Patriotizmia
:: sport
Page 1 sur 1
Patriotizmia
Pa dyshim, patriotizmi si dukuri ka qenë përherë e pranishme, ku më pak e ku më shumë. Më herët, është ditur qartë, se cili është patriot, kuptohet nëse ka punuar për çështje kombëtare, ose nëse ka qenë i burgosur politik. Megjithatë, tani e gjithë ditën, kjo dukuri është përhapur [zhvilluar] tej mase dhe besa ajo ka kaluar në një dukuri shumë të gjerë dhe në një slogan të tepruar, në një PATRIOTIZMANI.
Andaj, gjithnjë, tani, jemi të ballafaquar me këtë dukuri. Pra, me patriotizëm, fjalë të mëdha patriotike, që besa ndonjëherë kalohet në një ekstremizëm pa kufij! Zaten, këtë ekstremizëm morbid e ndeshim gati, në çdo vend. Dhe, atë e ndeshim p.sh. në rrugë, në kafene, në ndeshje sportive, në shkollë dhe besa ngado që të sillesh, takohemi në të.
E, shih me këtë fjalor patriotik po merret gati gjysma e popullatës sonë! Këta fjalëmëdhenj po na paraqitën si njerëz të dijshëm, të mëdhenj dhe se vetëm ata mund të vendosen në vende udhëheqëse për ta udhëhequr shoqërinë tonë dhe se me ta sigurisht çdo gjë do të jetë në rregull dhe do të ecim përpara!
1.
A thua, a po japim dhe sa po japim për këtë vend. Apo jemi mësuar varg e vijë vetëm të marrim, e askush mos të përgjigjet për këtë. Apo, vetëm jemi mësuar të flasim fjalë boshe dhe fjalë teorike. E, besa në praktikë jemi shumë larg. E, vetëm me fjalë teorike asnjëherë dhe askurrë nuk mund të ecim përpara.
Tani jemi në një fazë kur duhet të punohet dhe kur duhet të veprohet vetëm praktikisht. Shteti do njerëz të dijshëm, njerëz që punojnë sinqerisht dhe njerëz që me punë njerëzore e tregojnë aktivitetin e vet praktik për të mirën e këtij vendi.
E, ajo tani të shumtën e herëve, po na mungon. Dhe, deri kur kjo do të na mungojë?
Jemi mësuar të flasim dhe vetëm të flasim. Eu, sa bukur dimë të flasim! Dhe, shpeshherë jemi mësuar të bëhemi patriot me zor, kinse po punojmë për patriotizëm, e në praktikë qëndron puna krejt ndryshe. Dhe, çka është edhe më keq, aty-këtu, asnjë fjalë burrat e botës nuk e flasin për punë dhe për atë se si të ecet përpara. Kjo besa po ndodh shpesh, gati në çdo vend, kur po flitet vetëm për patriotizëm.
2.
Së këndejmi, vetëm për patriotizëm flitet, e për punë profesionale, asgjë dhe asnjëherë. Sigurisht këta burra të botës, sikur kanë harruar se patriotizmi është puna, suksesi dhe angazhimi në punë. Dhe, tani sikur e kanë harruar punën profesionale, e merren vijimisht me patriotizëm dhe me fjalë të mëdha patriotike!
Zaten, këto fjalë të mëdha patriotike, sikur disave u kanë hyrë në gjak dhe nuk munden pa to. E, disa të tjerë janë bërë ‘argatë’ të ndonjë partie, apo të ndonjë lideri, ku vazhdimisht dhe në çdo kohë propagandojnë për sukseset e partisë, duke vrapuar pa hezitim dhe pa u ndalur asnjëherë.
Dhe, tani me gjithë mend e bëjë pyetjen: Deri kur do të merremi me këtë patriotizëm teorik dhe a është më patriotike dhe më humane që secili ta punojë punën e vet profesionale, si: mjeku, arsimtari, profesori, bujku, futbollisti, oxhakfshirësi, pylltari…
Pra, ta ngremë punën dhe cilësinë e punës: apo të merremi me këto fjalë të mëdha patriotike dhe besa edhe ndonjëherë me fyerje të ndërsjella individuale e partiake?
Pra, ta shikojmë punën dhe vetëm punën. Zaten, ky është patriotizëm praktik
Andaj, vetëm praktika është garanci e suksesit dhe asgjë tjetër.
Sa të papunëtorë jemi, e dimë vetëm të flasim e të flasim pa u ndalur asnjëherë. S’do mend se ky është patriotizëm teorik e asgjë tjetër.
3.
Kemi mbetur larg, larg kemi mbetur me drejtësi dhe me sundimin e ligjit. E, së këndejmi ligji përmendet kudo, e në realitet ai nuk po zbatohet si duhet. Andaj, gjyqësia nuk funksionon si duhet, prandaj ka mbetur shumë poshtë. Ajo, pra ekziston, e në praktikë fare pak po punon.
Janë mbledhur lëndë e lëndë, e ato kot e presin realizimin e tyre. Apo, disa sosh asnjëherë edhe nuk do të realizohen, Dhe, për disa prej tyre ndoshta edhe nuk është qëllimi që të realizohen.
Andaj, elementet e shtetit nuk funksionojnë si duhet. E, ne vazhdimisht presim e presim ditë më të mira dhe u mbytëm duke pritur. Shqiptarët e kanë shpresën e madhe, kjo është veti shumë e mirë, mirëpo, në anën tjetër, duhet edhe të punojmë. Këtë të mos e harrojmë!
Dihet mirëfilli se shteti nuk formohet vetëm me shpresë. Ai do punë, sinqeritet dhe angazhim të sinqertë. E, kjo fatkeqësisht po na mungon. Vetëm puna do të na shpie përpara, përndryshe…
4.
Korrupsioni për çdo ditë po lulëzon e po lulëzon. Dhe, a do të ndalet ndonjëherë? Me fjalë boshe, korrupsioni kurrë nuk mund të ndalet. Asnjëherë. Jemi mësuar të flasim, dhe besa edhe ta gjykojmë korrupsionin, por në praktikë ai nuk po gjykohet. Ai, pra, vetëm po konstatohet, e fare nuk merren masa parandaluese.
Korrupsioni në Kosovë është bërë plagë shumë e rëndë. Kjo njollë e zezë, vetëm sapo e njollos Kosovën. Për ditë e më shumë, korrupsioni ekziston, e në praktikë kurrfarë masash nuk ndërmerren. Ai, pra, nuk ndalet vetë. Vetëm drejtësia dhe ligji mund ta ndalin korrupsionin. Fatkeqësisht, edhe këtu, në një masë ka korrupsion.
E, pra, duhen masa konkrete, e jo fjalë boshe, vetëm sa për ta gjykuar. Andaj, masat po na mungojnë. A thua, deri kur do të na mungojnë?
A thua, mos vallë, edhe korrupsioni po bëhet në bazë patriotike!
5.
Secili prej nesh duhet ta kontrollojë veten dhe punën që po e bëjmë. E, prej fjalëve të mëdha, zor se do të dalim në “selamet”. Vetëm me punë e me sinqeritet do të ecim përpara dhe do shihen praktikisht frytet tona patriotike.

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum