Eliot Engel, ka kërkuar sqarime shtesë nga sekretarja e sht
:: sport
Page 1 sur 1

Engel kërkon sqarime shtesë nga Clinton për Kosovën
Uashington , (Kosovapress) 01 Mars 2012 21:40
Anëtari i Kongresit amerikan, Eliot Engel, ka kërkuar sqarime shtesë nga sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, për Kosovën dhe avancimin e Serbisë drejtë BE-së.
Ai në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme në Washington, i ka shprehur shqetësimin e tij, Clintonit për avancimin e Serbisë, derisa kjo e fundit ende nuk ka përmbushur kushtet për normailizimin e marrëdhënieve me Kosovën, raporton RTK.
“Po shpresojë se SHBA-ja do të kërkoj mënyra shtesë për ta mbështetur edhe më tutje Kosovën në këtë proces, përfshirë këtu programin e mijëvjeçarit dhe duke shtuar presionin për ardhmërinë e Kosovë në BE”, ka thënë Engel.
Ai ka kërkuar që të sigurohet se Serbia do t’i zbatoj detyrat që ka marrë me rastin e arritjes së marrëveshjeve me Kosovën.
Për të gjitha këto edhe përgjigjur sekretarja e shteti, Hillary Clinton.
“Sa i përket ofrimit të statusit të kandidatit të Serbisë për BE, duhet veçuar se janë edhe shumë sfida që ajo duhet t’i tejkalojë, si zgjidhja e çështjes së kufijve, por edhe shumë çështje të tjera të papërfunduara, e që duhet të negociohen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar sekretarja Clinton.
Ajo ka theksuar se është shumë e rëndësishme që BE-ja, ka përfshirë Kosovën në perspektivën evropiane.
“Unë jam e bindur se ngadalë jemi duke shënuar një progres dhe do të vazhdojmë të ecim përpara”, ka thënë Clinton.
Clinton dhe Engel nuk kanë lënë pa përmendur angazhimin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ata e kanë përgëzuar atë për angazhimin e tij në bisedimet me Serbinë dhe demostrimin si lidership të mirë.
http://www.kosovapress.com/?cid=1,86,143784

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum