Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ibrahim Kelmendi mbron Ali Ahmetin, kerkon tja falim serbit

 :: sport

Aller en bas

Ibrahim Kelmendi mbron Ali Ahmetin, kerkon tja falim serbit Empty Ibrahim Kelmendi mbron Ali Ahmetin, kerkon tja falim serbit

Message  Perparimi Mar 11 Sep - 2:11


Shikoni: Vojvoda Menduh Thaçi


Përse Menduh Thaçi e inkriminon kaq brutalisht
Kryengritjen e vitit 2001…?

Me 14 nëntor 2010, Menduh Thaçi u intervistua nga Radio “Evropa e Lirë“. Në pyetjen, “nëse drejtuesit e UÇK’së kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB’së, del se edhe konflikti i armatosur i vitit 2001 ishte konstrukt i shërbimeve sekrete serbe...”, Menduh Thaçi, i papërgjegjshëm siç po dëshmohet, përgjigjet: “Është e vërtetë, e kam thënë atëherë dhe tani e përsëris, segmente të caktuara të shërbimit sekrete serbe e iniciuan 2001-shin.”


Lexoni: Thaçi: Shërbimet sekrete serbe iniciuan 2001’shin


Kjo është vërtetë akuzë e rëndë, obstruksion ordiner, që tashmë nuk lëndon vetëm individ, por pothuajse gjithë popullin tonë. Edhe mua me ka hidhëruar deri në egërsim, prandaj dëshiroj t’i përgjigjem me të njëjtën “monedhë”! Veproj kështu sepse më bëhet sikur po dëgjoj tek rënkojnë varret e dëshmorëve të asaj Kryengritjeje, sepse sikur po ndiejë riplagosjet e rigjymtimet e invalidëve të Kryengritjes, sepse kjo akuzë ordinere i ka lënduar e hidhëruar Shoqatën e veteranëve, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve dhe mezi po e përmbajnë hidhërimin e tyre, sepse janë hidhëruar të gjithë shqiptarët që e përkrahën dhe u krenuan me atë Kryengritje. E, mund të heshtin vetëm konformistët e frikacakët! E, mund të heshtin vetëm ata që mendojnë se duke injoruar Menduh Thaçin, e kanë kundërshtuar më se miri. E, mund të miratojnë këtë akuzë vetëm mercenarët e ithtarët e mashtruar të Menduh Thaçit!

Deklartatë e vojvodës Menduh Thaçi
Klikoni mbi foto:



Kjo shpifje kaq e rëndë kurrsesi nuk mund të arsyetohet si mjet në luftën politike për pushtet. Ajo fyen heronj, dëshmorë, viktima, fyen të gjithë ish ushtarët, fyen gjithë popullin që u gëzua për fitoret që u arritën dhe sidomos për vrasjen e atëhershme të frikës nga pushteti nacionalist maqedonas...
Patjetër duhet shtruar pyetjen:
Përse Menduh Thaçi e inkriminon kaq brutalisht Kryengritjen e vitit 2001, e cila përcaktim të saj kryesor kishte arritjen e barazisë nacionale të shqiptarëve të diskriminuar në Maqedoni!? Kësaj radhe duhet dhënë përgjigjën e merituar! Përndryshe, Menduh Thaçi do të vazhdoj të shpërdoroj vetëpërmbajtjen, sidomos të kuadrove dhe ushtarëve të Ushtarisë Çlirimtare Kombëtare dhe të përkrahësve të asaj Kryengritjeje të lavdishme.
Për ata që nuk e dinë, Partia e Menduh Thaçit në kohë të Kryengritjes ishte në “koalicion” qeveritar dhe prandaj ishte pjesë e pushtetit nacionalist e shovinist maqedonas, kundër të cilit u bë Kryengritja e armatosur. Meqë kjo është e vërtetë, mund të konstatohet se PDSH’ja, si vasale e pushtetit , ishte armike, kundër të cilës qe luftuar. Kur plasi Kryengritja Menduh Thaçi ishte një vojvodë (siç e thërriste shumica e shqiptarëve në Maqedoni), të cilit i jepej një pjesë e plaçkës që ai pushtet fashist ua grabiste qytetarëve. Dhe ia jepte shpërblimin e fëlliqur për të paguar përkrahjen pa rezervë të udhëheqjes se PDSH’së. Në kuadër të këtij shpërblimi mercenarit Menduh Thaçit i ishte ndarë edhe një copë hapësirë për të bërë reketim, kriminalitet e kontrabandë vulgare.
Këto shpërblime ia mundësuan Menduh Thaçit të formojë njësi mercenare paramilitare, të cilat terrorizonin vetëm qytetarët shqiptarë. Këtë lloj organizimi kriminal, çuditërisht, strukturat shtetërore maqedonase po vazhdojnë ta tolerojnë edhe tani. Dhe pse po ndodh kjo, nuk denjon kush të jep të paktën shpjegime. E vërteta është se edhe tani strukturave nacionaliste, komanduese, të pushtetit maqedonas sikur po u konvenon një vojvodë shqipfolës, në krye të njësive të tij paramilitare mercenare, që të vazhdojnë se terrorizuari shqiptarët. Këto struktura nacionaliste duan që shqiptarët t’i mbajnë nën ethe e tension, duan t’i përçajnë ata, duke i paaftësuar sa më shumë, për t’u dal zot më me sukses të drejtave të tyre nacionale, kulturore, arsimore, ekonomike. Me një fjalë, duan t’i defaktorizojnë shqiptarët.
Ky përcaktim i strukturave nacionaliste e shoviniste maqedonase, të cilat edhe tani dukshëm po komandojnë pushtetin maqedonas, po i jep gjithë këtë “trimëri” vojvodës Menduh Thaçi, po i lënë atij hapësirë e terren të lirë për të fyer e denigruar kaq rëndë popullin shqiptarë. Pjesëtarëve të njësive të tij paramilitare u është lejuar e po u lejohet hapësirë për të reketuar dhe për të kontrabanduar, u lehet hapësirë për të terrorizuar votuesit shqiptarë gjatë fushatave e gjatë ditëve të votimit, u lihet hapësirë për të terrorizuar të gjithë ata që guxojnë të flasin kundër tyre.
Të kujtojmë këtu paramilitarin kriminel, Agim Krasniqin, i cili terrorizonte e bënte krime nga më të shëmtuarat, por, çuditërisht, komandantët nacionalistë të policisë maqedonase e toleronin, i lejohej atij hapësirë mediale për të “përfaqësuar” (baltosur) shqiptarët në Maqedoni. Edhe atë kriminel e afirmonte, e yshte dhe e trimëronte vojvoda Menduh Thaçi. E, ngjajshëm me atë kriminel, kishte dhe ka në radhët e paramilitarëve të vojvodës. Edhe krimet groteske të Brodecit, dhe të tjera, ngjashëm me te, si dhe vrasjet e shumta “misterioze” të ish ushtarëve të UÇK’së, qytetarët shqiptarë në Maqedoni ia mveshin vojvodës Menduh Thaçi. Po pra, edhe për krimin e fundit ndaj Komandan “Kushtrimit”/Harun Aliut, përgojohet edhe vojvoda.
Prej vitesh qytetarët shqiptar në Tetovë e rrethinë jetojnë në frikë e ankth, se kur do të sulmohen nga paramilitarët e zi të vojvodës, të maskuar me maska, të cilët “identifikohen” si “alfa” (polici speciale maqedonase), natën e ditën, në dyer të banesave, kidnapojnë dhe i rrahin për vdekje kundërshtarët politik ose ata që rezistojnë të mos paguajnë reketin. Përmasat e frikës dhe ankthit janë të atyre përmasave, sa për të tilla veprimtari kriminale nuk guxohet as të flitet e të protestohet hapur. Jo vetëm analistët, gazetarët, por as pjesëtarët e strukturave drejtuese të BDI’së nuk guxojnë të flasin e të protestojnë, pavarësisht faktit se partia e tyre është në koalicion qeveritar. Dhe kjo frikë duhet të jetë njëra nga arsyet që përdhunon BDI’në, që të jetë tani pjesë virtuale e koalicionit qeveritar, nga se dalja në opozitë bartë me vete terrorin e sforcuar të këtyre bandave kriminale paramilitare. Për ata që njohin gjendjen në gjithë imtësitë e saj, në Tetovë edhe policët u frikësohen këtyre bandave paramilitare dhe disa policë bashkëpunojnë me kriminelët e këtyre bandave...
Ndoshta të gjitha këto nuk i dinë politikanët, analistët, gazetarët, në Tiranë e Prishtinë, prandaj, ndonjëri prej tyre, e joshin vojvodën Menuh Thaçi, si lider partiak shqiptar, i mundësojnë hapësira mediatike (ndoshta edhe kundër pagesës), që ky kriminel të përhap demagogjitë e tij, të plasojë denigrimet e tij ordinere edhe kundër Kryengritjes se vitit 2001. Vetëm të painformuarit shprehin keqardhjen naive, përse liderët shqiptarë në Maqedoni nuk po merren vesh për çështjet kryesore kombëtare, duke barazuar pavetëdijshëm liderët me “liderë”.

Kryengritjen e vitit 2001 nuk e kanë iniciua
segmente të shërbimeve serbe!

T’i kthehemi akuzës kryesore, se Kryengritjen e armatosur në Maqedoni e kishin iniciuar struktura të shërbimeve serbe, siç shpif qysh gjatë asaj Kryengritjeje vojvoda Menduh Thaçi. Qasja tangjente gjatë vendimmarrjes për atë Kryengritje, më shumë në cilësi të këshilltarit, me ka mundësuar të jem i mirëinformuar dhe prandaj të jem i bindur se vendimin për atë Kryengritje e kanë marrë strukturat udhëheqëse të LPK’së. Vojvoda Menduh Thaçi dhe bashkëmendimtarët e tij, sikur nuk kanë informata se në LPK, qysh kur është themeluar, më 17 Janar 1982, vendimet janë marrë kolegjialisht, mbi baza statutare, se vendimet nuk janë urdhëruar nga ndonjë komandant, pra, janë marrë në mënyrë kolegjiale nga strukturat udhëheqse. Dhe shpesh vendimet miratoheshin pas debateve të gjata, nga se LPK ishte organizatë çlirimtare, pluraliste e demokratike. Edhe në prag të vendimmarrjes për të bërë kryengritje të armatosur në Maqedoni, për barazi nacionale, në strukturat drejtuese të LPK’së janë zhvilluar debate, ndonjëherë edhe të tensionuara. Përfundimisht, nga ato struktura Ali Ahmeti është zgjedh udhëheqës politik dhe komandant ushtarak. Këtë mund ta dëshmojnë të gjithë pjesëmarrësit e atyre vendimeve. Ndoshta konformizmi, tjetërsimi ose injorimi i vojvodës, i shtynë disa prej tyre të heshtin, të vuajnë, ndoshta edhe nga frika se mund ta pësojnë nga pjesëtarët e njësive paramilitare të vojvodës.
Gjatë vendimmarrjes për atë Kryengritje janë konsultuar edhe personalitete që nuk bënin më pjesë në LPK’në e kohës. Ndonjëri prej tyre ishte kundër asaj Kryengritjeje, të bindur se mund të dëmtohej procesi i pavarësimit të Kosovës. Por ata nuk ishin vendimmarrës dhe gabojnë kur e gjykojnë edhe sot, me arsyetime të sotme, se Kryengritja nuk arriti fitoret e synuara, se pozita e shqiptarëve po përkeqësohet, etj. Por argumenti kryesor që kishin atëherë, - se do të dëmtohej procesi i pavarësimit të Kosovës, - rezultoi i pavërtetë. Edhe sikur të ndodhte dëmtimi i procesit të pavarësimit të Kosovës, përse do të duhej të duronin shqiptarët në Maqedoni atë pushtet fashist e nacionalist!? Edhe kur po fillonte Kryengritja e armatosur çlirimtare në Kosovë, kishte nga ata që këshillonin, “të durojmë, sepse po dëmtohet Shqipëria londineze në procesin e saj të demokratizmit dhe të anëtarësimit në NATO e BE”. E përse do të duhej të duronin shqiptarët në Kosovë pushtetin fashist të Millosheviqit?! Vetëm për hir të procesit të demokratizimit e anëtarësimit të Shqipërisë londineze në NATO e BE?!
Rëndom, të gjitha pushtetet nacionaliste, diktatoriale, kur ndodh që qytetarët të rebelohen e të kryengriten, argumentimi i parë i sundimtarëve, pse ndodh rrebelimi dhe kryengritja, është se ato i organizojnë sigurimet e huaja të fshehta. Kështu ato nuk duan të pranojnë se pakënaqësia e qytetarëve ndaj mënyrës së sundimit ka arritur ato përmasa, sa të shpërthejnë rebelime e kryengritje. Përse të ishte përjashtim nga kjo praktikë pushteti i atëhershëm nacionalist e kriminal maqedonas, vasal mercenar i të cilit ishte edhe PDSH’ja!? Kryetar i PDSH’së atëherë ishte Z.Arben Xhaferi, ndërsa njësitë paramilitare të saj i komandonte vojvoda Menuh Thaçi. Dhe ndodhi mrekullia: Aksidentalisht e mrekullisht Arben Xhaferi ndërroi pozicion në momentin pakësa të vonuar, nga kundërshtari u bë përkrahës politik i Kryengritjes. Mos vallë edhe z. Xhaferi e detyruan shërbimet serbe të ndryshoi qëndrimin?! Ky ndryshim cilësor i Arben Xhaferit ndodhi pa miratimin e vojvodës Menduh Thaçi, në rrethana e vend ku ky i fundit nuk e kishte kontrollin e komandimin mbi Arben Xhaferin...
Atë ndryshim cilësor të Arben Xhaferit nuk ka mundur ta përpunojë e gëlltit asnjëherë vojvoda shqipfolës. Aty e tutje ai e toleronte Arben Xhaferin për kryetar të PDSH’së vetëm si kamuflazh politike, që opinioni të mos i merrte vesh riorganizimet e sforcuara paramilitare të Menduh Thaçit...
Po të pyeste hetuesia dhe gjyqi vojvodën, nëse ka argumente për këtë akuzë të tij, sigurisht që ai në vend të argumenteve do ofronte bindjen e tij (që nuk pranohen për prova). Ai do të shtonte për “argumentim” edhe deklaratat politike të disa personaliteteve politike evropiane, të cilat provonin të pengonin zgjerimin e forcimin e asaj Kryengritje. Edhe kjo është një praktikë taktike e njohur e personaliteteve vendimmarrëse ndërkombëtare, të cilët në fillim të pothuajse çdo kryengritje pozicionohen kundër, meqë u dalin zot interesave të tyre - ruajtjes se “rendit botëror, paqes e stabilitetit”. Do të ishte mrekulli e llojit, po që se ato personalitete të përkrahnin qysh në fillim Kryengritjen! Tani, nëse për këtë akuzë do bëhej gjyq dhe do të thirreshin për dëshmitarë personalitetet ndërkombëtare (Solana, Robertsoni, etj.), të cilët vojvoda i përmend në këtë intervistë, si argument përforcues, jam tepër i bindur, ata do të thoshin para trupit gjykues, se kanë qenë deklarata taktike politike, në shërbim të pengimit e të zgjerimit të Kryengritjes!
Siç dëshmova edhe më lartë, vendimin për atë Kryengritje e morën strukturat drejtuese të LPK’së se kohës, Kryengritjen e komanduan dhe e bënë trimërisht vetë shqiptarët patriot! Argumentimet, se ajo nuk është kurorëzuar me fitore të synuara, prandaj ka qenë e gabuar, janë “argumentime” që përjashtojnë akuzën se Kryengritjen e kanë iniciuar segmentet e sigurimeve serbe. Këto përdorën në rastet kur shpifjet skandaloze nuk e kanë efektin e tyre, nga se pakkush i beson më ato. Analizat të bindin se ajo nuk ishte e gabuar, edhe pse nuk doli krejtësisht e fituar. Hovin kryengritës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për të marrë nën kontroll Aeroportin e Shkupit dhe prej andej të vazhdonin drejt Shkupit, e preu NATO, e cila imponoi armëpushim dhe bisedime politike (që përfunduan me Marrëveshje të Ohrit, të firmosur edhe nga Arben Xhaferi). Ndokujt që mendonte se duhej të vazhdonte Kryengritja edhe pas ndërhyrjes se NATO’s do të mund t’i jepej të drejtë, sikur UÇK’ja të ishte më e fuqishme se kjo Alenacë. Përmbyllja e Kryengritjes me Marrëveshje të Ohrit qe fat për vojvodën Menduh Thaçi dhe njësitë e tij paramilitare. Mendoj, po mos të ndërhynte NATO, do të kishim zhvillime e përfundime krejtësisht tjera, në kuadër të të cilave mund të ndodhnin edhe gjyqe ushtarake kundër vojvodës dhe paramilitarëve të tij...
Hovin e realizimit të Marrëveshjes se Ohrit e preu pushteti nacionalist maqedonas në vitin 2006, koalicionist virtual i të cilit u bë PDSH’ja, e komanduar nga vojvoda Mendu Thaqi. Realizimi i asaj Marrëveshjeje ishte në rrugë të mbarë gjatë viteve 2002-2006, edhe pse zvarritshëm, kryesisht për shkak të mungesës se mjeteve dhe infrastrukturës, por edhe për shkak të frenimeve që i bënin nacionalistët maqedonas, që kishin dhe kanë nën komandim segmente vendimmarrëse të administratës shtetërore maqedonase. Edhe shumë arritje të viteve 2002-06 u dëmtuan rëndë dhe u regresuan me ardhjen në pushtet të nacionalistëve maqedonas dhe vojvodës Menduh Thaçi me sejmenë...

Përse po hesht Arben Xhaferi (kryetar i nderit i PDSH’së)!?

Vojvoda shqipfolës tashmë e ka mbushur kupën me këto shpifje denigruese dhe me “dosje” të falsifikuara dhe mund që i ka ditët e fundit edhe në krye të PDSH’së. Tashmë shumë anëtarë janë irrituar e zhgënjyer, por frikësohen nga vojvoda dhe paramilitarët e tij që të dalin hapur. E pakuptueshme dhe qesharake është vazhdimi i hezitimit të anëtarëve të ndershëm e patriotë të PDSH’së, nëse vazhdojnë ta tolerojnë vojvodën komandant, i cili me këto veprime kriminale po komprementon gjithë anëtarësinë dhe votuesit e PDSH’së, të cilët e përkrahën Kryengritjen!
Duke pas parasysh gjithë turbulencat aktuale me “dosje” dhe akuzat inkriminuese, duhet shtruar pyetja:
- Përse po heshtë Arben Xhaferi, tani Kryetar nderi i PDSH’së!?
Nuk me besohet që ai të miratoj gjithë këto veprimtari e akuza inkrimenuese të vojvodës. Nëse kjo qëndron, atëherë Arben Xhaferi ose i frikësohet vojvodës, meqë di se ai ndëshkon rëndë, edhe me eliminim “misterioz” fizik, ose ia ka zënë “dera bishtin”, siç thuhet kur dikush është i zënë peng nga bëmat e tij në të kaluarën. Me vend është të shtrohet edhe pyetja, përse po hesht edhe Prof. Dr. Sadi Bexheti, Kryetari aktual i Komunës se Tetovës!? Në prag të zgjedhjeve të fundit komunale PDSH’ja kishte arritur pikën kritike të vetëasgjësimit. Ish Rektori Sadi Bexheti kandidoi për kryetar Komune, fillimisht duke kamufluar se nuk ishte kandidat i PDSH’së dhe në balotazh me kandidatin e BDI’së fitoi. Fitoi edhe për faktin se disa militantë ekstremistë të BDI’së, dy ditë para votimit, plasuan “dokumente” që “dëshmonin” se Prof. Bexheti kishte qenë kodosh i UDB’së. Fitorja individuale e Prof. Bexhetit e rikthej në skenë PDSH’në. Kjo përvojë e atëhershme do të duhej ta merakoste tani Prof. Bexhetin, se lufta e tanishme me “dosje” do t’i kthehet PDSH’së...
E pakuptueshme dhe qesharake do të ishte nëse strukturat drejtuese të BDI’së do të hezitonin t’i kundërviheshin meritueshëm vojvodës, vetëm për hir të konformizmit e frikës të disave që janë në strukturat drejtuese të kësaj partie! Mbase është momenti, - pikërisht për shkak të mosveprimit përkatës të organeve kompetente të shtetit dhe institucioneve të drejtësisë kundër vojvodës, - që të diskutohet me vendosmëri partneriteti në koalicion qeveritar me VMRO-DPMN’në e nacionalistit Grujevski, krahas argumentimit për bllokim të qëllimshëm të anëtarësimit në NATO. Dhe kjo do të ishte një sprovë domethënëse, nëse Grujevski e ka Ali Ahmetin vetëm partner virtual, kurse vojvodën Menduh Thaçi mercenar të diversionit konkret për ta (sh)përdorur si mjet për të defaktorizuar e nëpërkëmbur shqiptarët!
E pakuptueshme dhe qesharake do të ishte nëse Tirana dhe Prishtina do të vazhdonin të trajtojnë vojvodën Thaçi si lider politik shqiptar! Po ish’komandantët dhe ushtarët e e UÇK’së cilin qëndrim duhet të mbajnë, kur dëgjojnë këso akuzash kaq të rënda, kaq denigruese, kaq ofenduese, kaq antishqiptare!?

* ) Kontakti me autorin - i.kelmendi@hotmail.com
Prishtinë, 23. 11. 2010

PS: Mbrëmë (22.11.10), nga njësitet speciale policore “Tigra”, është arrestuar Hisen Musliu i Tetovës, ish’funksionar i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Maqedonisë, i dyshuar për falsifikim të “dosjeve”. Që kur u kam bërë analizën e komentimin e “dosjeve”, e kam drejtuar gishtin e dyshimit ndaj këtij personi, që prezantohej si këshilltar i Menduh Thaçit për siguri...

( Lexoni: Hisen Musliu - Dosjet i kam marrë nga PDSH-ja )


( Ilustrimet i bëri moderatori i pashtriku.org )




Dosjet e shpifura të oborreve!



TELENOVELA E SHPIFUR “DOSJA IBAR”
(për Ali Ahmetin)



Shkruan: Ibrahim Kelmendi ( * )



Qysh kur i zbërtheva “dosjet” e Fazli Veliut dhe Musa Xhaferit parashikoja se do të pasonte “dosja Ibar”, e cila do t’i mvishet Ali Ahmetit. Kjo “dosje” u paralajmërua qysh kur u plasuan në opinion ato “dosje”. Për të demantuar dhe diskredituar “dosjen” e Ali Ahmetit, sërish po merrem me analizimin e saj, në mungesë të dokumenteve konkrete (të cilat as që i pres nga ish’shërbimet jugo-sllave dhe as që do t’u besoja). Dëshiroj ta them qysh në fillim, se këtë “dosje” e kundërshton tepër bindshëm vetë veprimtaria patriotike, çlirimtare dhe politike e Ali Ahmetit, e cila ka zanafillë qysh në vitet e 70-ta. Për të lehtësuar kuptimin e zbërthimit dhe kundërshtimit të kësaj “dosjeje”, po bëjë një renditje thjesht numerike. Renditjen sipas kohës nuk e bëjë dot, meqë “dokumenteve” u mungojnë datat dhe numrat e protokollimit. Kurse për fragmentet e përkthyera po përdor shkrimin kursiv. Kjo “dosje”, pjesë të së cilës për herë të parë i publikoi gazeta maqedonase “Dnevnik”, përbën 29 “dokumente” me 56 faqe kopje format A4.




Gazeta “Dnevnik”, për herë të parë i bëri publike “dosjet” e oborreve.


* * *
(“Dokumenti” nr 1): Ky “dokument” i ngjason formularit të protokollimit kur Ali Ahmeti është rekrutuar të angazhohet si bashkëpunëtor i SDB’së federative. Nuk përmban datë dhe nr. protokollimi. Që këtu të lind bindja për falsifikim, meqë SDB’ja federative nuk duhet të ketë qenë aq sharlatane, sa të mos të vë datë e nr. protokollimi.
“Emri: Ali
Mbiemri: Ahmeti
Datëlindja: 4 janar 1959
Vendlindja: Zajazi
Republika: RS Maqedoni
Vendbanimi: ./. (nuk ka plotësim)
Gjendja martesore: ./.
Kualifikimi: i lartë
Shkalla e angazhimit: bashkëpunëtor
Pseudonimi: IBAR
Baza (arsyeja): gatishmëria (personale)
Mjedisi: ekstremistët
Dosja: bazike në SDB RSUP SR Srbije
Përcjellës: SDB SSUP drejtoria I dhe II
Dokumentacioni: në emër (konkret)
Raportimet: të marra në kontaktim të drejtpërdrejtë
Ndihmëse: përcjellësi - lidhja operative OO
Regjistruar: 1981
Data: ./.
Arkiva: Albanski ekstremisti (ekstremistët shqiptarë)
Dokument: deklarata vetanake për pranim të bashkëpunimit
Të tjera: ./.
Plotësoi: punëtori operativ i CAOP SDB SSUP
Gjurmë: Mikrofilmuar 01702 – 0023481”
Firmosje (e fotokopjuar): “Komandanti i drejtorisë ... Nikolic”
E përktheva këtë “dokument” bazik për t’i bërë komentimin vijues: Nuk më besohet se ai institucion aq kompetent, - SDB’ja (ish UDB’ja) federative, - të mos evidentoj emrin e babës, kur dihet se ashtu kanë vepruar në dokumentet më elementar, për të saktësuar identitetin. Pastaj viti i rekrutimi figuron 1981, por rubrika e datës është zbrazët. Nuk më besohet se ai institucion të mos e dinte se viti ka 365 ditë dhe se nuk është njësoj nëse rekrutimi ndodh në fillim, në mes ose në fund të vitit. Falsifikuesi qëllimisht nuk ka vënë datë, meqë i është frikësuar alibisë seë Ali Ahmetit, pasi, po të evidentohej data, ai do kishte mundësi të dëshmonte vendndodhjen e vërtetë, gjegjësisht pamundësinë për të qenë atë ditë në Beograd në selinë e SDB’së federative. Të habit fakti se përse falsifikuesi nuk ka ofruar asnjë “dokument”, ta zëmë me nënshkrim autentik të Aliut, mbi gatishmërinë dhe kontratën e tij për bashkëpunim.



Tiranë, fundi i majit 1997: Qerim Kelmendi - “Dema”, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj dhe Adrian Krasniqi - “Rexha”, në banesën e Adrianit në Tiranë.


(“Dokumenti” nr 2): Ky “dokument” ka vetëm një shkarravitje në vendin e datës dhe protokollimit, pa asnjë kuptim. Kurse për titullar ka Ministrinë e Brendshme të ish’RSFJ’së dhe SDB’në federative.
“Lënda: Ali Ahmeti dhe Fazli Veliu
Lidhja: Raportimi ynë nr 020103434 i datës 05.07.85
Jemi dakord që raportimet e Ali Ahmetit për aktivitetet e emigracionit armiqësorë shqiptar mund të pranohen edhe përmes kushëririt të tij Fazli Veliu.”
Sikur bëhet fjalë për “dokument” të përpiluar pas 05. 07. 1985. Nënsekretari i SDB’së federative (Srdja Andijevic) sikur e ka ngatërruar se raportin në mes të Aliut e Fazliut, meqë ata nuk janë kushëri, por nip dhe dajë, siç e kanë precizuar në “dokumentet” tjerë.
“Kemi për bazë kontributin e paçmueshëm të Fazli Veliut që të angazhon Ali Ahmetin, ekstremist nga Maqedonia”, për bashkëpunëtor të Shërbimit për siguri të shtetit.”
Këtu na del se Fazli Veliu e ka angazhuar Ali Ahmetin, gjegjësisht se Fazli Veliu ka pas rrol më të madh, por kur të kemi parasysh pamfletët tjerë të kësaj “dosjeje”, shihet se SDB’ja përvetëson meritën për rekrutim të Aliut, pa ndihmën e Fazliut.
“Gjithashtu kemi parasysh kontributin e paçmueshëm të Vazli Veliut në prerjen e veprimtarisë armiqësore të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla i dhe Kadri Zeka, të cilët kanë vdekur në atentatin e 17.01.1082.”
Ky farë falsifikatori vërtetë është sharlatan. Në “dosjet” tjera ka bërë falsifikime se Fazliu është rekrutuar në vitin 1977 dhe përmes tij na qenkësh rekrutuar edhe Aliu, se Fazliu ka luajtur rrol të paçmueshëm dhe tani sikur mundohet të lut e të bind SDB’ja federative SDB’në republikane (të Serbisë), që raportimet e Ali Ahmetit të bartën edhe përmes “kushëririt” të tij, Fazli Veliut. Kjo tingëllon sikur Fazliu do bëhet korrier i Aliut. Absurde! Sikur nuk meriton komentim më të gjatë.
“E nevojshme është që të më lartë përmendurit t’i caktohet pseudonim i veçantë dhe mënyra e takimit si dhe mënyra e pranimit të raportimeve.”
Falsifikuesi sikur ka harruar që Fazliut i janë caktuar pseudonimet qysh në vitin 1977! Përse do të duhej të kishte arsye të kërkonte caktimin edh të një pseudonimi!?
“Ju lutem që gjatë përgatitjes se këtyre aksioneve operative të keni veçanërisht parasysh faktin se duhet mbrojtur Fazli Veliun, duke pasur parasysh faktin se i përmenduri me kërkesë të tij kontrollon Ali Ahmetin dhe e orienton atë drejtë grupeve që janë me interes të veçantë për Shërbimin për sigurimin shtetërore.”
Falsifikuesi sharlatan sajon naivisht se SDB’ja federative lut SDB’në republikane që t’i besohet Fazliut për të qenë korrier i Aliut në bartje të raportimeve, edhe pse Fazliut i është dhënë për detyrë që të kontrolloi Aliun, njëherit ta orienton atë drejt grupimeve të rrezikshme! Këto pështjellime, gjithsesi janë qesharake. Nuk më besohet të ketë lutur SDB’ja federative SDB’në republikane, meqë e para ka qenë strukturë sipërore e shtetit në këtë lëmi. Nuk më besohet se në këtë dokument lutet Fazliu, i cili në “dosjen” e sajuar për te, i janë dhënë përgjegjësi më të mëdha se sa Aliut.
“Ekziston mundësia që Fazli Veliu të regjistrohet si rezident i SDB-së meqë kemi parasysh se i përmenduri në kohën e shkuar e ka propozuar kushëririn e tij Ali Ahmetin për angazhim me status të bashkëpunëtorit.”
Nuk po kuptohet nëse SDB’ja federative po i propozon SDB’së republikane, ose vetëm po parashikon. Sërish sikur përpiluesi, - hiç më pak se nënsekretari i SDB’së federative, Srdan Andrejeviq, - nuk është i informuar se Fazliu e ka nip Aliun dhe jo kushëri. Unë kam bindjen se këto pështjellime kompetencash në këtë “dokument”, ngatërrimi i relacioneve familjare dhe shumë gjera të tjera, nuk do t’i kishin shpëtuar nënsekretarit Andrejeviq. Këto u kanë ndodhur vetëm falsifikatorëve sharlatanë...

(“Dokumenti nr. 3): Logoja e “dokumentit” kopje përmban stemën e RSFJ’së, dhe titullarët: “RSF e Jugosllavisë/Sekretariati Federativ për Punë të Brendshme”. Në shabllon përkatës figuron e evidentuar: “Drejtoria e II-të e SDB SSUP” (që do të thotë SDB-ja federative) dhe me nr. Të protokollimit: “Str.pov. 02-365/07” Rëndom numri 07 në fund të shifrës së protokolimit paraqet vitin. Nëse është kështu, atëherë stema e RSFJ’së dhe titullimi RSF e Jugosllavisë nuk korrespondojnë fare me vitin, sepse në këtë vit nuk ekzistonin as stema dhe as RSFJ. Datë formulimi nuk ka as ky “dokument”, edhe pse letra me logo ka vendin për datë. Interesant, si janë orientuar në kohë me këta “dokument” komandantët e lartë të SDB’së federative dhe më duket e pabesueshme që ata kanë përpiluar dokumente pa datë, fund e krye të dokumentit. Besoj se këto lëshime, - mospërputhja e logos se letrës zyrtare me vitin, mungesa e datës, - janë produkt gjatë falsifikimit nga kodoshë (UDB’ash) sharlatanë.
“SDB RSUP SR Makedonije
II Sektor
Lënda: Kërkohen të dhëna
Nga burim i besueshëm i SDB-së, pseudonimi “Ibar”, kemi marrë informata për aktivitete armiqësore të personave vijues
Aziz Polozhani,
Rizvan Sulejmani,
Hazbi Luka dhe
Hisni Shakiri.
Ju lutemi që të na jepni vërtetësinë operative për personat e paraqitur.
Ndihmsi i komandanti të drejtorisë Predrag Djordjeviq. (nënshkrimi)”
Shfaqa vlerësimin më lartë se shifra 07 në fund të shifrës se protokollimit paraqet vitin 2007, atëherë ky dokument bie në ujë, sepse në këtë vit nuk ekzistojnë as SDB’ja federative dhe as SDB’ja republikane e Republikës Socialiste të Maqedonisë.
Meqë “dokumenti” nuk përmban datë, nuk kam se si të bëjë koment konkret.

(“Dokumenti nr 4): Falsifikimi ka të montuar për titullar Sekretariatin Federativ për Punë të Brendshme, kryekreje stema dhe RSFJ, pason “Shërbimi për informim dhe dokumetacion, drejtoria për emigracion”. Ky sektor shfaqet për herë të parë në gjithë dokumentacionin!? Nuk ka datë dhe nr. protokollimi. I mungon çfarëdo lloj shifre, siç i kanë “dokumentet” tjera një shifër shumëshifrore, në anën e djathtë.
“Lënda: Ali Ahmeti, informim
Nga burimi ynë i besueshëm në Zvicër, kemi marrë informacion se në Cyrih Zvicër është mbajt takim i shqiptarëve ekstremistë.
Takimin e ka organizuar burimi ynë, Ali Ahmeti, me qëllim që të formohet shtabi i të ashtuquajturës “Ushtria e Armatosur e Kosovës”, emri publik i të cilës do të ishte OVK.
Në takimin që është mbajtur në një banesë në afërsi të Cyrihut kanë marrë pjesë Fazli Veliu, Xhavit Haliti, Gefurr Elshani, Sejdi Geci, Bardil Mahmuti, Halil Selimi dhe burimi ynë Ali Ahmeti.”
Të habit fakti se përse në këtë “dokument” nuk përmendet fare pseudonim “Ibar”, por emri “Ali Ahmeti”?! Garantoj se një takim i tillë, me këtë përbërje dhe për këtë qëllim, nuk është mbajtur asnjëherë në Zvicër. Për këtë mund të dëshmojnë Xhaviti, Gafurri (të cilit ia kanë shkruar emrin gabimisht), Sejdi Gega (të cilit ia kanë vënë gabimisht mbiemrin “Geci”, Bardhyli dhe Halil Selimi. Ky i fundit kurr nuk ka qenë në Zvicër, as ilegalisht dhe as legalisht. Le të tallemi për një qast: Organizimet tona, LPK dhe UÇK, paskëshin qenë aq të fuqishme, sa për të infiltruar Ali Ahmetin në ato nivele, që të dezinformojë instancat më të larta të shërbimeve federative, ndaj të cilit komandantët madhor e komandues të SDB’së federative paskëshin pas besim absolut!!! Meqë ky takim nuk ka ndodhur, nuk ia vlen të përkthej broçkullat vijuese në këtë pamflet të sajuar. Po them falsifikues, meqë duhet të kenë qenë më shumë se një, nga se tekstet e sajuara ndryshojnë nga “dokumenti” në “dokument”. Ato përmbajnë edhe gabime të rëndë gjuhësor, siç me kanë thënë njohësit e mirë të serbokroatishtes.



Fotokopja e pasaportës, ku figuron emri i njëfarë Aleksandër Antiqit, me të dhëna të tjera shoqëruese, dhe me një fotografi montazh të Ali Ahmetit!


(“Dokumenti” nr 5): Edhe ky falsifikim është montuar me logon zyrtare të RSFJ’së dhe të Sekretariatit Federativ për Punë të Brendshme. Kësaj radhe kemi të plotësuar me dorë: “Drejtori II-të e SDB-së, rreptësisht i besueshëm 1128/92”. Ky “dokument” ishte pjesë e “dosjes” se Fazli Veliut dhe është radhitur edhe në “dosjen” e Ali Ahmetit.
“Ditën e 02. 08. 1981 në ambientet e SDB SSUP (shkurtesë zyrtare e UDB’së federative)është zhvilluar bisedë informative me lidhjen operative shumëvjeçare të Shërbimit për siguri shtetërore Fazli Veliu. (...)”
Ajo ditë ka qenë e diell. Nuk me besohet të ketë punuar Komandanti i drejtorisë së SDB’së federative, Stanko Çollak, emri dhe nënshkrimi i të cilit është vendos nga falsifikues të fund të këtij “dokumenti” prej tre faqeve, meqë ai ka mundur të komandoi shërbëtorin e tij të paraqitej gjatë ditëve të punës. Pastaj, jam i bindur se në firmën ku ka punuar Fazliu në Zvicër, mund të dëshmohet evidenca nga punëdhënësi, se ai ka punuar të hënën pasuese. Si ka mundur Fazliu të arrij punën?!
“(...) Gjithashtu Fazli Veliu informon se me ekstremistët Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë të lidhur ngushtë Xhavit Haliti dhe gruaja e tij Violeta, por se në emigracion pëshpëritet se Violeta ka diç me Jusuf Gërvallën.”
Ja pra, çfarë e paskësh informuar Fazli Veliu SDB’në federative. Edhe nëse është nga falsifikatorët e tepërt është! Por si do të arsyetohen shpërndarësit dhe propaganduesit e këtij “dokumenti”?! Këta sikur përbetohen në krye të heroit Jusuf Gërvalla, bile e mashtruan të vëllanë, Hysenin, të vinte për vizitë “zyrtare”, të defilonte në konferencë shtypi me ata që po shpërndajnë, po propagandojnë e po mbrojnë vërtetësinë e këtyre “dosjeve”, për të demonstruar lidhjet e ngushta dhe simpatitë e këtyre kretenëve me Familjen Gërvalla. Sa keq ndjehesha për naivitetin e Hysen Gërvallës, i cili e kishte hëngër karremin se gjoja ishte aty në vizitë “zyrtare”. Edhe më shumë po më vije keq, për të mos nxjerrë të vërtetën se po me hidhëron deri në tërbim përgojimi i shpifur i Jusufit dhe bashkëshortes se Xhavit Halitit! E po, si paskëshin mundur të kenë diç në mes tyre njerëzit që nuk janë takuar në jetë dhe nuk janë njohur fare?! Për hirë të Zotit dhe për hirë të Heroit Jusuf, shpërndarësit, propaganduesit dhe mbrojtësit e vërtetësisë se këtyre “dosjeve” është dashur të paktën këtë “dokument” ta censurojnë (të mos e shpërndajnë)! Kurse bashkëshortes së Xhavitit (e cila nuk e ka emrin Violetë) si do të mund t’i japin llogari këta kretenë të shpifur?!
“Për këtë Veliu ka biseduar me Selim Halitin (vëllau u Xhavitit -sqarimi im) i cili ia ka vërtetuar se gruaja e Xhavit Halitit, Violeta, nuk është larg prostitucionit dhe fshehurazi takohet me njërin nga vëllezërit Gërvalla edhe pse ka fëmijë.(...)”
No coment! Nuk po e komentoj fare, sepse frikohem se edhe duke e komentuar po bëjë një gjynah, gjegjësisht një faj të rëndë! or duhet bërë sqarimin, se edhe po të kishte qenë Fazliu kodosh dhe i pa cipë (mos qoftë e thënë nga goja ime!), siç po mundohen ta diskreditojnë me këto “dosje” kretenët e shpifur, ai nuk do të dinte të formulonte këtë dezinformatë, meqë jam i bindur se ai në vitin 1981 nuk i ka ditur fare emrat e Xhavit Halitit dhe bashkëshortes se tij, meqë këta në atë kohë ishin në Kosovë!

(“Dokumenti” nr 6): Edhe ky falsifikim është montuar në kopjen e letrës zyrtare të Sekretariatit Federativ për Punë të Brendshme, kabineti i nënsekretarit të SDB’së federative. Kurse nga shkarravitja e qëllimshme (ndoshta për të ndryshuar falsifikuesi kaligrafinë nga “dokumenti” në “dokument”), sikur është evidentuar nr. i protokollit: “01--2/89”. As në këtë dokument nuk kemi datë të sakt(!).

“Informatë speciale
Shërbimi për sigurinë shtetërore ka ndërmarrë operacion special “trn” ndaj pjesëtarëve të emigracionit armiqësor ustash (kroat - sqarimi im) e shqiptar.
Akcioni është kryer me 26 nëntor 1989 (festimi i ditës se flamurit shqiptarç në Shtutgart, Gjermani. (...)
Përmes lidhjes sonë operative Ali Ahmeti, të cilin Shërbimi e ka infiltruar në bërthamën terroriste, grupimi armiqësor shqiptar i mbledhur rreth të ashtuquajturës Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, të cilën e kanë formuar ekstremistët Kadri Zeka dhe Vëllezërit Gërvalla.
Këto ditë në Shtutgart është mbajtur tubim i përbashkët i përfaqësuesve të emigracionit armiqësor ustash (kroat) dhe shqiptar, qëllimi i të cilëve ka qenë veprimtaria e përbashkët. Në tubim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e HNV-së, Petar Hiniq, Malkica Dugeq, Tomo Naletiliq nga Shtutgarti, Josip Lediq nga Frankfurti, ekstremistë e terroristë, si dhe ata të grupimit armiqësor shqiptar, Xhavit Haliti, Raif Gashi, Bardhyl Mahmuti, Emrush Xhemaili, Musa Xhaferri, Ali Ahmeti, Emin Fazlija, Fazli Veliu dhe të tjerë.
(...) Sipas raportimeve të bashkëpunëtorit Ali Ahmeti dhe Fazli Veliu, në këtë tubim është bërë kërkesa për të ndërmarrë aksion ofensiv kundër vendit.
(...) Për këtë qëllim me 26 nëntor 1989 është thirrë demonstrata e përbashkët ustasho-shqiptare (për herë të parë përdoret shprehja “siptarsko”) në Shtutgart.
(...) Bazuar në raportin operativ, i cili është përgatit nga lidhja kualitative operative Ali Ahmeti dhe Fazli Veliu, Shërbimi ka koordinuar organizimin e demonstratës dhe ka përgatitur aksionin operativ “TRN”.
Në kuadër të aksionit “TNT” janë marrë masat vijuese:
- Është bërë identifikimi i mbi 100 pjesëtarëve të emigracionit ustash-shqiptar, për të cilët Shërbimi nuk ka pas informata se janë të angazhuar armiqësisht
- Përmes pozicionit bashkëpunues të Ali Ahmetit e Fazli Veliut, Shërbimi ka bërë dokumentime, foto, fono dhe video regjistrime për demonstratën e përmendur
- Me akcion të përbashkët, nëpërmjet pozicionit që kanë siguruar Ali Ahmeti e Fazli Veliu, në pjesën përfundimtare të demonstratës ka ardhur deri të hedhja e bombave lotsjellëse, me peshë specifike, me ç’rast demonstrata është thyer...
- Mbi 60 veta, pjesëmarrës të demonstratës, kanë kërkuar ndihmën mjekësore (...)
Shpifje famoze! As nuk ka ndodhur ai tubim dhe as ajo demonstratë. Për këtë mund të dëshmojnë shumë veta, emrat e të cilëve u përmendën më lartë. LPRK’ja nuk ka bashkëpunuar në këtë nivel me emigracionin e organizuar kroat dhe as me Emin Fazliun. Nuk më besohet që kabineti i nënsekretarit të SDB’së federative të ketë sajuar dezinformata të këtij niveli për t’ia servirur organit më të lartë të RSFJ’së: Këshillit Federativ për Mbrojtje të Rendit Kushtetues! As Aliu dhe Fazliu, edhe po të kishin qenë kodoshë, nuk do të kishin ditur dhe nuk do të kishin guxuar të sajonin shpifje të tilla kaq famoze.

(“Dokumenti” nr 7): Ky falsifikim i mvishet Ministrisë Federative për Punë të Jashtme. Në krye mban kopjen e logos së letrës zyrtare të RSFJ’së. Kësaj radhe ka një protokolim: “str.pov. 02/68”, por nuk ka asnjë datë. Teksti i falsifikuar flet “për rregullim të statusit të bashkëpunëtorit Ali Ahmeti”. Nuk ia vlen të përkthehet e as të komentohet.

(“Dokumenti” nr Cool: Ky “dokument” ka për titullar ministrinë e jashtme të RSFJ’së, protokollimin: “str.pov. 01/3245”.
“Lënda: Ali Ahmeti, informim
Sipas udhëzimit tuaj konzulli ynë M.K. në Zhenevë, i ka dorëzuar të holla në cash, të cilat sipas shkresës suaj str. pov. nr 12312/09 i janë dedikuar Ali Ahmetit, emigrantit shqiptar me banim në Zvicër.
(...)
Në takim Ali Ahmeti ka dorëzuar dy kaseta video me incizime të ushtrimeve të terroristëve shqiptarë në një kamp të lëshuar, llogore, në kufirin e Zvicrës dhe Francës. Në incizim shihen Xhavit Haliti, Xhafer Shatri, Fazli Veliu, Selim Rexhepi, Florim Maloku, Bardhyl Mahmuti, Sabri Aliu dhe një njeri i veçantë, për të cilin Ali Ahmeti thotë se e ka pseudonimin “kuri”. (...)”
Edhe ky tekst është shpifje famoze. Nuk kemi pas kampe atje dhe nuk janë bërë ushtrime. Për këtë mund të dëshmojnë të gjithë personat e përmendur. Nuk më besohet që strukturat më të larta federative të kenë sajuar këso
dezinformatash.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum