Avdi Ibrahimi si shaq landovica(Gani Landovica)
:: sport
Page 1 sur 1

Mua luftëtarin e lirisë vetëm ti nuk më ke njohur!
Saturday, 10 March 2012 16:02 8 Komente Editoriale
Shkruan: Avdi Ibrahimi – Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Kush je ti që nuk më njeh, mua luftëtarin e
Avdi Ibrahimi
lirisë, ti, që ke hypur në pushtet nëpërmjet intrigave, ti, që s’po e njeh meritën time prej luftëtari të lirisë, ti, që kalon përpara meje si përpara një hiçi, ti, që shkel mbi të drejtën time të ligjshme tash e dymbëdhjetë vite, ti, që shkel mbi mua si përmbi një gurë, ti, që i largohesh gjithnjë aprovimit te ligjit për njohjen e luftës së drejtë çlirimtare që bëra unë me plotë luftëtarë tjerë, ti, largohesh gjithmonë dhe më le në pritje të përhershme?
Ti, nuk më njeh mua luftëtarin e lirisë kombëtare e njerëzore që gjithçka bëra për të mirën e atdheut që nga koha kur kuptova se atdheut i kemi borxh edhe jetën, veprova me vullnet të lire dhe mendje të kthjellët, e ndiej të nevojshme këtë detyrë atdhetare ta kryej deri në fund të jetës time. Falënderoj atdheun tim, këtë vend të mrekullueshëm shqiptar, që më mundësoi kushte për të punuar, për ta çliruar nga zgjedha jugosllavo-serbe.
Jetova në një epokë krizash ekonomike-sociale, lëvizjesh shqiptare që kërkonin liri e pavarësi nga Jugosllavia titiste-rankoviqiste-millosheviqiane, me këtë epokë ballafaqimesh të ashpra politike, ekonomike e ideologjike, që i quan popujt e kësaj federate artificiale në ndarje të dhunshme nga hegjemonizmi gjenocidist serbomadh.
Për ty, njëherë pandeha se ndoshta të preokupojnë probleme më të mëdha të shtetndërtimit të Republikës Shqiptare të Kosovës, pandeha se njëherë e ke hallin t’u zgjidhje problemin familjeve të dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë, invalidëve të luftës dhe atyre që lanë gjymtyrët e trupit për liri e të drejta kombëtare shqiptare, e pastaj do të vijë radha për mua luftëtarin e lirisë të më njihe me ligj për kontributin e dhënë në çlirimin e atdheut? Përsëri më le vetëm, më të vetmuar se kurrë, më të poshtëruar se kurrë. Nuk ka më asgjë nga ti, ty të intereson vetëm mbetja në pushtet dhe paraja… Kur të përmend dikush emrin tim, emri i luftëtarit të lirisë të duket i huaj, për të mos thënë i vdekur?
Jo, qeveritar, unë nuk di të ankohem prej teje, nuk dua ta hidhëroj shtëpinë tënde të hareshme… Mos m’u hidhëro, se nuk do të mërzis më, për të drejtat që në saje të meritave më takojnë, por m’u duk e nevojshme që këtë here ta zbrazja zemrën time të vuajtur nga padrejtësitë që po i benë ti,që unë të vuaj për kafshatën e bukës, që shpesh here më mungon.
Vetëm kësaj here m’u desh t’i thosha këto fjalë nga zemra ime e zhuritur, u pikëllova dhe gati m’u ndal fryma, kur pa e pyetur askënd ma ndryshove flamurin tim kombëtar shqiptar, mendova se mos je i marrë, për këtë ndoshta po i flas një të marri? Vetëm këtë herë, pastaj do t’i kthehem heshtjes, heshtje kjo që ndoshta ta vret marrëzinë tende…?! Por ti s’do ta dëgjosh britmën sa te jem gjallë, t’i për veten dhe familjen tende në saje te pushtetit ke siguruar jetën super luksoze, ti ke edhe qumësht zogu për familjen tende, thotë urtia popullore e mua me mungon nganjëherë edhe buka, nuk të bie ndërmend jo, pse unë luftëtari i lirisë jetoj i papunë dhe në skamje të tmerrshme.
Ti, vetëm kur të kem vdekur nga skamja, do ta dëgjosh këtë britmë të së drejtës time të cilën t’i se ke njohur kurrë…Sa luftëtarë të lirisë gjerë më tani i kanë dhënë fund jetës së tyre vetëm pse nuk kanë patur bukë për ta ngopur barkun e tyre dhe familjes së tyre… ndoshta, ti, një ditë do ta kuptosh këtë britmë, por atëherë kur të kujtohesh, unë nuk do të dëgjoj më, se ndoshta do të jem në gjumin e vdekjes.
Për këtë s’po të lë lë asnjë gjurmë dhe asnjë shenjë, të jetës sime të shumëvuajtur, po ashtu, siç nuk më ke lënë edhe ti asgjë të mire gjatë qeverisjes tënde. Kështu ishte e thënë të jetoja jetën pas luftës çlirimtare si Sokrat i vuajtur, kështu le të mbetet edhe kur vdes. Po të pikëlloheshe sadopak nga vdekja ime, atëherë s’do të mund të vdisja… E ndien ti këtë vdekje që mban me vete dashurinë e pavdekshme për atdheun e shqipeve, i ndien ti i marrosuri për pushtet e para, ti ke harruar ndjenjat e zjarrta që kaluam shtigjeve të luftës… Sikur nuk mjaftonte gjenocidi serb, që bëhej ndaj shqiptarëve… Ti mbase edhe e ke harruar vuajtjen e mijëra shqiptarëve nga ky gjenocid serbomadh, ke harruar, por pse nga ti tani duhej edhe të poshtërohesha! Kur në atë ministri ku unë luftëtari i lirisë duhet t’i realizoj të drejtat e mia, vendose një armik te kombit shqiptar të deridjeshem…?! Më vjen keq për ty, që ende pas kaq vitesh ti nuk po kupton se punën e kujt je duke e bërë? Ti nuk po zgjohesh nga letargjia e rëndë qe të ka zënë dashuria për pushtet dhe para, duke më harruar mua luftëtarin e lirisë.
E gjithë bota njerëzore liridashëse më patën nderuar mua luftëtarin e lirisë, ata silleshin me respekt për mua, vetëm ti harrove! Ti, harrove të kaluarën time të lavdishme, dhe mirësjelljen e së tanishmes! Vetëm ti, zotëri qeveritar i pushtetit dhe parasë nuk më ke njohur mbase si duhet mua luftëtarin e lirisë!
Share
< Prev Next >
Komente
E verteta ne fillim dhemb.Pastaj sherone qdo njeri normal e te pa djallzuar. Te djallzuarit e verteta i rrehmi, ne trup e ne prapanic, Sepse keta te mjer kane lind trathtar, rriten, jetojn e vdesin si trathtar e shpifsa, pa shpirt e pa zemer. per ter jeten sa te jen gjall, Ndersa qajn me lot krokodili, per ta mbyt e varros te veteten. Por e verteta nuk laget, nuk ndizet, nuk mbytet. Ajo del ne sheshe dhe i mbyt anti kombetaret. Krimet qe i kane ber qeverit e mahershme dhe qeveria e tanishme, Jane te barabarta me krimet e Serbosllavis. Sepse jane pjell e tyre. E din mir Shaqir Prizrenat e Shaqir Landovicat e shum Shaqira te tjer, se kushe qendron pas tyre. Tani djelli ka lind, po rrezon e po i shkrin Shaqirat, mu si copzat e akullit te Karpateve te Rusis. Ti me penden e art ke paraqit vetem nji pjes te vogel te pa drejtesive. Ndersa krimet qe i kane ber e po i bejn serbosllavistat, vet ata i kane qit ne siperfaqe. Ndersa po shkrihen bashk me krime, te cilat po kundermojn er te kalbur, mu si mbeturinat e organizmit te njeriut. Para e pas pendes sate te art qendron Populli madheshtor, e krenar qe ishte eshte e do te jete, siq ka qen nder vite, decenje e shekuj. Kete mir e din Shaqirat. Te uroj fat e shendet. Vazhdo, vazhdo, vazhdo...........
+1 mua luftarin e lirise vetem ti nuk me ke njohur. — aziz morina 2012-03-20 09:17 #8
CITOJE
O Avdi Ibrahimi, kot e ke qe mundohesh duke komentu me pseudonime. Ti e di mir kush jam un., Te thash demantoje vetem nje qe te kam than, une te kerkoj falje publikisht. Thuje qe nuk ke punu ne mbrojtje populllore, thuje qe nuk asht fol se je spiun i KOS-it, thuje qe nuzk ke shku ne Shipni me traktor, thuje qe nuk ke qen deshmitar kundra komandant Xhemshit Krasniqit. Sa per luften ti je i vogel per mue. Ta zaft frymen buka jeme.
-1 RE: Mua luftëtarin e lirisë vetëm ti nuk më ke njohur! — Shaq prizreni 2012-03-19 15:22 #7
CITOJE
Cito Babloku:
Avdi Ibrahimi, më duket se s`je kah i lexon komentet si këto të Shaq Prizrenit...............................
......dhe komentuesve tjer!!
Nëse keni diqka për publikun dhe me vlerë, urdhnoni dhe shkruani edhe juve siq shkruan Avdiu dhe të tjerët. Anonim të ofendohen dhe akuzohen autorët, nuk i takon një demokracie dhe aspak një reviste me kodeks të rregullt gazetaresk, andaj, ndërpreni komentet e kota dhe shkruani hapur, po që se keni diqka për të na tregue, mbasi se po e dini të vërtetën, përndryshe mos u lodhuni më, se komentet tuaja nuk do ti publikojmë.
Falemenderit për mirëkuptim!
0 Bablokut....... — Administrator 2012-03-17 21:24 #6
CITOJE
Avdi Ibrahimi, më duket se s`je kah i lexon komentet si këto të Shaq Prizrenit.............
..................
0 Fjalët e mdha dhe e vërteta tjetër... — Babloku 2012-03-17 20:23 #5
CITOJE
Avdi ke shkruar nji te vertet te madhe, profiteret dhe kriminelet e luftes nuk na kane lene asgje neve luftetareve te lirisë. Ne jemi pa asnji te drejte per luften qe e beme. në Kroaci nji luftetar lirie ka pension luftarak deri ne 2000 euro dhe shum benificione te tjera. Keta udheheqesat qe po thon se na udhheqen ne lufet e po thirren si krahu i luftes, neve veteraneve te luftes nuk na kane shperblyer me asnji cent deri me sot. por shperblime kemi vetem shpifjet nga komentues si ai faqeziu shaq prizreni qe ky pis mund te jet nji udbash i mbetuar nga mbeturinat sllavokomuniste dhe serboqetnike apo me shum me ngjan ky shaq prizreni ne anonimitet si nji njeri i qmendur dhe si ta degjon fjalen luftetar i liris e kap sikleti dhe menjiher komenton rrena e shpifje te kulluara, po more derr faqezi asnji nga ato shpifjet tua nuk i ka Avdi ibrahimi perkundrazi eshte njeri shum i paster kombetarisht qe ka vite une qe e njoh. dhe ska qmendurak e shpifes qe me bind per ato broqkulla qe ka shkruar shaq prizreni qe sigurisht eshte nji psikopat i llojit te vet se nuk del haptas me emer e mbiemer ore faqezi........
0 mua luftetarin e lirise vetem ti nuk me ke njohur — Leka 2012-03-16 22:11 #4
CITOJE
Ti o Shaq Landovica je vet Avdi Ibrahimi. Na thuj cila nuk asht e vertet prej atyne qe ti kam permende. Vetm nja permende qe nuk asht e vertet dhe une po ta pranoj dhe po dal me emen e mbiemer ketu. Ti ke deshmu kundra Xhemshit Krasniqit ne Eules.
0 Avdi meqka — Shaq Prizreni. 2012-03-16 19:48 #3
CITOJE
Te lumt Avdi se shkrime te verteta po shkruan qe as topi nuk e luan. Po ti komentues qe e fsheh emrin si shaq prizreni pse po rren e po shpif. a su lodhet më se shpifuri kunder patrioteve shqiptar, sa pare ke marr me shpif nga moska e beogradi e faqezi. si nuk po ju leshon toka ma.
0 mua luftetarin e lirise vetem ti nuk me ke njohur — shaq landovica 2012-03-16 17:16 #2
CITOJE
Ky njeri ka punu ne te gjitha kohnat. Ka punu ne mbrojtjen popullore-vojniosjek, ka pas fjal se osht njeri i KOSIT. Mas LUfte e ka fallsifiku dipllomen kinse asht ekonomist, ne fakt ka kry vetem shkollen e nalt komerciale dhe ka punu drejtor financiar ne KEK, nga aty ka perfitu tu ble troje nga serbet dhe ka ndertu shtepia te shtrejta me ni rrog te KEKUT. Masandej e kan largu pi KEKUt. Ky njeri ka ik refugjat ne Shqiperi me traktor. Atje u vesh me uniform. Pas lufte ka shantazhu disa komandante te uqk. Ky osht edhe deshmitar kundra disa ushtareve te luftes.
0 Ky njeri — Shaq prizreni 2012-03-16 10:43 #1

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum