Nderdija
:: sport
Page 1 sur 1
Nderdija
TË GJITHË NJERËZIT E BOTËS E KANË NJË MENDJE TË PËRBASHKËT (Emersoni)
Fuqitë çudibërëse të ndërdijes kanë ekzistuar qysh para se të lindim ne të gjithë, para çfarëdo feje, madje edhe para krijimit të botës. Të vërtetat dhe principet e përjetshme u kanë paraprirë të gjitha religjioneve. Duke u nisur pikërisht nga ky qëndrimi i tillë, do të përpiqem që, në kaptinat vijuese, t'ju udhëzoj kah përvetësimi i forcës së fshehtë misterioze, vezulluese të ndryshimit, e cila do t'ju shërojë të gjitha plagët mendore dhe fizike, do t' jua asgjësojë frikën, si dhe do t' jua ndërpresë varfërinë, mossuksesin, vuajtjen dhe të penguarit shpirtëror. Është e nevojshme që ta bëni vetëm bashkimin shpirtëror e emocional të vetvetes me dëshirat tuaja pozitive dhe fuqia krijuese e ndërdijes suaj, aty për aty, do të futet në aksion. Mos ngurroni, filloni që tash! Le të ndodhin edhe në jetën tuaj çudirat. Qëndroni këmbëngulës! Mos u tërhiqni! Përpiquni që, përgjithmonë, me të aguar të ditës, t' ju zhduken të gjitha hijet!
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri prej 08.12.11 22:06
THESARI I FSHEHUR NË SECILIN PREJ NESH
Pasuria e paskajshme ndodhet në afërsi të plotë të secilit njeri që është i gatshëm ta hapë shpirtin e vet dhe ta rrëmbejë atë nga thesari kolosal i ndërdijes. Ju që e lexoni këtë libër, do të duhej të jeni të vetëdijshëm se pikërisht te vetë ju gjendet xeherorja e arit, e cila përmban çdo gjë që ju nevojitet për një jetë të lumtur, gazmore dhe të pasur.
Shumë prej nesh ende janë në gjumë të thellë, të pavetëdijshëm për ekzistimin e xeherores së arit, të inteligjencës së paskajshme dhe të dashurisë në vetvete. Mësyjani dhe do të nxjerrni gjithçka që ju nevojitet, çdo gjë që dëshironi! Një copë hekuri i magnetizuar ngritë peshë gati 12 herë më shumë se pesha e vet, po qe se e çmagnetizoni, e njëjta copë hekuri nuk mund ta ngrisë as edhe pendën më të lehtë. Ngjashëm me këtë ekzistojnë; dy lloje njerëzish: njërit i takojnë njerëzit e magnetizuar - me shpresë dhe me besim, të vetëdijshëm se janë të lindur për suksese; tjetrit i takojnë njerëzit që i kanë humbur vetitë magnetike, të kapluar me frikë e me dyshim. Po qe se u jepet rasti i volitshëm, gjithnjë do të thonë: "... e çka nëse mbaroj? Mund t'i humbas të gjitha paratë, njerëzit do të më përqeshin". Ky tip i njeriut nuk do të ecën larg në jetë, sepse i kapluar nga frika dhe nga përparimi do të qëndrojë në vend. Nisuni përpara! Mbushuni me veti magnetike! Zbulojeni fshehtësinë shekullore!
Fshehtësia e madhe shekullore
Ç'është fshehtësia e madhe shekullore sipas mendimit tuaj? Energji atomike? Energji termonukleare? Bombë neutronike? Udhëtim ndërplanetar?
Me siguri se s'është asnjëra prej këtyre. Atëherë si ta gjejmë përgjigjen? Në çka të kihet kujdes? Si të shërbehemi me të?
Përgjigjja është krejtësisht e thjeshtë. Fshehtësia vezulluese shekullore është fuqia çudibërëse e ndërdijes njerëzore. Ajo është e fshehur në thellësi të mendjes së secilit njeri në këtë planet.
Fuqia e mrekullueshme e ndërdijes
Në qoftë se mësoheni se si mund ta njihni dhe si ta lironi fuqinë e fshehtë të ndërdijes suaj, atëherë në jetën tuaj do ta futni forcën, pasurinë, shëndetin, lumturinë dhe kënaqësinë. Nuk ka nevojë që ta fitoni, fuqia gjithnjë është në posedimin tuaj. Duhet vetëm përvetësuar mënyra e përdorimit të saj, të kuptohet ajo dhe të përdoret në mënyrë të duhur në të gjitha poret e jetës. Po qe se i ndiqni teknikat dhe proceset e thjeshta, të përshkruara në këtë libër, do t'i fitoni njohuritë dhe kuptimet e nevojshme. Do t'ju frymëzojë një ditë e re dhe te ju do të lindë një forcë e re, me ndihmën e së cilës do t'i realizoni dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Bëhuni të vendosur dhe të fortë! Bëjeni jetën tuaj më të rëndësishme, më të pasur dhe më bujare!
Në thellësi të ndërdijes suaj gjendet urtësia e paskajshme, fuqia e pakufizuar, burimi i çdo gjëje që u nevojitet. Ju duhet vetëm që t'i zbuloni ato, t'i zhvilloni dhe t'i qitni në dritë. Njihni mundësitë e shpirtit tuaj! Jepuni trajtën dhe ato do të dalin në botë.
Po qe se shpirtin tuaj e hapni dhe e bëni të pranueshëm, inteligjenca e pakufishme e brendësisë së ndërdijes suaj në çdo kohë dhe në çdo vend, do t'ju zbulojë çdo gjë që dëshironi të dini . Do t'ju vijnë mendime të reja, ide të reja që do t'ju çojnë kah zbulimet e reja, do t'ju aftësojnë që të krijoni vepra të reja artistike dhe praktike. Pos kësaj, inteligjenca e paskajshme e ndërdijes do t'ju tregojë rrugën e cila ju çon kah të vërteta dhe njohuritë plotësisht të reja dhe, deri tash, të panjohura. Do t'ju zbulojë përsosmërinë e të shprehurit dhe do t'ju tregojë vendin e vërtetë në jetë.
Me ndihmën e mençurisë së ndërdijes do të jeni në gjendje ta tërhiqni shoqen (shokun) tuaj të jetës ose bashkëpunëtorin afarist; do të gjeni blerësin e vërtetë të shtëpisë ose të automobilit; do të tuboni mjete të mjaftueshme materiale dhe do të fitoni lirinë për t'u bërë, për shkuar a për të punuar sipas dëshirës suaj.
E drejta juaja është që ta zbuloni botën e brendshme të mendimeve, të ndjenjave, të forcës, të dritës dhe të bukurisë. Edhe pse të padukshme, fuqitë e ndërdijes janë tejet të furishme.
Në ndërdije gjenden zgjidhjet e të gjitha problemeve, shkaqet e të gjitha ndodhive. Duke i liruar fuqitë e fshehura, do t'i përvetësoni fuqitë dhe mençuritë e nevojshme, të cilat do t'ju çojnë kah begatia, kah lumturia, kah siguria dhe kah kënaqësia.
Kam parë se si fuqia e ndërdijes ua kthen forcën të gjymtëve, i aftëson ata për ta përtërirë shëndetin, kuptimin dhe kënaqësinë. Forca çudibërëse shëruese e ndërdijes është në gjendje që ta shërojë mendjen e trazuar dhe zemrën e plasur, t'i këpusë zinxhirët materialë dhe fizikë të të gjitha llojeve.
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri prej 09.12.11 11:38
Domosdoshmëria e ekzistimit të themeleve të praktikës
As që mund të paramendohet ndonjë përparim sadopak i rëndësishëm pa themele të praktikës. Gjithkush mund të mësojë ta udhëheqë ndërdijen e vet. Nga shkalla se sa u ka shkuar për dore t'i njihni principet e saj dhe t'i praktikoni ato, varen edhe të arriturit e rezultateve të dëshiruara.
Si kimist i dikurshëm, do t'ju vë në pah faktin e mirënjohur se bashkëdyzimi i hidrogjenit me oksigjen, në përmasën 2:1, na jep ujin. Po ashtu, me bashkimin e një atomi të oksigjenit dhe të një atomi të karbonit fitohet gazi helmues - monoksid i karbonit. Po ta shtojmë edhe një atom të oksigjenit, do të fitojmë gazin jo të dëmshëm — dioksidin e karbonit (numri i kombinimeve është i pakufizuar).
Duhet pasur ndërmend se ndërdija vepron në pajtim me ligjshmëritë që vlejnë në kimi, në fizikë a në matematikë. Të shqyrtojmë principin e përgjithshëm: "Uji synon të ketë pozitë horizontale". Në pyetje është principi i përgjithshëm, i cili vlen për ujë në çdo vend dhe në çdo çast.
Të shqyrtojmë edhe një princip: "Materia nga nxehtësia bymehet dhe kjo është e vërtetë e përgjithshme. Plotësisht i vërtetë është edhe fakti se çdo shenjë që e futni në ndërdije e gjen shprehjen e vet materiale si përvojë, si ndodhi a si veti.
Lutja që e bëni do të hasë në mirëpritje, sepse ndërdija paraqet principin që nënkupton mënyrën se si një send vepron. Principi i elektricitetit, p.sh., do të thotë se elektriciteti vepron nga potenciali më i lartë kah më i ulëti. Duke shfrytëzuar principin e elektricitetit, njeriu atë nuk e ndryshon, por në bashkëpunim me natyrën vjen deri te zbulimet dhe shpikjet e reja, me vlerë, të papërcaktuar për llojin njerëzor. Është e nevojshme të dini se ç'është besimi, pse dhe si vepron ai. Bibla në mënyrë shumë të qartë, të thjeshtë dhe të bukur thotë:
"Përnjëmend po ju them: nëse ndokush i thotë këtij mali: "Çohu dhe hidhu në det" — e nuk dyshon në zemrën e vet, por beson se do të ndodhë siç thotë, po ashtu do të ngjajë! (Marku, 11:23).
Ligjshmëria e shpirtit është ligjshmëri e besimit. Kjo do të thotë se duhet besuar në mënyrën e veprimit të shpirtit, se duhet besuar në vetë fenë. Besimi që lind në shpirt është mendim i lindur në atë shpirt — vetëm kjo dhe asgjë më tepër.
Te gjitha përvojat, ndodhitë dhe vetitë janë reagime të ndëridej ndaj mendimeve të njeriut. Duhet pasur ndërmend faktin se rezultati nuk është vepër e asaj se në çfarë besohet, por e vetë besimit. Ndaluni më me të falur të besimit, të besimeve, të mendimeve jo të vërteta, të besimeve të kota dhe të frikave që e mundojnë llojin njerëzor. Filloni të besoni në të vërtetat e amshueshme jetësore që nuk ndryshojnë. Mu atëherë do të shkoni drejt lartësisë — drejt Zotit.
Secili që e lexon këtë libër dhe që i përdor principet e cekura të ndërdijes, do të jetë në gjendje që të lutet në mënyrë shkencore dhe efikase si për vetveten, ashtu edhe për të tjerët. Lutja do t'i jetë pranuar në pajtim me ligjin universal të aksionit dhe të reaksionit. Të menduarit është aksion prej të cilit çdo gjë fillon. Reaksioni paraqet përgjigjen nga ndërdija, të lidhur ngushtë me të menduarit. Në mendjen tuaj krijoni mendime për harmoni, për shëndet, për paqe dhe për disponim, atëherë çudirat do të fillojnë të ndodhin në jetën tuaj.
Natyra e dyfishtë e mendjes
Secili prej nesh posedon një mendje, një shpirt e i cili, ndërkaq, posedon dy veti të ndryshme. Kufiri që i ndan ato, të gjitha qenieve mendore të së sotmes mirë u është e njohur. Secila nga vetitë e cekura dallohet nga fuqitë dhe nga shenjat e posaçme të vetëprira. Dy funksione të mendjes njerëzore, në të shumtën e rasteve, i shënojmë si mendje objektive dhe subjektive, si vetëdije dhe ndërdije, si mendje e zgjuar dhe e fjetur, si mendje sipërfaqësore dhe si mendje me dëshirë dhe e detyruar, si princip mashkullor dhe femëror etj. Në këtë libër, në shumicën e rasteve, shënohet dyfishtësia e mendjes njerëzore me nocionet VETËDIJA dhe NDËRDIJA.
Vetëdija dhe ndërdija
Me qëllim të të kuptuarit të funksioneve të mendjes suaj, paramendojeni atë si një kopsht! Ju jeni kopshtari që tërë ditën diçka mendon, mbjell. Atë që keni mbjellë në ndërdije, do ta korrni në trupin tuaj në marrëdhënie me botën e jashtme.
Është koha e fundit që të filloni mbjelljen e mendimeve për paqe, për fat, për mirësi dhe për përparim. Mendoni në qetësi. Koncentrohuni në vlerat e vërteta! Përvetësojini ato si pjesë të vetëdijes! Po mbollët pandërprerë mendime të mrekullueshme në kopshtin e mendjes suaj, do të përjetoni korrje më të begatshme nga të gjitha korrjet. Ndërdija mund të krahasohet me tokën ku rriten të gjitha llojet e bimëve, si të mirat, ashtu edhe ato të dëmshmet. Dikush korr fruta e dikush baroja. Secili mendim është shkak, ndërkaq të tjerat janë vetëm pasoja. Mu për këtë patjetër duhet t'u kushtoni rëndësi mendimeve tuaja dhe të kujdeseni që ato të sjellin vetëm pasoja të dëshiruara.
Po qe se keni mendime të shëndosha, po qe se e kuptoni të vërtetën, po qe se mendimet tuaj në ndërdije janë konstruktive, të harmonishme dhe të drejtuara kah paqja, fuqia çudibërëse e ndërdijes do t'ju përgjigjet dhe do t'ju sigurojë jetë të këndshme dhe të harmonishme. Në momentin kur do ta keni përvetësuar të kontrolluarit e proceseve të të menduarit tuaj, do të jeni në gjendje që forcën e ndërdijes ta përdorni ndaj çfarëdo problemi dhe vështirësie. Me fjalë të tjera, do ta filloni një bashkëpunim të vetëdijshëm me forcën e pakufizuar dhe me ligjin e plotfuqishëm që mbretëron në mbarë botën.
Po u rrotulluat rreth vetes, do të vëreni se shumica dërmuese e njerëzimit është e kthyer kah bota e jashtme. Vetëm të arsimuarit interesohen më tepër për botën e brendshme. Kini ndërmend faktin se bota e jashtme është prodhim i botës së brendshme - i botës së mendimeve, të ndjenjave dhe parafytyrimeve. Pra kjo botë e brendshme është fuqi e vetme krijuese e gjithësisë: çdo gjë që ndodh në botën e jashtme është e krijuar me veprim të vetëdijshëm a të pavetëdijshëm të mendjes suaj.
Njohja e procesit të depërtimit të vetëdijes dhe të ndërdijes do t'ju bëjë të mundur ta ndryshoni jetën tuaj. Për t'i ndryshuar pasojat, është e nevojshme të ndryshohen shkaqet. Shumica përpiqen t'i ndryshojnë pasojat, duke u marrë veçanërisht me to. Vetëm me largimin e shkakut është e mundur që të tejkalohet mospajtimi, vetmia, mjerimi, të kufizuarit e çfarëdo lloji. Shkaku, siç është thënë më parë, është mënyra se si e përdorni vetëdijen tuaj, gjegjësisht mënyra se si mendoni dhe përfytyroni.
Le t'ju bie ndërmend se jeni duke jetuar në oqeanin e paarritshëm të pasurisë së pakufishme. Ndërdija juaj është shumë e ndjeshme ndaj mendimeve. Mendimet, nga ana e tyre, krijojnë modelin e matricën nëpër të cilën rrjedh inteligjenca e paskajshme, mençuria, forca jetësore dhe energjia e ndërdijes suaj. Po guxuat t'i përrdorni ligjshmëritë e mendjes, ashtu siç u cek në kaptinat vijuese, në vend të skamjes do të keni pasuri, në vend të besimeve të kota dhe të mosdijes - mençuri, në vend të dhembjes - qetësi, në vend të mërzisë - gëzim, në vend të errësirës - dritë, në vend të mospajtimit- harmoni, në vend të frikës - besim, në vend të mossuksesit - sukses dhe do të liroheni nga të përqafuarit e fortë të mesatares. Vallë, nga aspekti mendor, emotiv dhe material, a mund të ketë diç më të mrekullueshme dhe më të bukur në botë?
Shumica e shkencëtarëve, e artistëve, e poetëve, e këngëtarëve, e shkrimtarëve dhe e shpikësve të mëdhenj, posedojnë njohuri dhe kuptueshmëri të thellë të mënyrës së veprimit të vetëdijes dhe ti ndërdijes.
Ja një shembull: tenorin e madh të operës italiane, Enriko Karuzon, e pati kapluar trema e rrëmbyeshme. Nga frika irracionale plotësisht iu paralizua qafa. Nëpër fytyrë i rridhte djersa. E pati kapluar turpi, sepse, pas disa minutash, duhej të dilte në skenë. Mirëpo frika nuk lëshonte pe, e me të as muskujt e qafës. Ai thoshte: "Do të më përqeshin. Nuk jam në gjendje të këndoj". Pastaj, në prezencë të një numri të madh të të tubuarve, prapa skenës, bërtiti: "Uni i Vogël do ta ngulfasë Unin e Madh". Pastaj, Unit të Vogël iu drejtua me këto fjalë: "Dil prej nesh! Uni i Madh do të këndojë". Me Unin e Madh ai nënkupton fuqinë e paskajshme dhe mençurinë e ndërdijes së vet. Vazhdoi të bërtiste: "Dil, dil! Uni i Madh do të këndojë!
Ndërdija iu përgjigj duke ia liruar fuqitë jetësore në brendi të trupit të tij. Mu ashtu siç ishte paraparë, Karuzoja pati dalë në skenë, e pati kënduar melodinë e vet madhështore dhe pati ngritur publikun në këmbë.
Karuzoja, siç duket, e ka kuptuar se ekzistojnë dy nivele të mendjes së njeriut: niveli i vetëdijes ose racional dhe ai i ndërdijes ose irracional. Ndërdija njerëzore është mjaft e ndjeshme dhe reagon madje edhe ndaj natyrës së mendimeve. Nëse vetëdijen (Unin e Vogël) ua kaplon frika, halli ose ngarkesa psikike do të vijë deri te shpërthimi i ndjenjave negative që burojnë nga ndërdija (Uni i Madh), e cila, nga ana e vet, e përshkon vetëdijen me ndjenja paniku, me parandjenja të errëta dhe të dëshpërimit. Nëse ju ngjan kjo, përpiquni që, sikurse Karuzoja, t'i urdhëroni ndjenjat tuaja irracionale, të lindura në thellësi të ndërdijes dhe atë në mënyrë vijuese: "Ngadalë, qetësohu, këtu unë urdhëroj! Je i detyruar të më dëgjosh! E ke të ndaluar të futesh, aty ku nuk e ke vendin!"
Është tepër interesante, gati mahnitëse të vështrohet se si urdhri i prerë, i drejtuar ndaj lëvizjeve irracionale në brendi të qenies thellësore të njeriut, shkakton qetësi, heshtje dhe harmoni shpirtërore. Ndërdija i është nënshtruar vetëdijes dhe pikërisht për këtë ajo quhet ndërdije.
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri prej 09.12.11 14:14
Dallimet kyçe dhe mënyra e veprimit
Shembulli vijues do t'ju ndihmojë që t'i hetoni dallimet kryesore. Vetëdija ka rolin e kapitenit që gjendet në vendkomandimin e anijes. Ai drejton anijen dhe u jep urdhra njerëzve në repartin e makinave, të cilët, nga ana e vet, bëjnë mbikëqyrjen e kazanëve, të instrumenteve e të instalimeve të tjera. Njerëzit që gjenden në repartin e makinave nuk e kanë të ditur drejtimit e lundrimit të anijes. Ata, thjesht veprojnë sipas urdhrave të marra. Po qe se në rast të leximit të gabuar të të dhënave nga kompasi, sekstanta ose harta gjeografike, njeriu nga vendkomanda jep urdhra të gabuara, makinistët verbërisht do të shkojnë drejt shkëmbinjve nënujor. Pra, ata i nënshtrohen atij, sepse ai është epror i tyre. Urdhrat kryhen pa kundërshtim, anëtarët e ekuipazhit nuk diskutojnë me kapitenin rreth rregullsisë së urdhrit.
Kapiteni është i zoti i anijes dhe fjala e tij është ligj. Ngjashëm me këtë, vetëdija juaj është kapiten dhe i zoti i punëve që kryeni. Ndërdija i pranon urdhrat që ia jepni në bazë të asaj në çka besoni dhe çka pranon si të vërtetë vetëdija juaj.
Po qe se vazhdimisht para njerëzve përsëritni: "Kjo është shumë e shtrenjtë për mua", ndërdija do t'ju kuptojë me seriozitet, do t'ju marrë fjalën dhe do të kujdeset që vërtet të mos jeni në gjendje për ta blerë sendin e dëshiruar. Përderisa me këmbëngulje pohoni se: "Ky automobil, udhëtimi për në Evropë, shtëpia, gëzofi i lëkurës nuk janë për mua", mund të jeni të bindur se ndërdija juaj do ta dëgjojë urdhrin dhe do të beje çmos që tërë jeta t'ju kalojë pa të mirat e lartcekura.
Vitin e kaluar, në prag të kërshëndellave, një studente dashamirëse ishte ndalur pranë vitrinës ku ishte ekspozuar një çantë udhëtimi shumë e bukur, por mjaft e shtrenjtë. Ajo, sapo ishte nisur për në vendlindje, ku duhej ta kalonte festën. Në momentin kur qe përgatitur të thoshte: "Kjo çantë është tepër e shtrenjtë për mua", iu kujtua fjalia që e kishte dëgjuar gjatë ligjëratës sime: "Asnjëherë mos vendosni prerë me fjali mohuese. Në vend të tij, jepini domethënie të kundërt dhe çudirat pastaj do të fillojnë t'ju ndodhin". Prandaj, vajza tha: "Kjo çantë është imja, mendimisht e pronësoj, kurse ndërdija ime do të përkujdeset që ajo njëmend të bëhet imja".
Po atë mbrëmje, rreth orës tetë, i fejuari ia dhuroi një çantë identike me atë që kishte vështruar dhe me të cilën mendimisht qe identifikuar në orën dhjetë të mëngjesit. Vajza vetëm se në mendje shpresonte duke ia lënë ndërdijes që ajo me aftësinë e mjaftueshme ta zgjidhë këtë problem.
Më vonë më ishte rrëfyer: "Nuk kisha para për ta blerë çantën, mirëpo tash plotësisht e kam të qartë se ku gjenden paratë dhe çdo gjë tjetër që më nevojitet — në thesarin e amshueshëm, të vendosur në brendi të vetes sime".
Ja edhe një shembull i thjeshtë.
Nëse thuani "nuk më pëlqejnë kërpudhat", por me ndonjë rast, megjithatë, ju ofrojnë ato me sallatë ose si paragjellë, doemos do të keni probleme me organet e tretjes, sepse ndërdija do t'ju thotë: "Patroni (vetëdija) nuk i do kërpudhat". Në këtë shembull ngapak qesharak, lehtë mund të hetohen dallimet kyçe dhe mënyrat e veprimit të vetëdijes dhe të ndërdijes së qenies njerëzore.
Dikush do të thoshte: "Po e piva një kafe para mbrëmjes, nuk do të fle tërë natën". Gjithnjë kur pi kafe, ndërdija cingëron në shenjë alarmi dhe thotë: "Patroni të urdhëron që sonte të mos flesh tërë natën".
Ndërdija juaj punon 24 orë, duke u përpjekur që këtë ta beje në dobi tuajën, gjegjësisht duke ju ofruar frytet tuaja të të menduarit të zakonshëm.
Mënyra e reagimit të ndërdijes
Para ca muajsh më erdhi një letër me këtë përmbajtje: "jam një e ve 74 - vjeçare. Fëmijët më janë të rritur. Një kohë të gjatë kam jetuar vetëm me ndihmën e një pensioni tejet të vogël. Në ligjëratat e tuaja, mbi vetitë e ndërdijes, kam dëgjuar se me përsëritje, me besim dhe me shpresë çdo ide mund të futet në ndërdije, andaj fillova të përsëris në vete: "Dikush më do. Jam në martesë të lumtur me një njeri plot dashamirësi, me një njeri të mirë që u është kthyer gjërave shpirtërore. Jam e përkujdesur". Pas dy javësh, mu pranë shitores më të afërt, u njoha me një farmacist të pensionuar. E vërteta se ishte shumë i sjellshëm, i kuptueshëm e besimtar i mirë. Ai, në mënyrë të përkryer i plotësonte kushtet e realizimit të lutjes sime. Me të kaluar java, më afroi martesë. Tash gjendemi në udhëtimin martesor nëpër Evropë. Jam e bindur se para altarit na pruri inteligjenca e vendosur diku thellë në ndërdijen time".
Kjo grua zbuloi se thesari gjendet në vetë brendinë e saj. Zemra ia ndjeu sinqeritetin e lutjeve dhe ia hapi portat ndërdijes, ku, sikurse në mediumin e vërtetë të krijimtarisë, ato iu realizuan. Në çastin kur ajo subjektivisht u përcaktua për ato që i nevojiteshin, ndërdija e saj, në bazë të ligjit mbi tërheqësin, e gjeti zgjidhjen e vërtetë.
"Së fundi, o vëllezër, mundohuni të keni në zemër gjithë çka është e vërtetë, gjithë çka është e ndershme, gjithë çka është e drejtë, gjithë çka është pastër, gjithë çka është e shenjtë, gjithë çka është e denjë për dashuri, gjithë çka është e denjë për lavdi, gjithë çka është virtyt" (Fil. 4:.
PASQYRA E SHKURTËR E MENDIMEVE QË DUHET MBAJTUR MEND
Thesari gjendet i fshehur në thellësi tuajën. Përgjigjet e dëshirave të zemrës suaj gjurmojini në brendi të vetvetes!
• Fshehtësia e madhe, zgjidhjen e së cilës e posedonin njerëzit e shquar të të gjitha epokave, ndodhet në aftësinë e tyre të të zbuluarit dhe të lirimit të fuqisë së ndërdijes së vet. Edhe ju jeni në gjendje ta bëni po këtë.
• Ndërdija i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve. Po qe se, mu para se të bini në gjumë, ndërdijes suaj i thuani: "Dëshiroj të zgjohem në ora gjashtë", ajo do t'ju zgjojë pikërisht në atë kohë.
• Ndërdija është ndërtues i trupit tuaj dhe është në gjendje që t'ju shërojë. Çdo natë thellohuni në gjumë duke menduar për shëndet të përsosur dhe ndërdija juaj si shërbëtor besnik do ta kryejë urdhrin tuaj.
• Çdo mendim është shkak, ndërsa çdo veti pasojë e saj.
• Po deshët të shkruani ndonjë libër a ndonjë pjesë teatrale, të mbani ndonjë ligjëratë të suksesshme, dëshirën tuaj me kujdes dhe me dashuri shprehjani ndërdijes suaj. Ajo, jini të bindur, do t'jua plotësoj atë.
• Njeriu është sikurse kapiteni qe drejton anijen. Vetëm urdhrat me vend e çojnë anijen në liman. Prandaj, edhe ju pa tjetër t'i jepni urdhra ndërdijes suaj, e cila drejton përvojat tuaja ( të keni mendime dhe përfytyrim të rregullt ).
• Asnjëherë mos i përdorni shprehjet: Kjo është shumë e shtrenjtë. Ose: Nuk jam në gjendje ta bëj këtë". Ndërdija gjithnjë do t'ju kuptojë me seriozitet dhe do të përpiqet të mos i fitoni paratë, gjegjësisht që të mos aftësoheni për atë se çka synoni. Në vend të kësaj thuajini vetes: "Me ndihmën e ndërdijes sime jam në gjendje të bëj çdo gjë".
• Ligji i jetës është ligj i besimit. Besimi është mendim i lindur në mendje. Mos besoni në gjëra që ju shkaktojnë dëm e dhembje. Besoni se ndërdija është në gjendje t'ju frymëzojë, t'ju japë forcë, si dhe t'ju çojë kah një ardhmëri më e mirë. Suksesi jetësor është plotësisht proporcional me besimin në sukses.
• Po qe se i ndryshoni mendimet tuaja, do ta ndryshoni fatin tuaj.
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri prej 09.12.11 17:13
SI PUNON MENDJA E NJERIUT
Secili prej nesh ka mendje dhe do të duhej të di se si ta shfrytëzojë atë. Janë dy nivele të mendjes së njeriut: i vetëdijes ose racional, si dhe i ndërdijes ose irracional. Njeriu mendon me pjesën e vetëdijshme të mendjes së vet. E tëra që e mendon shkon në ndërdije, pastaj, si forcë krijuese, nga thellësitë e veta, udhëheq veprimet e njeriut. Pra, ndërdija është selia e të gjitha ndjenjave, por edhe pjesë krijuese e personit. Po qe se mendoni për diçka të mirë, e mira do t'ju ngjajë; po qe se keni mendime të këqija, do t`ju pasojnë ngjarjet e këqija. Mendja e njeriut pikërisht në këtë mënyrë punon.
Si pikënisje duhet pasur ndërmend me sa vijon: Kur ndërdija pranon ndonjë mendim, në të njëjtin çast ajo fillon ta realizojë atë. Ky ligj i ndërdijes vlen si për mendime pozitive, ashtu edhe për ato negative. Po qe se atë e drejtojnë idetë i këqija, ndërdija sjell mossuksese, paaftësi, shtrëngim. Po qe se të menduarit tuaj është harmonik dhe konstruktiv, do të kënaqeni me shëndet të përsosur, me begati dhe me suksese.
Qetësia shpirtërore dhe trupi i shëndoshë janë rezultat i domosdoshëm i të menduarit pozitiv. Çdo gjë që mendimisht dhe emotivisht e paraqitni si të vërtetë, ndërdija juaj do ta pranojë dhe do ta inkuadrojë atë në përvojën tuaj. Pra, është e nevojshme që vetëm ta lajmëroni ndërdijen tuaj për të pranuan mendimin tuaj pozitiv dhe, sipas ligjit të ndërdijes, do të përjetoni qetësi, do të arrini në pozitë të dëshiruar shoqërore e të ngjashme. Juve ju mbetet vetëm që të urdhëroni, ndërkaq ndërdija besnikërisht do ta reprodukojë atë mendim që e përmban ai urdhër. Shkurt, ndërdija reagon ose përgjigjet në pajtim me natyrën e mendimeve të cilat roiten në vetëdije.
Psikologët dhe psikiatrit me ngulm pohojnë se çdo kalim mendimesh në ndërdije i përgjigjet procesi kimik i caktuar në qelizën e trurit. Me të pranuar idenë, ndërdija në të njëjtin çast fillon ta zbatojë atë në praktikë. Gjatë kësaj ajo shërbehet me tërë njohurinë jetësore të grumbulluar deri në atë moment, duke u mbështetur në forcën e paskajshme, si edhe në energjinë e në mençurinë që e ka secili prej nesh. Qëllimit të vet ajo ia nënshtron të gjitha ligjet natyrore. Ndonjëherë deri te zgjidhja arrihet aty për aty, por ka raste kur duhet pritur me ditë, me javë ose edhe më gjatë. Rrugët e saj janë të paarritshme.
Dallimi ndërmjet vetëdijes dhe ndërdijes
Duhet ditur se nuk janë në pyetje dy mendje të ndryshme, por dy fusha të aktivitetit në brendi të një mendjeje. Vetëdija është pjesë e mendjes që mendon. Asaj i takon aktiviteti i të përcaktuarit, i të zgjedhurit, p.sh.: i zgjedhni librat që do t'i lexoni, vendin ku do të banoni, personin me të cilin do të jetoni. Me një fjalë, vetëdija i bie vendimet.
Nga ana tjetër, zemra juaj punon në mënyrë automatike, pa ndërhyrjen e vetëdijes, që, gjithashtu, vlen edhe për procesin e tretjes, të qarkullimit të gjakut dhe të frymëmarrjes. Proceset e caktuara janë të pavarura nga vetëdija.
Siç është thënë, ndërdija pranon çdo gjë që i ofrohet, gjegjësisht atë se në çka beson vetëdija. Ndërdija nuk mendon. Nuk dyshon e as nuk hyn në diskutime. I ngjan shumë arës që pranon çdo lloj fare, qoftë ajo e mirë a e keqe. Vetëm mendimet janë vepruese dhe, në pajtim me shembullin e cekur, mund të identifikohen me farën. Mendimet negative shkatërruese e kanë të njëjtin efekt edhe në ndërdije dhe, pas një kohe të duhur, gjithnjë lajmërohen si përjetim përkatës.
Mbani mend se ndërdija nuk merret me të menduarit për atë se a janë mendimet tuaja të mira a të liga, të vërteta a të pavërteta, por ajo reagon sipas natyrës së mendimeve që i ofrohen. Po qe se, p,sh., ndonjë fakt e pranoni me vetëdije, edhe pse ai është i pavërtetë, ndërdija juaj do ta pranojë si të vërtetë dhe do të përpiqet që t'ju sjellë rezultate gjegjëse.
Eksperimentet psikologjike
Eksperimentet e panumërta (psikologët dhe ekspertët tjerë i kanë kryer me persona të hipnotizuar) dëftojnë se ndërdija nuk, është e aftë për çfarëdo zgjidhje a krahasim të domosdoshëm të procesit të të përfunduarit. Me fjalë të tjera, ndërdija pranon dhe adapton çdo mendim që i përcillet, sado që ai të jetë i pavërtetë. Duke pranuar atë, ajo menjëherë i aktivizon mekanizmat e vet dhe reagon në përputhje me natyrën e vet.
Ja një shembull që na tregon se në ç'masë ndërdija i nënshtrohet sugjestionit: Po qe se hipnotizuesi urdhëron personin e hipnotizuar ta pranojë identitetin e Napolionit ose të shndërrohet në qen, ai, pa luhatje, do të mishërohet me rolin e caktuar, do ta ndërrojë plotësisht personalitetin e vet. Ngjashëm, me këtë, po qe se hipnotizuesi ia imponon pacientit të menduarit se, p.sh., i kruhet shpina, se i rrjedh gjaku nga hundët, se ka të ftohtë ose se është shndërruar në bust mermeri, ai do ta dëgjojë atë duke i lënë pas dore të gjitha elementet e së vërtetës që nuk i përgjigjen kësaj ideje.
Të gjithë këta shembuj të thjeshtë tregojnë dallimin ndërmjet pjesës së vetëdijshme të mendjes dhe ndërdijes që është abstrakte, joselektive dhe e cila pranon çdo mendim që vetëdija e beson si të vërtetë. Nga kjo rrjedh rëndësia e të përcaktuarit të secilit prej nesh që me rastin e zgjedhjes së mendimeve të veta, u përmbahet atyre që i kontribuojnë fatit, shëndetit dhe kënaqësisë.
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri prej 09.12.11 21:44
Mendja objektive dhe subjektive
Vetëdija ndonjëherë quhet mendje objektive, sepse merret me pamjen e jashtme. Mendja objektive ka për detyrë njohjen e botës objektive. Për këtë qëllim asaj i shërbejnë pesë ndjenja fizike. Ajo është udhërrëfyese dhe drejtuese e të gjitha kontakteve të njeriut me rrethin. Të gjitha njohuritë që i posedoni i keni fituar me ndihmën e të pesë ndjenjave. Mendja objektive mëson me anë të vështrimit, të përvojës dhe të arsimimit. Siç është thënë më parë, funksioni më i rëndësishëm i mendjes objektive është të përfunduarit.
Paramendoni se jeni turist në Los Anxhelos. Në bazë të vështrimit të parqeve, të kopshteve, të ndërtesave madhështore dhe të shtëpive e banesave luksoze do të vini në përfundim se keni të bëni me një qytet shumë të bukur. Kjo është mënyra se si vepron mendja juaj objektive.
Ndërdija shpeshherë quhet mendje subjektive. Detyra e mendjes subjektive është që ta njohë rrethin e vet, por duke mos i shfrytëzuar të pesë ndjenjat ekzistuese. Me fjalë të tjera, mendja subjektive sheh me ndihmën e intuitës dhe paraqet selinë e të gjitha ndjenjave dhe depon e kujtimeve. Mendja subjektive vjen në shprehje kur ndjenjat objektive janë pasive. Shkurt, fjala është për pjesën e mendjes së njeriut, e cila shpërthen në plan të parë, në momentin kur mendja objektive kotet ose kur pushon.
Pra, mendja subjektive sheh dhe dëgjon, por gjatë kësaj kohe nuk i shfrytëzon as organet e të parit dhe as ato të të dëgjuarit. Ajo posedon aftësi të të parafytyruarit. Mendja subjektive është në gjendje të dalë nga trupi, të udhëtojë në viset e largëta dhe që prej të kthehet me njohuri habitësisht të sakta dhe të vërteta. Me ndihmën e mendjes subjektive, secili prej nesh është në gjendje t'i lexojë mendimet e të afërmve të vet a përmbajtjen e letrave të mbyllura. Gjatë gjithë kësaj, mendja subjektive nuk shërbehet me mjetet e zakonshme objektive të komunikimit. Secili që dëshiron ta përvetësojë aftësinë e lutjes së vërtetë doemos duhet ta kuptojë natyrën dhe raportin ndërmjet mendjes objektive dhe asaj subjektive.
Ndërdija nuk është e aftë për të vendosur
Ndërdija nuk është e aftë që të dyshojë në diçka, përkatësisht nuk është në gjendje të kundërvihet. Prandaj, secilin, madje edhe sugjestionin e gabuar ajo e pranon si të vërtetë, si përvojë, si veti a si ngjarje. Çdo gjë që i ndodh njeriut mbin në mendime, të cilat në formë të besimit futen në ndërdije.
Po qe se në ndërdijen tuaj edhe më herët ka pasur keqkuptime, metoda e vetme për largimin e tyre është përsëritja e pandërprerë e mendimeve konstruktive dhe të drejta, në mënyrë që, më në fund, ndërdija juaj t'i përvetësojë dhe t'i shndërrojë ato në shprehi të reja dhe të shëndosha jetësore, sepse ajo është selia e shprehive të njeriut.
Vetëdija në mënyrën e vet të të menduarit shkakton mihje të thella në ndërdije, gjë që është tejet e volitshme, po qe se mendimet janë të harmonishme, konstruktive dhe paqedashëse. Mirëpo, nëse njeriun e kaplon frika, hallet ose e kaplojnë mendimet shkatërruese të ndonjë forme tjetër, shërimin mund ta gjejë nëse e kupton dhe e njeh fuqinë kolosale të ndërdijes. Sepse, me fuqinë e të dëshiruarit fillon të mendojë për fatin, për lirinë dhe për shëndetin. Pra, po qe se sinqerisht dhe pa luhatje synoni kah liria dhe kah fati, ndërdija juaj, si fuqi krijuese, do të përkujdeset që këto me kënaqësi edhe t'i përjetoni.
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri Yesterday at 9:13
Fuqia kolosale e sugjestionit
Besoj se lexuesi tash e ka më të qartë se vetëdija paraqet "rojën e portës" dhe se roli i saj kryesor është që ta ruajë ndërdijen nga përshtypjet e rrejshme. Kështu që, një nga ligjet themelore të mendjes së njeriut është ndikimi i madh i sugjestionit në ndërdije. Siç është thënë më parë, ndërdija nuk merret me të krahasuarit e as, me të menduarit e pavarur, që si funksion i takon vetëdijes. Ndërdija, thjesht, reagon ndaj mendimeve, gjegjësisht ndaj përshtypjeve që ia përcjell vetëdija; në asnjë moment ajo nuk është në gjendje të bëjë çfarëdo përcaktimi.
Ja një shembull klasik të fuqisë kolosale të sugjestionit: Merreni me mend sikur t'i afroheshit ndonjë udhëtari të zbehur në anije e t'i thonit: "Dukeni shumë keq. Sa i zbehtë që jeni?! Sigurisht vuani nga sëmundja e detit. Më lejoni t'ju përcjell deri në kabinën tuaj". Udhëtari me siguri edhe më shumë do të zbehet. Sugjestioni juaj është bashkuar me frikën e tij. Kështu që, ai do ta pranojë ndihmën tuaj dhe do të fillojë të vuaj nga simptomat e sëmundjes së detit. Pra, sugjestioni negativ është realizuar.
Reagimet e ndryshme ndaj sugjestionit të njëjtë
Njerëzit e ndryshëm, sipas ndryshueshmërisë së gjendjes së ndërdijes dhe të sistemit të besimit, reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj sugjestionit të njëjtë. Po qe se i drejtoheni p.sh., marinarit me fjalët: "Djalosh, paksa keq më dukesh, mos të mundon diç? Sikur vuan nga sëmundja e detit?" Varësisht nga temperamenti, marinari do t'ju buzëqeshë ose do t'ju fyejë. Në këtë rast sugjestioni ka hasur në murin e pathyeshëm, sepse në mendjen e marinarit bashkohet bindja e tij e fortë se nuk mund të sëmuret nga sëmundja e detit. Prandaj, tek ai sugjestioni nuk ka mundur të shkaktojë frikë, përkundrazi ia ka forcuar vetëbesimin.
Sipas fjalorit, sugjestionit, paraqet zgjuarjen e mendimeve të caktuara në mendjen e ndokujt, gjegjësisht në procesin mendor në kuadër të të cilit ndonjë mendim pranohet, adaptohet a jetësohet. Nuk duhet harruar se me anë të sugjestionit, ndërdijes nuk mund t'i imponohet asgjë kundër dëshirës së pjesës së vetëdijshme të mendjes. Me fjalë të tjera, vetëdija ka fuqi ta refuzojë secilin sugjestion. Në rastin e lartpërmendur, marinari nuk i frikohet sëmundjes së detit. Ai është i bindur se ajo kurrë nuk mund ta shtrijë, prandaj sugjestioni negativ tek ai, thjesht, nuk mund të ngjallë frikë. Tek udhëtari i parë, ndërkaq, sugjestioni në plan të parë e vë frikësimin e tij të fshehur nga të menduarit. Dhe mu këta faktorë të brendshëm subjektivë drejtojnë jetën e secilit prej nesh. Sugjestioni nga vetvetiu nuk ka kurrfarë fuqie, por vetëm nëse përvetësohet nga ndërdija.
Të humburit e dorës
Në kuadër të një seminari që e kam themeluar vetë, në Londër, në çdo dy-tre vjet mbaj ligjërata. Me rastin e një prej qëndrimeve të mia, dr. Evelin Flit, drejtoreshë e seminarit, ma rrëfeu një artikull të një gazete angleze rreth forcës së sugjestionit. Një njeri më shumë se dy vjet, pandërprerë, ia drejtonte ndërdijes së vet sugjestionin vijues: "Do ta jepja krahun e djathtë për ta shëruar time bijë". Fëmija i tij ishte i sëmurë nga një lloj i rëndë i artritisit dhe nga një sëmundje e pashërueshme, por e lehtë e lëkurës. Meqenëse mjekëve nuk u shkonte për dore që t'ia lehtësonin gjendje e saj, babanë ë dërmonte dhembshuria e fortë, e përcjellë me dëshirë të papërshkruar për shërim të fëmijës së vet, të cilin ai e shprehte nëpërmjet sugjestionit të cekur. Në artikullin e gazetës më tej thuhej se, një ditë, kjo familje pati fatkeqësi komunikacioni. Dhe, babait, i cili e drejtonte automobilin, ia amputuan krahun e djathtë mu në shpatull. Të nesërmen të gjitha simptomat e sëmundjes iu zhdukën, së bijës.
Kini kujdes që ndërdijes suaj t'i jepni vetëm sugjestione frymëzuese, shëruese dhe qetësuese. Mbani mend se me ndërdije nuk guxojmë të mahitemi, sepse ajo gjithnjë na kupton tekstualisht.
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri Yesterday at 13:18
Si ta zhdukim frikën me anë të autosugjestionit?
Autosugjestioni është proces ku individi vetvetes ia imponon një mendim, të caktuar. Herbert Parkin, në doracakun e vet të shkëlqyeshëm mbi sugjestionin, e shënon ngjarjen interesante dhe humoristike me sa vijon: "Një banor i Nju Jorkut me aeroplan arrin në Çikago. Shikon orën (një orë më tepër në krahasim me kohën çikagase) dhe i thotë shokut të vet çikagas se ishte mesdita. Nikoqiri nga Çikagoja, duke harruar dallimin e kohës ndërmjet Nju Jorkut dhe qytetit të vet, Çikagos, njujorkasit i thotë se ishte shumë i uritur dhe se domosdo duhej të shkonte për të drekuar".
Autosugjestioni, në mënyrë të ngjashme, mund të përdoret në luftë kundër frikës dhe gjendjeve të tjera negative të mendjes. Një këngëtare e re ishte ftuar në audicion. Ishte gëzuar pa masë për rastin e ri që i ishte dhënë. Mirëpo, tri herë me radhë kishte dështuar nga frika. Edhe pse kishte zë tepër të mirë, pandërprerë i thoshte vetes: "Ndoshta nuk do t'u pëlqejë këndimi im. Do të bëj çmos, por me siguri nuk do të më pranojnë". Ndërdija e saj mishërohet me autosugjestionin negativ, e kupton atë si urdhër dhe shndërrohet në përjetim të drejtpërdrejtë. Mirëpo, megjithatë, këngëtarja problemin e vet e kishte zgjidhur me ndihmën e kësaj teknike:
Tri herë në ditë tërhiqej në dhomën e vet. Vendosej me komoditet në kolltuk. Qetësohej thellë dhe i mbyllte sytë. Pastaj e qetësonte mendjen, por edhe trupin. Palëvizshmëria fizike është e përshtatshme për pasivitetin mendor, me ç'rast mendjen e njeriut e fut nën ndikim më të plotë të sugjestionit. Kjo vajzë më tej pandërprerë përsëriste: "Jam e qetë, e drejtpeshuar, e sigurt. Zëri im është i bukur dhe stabil". Këto fjali, lehtas i përsëriste pesë deri në dhjetë herë. Tërë veprimin e kryente, siç u tha, tri herë në ditë, ndërsa një herë mu para se të binte në gjumë. Kah fundi i javës e ktheu sigurinë dhe vetëbesimin, kështu që në audicionin pasues, interpretimi i saj ishte fenomenal.
Përsëritja e aftësisë së kujtesës
Një grua, 75-vjeçare, kishte shprehi t'i thoshte vetes: "Po e humb kujtesën". Sipas këshillës së një dashamiri, filloi të ushtronte i ashtuquajturin sugjestion të indukuar, gjegjësisht të përsëriste disa herë: "Kujtesa ime që nga dita e sotme dukshëm është përmirësuar. Në çdo çast dhe në çdo vend do të jem në gjendje të rikujtoj çdo gjë që më nevojitet. Përjetimet e reja do t'i kem të qarta dhe të përcaktuara, si dhe lehtë do t'i mbaj mend. Sa herë që do të provoj ta thërras të kujtuarit, ai do të lajmërohet në formë të rregullt e të patjetërsuar. Çdo ditë vërej përparim të dukshëm dhe së shpejti kujtesën do ta kem më të mirë se kurrë deri më tash". Pas tri javësh kujtesa dhe disponimi i saj ishin plotësisht të përtërirë.
Si të tejkalohen vetitë e këqija të karakterit?
Shumë prej nesh në çastet kur jemi të ngacmuar ose kur jemi të padisponuar, vërejmë se kësofarë gjendjesh janë tejet të përshtatshme për autosugjestion. Po që se gjatë gjithë muajit fjalia vijuese vërtet përsëritet tri ose katër herë në ditë: në mëngjes, në drekë, para mbrëmjes, si dhe mu para fjetjes, arrihen rezultate mahnitëse: "Nga ky moment do të jem më i disponuar. Lumturia, kënaqësia dhe gëzimi po bëhen gjendje normale të mendjes sime. Nga dita në ditë, gjithnjë e më tepër ndjej mirëkuptim dhe dashuri ndaj të afërmve. Që nga ky çast do të jem i disponuar, ndërkaq njerëzit që më rrethojnë do të nxiten nga ky disponim imi".
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri Yesterday at 15:24
Fuqia konstruktive dhe rrënuese e sugjestionit
Disa shembuj dhe vërejtje në lidhje me heterosugjestionin. Heterosugjestioni është sugjestion i ushtruar nga dikush tjetër. Fuqia e sugjestionit gjithmonë ka pasur rol të rëndësishëm anembanë botës, ndërsa në disa vise paraqet bazën e religjionit.
Sugjestioni mund të përdoret për vendosjen e kontrollit dhe të mbikëqyrjes së vetvetes. Bile, madje edhe kontrollin e plotë të të gjithë atyre që nuk i njohin ligjet e mendjes së njeriut. Në formën e vet konstruktive, sugjestioni është mahnitës dhe jep rezultate të shkëlqyeshme. Në aspektin e tij negativ, ai paraqet formulën më rrënuese të mendjes së njeriut, e cila si pasojë ka mbarimin total, mjerimin, vuajtjen, sëmundjen dhe fatkeqësinë.
A e keni përfituar ndonjërin prej këtyre sugjestioneve?
Secili prej nesh, që nga fëmijëria më e hershme, kemi qenë ose jemi nën sulmin e sugjestioneve të shumta negative. Duke mos ditur si t'i qërojmë hesapet me to, më së shpeshti ato i pranojmë në heshtje. Ja disa prej sugjestione të tilla negative: "Nuk je i aftë për këtë! Ti kurrë nuk do të bëhesh njeri! Nuk guxon. Do të mbarosh! Nuk ke kurrfarë tiparesh! Nuk ke të drejtë! Nuk ka efekt! Nuk është e rëndësishme se çka di, por kë e njeh! Nuk ka efekt edhe ashtu për askë nuk ka rëndësi! Tashmë je shumë i plakur! Jeta është gjithnjë e më e vështirë! Jeta është vuajtje e paskajshme! Dashuria është marrëzi e zbrazët! Tërhiqu, sepse kurrë nuk do të kesh sukses! Së shpejti do të mbetesh pa para! Ruaju, do ta fitosh ndonjë virus! Askujt nuk mund t'i zihet besë..."
Në këtë mënyrë përshtypjet e fituara gjatë fëmijërisë krijojnë shembuj të sjelljeve që më vonë na shkaktojnë mossuksese të shumta në jetën tonë personale e shoqërore. Mënyra e vetme për t'u shëruar nga këto është përdorimi i sugjestionit si metodë terapike, gjegjësisht si mjet për shkatërrimin e prangave verbale të kushtëzimit, si hapje e rrugëve të zhvillimit të shprehive pozitive.
Secili është i aftë ta mposhtë sugjestionin negativ
Në gazeta për çdo ditë paraqiten artikuj të shumtë që mbjellin frikë, shtrëngim, mërzi, shqetësim, si dhe kob. Po qe se i pranoni këto mendime mund t'ju shkatërrojnë çdo dëshirë të jetës. Mirëpo, të armatosur me njohuri të autosugjestionit krijimtar, konstruktiv, me lehtësi do të mund ta përballoni çdo rrezik.
Pandërprerë shqyrtojeni secilin sugjestion negativ që mund t'jua drejtojë ndonjëri nga të afërmit tuaj. Askush nuk duhet pranuar sugjestionin rrënues. Secili prej nesh gjatë fëmijërisë dhe gjatë rinisë mjaft ka pasur këso qëndrimesh. Nëse e shikoni të kaluarën tuaj, atëherë do ta keni të qartë se prindërit, dashamirët, arsimtarët dhe kolegët tuaj me të gjitha forcat janë përpjekur që me sukses ta zhvillojnë betejën e futjes nën ndikim të sugjestioneve negative. Mjafton që së paku vetëm një çast të thelloheni në ato që ju kanë thënë në mënyrë që ta kuptoni thelbin e tyre. Duke ju frikësuar, ata kanë për qëllim që t'ju mbajnë nën kontrollin e tyre.
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri Yesterday at 19:47
Si mund ta mbysë njeriun sugjestioni?
Ja një shembull: "Kushëriri im, gjatë qëndrimit të tij në Indi, Vizitoi një njeri që merrej me parashikime telepatike. Ai, duke shikuar në sferën e qelqit, ia zbuloi një sëmundje të zemrës dhe ia parashikoi vdekjen gjatë kohës sa do të qëndrojë hëna e re e ardhshme. Kushëriri u kthye në shtëpi dhe të gjithëve në familje u tregoi për këtë parashikim, madje e kishte shkruar edhe testamentin. Sugjestioni i fuqishëm ia pushtoi ndërdijen, sepse ai iu dorëzua atij. Në besim mu rrëfye se ky parashikues posedonte aftësi mbinatyrore, gjë që njerëzve nga largësia mund t'u bënte ndonjë të mirë a ndonjë të ligë.
Kushëriri vdiq ashtu siç i qe paralajmëruar, duke mos ditur se ai vetvetes ia kishte shkaktuar vdekjen. Besoj se secili prej nesh mund të rrëfejë diç të ngjashme e të marrë për ata që besojnë në besime të kota.
Të shikojmë se çka ka ndodhur në të vërtetë, por në dritën e njohurive të fituara për mënyrën e të vepruarit të ndërdijes. Pra, ndërdija pa kurrfarë rezerve e pranon secilin besim që ia përcjell pjesa e vetëdijshme e mendjes dhe menjëherë vepron në pajtim me të. Kushëriri, kur e vizitoi parashikuesin, ishte njeri i lumtur, i shëndoshë, i lëvizshëm dhe i fortë. Ky, ndërkaq, në mendje ia futi një sugjestion tepër negativ të cilin plotësisht e pranoi. Kushëririn e kaploi tmerri. Në mendjen e tij pandërprerë e bartte vdekjen e vet të paralajmëruar. Të gjithëve u rrëfente se çka i kishte ngjarë dhe se përgatitej për fund. Aktiviteti kryesor, pra, është zhvilluar në mendjen e tij, kështu që shkaku i vdekjes së tij ishte pikërisht të menduarit e tij ose thënë më mirë përmbajtja e mendimeve të tij. Duke u frikësuar nga vdekja dhe duke pritur atë, e shkatërroi trupin e vet.
Parashikuesi, që ia kishte paralajmëruar vdekjen nuk posedon kurrfarë fuqie të mrekullueshme dhe se për këtë është i barabartë me secilin gur dhe me secilën bimë në fushë. Sugjestioni i tij vetë më vete nuk është në gjendje të shkaktojë atë që ia sugjeron. Po t'i njihte kushëriri im ligjet e mendjes së njeriut, ka mundur ta hedhë poshtë plotësisht atë sugjestion negativ, ashtu që fjalëve të parashikuesit nuk do t'u jepte kurrfarë rëndësie. Sepse, siç është e njohur, qenia e njeriut udhëhiqet vetëm nga mendimet dhe nga ndjenjat e veta të lindura. Po të kishte vepruar drejt, parashikimi, si ndonjë shigjetë e brishtë, do të thyej në muret e mendjes së tij, duke mos i shkaktuar kurrfarë dëmi.
Nga kjo shihet qartë se sugjestionet që na i ofrojnë të tjerët mund të kenë fuqi ndaj nesh vetëm nëse i pranojmë ato si tonat. Autosugjestioni, në të vërtetë, e ka fuqinë e vet vepruese. Porse, nevojitet pëlqimi ynë mendor, atëherë sugjestioni bëhet pjesë përbërëse e procesit tonë të të menduarit dhe fillon të ndikojë te ne. Duhet pasur ndërmend se secili njeri është në gjendje ta gjejë zgjidhjen. Prandaj, zgjidheni jetën! Zgjidheni dashurinë! Zgjidheni shëndetin!
Fuqia e premisës së paramenduar
Mendja e njeriut punon sipas principit të silogjizmit. Kjo do të thotë se çdo përfundim tek i cili arrin ndërdija është i caktuar vetëm dhe në veçanti me anë të premisës, të cilën vetëdija më herët e paramendon si të vërtetë. Po qe se me të vërtetë premisa është reale, përfundimi gjithashtu do të jetë i vërtetë, siç shihet nga shembulli vijues:
Çdo veti e mirë meriton lëvdatë.
Dashamirësia është virtyt.
Pra, dashamirësia meriton lëvdatë.
Ja edhe një shembull:
Të gjitha veprat që bëhen nga duart e njeriut ndryshohen dhe zhduken.
Piramidat egjiptase janë vepra të duarve të njeriut.
Pra, ato do të pësojnë ndryshime dhe do të zhduken.
Gjykimi i parë është i përgjithshëm dhe nga ai, nëse është i drejtë, doemos rrjedh edhe përfundimi i drejtë.
Një profesor, i cili qe i pranishëm në disa ligjërata të mia, të mbajtura në maj të vitit 1962, në Nju Jork, njëherë më kishte thënë:"Çdo gjë në jetë më vajti mbrapsht: e humba shëndetin, i humba paratë dhe shokët. Çdo gjë që unë prek, shkon në drejtim të gabuar"
E këshillove ta formojë premisën e përgjithshme adekuate nga e cila do të udhëhiqet me të menduarit e vet dhe i shpjegova se mençuria e paskajshme e ndërdijes paraqet udhërrëfyesin shpirtëror, mendor dhe material të secilit njeri. Pas kësaj, ndërdija e tij qe në gjendje ta udhëzojë aty për aty kah vendimet dhe kah veprimet e mençura, ta shërojë atë dhe t'i sjellë qetësi shpirtit të tij.
Profesori e paramendoi premisën e përgjithshme si pasqyrë gjithëpërmbledhëse të mënyrës së dëshiruar të jetës:"Mençuria e paskajshme më udhëheq dhe më drejton. Posedoj shëndet të përsosur. Trupi dhe mendja më sillen në pajtim me ligjin e harmonisë universale. Kënaqem nga bukuria, nga mjaftueshmëria, nga dashuria dhe nga qetësia. Me jetën time të përgjithshme komandon principi i veprimit të drejtë. Premisën e përgjithshme e kam të bazuar në të vërtetat e amshueshme. E di, e ndjej dhe besoj se ndërdija ime reagon në përputhje me natyrën e të menduarit tim të vetëdijshëm".
Pas një kohe të caktuar nga profesori mora një letër me këtë përmbajtje:"Të gjitha ato fjali, shumë herë në ditë i përsëritja lehtë, në heshtje dhe me dashuri, duke ditur se më depërtonin thellë në ndërdije, i bindur se do të japin rezultatin e dëshiruar. Ju jam tepër mirënjohës që ma kushtuat kohën tuaj dhe do të doja të shtoj se jeta ime, nga të gjitha aspektet, me hapa të mëdhenj ecën përpara. Patëm sukses!"
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri Today at 11:19
Ndërdija asnjëherë nuk kundërvihet
Duhet pasur ndërmend se ndërdija disponon me dije të pakufizuar, si dhe i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve të mundshme. Megjithatë, asnjëherë nuk kundërvihet, nuk shtjellohet, nuk thotë:"Nuk guxon të mendosh në atë mënyrë". Po qese, për shembull, i përcillni mendimet siç janë:"Nuk jam në gjendje ta beje këtë. Jam shumë i moshuar. Nuk mund ta plotësoj obligimin e dhënë. Kam lindur në kohë të gabuar. Nuk i njoh njerëzit e vërtetë", ajo gjithnjë do të reagojë drejtpërdrejt në pajtim me përmbajtjen e tyre dhe kurrsesi ndryshe. Falë kësaj,ju vetes ia ndaloni lumturinë dhe mirëqenien si dhe e sillni shtrëngimin, varfërinë dhe mungesën e çfarëdolloji.
Po qe se në vetëdije krijoni pengesa, vështirësi a mendime negative, e gjykoni ndërdijen tuaj që diturinë e pakufishme që posedon ta përdorë për qëllime negative. Në të vërtetë, jeni të mendimit se ndërdija juaj nuk është e aftë t'i zgjidhë preokupimet tuaja. Në këtë mënyrë ju futeni në shtrëngim mendor dhe emotiv, të cilin e përcjell sëmundja trupore dhe prirja për çrregullime nervore.
Me qëllim të realizimit të dëshirës dhe të tejkalimit të mungueshmërisë do të duhej thënë me guxim për çdo ditë:"Mençuria e pakufishme që e ka lindur dëshirën më ofron plan të përkryer për realizimin e kësaj dëshire. Jam i vetëdijshëm se urtësia e brendshme dhe synimet e mia do të materializohen me botën e jashtme. Më kaplojnë: qetësia, ekuilibri dhe harmonia".
Nëse thuani: "S'ka rrugëdalje; jam i humbur; dilema nuk ka zgjidhje; jam i ndaluar dhe i shtrënguar", me siguri do të mungojë çfarëdo përgjigje nga ndërdija. Po dëshiruat që ndërdija të punojë për ju, bëjani kërkesën e vërtetë - bashkëpunimi nuk do të mungojë. Ndërdija gjithnjë është në shërbim tuajin. Ajo mbikëqyr punën e zemrës suaj, ritmin e frymëmarrjes; shëron vendprerjen e gishtit; është e drejtuar kah jeta dhe gjithmonë kujdeset për ju; megjithëse edhe vetë posedon mendjen e vet; ndërdija pa lënë asgjë anash i pranon planet tuaja të të menduarit.
Ndërdija do të përgjigjet sa herë që gjurmoni zgjidhjen e problemeve, por njëkohësisht ajo pret prej jush që në vetëdije të formoni gjykime të drejta primare. Kini ndërmend se ndërdija GJITHMONË ka përgjigje. Mirëpo, nëse thuani:"Nuk besoj të ketë rrugëdalje; jam i habitur pse vazhdimisht më largohet përgjigjja", ju eliminoni forcën e lutjes suaj, gjegjësisht forcën e ndërdijes suaj.
Prandaj, qetësojeni shpirtin! Lëshohuni në qetësi të thellë dhe me vendosmëri më vete thuani:"Ndërdija ka përgjigje dhe pikërisht në këtë çast ajo ma ofron atë. Jam mirënjohës, sepse mençuria e paskajshme e ndërdijes e njeh vetë esencën e gjërave. Jam më se i bindur se mendimet i kam të drejta dhe se me vendosmëri e liroj fuqinë e mrekullueshme të ndërdijes".
Përmbajtja e qëndrimeve kryesore
-Po menduat mirë, e mira do t'ju pasojë, po menduat keq, e keqja, gjithashtu, do t'ju pasojë. Njeriu është i tillë si mendon.
-Ndërdija nuk është në gjendje të kundërshtojë, por pranon çdo gjë që ia përcjell vetëdija. Kurrë mos thuani: "Nuk kam para për diçka të tillë\", madje edhe nëse kjo është e vërtetë. Zgjidheni mendimin më të mirë:"Do ta blej këtë gjë. Në mendje ajo është bërë imja".
-Secili njeri disponon mundësi të zgjidhjes. Përcaktohuni për shëndet dhe lumturi. Mund ta zgjidhni dashamirësinë ose vagabondizmin ndaj të afërmve. Përcaktohuni për bashkëpunim, për gëzim, për sjellje miqësore dhe do të vëreni reagim të pranueshëm nga të gjithë që i keni pranë vetes. Kjo është mënyra më e mirë për t'u zhvilluar personaliteti pozitiv.
-Vetëdija është "roja e portës". Detyra kryesore e saj është pengimi i depërtimit të përshtypjeve të rrejshme në ndërdije. Përcaktohuni dhe besoni në mundësitë e ndodhive pozitive. Fuqia më e madhe e njeriut është aftësia për zgjidhje. Zgjidheni lumturinë dhe begatinë!
-Deklarimet dhe sugjestionet e të tjerëve nuk kanë fuqi që t'ju shkaktojnë dhembje. E vetmja forcë që mund t'ju lëndojë është mendja juaj e ndërlikuar - autosugjestioni. Refuzojini mendimet e të tjerëve, ndërsa pranojini vetëm e vetëm sugjestionet tuaja pozitive!
-Kini kujdes se ç'flitin. Përndryshe do të jeni të detyruar të jepni llogari për secilën fjalë. Asnjëherë mos thuani:"Do të mbaroj; do ta humb punën; nuk jam në gjendje ta paguaj qiranë e banesës". Ndërdija nuk di ç'është mahia, sepse çdo mendim ajo e kupton me seriozitet, duke u përpjekur me tërë fuqinë që ta shndërrojë në vepër.
-Mendja juaj nuk është e ligë. Asnjë fuqi natyrore vetvetiu nuk është keqbërëse, por ajo sillet në përputhje me mënyrën se si e shfrytëzoni. Përdoreni mendjen tuaj si forcë shëruese, si frymëzim dhe si shkak për lumturinë e të afërmve tuaj.
-Kurrë mos thuani: "Nuk jam në gjendje ta bëj këtë". Largojeni frikën me ndihmën e kësaj fjalie:"Me forcën e ndërdijes sime jam në gjendje të bëj çdo gjë në botë".
-Filloni të mendoni nga aspekti i së vërtetave të amshueshme dhe nga ai i principeve jetësore. Harrojeni frikën, mosdijen dhe besimet e kota! Mos i lini të tjerët të mendojnë për ju! Vetë zgjidhini mendimet tuaja - vetë vendosni!
-Çdo njeri është kapiten i shpirtit dhe zot i fatit të vet. Mos harroni, ju posedoni mundësi të zgjidhjes. Prandaj, zgjidheni jetën, dashurinë, shëndetin, lumturinë!
-Çdo send që vetëdija e paramendon ose e beson si të vërtetë, ndërdija atë do ta përvetësojë e do ta shndërrojë në vepër. Besoni në fat të mirë, në veprim të drejtë dhe në çudinë e quajtur jetë!
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri Today at 15:49
FUQIA ÇUDIBËRËSE E NDËRDIJES
Fuqia e ndërdijes nuk ka kufi.Ajo na frymëzon,na drejton ,na i zbulon emrat,pamjet dhe faktet e deponuara në memorie.Ndërdija ia dha shenjën e fillimit të punës së zemrës të secilit prej nesh;me kujdes e mbikëqyrë qarkullimin e gjakut në organizëm;e rregullon trejtjen dhe funksionet tjera trupore.Kur hamë bukë,ndërdija e transformon atë në inde,në muskuj,në eshtra e në gjak.Ky proces e tjekalon mandje edhe mençurinë e njerëzve më të dijshëm.Pra, ndërdija i kontrollon të gjitha proceset vitale e funksionale të trupit,si dhe i di përgjigjet e të gjitha problemeve.
Ndërdija asnjëherë nuk fle.Ajo kurrë nuk pushon – gjithnjë është në punë.Fuqinë e mrekullueshme të ndërdijës mund ta zbuloni në mënyrë krejtësisht të thejshtë;mjafton që mu para se të bini në gjumë të mendoni ndonjë dëshirë.Shpejt do të zbuloni se fuqitë në brendi të mendjes suaj janë liruar dhe janë nisur drejt realizimit të rezultatit të kërkuar.Pra,te secili prej nesh gjendet burimi i një force e i një mençurie të madhe,gjendet fuqia që e vë në lëvizje botën,që i drejton planete dhe që për çdo ditë sjell rilindjen e diellit.
Ndërdija është burimi i idealeve,i synimeve dhe i veprave njerëzore.Nepërmjet saj Shekspiri i njohu të vërtetat e mëdha,të fshehura me shekuj nga lloji njerëzor.Nga të nxiturit e ndërdijes së tij, skuplptori i madhë grek,Fidija,gurin dhe bronzën i shëndërronte në bukuri,në simetri dhe në proporcion.Ndërdija,piktorit italian,Rafaelit ia mundësoi që t’i pikturojë madonat,ndërsa, Ludvig Van Betovenit – që t’i komponojë simfonitë e veta.
Në vitin 1955,në Univerzitetin Joga,në Rishikish të Indisë,pata mbajtur disa ligjerata.Me atë rast bisedova me njërin nga dëgjuesit e mi,përnderyshe mjek nga Bombaji.Ai më pati treguar për dr. Xhejms Esdejlin,mjek skotlandez,i cili kishte punuar në Bengal qysh para se të shpikej eteri dhe cilado metodë tjetër bashëkohore e anestezionit.Kah mesi i shekullit të kaluar,ndërmjet vitetve 1843-1846, dr.Esdeliji kishte kryer mbi 400 operacione të rënda të të gjitha llojeve,siç janë;amputimet, eleminimet e tumorëve malinjë dhe baninjë,operime të syrit,të fytit.... Gjatë kësaj,ai shërbehej ekskluzivisht me anestezion mendor.Dëgjuesi im më pat thënë se vdekshmëria pas operacioneve të dr. Esdejlit ishte jashtëzakonisht e ulët (jo më shumë se 2 apo 3 %).Pacientët fare nuk ndjenin dhimbje,ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes gjatë operacionit. Dr. Esdejli ndërdijes së pacientëve të hipnotizuar u dërgonte sugjestione se ai ata nuk do të përjetojnë kurrfarrë infektimesh dhe se operacioni do të kalojë si është më mirë.Duhet pasur ndërmend se kjo ka ndodhur para kohës së Lui Pasterit,të Xhozef Listerit dhe të shkencëtarëve të tjerë të cilët e kanë zbuluar prejardhjen baktrriologjike të sëmundjes,si dhe instrumentet e pasterilizuara si shkaktarë të ifektimeve.
Mjeku nga Bombaji shtoi se vdekshmëria e ulët dhe mosinfektimet,pa dyshim,ishin rezultat i sugjestioneve që dr.Esdejli u drejtonte pacientëve të vet,respektivisht ndërdijës së tyre.Kyptohet se pacientët silleshin në pajtim të plotë me sugjestionet e tij.
Është e qartë se mjeku i vetmuar,qysh para një shekulli e gjysëm,pati zbuluar fuqinë e mrekullueshme dhe çudibërëse të ndërdijes.Ky fakt a nuk zgjon te secili prej nesh respekt të dalluar? T’i kujtojmë fuqitë transcendetale të pjesës së ndrëdijshme të mendjes të secilit prej nesh.Ta kujtojmë aftësinë e saj të të vërejturit jashtëndjenjësor,siç është;parashikueshmëria,pavarshmëria e saj nga kah dhe nga e ka vendi,aftësia e saj për ta zhdukur dhembjen dhe vuajtjen ose për të ofruar përgjigje në secilën pyetje dhe në zgjidhje të secilit problem. Faktet e cekura tregojnë se te secili pej nesh ekziston fuqia – inteligjenca e cila dukshëm e tjekalon mendjen tonë të ngushtë. Përjetimet e përshkruara na shtyjnë që me buzëqeshje të fitojmë besimin në fuqinë çudibërëse të ndërdijes sonë.
fakiri
Shkrime: 225
Re: Forca e ndërdijes
fakiri Today at 15:51
Ndërdija është libër i jetës
Pa marrë parasysh natyrën e mendimeve,të besimeve,të qëndrimeve, të teorive a të dogmave që i regjistroni,i gdhendni a i futni në ndërdije, ato gjithnjë do t’i përjetoni si form objektive të të shprehurit të kushteve reale,të rasteve a të ngjarjeve të vërteta.
Çdo gjë që njeriu e fut – e shënon në vete do ta shijojë si diçka të jashtme.Secili prej nesh ka dy anë jetësore;objektive dhe subjektiven, të dukshmen dhe të padukshmën,mendimin dhe formën e jashtme të tij.
Truri,si organ i pjesës së vetëdijshme të mendjes,e pranon mendimin që merret me të menduar. Pasi që pjesa e vetëdijshme ose pjesa objktive e mendjes plotësisht ta ketë përvetësuar mendimin,e përcjell atë në pleksunin solar – në gërshetimin nervor,që ndryshe quhet edhe si zemër e shpirtit të njeriut dhe merr formën e vet trupore e shndërrohet në përjetim – bëhet pjesë e përvojës.
Siç u tha edhe më herët,ndërdija nuk është në gjendje ta kundërshtojë pjesën e vetëdijshme të mendjes,por vepron ekskluzivisht në bazë të urdhërave të pranuara.Pra,aktgjykimi që e bie vetëdija, është gjithnjë i prerë.Prandaj,secili prej nesh në çdo moment e shkruan librin e jetës së vet. “Njeriu është i tillë si mendon”,- ka thënë eseisti amerikan,Ralf Valdo Emerson.
Përmbajtja e futur në ndrëdije doemos merr formë të jashtme paraqitëse
Viliam Xhejms,baba i psikologjisë amerikane,ka thënë se fuqia e aftë për ta lëkundur është në ndërdijen e secilit prej nesh.Me fjalë të tjera,ndërdija është e vetaftësuar me inteligjencë të paskajshme dhe mençuri të pakufishme.Pi nga burimet e fshehura dhe quhet ligj i jetës. Mu për këtë, ndërdija është i aftë të bëjë çdo gjë – ta lëvizë tokën dhe qiellin,në mënyrë që t’i kryejë urdhërat e pranuara nga vetëdija. Andaj,duhet pasur kujdes që këta urdhëra,këto përjetime të jenë gjithnjë të drejta dhe konstruktive.
Anemban në botë është përhapur mjerimi dhe kaosi,sepse njerëzit thjesht nuk e kuptojnë varshmërinë reciproke ndërmjet vetëdijes dhe ndërdijes së vet.Vetëm nëse arrrijnë që të dy principet të veprojnë bashakrisht në harmoni reciproke,në pajtushmëri dhe në paqe do të kënaqemi me shëndet,me lumturi dhe me qetësi.Aty ku vetëdija dhe ndërdija veprojnë në përputhshmmëri dhe në të njëjtën kohë,nuk ka sëmundje e as mospajtime.
Varri i Hermesit është hapur me pritje të madhe,sepse ekzistonte përshtypja se në të hjendet fshetësia e të gjitha kohëve.Kjo fshehtësi tingëllon: SI ËSHTË BRENDA ASHTU ËSHTË EDHE JASHTË;SI ËSHTË LARTË,ASHTU ËSHTË EDHE POSHTË.
Me fjalë të tjera,çdo gjë është futur në ndërdije,të shprehurit e vet e gjen në ekranin e hapësirës së lirë.Këtë të vërtetë e predikojnë; Mojsiu,Isaia,Jezusi,Buda,Zaratustra,Lao-Ceu dhe të gjithë mendimtarët tjerë të arsimuar gjatë historisë njerëzore.Çdo gjë që subjektivisht e ndjeni si të vërtetë do ta gjejë të shprehurit e vet si përvojë,si veti a si ndodhi.Lëvizja dhe ndjenja domosdo duhet të jenë në baraspeshë afatgjate,si në qiell(gjegjësisht në mendjen e njeriut), ashtu edhe në tokë (në trup dhe në mjedisin e tij).Kështu tingëllon ligji kryesor i jetës.
Në natyrën e tërësishme hasim ligjin e aksionit dhe të reaksionit,të lëvizjes e të pushimit.Vetëm me baraspeshën e këtyre dy gjërave abstrakte mund të vijë deri te përputhshmëria dhe ekuilibri i përgjithshëm. Njeriu duhet të lejojë dhe të mundësojë të zhvilluarit ritmik dhe harmonik të këtij libri përgjatë vetëdijes dhe trupit të tij.Impulsi fillestar doemo

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum