Një polak dëshmon se ka blerë veshkë në Kosovë
:: sport
Page 1 sur 1
Një polak dëshmon se ka blerë veshkë në Kosovë
Varshavë, 22 mars - Një polak ka dëshmuar gjatë një procesi gjyqësor për trafikim organesh që po mbahet në Prishtinë, se ka paguar 25 mijë euro për transplantin e veshkës në një klinikë kosovare.
Agjencia France Press transemton se Tadeusz Sadaj, 56 vjeç, ka thënë në procesin gjyqësor të udhëhequr nga EULEX-i përmes një video-lidhjeje nga zyra e Prokurorit në Varshavë, se ai ka kryer një operacion të transplantimit në klinikën tashmë të mbyllur, "Medicus".Pas arritjes në klinikë “ata më kanë dhënë disa letra për të nënshkruar… pas një ore unë kam qenë në sallën e operacionit”, ka thënë Sadaj.
“Operacioni që keni kryer ka qenë për transplantim veshke?”, e ka pyetur prokurori special i BE-së, Xhonatan Ratel.“Po”, është përgjigjur biznesmeni i fuqishëm për të shtuar: “Para operacionit kam qenë gjysmë i vdekur. Tash, jam i gjallë”.Ai ka thënë se shumën prej 25 mijë eurosh ia kishte paguar me “para në dorë doktor Jusufit.
”Sadaj sipas AFP-së, shpjegoi se i kishtë rënë në gjurmë mjekut turk Jusuf Sonmez, njërit nga prej të dyshuarve kryesorë në këtë rast, pasi që kishte kërkuar në internet për transplantim veshkash.Ai është takuar disa herë me Sonmezin në Turqi para se të udhëtonin në Prishtinë për transplantim dhe operacioni, sipas tij, ishte kryer nga kirurgu turk.
Sonmez aktualisht gjendet në Turqi, ku po ashtu, po hetohet nga autoritetet turke për një rast tjetër të trafikimit të organeve.Shtatë të dyshuar me në krye ish sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Rrecaj dhe urologun e shquar Lutfi Dervishi, përballen me akuzat se kanë marrë pjesë në një grup të trafikimit ilegal të organeve.
0
(3203 herë i lexuar) publikuar më 22.03.2012 në 21:59 nga R.Z.
.....................................................................................
http://zhurnal.mk/content/?id=123222159396
Re: Një polak dëshmon se ka blerë veshkë në Kosovë
Në seancën e sotme gjyqësore në rastin “Kleçka” trupi gjykues ka vendosur të vazhdojë gjykimin për Fatmir Limajn, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin dhe Naser Shalën, pasi që mendon se provat e mbetura mjaftojnë për vazhdim të gjykimit. Ndërsa të pandehurit e tjerë Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj shpallen të pafajshëm nga gjitha akuzat e ngarkuara.
Vendimin e trupit gjykues nuk e kanë mirëpritur avokatët e të pandehurve që do ta vazhdojnë gjykimin, duke thënë se ky rast është dashur të përfundojë edhe për klientët e tyre. Në këtë seancë nuk ishte i pranishëm prokurori i çështjes Maorizio Salustro, por ai e kishte dërguar zëvendësin e tij, Charles Hardway.
Karim Khan, avokat mbrojtës i deputetit Fatmir Limaj, ka thënë pas seancës se, janë habitur kur gjatë seancës trupi gjykues vendosi të mos kërkojë dëshmi shtesë, por ka kërkuar nga prokurori që të thirret në dëshmitë e njëjta.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress- COPYRIGHT
Lajmi i plotë është ne sistemin me parapagim. Publikimi i plotë për lexim i këtij lajmi behët mbas 24 orëve. Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja në media, portale... pa autorizim paraprak me shkrim nga A.P.L. KosovaPress.
Kontakt: parapagimi@kosovapress.com, tel: +37744966167
Sujets similaires
» Zgjedhjet lokale te serbeve neper Kosove,serbijanizmi kosove
» Bajrush Ahmetit deshmon,qe une i kam thye i pari pjatat ne
» FSK ,ka blere 375 pushke gjuetie ;priten te vin se shpejti
» UçK,kemi blere arme edhe nga serbia
» Shtabi i “Rognerit”Remit, ka blerë armë nga Serbia
» Bajrush Ahmetit deshmon,qe une i kam thye i pari pjatat ne
» FSK ,ka blere 375 pushke gjuetie ;priten te vin se shpejti
» UçK,kemi blere arme edhe nga serbia
» Shtabi i “Rognerit”Remit, ka blerë armë nga Serbia
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum