A e shiti Enver Hoxha Kosovën?
:: sport
Page 1 sur 1
A e shiti Enver Hoxha Kosovën?
6000
Anëtarësuar: 8.2006
1944-48: Shitja e Shqipërisë Veriore Jugosllavisë - Agresioni komunist
Citim:
A e shiti Enver Hoxha Kosovën?
Elmas Leci
Kjo është "një polemikë e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare, i cili kohë më parë ka polemizuar me të në faqet e "Korrierit", për rolin e Hoxhës për sa i përket Kosovës.
Elmas Leci lindi më 10 gusht 1950, Shëngjergj, Tiranë, dhe sot është në detyrën e rektorit të Universitetit Ushtarak në Tiranë. Ka titullin prof.asc.doktor dhe mban gradën "kolonel". Ka mbaruar Shkollën Ushtarake "Skënderbej", ka kryer Universitetin e Tiranës, Fakultetin për Gazetari, ka mbaruar Shkollën e Oficerëve, Vlorë dhe titullohet "oficer", ka kryer kursin pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Tiranë, si dhe ka kryer specializime në Komitetin Politik të NATO-s në Gjermani. Gradën shkencore "doktor" e ka marr në fushën e Historisë së Shqipërisë, ndërsa gradën "kandidat i shkencave" në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ka kryer këto detyra: Korrespondent i gazetës së Ushtrisë ("Luftëtari") Korçë, drejtor (Shef) i Shtëpisë së Ushtarakëve Korçë, redaktor për Problemet Ndërkombëtare në gazetën e Ushtrisë, kryeredaktor i gazetës se Ushtrisë "Ushtria dhe koha", kryeredaktor i revistës "Mbrojtja", drejtor i Shtypit Ushtarak Shqiptar, drejtor i Institutit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, drejtor i Qendrës së Shtypit dhe Botimeve në MM, kryeredaktor i Revistës "Mbrojtja", drejtor i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes dhe aktualisht është rektor i Universitetit Ushtarak "Skënderbej". Është autor i 12 librave, kryesisht në fushën e historisë dhe atë ushtarake.
Në një artikull timin të botuar në "Korrieri" më 27 shtator 2003, me titull "Marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik", mes të tjerash flitet gjerësisht edhe për Kosovën. Do të ishte e tepërt të citoja artikullin, veçse aty evidentohen të dhëna, të cilat nuk thonë as më shumë e as më pak, por që Enver Hoxha e la Kosovën në mëshirën e regjimit të Beogradit.
Përgjithësisht ato fakte e ngjarje nuk i pëlqejnë një diplomati të kaluar, i cili në "Korrieri"-n e 5 nëntorit 2003 synon t'i hedhë poshtë përmes një artikulli "polemizues", që vetëm i tillë nuk është, dhe t'i quajë ato trajtime "krejtësisht pa vend". Madje, përveç artikullit, ai boton po në atë numër gazete edhe një intervistë, ku përmes të dyjave, "artikullit" dhe intervistës, na spjegon "bëmat e mira" të Enverit për Kosovën.
Përgjigja e tij, duke humbur çdo modesti dhe përvojë diplomatike për të cilën, (për këtë të fundit, na flet gjatë edhe në autobiografinë e tij të botuar po në atë numër gazete) na e thotë prerë se: "Enver Hoxha nuk e shiti Kosovën!" Le ta shohim këtë deklarim ekskatedra të shokut Syrja, përmes dokumentave historike të kohës. E shiti, apo jo, Enver Hoxha Kosovën?
Së pari: Si dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare
Të flasësh për një çështje aq të madhe, siç ishte ajo e Luftës së Dytë Botërore dhe pozicionin e cunguar që zë lidershipi i ri komunist shqiptar në të, në sajë të emisarëve komunistë jugosllavë (Miladin e Dushan) dhe të rolit determinant (siç e thotë vetë) të Enver Hoxhës, që as në programin (aktin) themelues të Partisë Komuniste çështja shqiptare e Kosovës nuk përmendet gjëkundi, dhe këto sot pas 12 vjetëve demokraci t'ia faturosh një tjetri si "lajthitje", siç bën ambasadori i kaluar në "Komentet falsifikuese" në "Korrierin" e 5 nëntorit, është e kundërta. Megjithatë le t'ia lëmë gjuhën e komenteve, gjuhës së dokumentave historike. A e shiti Enver Hoxha Kosovën, apo jo? Dhe si e shiti, në periudhën e dashurisë së tij me Beogradin?
Në krye të tavolinës themeluese, krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe të dy ata, krijuan partinë. Mendoj se kjo nuk ka nevojë për zgjatje, sepse nuk është objekt i këtij studimi. Si në aktin themelues të partisë ashtu dhe në asnjë dokument të saj gjatë luftës, nuk ka asgjë për çështjen e Kosovës.
"Çështjes shqiptare të Kosovës iu vu vula që në 8 nëntorin e '41-it", - shkruan V.Dedejeri, biografi i Titos. (V.Dedejer, "Kujtime", botim i vitit 1949, Beograd).
Për ta zgjeruar më tej argumentin, Dedejeri në "Jugoslavensko Albanski odnosi", faqe 11-30, po për themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare dhe për moszënien në gojë të çështjes së Kosovës, përsëri shkruan:
"Në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare (e cila u bë nën tutelën e dy emisarëve komunistë jugosllavë, Dushan Mugoshës e Miladin Popoviçit) çështja e Kosovës as që u përmend... Për këtë çështje (të Kosovës) pllakosi po ashtu heshtja e plotë edhe në Konferencën Kombëtare të Partisë në marsin e vitit 1943". (Dedejer, "Jugoslavensko - Albanski odnosi", fq.11-20).
Pra, janë vetë jugosllavët ata që akuzojnë udhëheqjen komuniste me Enver Hoxhën në krye se Kosovën PKSh-ja ia la Jugosllavisë.
I vetmi që e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka në agjendën e saj e as në program çështjen e Kosovës është Koço Tashko, i cili në fund të vitit 1942 i shkruan Moskës:
"Për Kosovën, Partia deri më tani ka heshtur vazhdimisht, duke thënë se kjo çështje është e Partisë Komuniste të Jugosllavisë". (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187).
Le të vazhdojmë me Konferencën e Pezës, 16 shtator 1942. Meqë ishte pluraliste, atje nga nacionalistët jo vetëm u diskutua, por u arrit të sanksionohej edhe në vendimet e saj që "në Kosovë e viset e tjera shqiptare jashtë kufijve të kishte të njëjtin organizim dhe po atë formë pushteti si Shqipëria" vendime, që nuk u zbatuan asnjëherë. Përse-në do ta shohim në vijim.
Në gusht të vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku përfaqësuesi kryesor komunist i Enver Hoxhës, Ymer Dishnica, do të kujtonte:
"Çështja e Shqipërise etnike, që do të përfshinte Kosovën, kishte qenë një ndër dy gurët e kufirit, që me formulimin që bëmë, e kapërcyem. Me këtë vendim, për Miladin Popoviçin u mbush kupa, i cili e dënoi Proklamatën e Mukjes, duke na thënë: Ju shpallni luftë kundër fashizmit dhe jo... pavarësinë. (Petroviç, libri "Kosova" f. 343-348).
Më 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944, në Bujan të Tropojës, u mbajt ajo që është quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi të nisnin e të funksiononin strukturat që do të çonin në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
"Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Jugosllavise nuk qe aspak dakord me këtë pjesë të Rezolutës së Bujanit. Bashkëpunëtori i ngushtë i Titos, Milan Gjilas, në një letër që i dërgonte Komitetit Rajonal, e eleminoi çështjen, siç e dënoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania's National Liberation Struggle" fq.91).
Ndërsa Ramiz Alia në librin "Unë Ramiz Alia, dëshmoj për historinë", shkruan se: "Në vendimin për prishjen e Mukjes ka ndikuar edhe çështja e Shqipërisë etnike, e cila u shtrua në Mukje".
Po përse u anulua e u dënua Mukja?! Këtë na e thonë të tjerë studiues e politikanë të kohës që do t'i shohim më poshtë.
"Anulimi i Marrëveshjes së Mukjes u bë me ndërhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte çështja e Kosovës". (E. Barker dhe B. Tones, libri "Për Luftën Nacional-Çlirimtare" fq. 123).
"Ata që e firmosën atë (marrëveshjen e Mukjes) do të mbajnë përgjegjësi" (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, fq. 50-58).
Le të ecim më tej me dokumentat, jo më me autorë e studiues të huaj, por nga vetë goja e Enver Hoxhës.
"Në pragun e çlirimit të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, ne edhe njëherë pranuam se nuk është koha për të shtruar çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë". (E. Hoxha, letër sekrete dërguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet në Arkivin Qendror Rus, Moskë, Arkiv, RCHIDNI D. Op.137, D.68. L 64-73)
Në prill të vitit 1945 u bë Masakra e Tivarit, për të cilën jo vetëm si vepër makabre ndaj shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi nuk u ngrit zëri, por në dhjetor të vitit 1946, Enver Hoxha në Byronë Politike do të deklaronte e kërcënonte:
"Disa anëtarë partie duan të filozofojnë se mos thotë populli ç'bëtë me Kosovën... Ne do të ua spjegojmë, kush nuk na kupton, ne do ta luftojmë." (Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike, 15 dhjetor 1946, ish-Arkivi i KQ të PPSh).
"Në prill të vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha morën pjesë si përfaqësues të Kosovës në Kuvendin e Serbisë, mbledhje që u shty dhe u bë në korrik të vitit 1945, ku u miratua projektrezoluta për aneksimin e Kosovës në Serbinë Federale". (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation" fq. 118)
Jo shumë pas kësaj ngjarjeje, Enver Hoxha do të shkonte në Konferencën e Paqes në Paris (gusht 1946) dhe do të deklaronte "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë Jugosllavi". (Enver Hoxha, Fjalimi orgjinal në Konferencën e Paqes, Paris, AQSH).
I morëm dokumentat një e nga një, që nga themelimi i PKSh, pas marrjes së pushtetit nga Enver Hoxha, e deri në Konferencën e Paqes. Pyesim: Ka antikombëtarizëm më të madh?!
Disponojmë edhe dokumenta të tjera, psh:
Në vitin 1946 Enver Hoxha në një letër për Titon shkruante: "Në rast se do të bëhet një hap tjetër në lidhje me bashkimin, na lajmëroni." (N.Malkolm , libri "Kosova, një histori e shkurtër").
Në vitin 1946, pas kthimit nga Shqipëria, Velimir Stojniçi, në një informacion raportonte:
"Tirana zyrtare nuk kishte asnjë qëndrim të përcaktuar, asnjë reagim për të ardhmen e Kosovës, aq sa përfaqësuesi anglez në Tirane thekson: "U çudita pse Qeveria Shqiptare deri më sot nuk ka dhënë kurrfarë deklarate për qëndrimin e saj ndaj Kosovës"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946).
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Pleniumit të Komitetit Qendror të Partisë, dhjetor 1946, Enver Hoxha do të pyeste në mënyrë retorike:
"A është në interesin tonë që ne ta kërkojmë Kosovën?!"
Dhe në vijim, po vetë do të përgjigjej:
"Kjo nuk është punë progresive për t'u bërë... përkundrazi ne duhet të bëjmë që të sigurojmë që kosovarët të vëllazërohen me jugosllavët". (Procesverbali, Mbledhja e Pleniumit të KQ të PKSh, dhjetor 1946, ish-Arkivi Qendror i PPSh).
Për komente, besoj se nuk ka nevojë!
Së dyti: "Ato që i thuheshin Enverit, shkonin në Beograd!"
Ky është deklarimi më kuptimplotë i njërit prej liderëve kryesorë të Kosovës, Fadil Hoxhës, i cili tregon se ç'ishte Kosova për Enver Hoxhën.
Këtë deklarim, (nëse e dini se ç'përfaqësonte Fadil Hoxha) jo vetëm e ka shkruar në librin e kujtimeve, por e ka thënë në një intervistë edhe në TVSH (nëntor 1999) dhe na e tha edhe në shtëpinë e tij kur në verën e 1999-ës ishim me presidentin Moisiu (ish atëherë president i Shoqatës së Atlantikut) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish-pjesëtar i Bujanit) e me Liri Belishovën (ish-sekretare e Komitetit Qendror të PPSh-së).
Të flasësh për mbrojtjen e çështjes së Kosovës nga Enver Hoxha, siç bën "polemizuesi", do të thotë që për këtë çështje të kishte një program, platformë apo strategji! Të tilla nuk ka, as gjatë Luftes së Dytë Botërore, as pas saj.
Veçanërisht ajo që e varrosi çështjen shqiptare të Kosovës, është periudha e dashurisë së Enver Hoxhës me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetëm pas 1981-it, Enver Hoxha ngre boritë "e propogandës megallomane në mbrojtje të Kosovës". Në një kohë rekord ai udhëzon dhe shkruhen në gazetën "Zëri i Popullit", "Bashkimi" e "Drita" rreth 13 artikuj të ashtuquajtur "bomba".
Ç'kishte ngjarë?! Përse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetësh për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve?!
Përgjigja ishte, dhe është, edhe e qartë edhe e thjeshtë. Ai kërkonte të dilte i larë se nuk e kishte shitur Kosovën, pra të lante duart si Pilati për krimin që kishte bërë.
Ku ishte ai më 1945-ën?! Po në 1948-ën?! Po në 1956-ën?! Në 1960-ën?! Në 1968-ën e në 1979-ën?!
Në 1981-in, Enver Hoxha shpërthen, i kthehet Kosovës, "mbron" Kosovën, "i digjet zemra" për shqiptarët në Jugosllavi! Pse-ja është e qartë: Tito, si dëshmitari kryesor dhe allishverishësi i shitjes së Kosovës, në vitin 1980 kishte vdekur.
Siç e shihni asgjë nuk tregon strategji mbrojtjeje për shqiptarët, por për mbrojtje të "principatës" së Enverit, ku të rrethuar në tela me gjemba punonin më se dy milion skllevër, për familjen e madhe të Byrosë Politike. Aq e vërtetë është kjo, sa që mjafton të përmend deklarimin e Vasil Katit, zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme në kohën e Enverit dhe po në kohën e Enverit i dënuar, i cili më 1978 nga burgu i Ballshit do të depononte:
"Për çdo vit ne e kishin me plan të padiskutueshëm e të detyrueshëm që të importonim nga jashtë 18 mijë ton tela me gjemba, për të rrethuar klonin (kufirin) që të mos arratiseshin shqiptarët (kupto skllevërit)".
Në shtëpinë e tij, në verën e vitit 1999, Fadil Hoxhës i bëra pyetjen a kishte kontaktuar dhe a ja kishte bërë ndonjëherë prezente Enver Hoxhës çështjen e rëndë të Kosovës? Fadil Hoxha mu përgjigj:
"Po, kam shkuar te Enver Hoxha në Tiranë në dhjetor të vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, së bashku me Zekeria Rexhën dhe i kam shtruar si gjendjen e rëndë nën Serbi ku ndodhen kosovarët, ashtu edhe se ç'duhet të bënim. Kjo ishte bisedë shqiptarësh e, mendoj, për shqiptarët. Biseda e zhvilluar në kabinetin e Enverit, në vend që të bëhej preokupim i Qeverisë Shqiptare, kishte mbërritur, para kthimit tim, te Tito".
Kështu e mbylli deklarimin e tij ish-udhëheqësi kryesor i Kosovës dhe në një periudhë kohe edhe president i Jugosllavisë, Fadil Hoxha.
Edhe një retrospektivë: A e dini përse e vranë dhe cili e vrau Miladin Popoviçin, që Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte në vitin 1946 në Beograd?!
Atë e vrau një shqiptar patriot, Haki Taha, ish-mësues. Haki Taha, para se të qëllonte, nxorri nga gjiri flamurin kombëtar, e shpalosi, ku në të me shkronja të arta ishte qendisur: "Kosova Shqipërisë. Vdekje tradhëtarëve!" dhe qëlloi..."
Komentet, mendoj, janë të tepërta.
Të "pavërteta" e të "paqena" i quani dënimet që jepte regjimi shqiptar i Tiranës për ata që flisnin para viteve '70-të për Kosovën e Shqipërine etnike. Po ku t'i çoj unë, 1226 kosovarë, ose më mirë të shprehemi shqiptarë, të cilët Enver Hoxha i dënoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kërkonin dhe shpreheshin për çlirimin e Kosovës dhe për Shqipëri etnike?!
Po 4561 të tjerëve si t'ia bëjmë, që i internuan në zonën e Myzeqesë e zona të ndryshme në thellësi të vendit, sepse nuk gëzonin besimin e regjimit?!
Po tërë ata shqiptarë që iknin nga Kosova për t'i shpëtuar dënimit të regjimit serb dhe i dënonte regjimi i Tiranës si agjentë, apo i kthente në Jugosllavi se kishte një marrëveshje të fshehtë Tiranë-Beograd?!
Po a nuk janë dënuar këtu për Kosovën, figura të tilla të njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo që të tjerë kishin shkruar libra për Kosovën, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!
Por këto e qindra fakte si këto, nuk mund të mendojmë se nuk i di, por respektojmë të drejtën që i takon një pozicioni që ishit si një "diplomat i Hanoit e i Algjerit". Edhe nëse i mohoni, nuk mund të mbulohen plagët e atyre që i kanë hequr mbi kurriz dhe shumë e shumë të tjerë që punuan për çështjen kombëtare, por që nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat, sepse Enveri "nga që i donte shumë kosovarët" edhe pa varre i ka lënë... E megjithatë për ju Enveri, përsëri, faj nuk ka!
T'u evidentosh shqiptarëve, siç bëni ju, veprën e ndyrë të Sigurimit të Shtetit si punë të vyera të regjimit të Enver Hoxhës dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara të shtetit komunist si përgatitës të rezistencës së viteve '70-të dhe '80-të në Kosovë, do të thotë të mohosh sakrificat sublime të një populli të tërë të Kosovës martire për liri, për arsim e kulturë e për çështjen kombëtare.
"Korrieri", shkurt 2004
Re: A e shiti Enver Hoxha Kosovën?
) na e thotë prerë se: "Enver Hoxha nuk e shiti Kosovën!" Le ta shohim këtë deklarim ekskatedra të shokut Syrja, përmes dokumentave historike të kohës
Re: A e shiti Enver Hoxha Kosovën?
Në gusht të vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku përfaqësuesi kryesor komunist i Enver Hoxhës, Ymer Dishnica, do të kujtonte:
"Çështja e Shqipërise etnike, që do të përfshinte Kosovën, kishte qenë një ndër dy gurët e kufirit, që me formulimin që bëmë, e kapërcyem. Me këtë vendim, për Miladin Popoviçin u mbush kupa, i cili e dënoi Proklamatën e Mukjes, duke na thënë: Ju shpallni luftë kundër fashizmit dhe jo... pavarësinë. (Petroviç, libri "Kosova" f. 343-348).
Më 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944, në Bujan të Tropojës, u mbajt ajo që është quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi të nisnin e të funksiononin strukturat që do të çonin në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
"Çështja e Shqipërise etnike, që do të përfshinte Kosovën, kishte qenë një ndër dy gurët e kufirit, që me formulimin që bëmë, e kapërcyem. Me këtë vendim, për Miladin Popoviçin u mbush kupa, i cili e dënoi Proklamatën e Mukjes, duke na thënë: Ju shpallni luftë kundër fashizmit dhe jo... pavarësinë. (Petroviç, libri "Kosova" f. 343-348).
Më 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944, në Bujan të Tropojës, u mbajt ajo që është quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi të nisnin e të funksiononin strukturat që do të çonin në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Re: A e shiti Enver Hoxha Kosovën?
"Anulimi i Marrëveshjes së Mukjes u bë me ndërhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte çështja e Kosovës". (E. Barker dhe B. Tones, libri "Për Luftën Nacional-Çlirimtare" fq. 123).
"Ata që e firmosën atë (marrëveshjen e Mukjes) do të mbajnë përgjegjësi" (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, fq. 50-58).
"Ata që e firmosën atë (marrëveshjen e Mukjes) do të mbajnë përgjegjësi" (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, fq. 50-58).
Re: A e shiti Enver Hoxha Kosovën?
Në pragun e çlirimit të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, ne edhe njëherë pranuam se nuk është koha për të shtruar çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë". (E. Hoxha, letër sekrete dërguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet në Arkivin Qendror Rus, Moskë, Arkiv, RCHIDNI D. Op.137, D.68. L 64-73)
Re: A e shiti Enver Hoxha Kosovën?
Në prill të vitit 1945 u bë Masakra e Tivarit, për të cilën jo vetëm si vepër makabre ndaj shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi nuk u ngrit zëri, por në dhjetor të vitit 1946, Enver Hoxha në Byronë Politike do të deklaronte e kërcënonte:
Sujets similaires
» Enver Hoxha per ta ruajtur kotlluqin e shiti kosoven
» Enver Hoxha a e shiti Kosoven shkaku vellaut Stalin
» Si e shan Ramushi THaqin qe e shiti kosoven e vete qakorrin
» Enver Hoxha e Fadil Hoxha
» Enver Hoxha
» Enver Hoxha a e shiti Kosoven shkaku vellaut Stalin
» Si e shan Ramushi THaqin qe e shiti kosoven e vete qakorrin
» Enver Hoxha e Fadil Hoxha
» Enver Hoxha
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum