Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

2 korriku data e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur

 :: sport

Aller en bas

2 korriku data e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur Empty 2 korriku data e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur

Message  Perparimi Dim 24 Juin - 1:28

2 korriku data e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur (me video)
Prishtinë, (Kosovapress) 12 Qershor 2012 11:08

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se kanë mbetur edhe tri javë deri në përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, ndërkohë ka theksuar se ekzekutivi i vendit i ka kryer të gjitha obligimet dhe i mbetet Kuvendit të Kosovës që të kryejë detyrat që i takojnë. Gjithashtu ai ka kërkuar nga ministrat që të sjellin Ligjin për nivelizimin e pagave për agjencionet, në mënyrë që mos të marrin paga marramendëse.

Po ashtu në këtë mbledhje, të mbajtur të martën, edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka informuar kabinetin qeveritar për dorëzimin e pyetësorit.

Shefi i Qeverisë ka thënë se data 2 korrik është data kur do të mblidhet Grupi Drejtues Ndërkombëtar për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur dhe deri në atë kohë duhet të kryhen të gjitha detyrat.

“Kanë mbetur më pak se tri javë deri në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar më 2 korrik. Qeveria e Kosovës ka kryer të gjitha obligimet karshi këtij procesi. Presim që edhe Kuvendi i Kosovës dhe të gjitha komisionet parlamentare t’i kryejnë obligimet e veta. Prandaj mund t’iu them se është një proces që po përmbyllet me sukses të plotë me meritën dhe angazhimin e gjithë spektrit politik të Kosovës, shoqërisë civile dhe mekanizmave mbështetës”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Për më tepër ai ka shtuar se përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë do të hap agjendën konkrete evropiane për Republikën e Kosovës.

Gjithashtu ai në emër të Qeverisë ka shpreh urimet më të mira për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe duke uruar që të kryejë obligimet karshi kombit dhe atdheut.

Por kryeministri ka pas edhe një kërkesë për ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhillar dhe atë Financave, Bedri Hamza, për sjelljen e Ligjit për nivelizimin e pagave. Sipas tij nuk do të lejohet që të ketë marrin paga marramendëse disa zyrtar të agjencive.

“Nuk mund të lejojnë edhe më tutje laramani të pagave të bartësve të posteve politike. Prandaj duhet ta kemi javën e ardhshme Projektligjin për nivelizimin e pagave, për gjithë bartësit e përgjegjësive politike, por edhe institucioneve që janë duke marrë paga marramendëse dhe vetë përcaktuese, e kështu që nuk mund ta tolerojmë dhe javën tjetër duhet ta sillni”, ka thënë ai.

Ndërkohë ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Citaku ka raportuar për përgjigjet për pyetësorin, duke thënë se janë dorëzuar rreth 500 përgjigje të Komisionit Evropian.

“MIE, në emër të institucioneve të Kosovës ka dorëzuar pyetësorin, përgjigjet në të, më 8 qershor të këtij viti. Përgjigjet në rreth 500 pyetje në 150 fusha të ndryshme janë përgatitur dhe janë dorëzuar”, ka thënë Çitaku.

Për më tepër ajo ka shtuar se hapi i radhës është drejt finalizimit të studimit të fizibilitetit. Me këtë rast do të jetë një mision faktmbledhës nga BE-ja në Kos
ovë./S.Shkodra/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum