SHIKU=ja kemi shite serbit pasurin
:: sport
Page 1 sur 1
SHIKU=ja kemi shite serbit pasurin
Gashi shantazhohej me bekimin e mikut të tij
Besa Kalaja | 24-08-2011 12:29 CET
Dëshmia e Shaban Sylës, e dhënë në gjykatë të martën, e ka tronditur të akuzuarin Fahredin Gashi. Ai ka thënë se pjesë e shantazheve ndaj Gashit nuk ka qenë vetëm Nazim Bllaca, po edhe kushëriri i tij, që është vëllai i gruas së dytë të Fahredin Gashit.
Sylës i ka ardhur keq ta bëjë të ditur këtë fakt para familjarëve të Gashit, ndaj ka kërkuar nga trupi gjykues që ata për pak minuta të largoheshin nga salla e gjykimit.
“Nuk mund të flas para tyre, nëse lejoni dua që ata të largohen nga salla”, ka thënë Syla në procesin gjyqësor ku Fahredin Gashi akuzohet se në qershor të vitit 1999 kishte vrarë Salih Gashin e Hysri Rama për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.
Pas qëndrimit dyvjeçar në Serbi, Bllaca, sipas Sylës, ishte kthyer në Kosovë me një “plan” kundër Fahredinit dhe për të e kishte edhe bekimin e mikut të Gashit, të cilin Bllaca e ka kushëri.
“Pasi është kthyer nga atje jemi takuar unë, Bllaca dhe Hysri Rama. Aty Nazim Bllaca ka filluar të flasë në telefon me mikun e Fahredinit, që ishte vëllai i gruas së dytë të tij (Gashit). Ai e ka lënë telefonin mbi tavolinë, e ka lëshuar në interfon”, tha Syla.
Bllaca, sipas Sylës, i tha atij se po vazhdonte aksionin për t’i kërkuar para Fahredinit. Veç që e kishte sharë Gashin, vëllai i së shoqes së Fahredinit i kishte dhënë bekimin Bllacës që të vazhdonte me shantazhe.
“Edhe miku i Fahredinit është në dijeni dhe i ka ndihmuar Bllacës për t’i marrë para Gashit”, tha ai.
Kjo gjë e ka tronditur Fahredin Gashin dhe dy avokatët e tij. Gashi nuk ka mundur të përmbajë veten dhe ka derdhur edhe lotë.
Syla, që njëherit është i dyshuar në rastin “Limaj” dhe aktualisht gjendet në arrest shtëpiak, e ka lutur trupin gjykues që në detaje të tregonte të gjitha ‘bëmat” e Bllacës. Tha se Bllaca është mashtrues i madh dhe ka shumë borxhe.
Vetë Sylës i ka pasur shumë para borxh, për të cilat ka pohuar se disa herë edhe e ka rrahur.
Ai ka treguar disa raste ku e kishte mashtruar Bllaca.
“Në një rast ku unë isha ndërmjetësues në shitjen e një prone, Nazim Bllaca mua dhe Shpresim Ukën na ka mbajtur tri-katër orë para gjykatës. Unë isha i autorizuar nga një serb që t’ia shes pronën dhe Bllaca iku për disa orë dhe u kthye me vetëm çerekun e parave. Deri në nxjerrjen e këtyre parave kam pasur shumë probleme me këtë njeri.
Bile disa herë edhe e kam rrahur duke u munduar t’ia nxjerr borxhin”, tha ai.
1
Currently 4.00/512345 4.0/5 (4 votë/a)
zoom +
Foto: Ridvan Slivova
NGA RUBRIKA
Bogdanoviq: Nuk heqim dorë nga strukturat në veri
VV: Kuvendi për herë të parë goditi Planin Ahtisaari
MPJ vihet në kërkim të James Berishës
Buhler: Policia nuk zhvilloi ushtrime në veri
Krasniqi: Kuvendi komunikon me letra
Zëri komentet [7]
Facebook komentet
Besim Shpijun (Serbistan): 24-08-2011 17:55
pas qendrimit te Bllaces 2 vjet ne Srbi!!!!!!!!!!!!!!
Gazi (prizren): 24-08-2011 16:03
ja ushtria e Kosoves krejte dallavergji e matrapaza,hajna e vrases te shqiptareve per mendim ndryshe,se me serbe kane bere bisnes...budallenjte mos i pytni se tregojne vet...
Lulja (Kosove): 24-08-2011 15:31
Qysh nuk dul dikush me ja prish ftyren bre qitij,se tullusum mu ka bo.Hajn,dallavergji,mangup,i pagum prej Serbise ,tana te zezat i kish.Nuk i duhet Kosoves ky....
Shaban Syla (Shabanishte): 24-08-2011 15:25
Valla me dhimbset Fahredin Gashi. Qe lotet edhe mu perpjete po me shkojne. Gjynah me qajte der ky njeri. Po ti Shaban Syla kah dole ne kontakt me kete serb me ia shit pronen. Qysh fole me te shqip a shkinisht. Dmth e pasket pas biznisin me prona... a po. Eu zoti qafen ua thefte....
hasani (kosove): 24-08-2011 14:21
per cilin rasty LIMAJ. eshte ne arrest shtepiak Shaban Syla. mosj jeni gabim e nderume redaksi
agroni g (aust): 24-08-2011 13:46
shum interesant po mundohen me i fshehur te vertetat por kot e keni tashma e din ter populli se kush eshte SHIKu te gjith PDK:
whatusay (Qymez): 24-08-2011 13:24
ani e kam rrahur, hahahahaha

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum