Agim Zogaj frige nga udba serbe e ne goj te miqve serb eulex
:: sport
Page 1 sur 1

Vdekja e dëshmitarit X, EULEX përgjegjës (video)
Selvije Bajrami & Besa Kalaja | 28-09-2011 23:53 CET
I dërguar nga EULEX-i për kurim në Gjermani, dëshmitari kryesor në rastin “Fatmir Limaj dhe të tjerët”, Agim Zogaj i koduar si dëshmitari “X” është gjetur i vdekur mëngjesin e së mërkurës në një park në Gjermani.
Vdekjen e këtij dëshmitari të mbrojtur e ka konfirmuar EULEX-i dhe familjarët e viktimës edhe pse asnjëra palë nuk ka ofruar detaje në lidhje me atë se kur Zogaj është dërguar atje, si është dërguar, çfarë ka ngjarë, në cilin qytet ka ngjarë dhe si ka ardhur deri te tragjedia.
“EULEX mund të konfirmoj se Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X në rastin Kleçka, është gjetur i vdekur në një park në Gjermani. Autoritetet gjermane po kryejnë hetimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tij”, është i vetmi informacion që gjatë të mërkurës është dhënë nga zyrtarët për informim të misionit EULEX.
Edhe vetë EULEX-i, sipas burimeve të gazetës, nuk ka arritur të siguroj informacione se si ka ardhur deri tek vdekja e personit mbi bazën e dëshmisë së të cilit është ngritur e konfirmuar aktakuza kundër Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij.
Edhe pse deri në konfirmimin e vdekjes së tij nuk dihej që Agim Zogaj është dërguar në shtetin gjerman, burime të gazetës me kusht anonimiteti kanë saktësuar se Zogaj është dërguar atje gjatë këtij muaji dhe atë për shkak të disa problemeve shëndetësore që ai kishte.
“Por, Zogaj është gjetur i vdekur në park dhe EULEX-i nuk ka informacion se si ai ishte gjendur në atë park”, ka thënë një zyrtar brenda këtij misioni.
Prokurori Maurizo Salustro, i cili edhe e ka intervistuar dëshmitarin “X” dhe e ka pasur atë “çelës” për të mbrojtur aktakuzën që ka ngritur ndaj dhjetë ish-ushtarëve të UÇK-së, sipas burimeve të gazetës, gjatë të mërkurës ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka dashur të jap as më të voglin informacion, madje as për kolegët e tij të punës, mbi atë se çfarë ka ngjarë.
Familjarët e shokuar
Familja e Agim Zoogajt e cila jeton në qytetin e Prizrenit është njoftuar zyrtarisht nga EULEX-i për vdekjen e familjarit të tyre, pavarësisht faktit, se që nga mëngjesi kishin dëgjuar informata nga medet, për vdekjen e familjarit të tyre. Familjarët në këtë rast, ndërkaq nuk preferojnë të flasin.
“Ju lutna me më lanë të qetë se nuk jam në gjendje të flas”, ka thënë shkurt të mërkurën bashkëshortja e Agim Zogajt, Ganimetja. Por, një familjar tjetër ka njoftuar se ata nuk e kishin ditur për transferimin e të afërmit të tyre në Gjermani dhe EULEX-i nuk i ka mbajtur të informuar se çfarë kanë bërë e ku e kanë dërguar anëtarin e familjes.
“EULEX e ka marrë atëherë kur ai e ka dhënë dëshminë dhe EULEX-i nuk na ka treguar se ku e ka vendosur”, ka thënë një i afërm i familjes Zogaj të cilët po ashtu janë në pritje për të kuptuar se si ka ardhur deri tek vdekja e Agimit.
“Do po na thonë që ka ba vetëvrasje”, ka shtuar më tej ai.
Dëshmitari X muaj më parë e ka denoncuar deputetin Fatmir Limaj dhe nëntë të tjerë për të ashtuquajturin rasti “Kleçka”. Në bazë të dëshmisë së tij që është kryesorja në këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës disa muaj më parë ka ngritur aktakuzën ku Limaj dhe të tjerët akuzohen se kanë kryer krime lufte ndaj popullatës civile dhe krime ndaj të burgosurve të luftës, në vitin 1999.
Dëshmitari X kishte inkriminuar Fatmir Limajn në shumë krime në Kleçkë. Ai kishte deklaruar se më ose afër tre prillit 1999 atij i thanë se Fatmir Limaj kishte urdhëruar vrasjen e Velko Markoviqit dhe Nebojsha Gjuriqit, dy oficerë të policisë serbe, të cilët ishin të paraburgosur në shtëpitë e djegura në Kleçkë për rreth tre muaj.
Ky dëshmitari bashkëpunues, sipas prokurorit, hezitonte shumë ta zbatonte këtë urdhër dhe nuk donte ta bënte këtë para se të bindej se Limaj vërtet e kishte lëshuar urdhrin.
Mbi Limajn rëndojnë pesë pika të aktakuzës, dy për krime lufte kundër popullatës civile dhe tri pika për krime lufte kundër të burgosurve të luftës që përfshin edhe vrasjen.
Prokurori ka ngritur aktakuzë kundër gjithë grupit të Limajt prej 10 personash, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit, Naser Shalës, Sabit Shalës, Refi Mazrekut, Arben Krasniqit, Shaban Shalës, Behlul Limajt dhe Besim Shurdhajt. Për të akuzuarit përfshirë edhe Fatmir Limajn, gjyqtarët e EULEX-it kanë caktuar masa të ndryshme për të siguruar praninë e tyre në gjykatore.
EULEX përgjegjës
Misioni evropian për sundimin e ligjit që ka mandat ekzekutiv në Kosovë për hetimin e rasteve të krimeve të luftës, nuk ka komentuar se si do të procedoj më tutje me rastin ku aktakuza është ngritur mbi dëshminë e Agim Zogajt. Ky i fundit përveç para prokurorit, pak para ngritjes së aktakuzës, është marrë në pyetje për tri ditë rresht edhe nga avokatët e dhjetë të pandehurve.
Deklarata e tij e dhënë para mbrojtësve është e incizuar me video dhe kjo sipas burimeve të gazetës, pasi që një gjë të tillë e kishte kërkuar avokati ndërkombëtar që e mbron Fatmir Limajn në këtë rast.
“Kam drejtë të paragjykoj në këtë rast e të mendoj se prokurori paska ditur diçka që do ti ndodhë këtij dëshmitari, andaj edhe ka propozuar që ta marrim në pyetje”, thotë avokati i Nexhmi Krasniqit, Mahmut Halimi.
Për moskujdesin ndaj dëshmitarit i cili, sipas Halimit, edhe dy herë ka qenë i shtrirë në spitalin neuropsikiatrik në Prizren e Prishtinë, përgjegjësia bie mbi EULEX-in.
“Ata që e kanë ruajtur dëshmitarin kanë qenë të obliguar që të mos lënë asgjë afër tij dhe të jenë çdo minutë me të”, ka thënë avokati.
Prokurori Maurizio Salustro, sipas avokatit e ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë psikike të dëshmitarit, për të ngritur një aktakuzë çfarë e ka ngritur. Por avokati vendës i Limajt, Tahir Rrecaj të mërkurën nuk ka preferuar të hyj në detaje në lidhje me vdekjen e “X”-it.
“Nuk është e mbrojtjes që të komentoj në këtë kohë. Seanca kryesore pritet të filloj në fund të tetorit dhe atëherë do të vendoset lidhur me pranueshmërinë e asaj dëshmie dhe mbi atë se si do të veprohet”, ka thënë Rrecaj.
Për mbrojtësin tjetër në rastin “Kleçka”, avokatin Mexhit Syla është e pakuptueshme se si EULEX-it i vdes një dëshmitar kyç sikurse Agim Zogaj. Pavarësisht mënyrës së vdekjes së tij, përgjegjësia mbi këtë vdekje, sipas Sylës, i bie vetë EULEX-it.
“Sepse për ne është e paakceptueshme se si një dëshmitar i mbrojtur, i cili gjatë gjithë kohës mbikëqyret nga EULEX-i të gjendet i vdekur në një park në Gjermani”, ka thënë ai.
Se si mund të zhvillohet procedura më tutje në rastin “Kleçka”, pas vdekjes së dëshmitarit kryesor, Syla ka thënë se ky dëshmitar e ka dhënë dëshminë e tij, të cilën prokurori mund të propozoj që të lexohet në shqyrtimin kryesor.
“Ai e ka ofruar dëshminë e tij, sa është bindëse, sa është reale, kjo është keq pasi ai nuk është dëshmitar posaçërisht për shqyrtimin kryesor, pikërisht që të sfidohet dhe ballafaqohet me dëshmitarë të tjerë”, ka përfunduar ai.

Sujets similaires
» Agim Zogaj,pse bere vetvrasje more atdhetar ?Ske vy.
» Agim Zogaj,here eshte vetvrare e here vdekje te natyrshme ?!
» Agim Zogaj luftonte ne frontet e luftes perhere i pari dhe
» Tahir Zema nuk ka qen me serb edhe pse e ka pas gruan serbe
» Deshmitaret serb cili serb kan masakrue shqiptar ne suharek

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum