofte koropsionin e lejoni ju me qellim qe edhe ju te perfitoni leket,se keshtu e keni tradite te iluminatit !
Dhe se fundi qe thoni se zonja Atifete duhet te qendori ne fotele,kjo duhet te qendroi se Kristofer Delli e vendosi ne fotele dhe duhet qendrue dhe tua zbatone urdherat çka tja parashtroni.


Populli shqiptar ne pergjithesi kurgje nuk ka ndryshue ne aspektin teknik per lirin personale dhe te jeteses .
Sepse ju zonjusha e rende Ulurike nuk lejoni ndryshimin e jetes se shqiptareve me qellime te zymta per perseritjen e lufterave kinse çlirimtare .Kurse e verteta nuk behet fare per luften çlirimtare pos per me zvoglue numrin e rritjes se pjellshmerise qe behte ndere shqiptar.Per kete vete i keni fajet sepse me shekuj nuk na hoqet luften e riperseritur.Dhe ne çdo kohe vendosni ne luften çlirimtare njerezit qe u konvenoin juve(shpiunat) dhe qe vendosin per ti riroberue shqiptaret.Dhe ketaspiunat tju kercnohen njerezve perparimtar se ne kemi qene ne lufte dhe luftuam per tju çlirue.

Kercnime nga me te ndryshmet neve.Kurse nuk e thone qe neve nuk na lane hapsire te kyqemi ne lufte çlirimtare.
Na ndjeken ne çdo skute ka shkojshim te organizojna nje lufte per bashkim e liri personale.Ma e keqja qendron aty se na etiketojshin spiuna e veten e ngiteshin ne patriota spiunat.
Mjer ne e mjere ata patriota qe kane bugjete e nuk bashkpunojne me ndonje oragnizat te shteteve e me organizue ndonje komplote me arme moderne dhe me ua marr pushtetin e shqiptareve tradhetar kudo ka ka troje shqiptare .

Ju atdhetar mos mendoni se po bejm lufte vellavrasese;sepse keta e kane parollen endyre,duke na urdherue qe mos te vritemi mes vedi,se i knaqim hasmit per rreth !Kjo eshte genjeshtra e tyre,dhe ju mashtroin duke ju masakrue pa meshire.
Fadil Hoxha e Enver Hoxhe duke e perdorue kete parolle na ndalen ne fitore dhe na masakroje patriotet.Ma te zi se shkijet.Po sepse shkijet ishin ata qe keta bandita ne sollen ne krye te pushtetit duke mendue se i kem nga gjaku,por na piren gjakun bashk me shkijet.
Dhe sote sa e sa shqiptar shkrimtar e vreshetor shkruajn per patriotizmin e ketyre tradhetareve( dhampirave) .Me qellim qe te na mashtroin popullin duke i frigue ne mas qe mos ta qelim gojen per tradhetin qe na beren.
Keta qe i mbroin tradhetaret nuk duhet me keta me bisedue se jeni te humbure me vdekje .
Argumente nga lufta e fundit per çlirimin e shqiptareve;

Ne kosove u betuan se armet i kapen per bashkim me nanen shqiperi,dhe ne vend te bashkimit e dini se si qendron kosova nuk po u lodhi me shkrue se keni sy e vesh.
Ne Maqedoni e nisen luften pa dallim si ne Kosove dhe ne vend te bashkimit shqiptaret i riroberuan !
Dhe po beni dikush e i quan tradhetar,eshte ne rrezik jete !
E njejta gje u ba edhe ne Luginen e Prasheves!
Dhe a duhet tani ti perkrahim keta çlirimtar o atdhetar ?
Kush keni sy e nuk doni ta pranoni te verteten,urime roberia pra!
Kush keni vesh e nuk deshironi ta ndegjoni te verteten urdheroni humbjen !
Vdekje tradhetareve qe shiten atdhetar
Atdhetar kan mbetur shume pakes,se di se si me ja ba.!
...............




Dernière édition par Perparimi le Sam 6 Oct - 3:40, édité 4 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Prokororja e eulx.Pacilli duhet dhene dorheqje,hipokritja Empty Re: Prokororja e eulx.Pacilli duhet dhene dorheqje,hipokritja

Message  Perparimi Sam 6 Oct - 3:12


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek e pyetur nga gazetarët lidhur me rastin e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, i cili është nën hetime nga prokuroria e Eulex-it, si i dyshuar për afera korruptive në rastin e “Grandit” ka thënë se dorëheqja e tij do të ishte shembull i mirë dhe do ta përmirësonte imazhin e Kosovës.

Sa i përket aferave korruptive të zyrtarëve shtetëror, Lunacek ka theksuar faktin se këto gjëra ndodhin edhe në vendet e BE-së, mirëpo ka thënë se nëse dikush është i përfshirë në ndonjë krim të rëndë, atëherë do të ndihmonte nëse ai person do të dorëhiqej.

“Nëse dikush akuzohet për krime të rënda mendoj se dorëheqja do të ndihmonte shumë si për imazhin e Kosovës po ashtu edhe për vet perceptimin që kanë qytetarët për politikanët. Politika nuk duhet të jetë një biznes i ndyrë, por ndonjëherë ashtu perceptohet nga njerëzit sepse ndonjëherë ka afera korruptive në politikë dhe kjo jo vetëm në Kosovë por edhe në shumë shtete të tjera, përfshirë edhe Austrinë, vendin tim”, ka thënë Lunacek.

Ndërkaq, ka mbështetur presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në qëndrimin e saj për të mos dhënë dorëheqje nga posti i të parës së vendit, duke thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia mundëson asaj të qëndroj në detyrë.

“Është e plotësisht e drejtë që presidentja, Atifete Jahjaga të qëndroj në zyrën e saj, dhe kjo për dy arsye, një sepse pjesë të marrëveshjes mes tre liderësh nuk janë zbatuar ende dhe së dyti, vendimin i Gjykatës Kushtetuese ia mundëson asaj të qëndroj në detyrë”, ka deklaruar Lunacek.

Ndërkaq për liberalizimin e vizave ka thënë se është proces në vete, duke shtuar se, duhet bërë progres edhe në disa fusha tjera, siç janë çështja e letërnjoftimeve ose çështja e regjistrimit të njerëzve.

Çështja tjetër që pengon procesin e liberalizimit të vizave, sipas Lunacek, është se ende në shumë vende Kosova ka imazh të keq dhe për këtë çështje, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Policisë së Kosovës dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë është shumë i rëndësishëm.

“Kosova ka imazh të keq dhe për këtë çështje, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Policisë së Kosovës dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë është shumë i rëndësishëm. Kjo do të bindë edhe ata që janë duke hezituar për liberalizim të vizave të vazhdojnë tutje. Por udhërrëfyesi është çështje teknike”, ka thënë ajo.

Eurodeputetja austriake, Lunacek ka shprehur zhgënjim me klasën e re politike në Serbi që deklaron se vendit të tyre nuk i nxitohet për të hyrë në BE. Sipas saj, kjo është pa përgjegjësi e skajshme, sepse siç ka theksuar ajo, BE-ja mund ta humb interesimin për Ballkanin perëndimor sepse brenda vet BE-së ka probleme shumë më të mëdha
. /Kosovapress/


http://www.kosovapress.com/?cid=1,86,153716

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum