papunësia 70.4 për qind
:: sport
Page 1 sur 1
papunësia 70.4 për qind
Statistikat e fundit: papunësia 70.4 për qind
Prishtinë, (Kosovapress) 05 Maj 2012 09:57
Përqindja e të papunëve në fuqi punëtore arriti në 70.4 për qind në vitin 2011. Kjo bëhet e ditur nga raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Publikimi “Kosova në shifra 2011” është publikim statistikor horizontal. Ky publikim përmban statistika administrative dhe hulumtuese të përfituara nga anketat e fushave më me rëndësi statistikore. Qëllimi i këtij publikimi është që të vë në pah një pasqyrë themelore për të dhënat mbi gjendjen socio-ekonomike, demografike dhe bujqësore në Kosovë.
Sipas raportit, 24.3 % e popullatës në moshë pune është e punësuar, kurse 21,9 % është e papunë. Ndërsa shkalla e papunësisë, gjegjësisht përqindja e të papunësuarve në fuqi punëtore është 70.4%.
Numri i punëkërkuesve në vitin 2011 arriti 325 mijë. Prej tyre, pa kualifikim janë 195 mijë apo 60 për qind; me gjysëm kualifikim janë 11 mijë e 800, apo 3.6 për qind; të kualifikuar janë mbi 27 mijë, apo 8.4 për qind; me shkollë të mesme janë 85 mijë veta, apo 26 për qind; me shkollë të lartë janë vetëm 2 mijë veta, apo 0.6 për qind; kurse me universitet janë 4.223, apo 1.3 për qind.
Grupmosha më e madhe e punëkërkuesve është e atyre mes 25 e 39 vjeç, gjegjësisht 142 mijë veta, apo 43.7 për qind. Pastaj vijnë ata të moshës 15-24 vjeç, 107 mijë, apo 33 për qind; mosha 40-54 vjeç, 60 mijë veta, apo 18 për qind; kurse rreth 16 mijë punëkërkues janë të moshës mbi 55 vjeç, që përbëjnë rreth 5 për qind të totalit të punëkërkuesve.
Të punësuar në sektorin publik janë 78 mijë veta, kurse paga mesatare e tyre arrin 368 euro.

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum