Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

VV Kamishit do i pergjigjemi me 30janar huhu vone

 :: sport

Aller en bas

VV Kamishit do i pergjigjemi me 30janar huhu vone Empty VV Kamishit do i pergjigjemi me 30janar huhu vone

Message  Perparimi Dim 29 Jan - 23:53

Vetëvendosje: Për Kamishin folëm të shtunën
Prishtinë, (Kosovapress) 29 Janar 2012 16:10
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vendosur që të mos i komentojnë deklaratat e reja të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili edhe të dielën akuzoi Albin Kurtin për lidhje me Serbinë. Anëtarët e Vetëvendosjes deklaruan se për Kamishin vlejnë ato që janë thënë të shtunën gjatë një konference për media, se SHIK-u me dezinformata po mundohet të bëhet pjesë e qeverisjes.
Arbnor Dehari, zyrtar për media në Lëvizjen Vetëvendosje, i pyetur nga Kosovapress rreth akuzave të bëra sot nga Haxhiu në adresë të kreut të Vetëvendosjes, tha se nuk kanë çka të komentojnë për këtë, pasi që qëndrimet e tyre mbeten të njëjtat, që zyrtarë të kësaj partie, i kanë thënë të shtunën në një konferencë për media.

“Krejt ajo çka Vetëvendosje ka dashur të thotë në lidhje me këtë çështje, i kemi thënë dje në një konferencë për media. Andaj sot nuk kemi çka komentojmë në lidhje me këtë, pasi që qëndrimet e shprehura në konferencë ende qëndrojnë”, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës së shtunë Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut (Kamishi), duke i quajtur ato si të pavërteta dhe të qëllimshme.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, i cili tani më është i njohur për “dialogun” me Kamishin, nuk ka hezituar ta quajë si organizatë ilegale dhe kriminale Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin ai e quajti edhe organ të PDK-së.

Kransiqi gjithashtu ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje, dhe për Kosovën në përgjithësi është shqetësues aktiviteti i dendur i SHIK-ut. Sipas Krasniqit “Kosova është e rrezikuar nga bandat kriminale të SHIK-ut”.

Ai ka thënë se lansimi i dezinformatave nga ana e Kamishit dhe pjesëtarëve tjerë të SHIK-ut, janë tipike të shkollës së KGB-së, pasi që sipas tij, atëherë kur vendi është në krizë të thellë ekonomike dhe politike, lansohen dezinformata të ndryshme, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së qytetarëve në çështje që nuk janë aspak të rëndësishme.

“Përpjekjet e kësaj organizate kriminale që t’i sjellin një pjesë të madhe të anëtarëve të saj në parlamentin e Kosovës ka të bëjnë me faktin, se as një ish-SHIK nuk ka humb në zgjedhje, tregon se sa e fortë është kjo organizatë kriminale. Për faktin që ata po bëjnë të pamundurën që në riformatizimin e ardhshëm të Qeverisë të bëhen pjesë e Qeverisë, tregon se kjo është metoda e KGB-së, ashtu sikurse Putini që erdh në pushtet, duke qenë i pari i shërbimit informativ, të njëjtën gjë po tenton ta bëjë edhe Kadri Veseli, që të vijë i pari në pushtet përmes shërbimit të vet informativ. Kjo është e papranueshme për një shoqëri demokratike, kjo është e papranueshme për shoqërinë tanë kosovare”, ka thënë ai./Kosovapress/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

VV Kamishit do i pergjigjemi me 30janar huhu vone Empty Re: VV Kamishit do i pergjigjemi me 30janar huhu vone

Message  Perparimi Dim 29 Jan - 23:53


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum