Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

peracionet e koduara të UDB-es Politikë Shkruan: Nafi Çegr

 :: sport

Aller en bas

peracionet e koduara të UDB-es Politikë   Shkruan: Nafi Çegr Empty peracionet e koduara të UDB-es Politikë Shkruan: Nafi Çegr

Message  Perparimi Mer 25 Mai - 16:33

peracionet e koduara të UDB-es
Politikë

Shkruan: Nafi Çegrani

Çdo shërbim informativ i fshehtë në botë, ka metoda të perfeksionuara
për “biseda informative” me qytetarë të zakonshëm, të cilat ndryshojnë kur
është fjala për persona që i takojnë një shërbimi tjetër sekret policor për
zbulim ose kundërzbulim, ose për persona të ndonjë institucioni tjetër
ushtarak-shtetëror sekret, të ndonjë shteti tjetër. Në përgjithësi, kur
zhvillohen biseda të ndryshme me karakter informativ (ndryshe nga raportet
zyrtare të bashkëpunëtorëve të brendshëm ose të jashtëm, të agjentëve të
angazhuar e të tjerëve) prej personave të tillë merren shënime të përgjithshme:
emri dhe mbiemri, vendi i lindjes, profesioni, nacionaliteti, posedon ose jo
pasaportë, adresa ku jeton etj. Mirëpo, në qoftë se është fjala për ndonjë
person për të cilin ka “indikacione informative” se i takon si agjent ndonjë
shërbimi tjetër informativ apo organizatë më rëndësi të veçantë, atëherë
SDB-ja gjatë veprimeve në terren, hap një “front” dhe më këtë rast përhap
dizinformata apo ndërmerr “misione rezidence”. Në rastin konkret duhet të
sqarojmë se ky term, në analet e SDB-së dhe të sigurimit vjen nga KGB-ja
famoze dhe me të emërtohet një detashment që vepron në një qytet, “qendër”
apo një rajon të caktuar, brenda apo jashtë shtetit. Atëherë çdo gjë zhvillohet
në mënyrë profesionale, sipas instruksioneve të marra nga eprorët apo
kryeshefat e shërbimit të sigurimit dhe e gjitha vihet në rrjedhë me ndonjë
aksion ose operacioni të caktuar e të shifruar dhe sekret të cilin e zhvillon
SDB-ja ose KOS-i.
* * *
Këtu si shembull po japim vetëm disa nga operacionet sekrete, siç janë
“Radika”, “Ballkani”. “Orienti”, “Raketa”, “Atlantida” etj., në të cilat janë
inkuadruar edhe bashkëpunëtorë me emra të shifruar, si “Drini”, “Sulltani”,
“Tomori”, “Besa”, “Profesori”, “Bukoviku”, “Doktor Zhivago”, “Luboteni”,
“Isidori”, “Çe Gevara” etj. Këtu, njëherit mund të marrim “dosjen Kadare”,
i cili si shkrimtar i madh i Shqipërisë ishte ndër më “të besueshmit” e oborrit
të Enverit dhe Nexhmijes. Ai kishte “kartë të gjelbër” dhe udhëtonte lirisht
nëpër Europë dhe si shkrimtar me famë të madhe, gëzonte besim të plotë
edhe te Partia e Punës së Shqipërisë.

edhe te Partia e Punës së Shqipërisë. Kadareja, në kontaktet me “kolegët” e
tij serbë në Bor e Majdanpek,- Drashkoviç, Qosiç, Bullatoviç,
Maksimoviç etj.- u fliste atyre për poezinë si “ind që lidh shpirtrat e njerëzve
dhe nuk njeh kufij”. Ndërsa në pyetjet e “kolegëve” të tij, se ç’mendim
kishte për shkrimtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, për Kapllan Kallushin,
Martin Camajn, Hekuran Murrën, Rexhep Qosjen, Teki Dervishin, Adriatik
Kallullin, Fahredin Gungën, Rrahman Dedajn, Ali Aliun, Murat Isakun etj.,
autori i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ngrinte dolli “shlivovice”, si
dikur Shollohovi i madh, autor i “Donit të qetë”, që zbrazte kupat me “vodkë”
me krerët e KGB-së, kur referonte për shkrimtarët rusë, si Sollzhencinin,
Juri Danielin, Andrea Siniavskin e të tjerët, dhe shtonte: “Kapllani, që nga
viti 1966 është ndeshur me Partine e Punës dhe Enverin nga pozitat staliniste,
por po them se burgun dhe dënimin e ka të rëndë... Një pjesë e shkrimtarëve
shqiptarë në Jugosllavi jetojnë me ndërgjegje të rënduar (duke mos sqaruar
se ç’ka ka menduar me fjalët “ndërgjegje të rënduar”), ndërsa në Shqipëri
kolegët e mi gëzojnë privilegje të veçanta dhe mbrojtje të plotë nga Partia”,
-shprehej Kadareja.
Për të vërtetën në Shqipërinë enveriste dhe në Jugosllavinë serbosllave,
Kadareja nuk dëshironte të fliste. Ndoshta vetëm ai e dinte se ç’duhej të
bënte, si të vepronte shkrimtari i madh, por edhe sot e kësaj dite, nuk e kam
të qartë pse vallë villte aq akuza e shpifje për të tjerët, për shkrimtarët nga
Shqipëria dhe Jugosllavia, nëse s’ka qenë “intelektual i rrëmbyer” me të cilët
SDB-ja dhe KOS-i i Jugosllavisë kishin eksperiencë dhe dinin si të vepronin.

ÇFARË JANË SHËRBIMET SEKRETE ?

(Disa emërtime dhe terma nga sfera e Shërbimeve të
fshehta informative jugosllave)
Shërbimet sekrete të sigurimit apo Agjencitë e ndryshme informative
të një shteti, janë organizma institucionale si organe dhe shërbime specifike
shtetërore, të cilët në mënyrë profesionale, të organizuar mirë dhe në sajë të
teorisë dhe praktikës së konspiracionit të thellë bëjnë mbledhjen, grumbullimin
dhe analizën e informacioneve të rëndësishme sekrete si në fushën e zbulimit,
ashtu edhe në atë të kundërzbulimit / të spiunazhit dhe të kundërspiunazhit
/ madje edhe nga analet diplomatike e ushtarako-strategjike për vendin dhe
ndaj shteteve ku ata zhvillojnë ose veprojnë në rrjete agjenturore dhe bëjnë
kontrollimin e fshehtë.
a. Të tilla shërbime sekrete dhe informative, qoftë në nivelin ballkanik
ose europian apo të rangut botëror që kontrollojnë shumë shtete dhe nga
shumë aspekte të natyrës politike të brendshme dhe të jashtme, ushtarakostrategjike
dhe diplomatike, ekonomike etj., siç janë: CIA amerikane; KGBja
ruse; MI-6 dhe MI-5 britanike; BND gjermane, UDB-ja jugosllave (SDBja
Sluzha drzavne bezdednosti dhe KOS-i Kontra Obavestajna Sluzba, VOV Vojna
obavestajna Sluzba etj.); Siguritate, Mossad-i izraelit, DSGE franceze
dhe disa shërbime të tjera të fshehta si ato hungareze, bullgare, greke, kineze
dhe të disa vendeve të bllokut jug-afrikan etj., etj., e të cilat gravitojnë
përmes vendeve ballkanike dhe ato të Europës perëndimore në meridianet
botërore.
b. Termi Zbulim - quhet ajo fushë veprimi i një krahu profesionist të një
shërbimi të fshehtë, ku janë angazhuar operativë dhe agjentë për mbledhjen,
sistemimin dhe analizën (vlerësimin) e informationit të vlefshëm dhe relevant,
ose interesant në aspektin analitik për sigurimin e shtetit.
Kundërzbulimi quhet krahu tjetër i të njëjtit shërbim apo Agjencie të fshehtë
të sigurimit shtetëror apo kombëtar të një vendi, i cili ashtu dhe me të gjitha
format, metodat dhe stilin e veprimit profesionist të grumbullimit të informacioneve
interesante dhe të vlefshme, duke bërë analizën dhe sistemimin e tyre operativ,
madje të nivelit strategjik dhe taktik për organet e sigurisë dhe mbrojtjes.
Po kështu, të ngjashme, vetëm në ca aspekte dhe në ca nuanca
ndryshimi, janë edhe Shërbimet e Spiunazhit dhe të Kundërspiunazhit, të
cilat në mënyrë institucionale dhe të organizuara mirë në aspektin profesionist
veprojnë në çdo shtet në mbledhjen e informacionit, në plasimin e të
ashtuquajturit Dizinformacion ndaj shtetit / kundërshtarit / duke bërë
vëzhgimin, zbërthimin dhe deshifrimin e kodeve sekrete, analizat operative
në aspektin e spiunazhit dhe të kundërspiunazhit, madje zhvillimin e
veprimtarisë së fshehtë informative dhe kundërinformative të rrjetit apo
dhe rezidencës që funksionon me të gjitha format, metodat, mjetet dhe
teknikat taktike, gjegjësisht në analet diplomatike (ku njëkohësisht vepron
edhe një sektor i veçantë informativ i fshehtë nën petkun e imunitetit
diplomatik etj.).
Madje, gjithsesi, është e nevojshme të theksojmë se kategori të
ndryshme janë edhe termat në vijim: informator, bashkëpunëtor, operativzyrtar,
agjent, spiun, kodosh, taster, burim informativ-operativ, lidhje
operative ose lidhje miqësore etj., etj., të cilët në ndonjë formë dhe mënyrë
(qoftë në baza ideologjike, patriotike, financiare ose dhe në sajë të të
ashtuquajturit materiale kompromentuese) janë të angazhuar dhe në mënyrë
të fshehtë sipas normave dhe kritereve të shërbimit sekret, mbahen kontakte
dhe mblidhen informacionet e nevojshme... Por, për të gjitha këto dhe disa
aspekte të tjera të mënyrës së veprimit, metodat dhe taktikën e disa
shërbimeve sekrete që kanë kontrolluar dhe vepruar në meridianët e botës,
sidomos dhe në veçanti për veprimet agjenturore dhe të spiunazhit të UDBsë,
VOS-it e KOS-it jugosllav dhe Sektorit Informativ-diplomatik, për agjentët
e infiltruar në disa grupe dhe organizata të emigracionit shqiptar dhe atij
kroat e çetnik në Europën perëndimore dhe Amerikë e Australi, për
rezidentët e UDB-së ku mjerisht ishin të rekrutuar edhe disa figura nga krerët
e emigracionit shqiptar dhe kroat...
Do të bëjmë fjalë edhe për agjenturat e sigurimit në Romë, Vienë, Paris
dhe Stamboll, për agjentët e dyfishtë, për heronjtë e heshtur, për trupat
diversante në Shqipëri dhe kush ishte “Kim Filbi” shqiptar, madje dhe për
agjenturat, të cilët kontrollonin shqiptarët duke krijuar kështu një sagë të
çuditshme ballkanike ende të pazbuluar.
...E tërë kjo duhet lexuar me vëmendje dhe kujdes të veçantë, sepse
bëhet fjalë për një fenomen (që tek ne shqiptarët mund të thuhet, është
tejet interesant dhe jetik, kur ndër shekuj e kemi si institucion Besën, por në
lidhje këtu është dhe Tradhtia. Ndaj populli thotë: Besnik bënu por besë
mos zë(!) për t’u ruajtur nga e keqja eventuale dhe të papriturat, madje për
kurthet tinëzake, kombinacionet operative të UDB-së…

OPERACIONI “ATLANTIK”,
UDB-ja PËRBALLË CIA-s

Ky operacion sekret u zhvillua në nivel të SDB-së Federative dhe në të
ishin angazhuar shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit të të gjitha
republikave dhe krahinave të Jugosllavisë. Në të ishin mobilizuar të gjithë
bashkëpunëtorët dhe agjentët e brendshëm e të jashtëm të Sigurimit Shtetëror,
madje edhe ata diplomatikë dhe KOS-i, duke mos lënë mënjanë e pa kursyer
as shqiptarët. Kjo deri-diku ishte edhe e logjikshme. Sepse bëhej fjalë për
një operacion delikat, i cili vihej përballë CIA-s amerikane.
Operacione të tilla zhvilloheshin dhe realizoheshin sipas konkludimeve
dhe kërkesave të Ratko Sikimiçit, kryeshef i kundërzbulimit ndaj Amerikës
pranë Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme në Beograd. Bashkë
më Sikimiçin punonin edhe një tabor i tërë veprimtarësh të tillë kundër CIAs
dhe disa shërbimeve të tjera të fshehta të shteteve perëndimore, ndër të
cilët ishte edhe Nikolla Nikoliçi, Millan Miniçi, Nebojsha Vidiçi etj. Sipas
formacionit, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav, kishte edhe degët e
veta në çdo republikë dhe krahinë të Jugosllavisë, ashtu siç funksiononte
edhe dega pranë Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme, e cila i kishte
nën mbikëqyrje agjentët e huaj nga vendi dhe nga jashtë, si dhe diplomatët
nga Jugosllavia.
Si kuadro të zgjedhur dhe me perspektivë të propozuar nga SDB-ja e
Kosovës, ishin Abdullah Prapashtica dhe Sefer Seferaj. Që të dy kryen kurse
speciale për punë në Shërbimin e Sigurimit Sekret Diplomatik dhe vepronin
ne analet e zbulimit dhe kundërzbulimit në qarqet e emigracionit shqiptar
dhe ndaj CIA-s në nivelin e SDB-së Federative Jugosllave. Sefer Seferaj
ndërkohë u emërua diplomat në Amerikë, ndërsa Prapashtica mbeti në
Beograd, që më vonë të “ikë” në Perëndim. Teksa qëndronte në Amerikë,
Seferaj kaloi në Kanada, ku kërkoi azil politik me motivacionin, se është
“oficer i Sigurimit Shqiptar”!.
Me kësi farë stili propozoheshin, përkatësisht manipulohej me kuadrot
shqiptarë, siç ishte shembulli i viteve 1970-‘71, kur nga SDB-ja ishim të
propozuar unë, Nafi Çegrani, Neset Emini nga “Flaka e Vëllazërimit” dhe
Menduh Ajdini nga TV Shkup, si oficer rezervë i përkrahur edhe nga KOS-i
Njëri prej nesh duhej të shkonte si atashe për Shtypin, në ambasadën
jugosllave në Tiranë, mirëpo, sipas formacionit të Shërbimit Sekret dhe
Diplomatik Jugosllav, arriti direktiva nga Fadil Hoxha dhe Mehmet Shoshi,
të cilët për atashe shtypi ne Tiranë kishin caktuar një shqiptar tjetër nga
Kosova, gjegjësisht Shaban Hisenin.
* * *
Nëse merret të shkruhet se si janë realizuar plani sekret dhe operacioni
“Lidhja e Teheranit” apo “Lidhja e Stambollit”, dhe si janë zhvilluar duelet e
agjentit “Montana” me Shërbimet Sekrete Anglo-Amerikane, me siguri se
do të nevojiteshin qindra e qindra faqe libri. UDB-ja, strikt, operacionet e
veta sekrete i zhvillonte dhe realizonte me metodat dhe stil të KGB-së,
shabllone këto më të cilat vepronte edhe Sigurimi i Shqiprisë. Prandaj, në
kasafortat e hekurta të këtyre shërbimeve sekrete, edhe sot e kësaj ditë
rrinë të kyçura dy kategori dosjesh: ato të bashkëpunëtorëve, spiunëve,
kodoshëve e agjentëve dhe dosjet e atyre që ishin të përndjekur. Kemi
qindra shembuj të njerëzve të cilët kanë qenë të përndjekur e janë bërë
viktimë dhe kanë mbaruar tragjikisht nëpër burgje. Kështu, për shembull,
Ismail “Rrobaqepësi” nga Tetova vuajti në burgjet e UDB-së, por nuk arritën
ta thyejnë dinjitetin e tij, për ta kurdisur si vegël kundër “Grupit 5” dhe
Mehmet Gegës etj. Ose, në UDB-në e Gostivarit, që zhvillonte veprimtari
të errët antishqiptare dhe operacione të veçanta në planin e zbulimit e
kundërzbulimit ndaj Shqipërisë, në kohën para dhe pas Informbyrosë.
Mjerisht, ishin angazhuar dhe rekrutuar grupe të tëra agjentësh e
bashkëpunëtorësh, të cilët “hidheshin” nëpër malet e Sharrit andej kufirit
dhe vendoseshin në fshatin Qajë, përkatësisht në thellësi të maleve të Opojës
dhe Kuksit, të Lumës dhe Mirditës, me anët e Maqedonisë dhe Kosovës.
Në anën tjetër, këndej kufirit, në mes të “grupeve” të ndryshme qytetare
dhe “elitës” shqiptare, disa prej të cilëve kishin kryer edhe shkolla fetare,
UDB-ja fuste intriga e grindje, shkaktonte konflikte dhe nxiste, e pastaj
bënte analiza dhe plane që ndërkohë t’i “digjte” si “agjentë”, e disa t’i
“favorizonte” si kuadro me perspektivë.
Në këtë kontekst, nuk mund të lemë pa përmendur rastin e Sali Lisit,
punën agjenturore të “Lidhjes dibrane”, që shpie deri te Ejup Qullafku dhe
Stafë Lleshi, Hashim Toplicën, njeri pak i shkolluar por inteligjent nga natyra,
të cilin OZN-ja dhe UDB-ja e kishin angazhuar nën vëzhgimin e “Majerit”
për punë agjenturore dhe spiunazh, kundër Shqipërisë, që më në fund ta
komprometojnë te Sigurimi, i cili e burgos dhe e dënon me burgim disa
dekadash. Ndërkohë, kur u likuidua grupi i Azir Tenovës dhe Qail Çegranit
në brigjet e lumit Mosdaça të Negotinës, UDB-ja lançon “mikun” e Hashim
Toplicës dhe Bajram Dobërdollit, agjentin sekret, “Majerin”, i cili ato vite
gjendej i dënuar dhe vuante në burgun e Idrizoves. Rastet e “Markut,, ,,
Korabit”, “Sedekut”, “Shahinit”, “Shabanit” etj., kërkojnë shpjegime më të
hollësishme. Disa prej tyre vepruan në fushën e kundërzbulimit edhe si
agjentë të dyfishtë (dopio rol).
Me të njëjtin stil dhe metodë merrej edhe Sigurimi i Tiranës, duke i
trajtuar si ,,armik të popullit,, “të rrezikshëm”, “agjentë jugosllavë” shumë
njerëz të pafajshëm ,e të cilët nga terrori jugosllav ishin arratis në Shqipëri.
Kaptina të veçanta mund të shkruhen edhe për fatin tragjik të Bajram
Dobërdollit, Murteza Bajraktarit, Alisan Çakos, Bektesh Pozharanit, Izmit
Ravenit, Zuhdi Kajnakut, Ahmet Perës, Abdylazis Taravarit, Mehdi
Bajraktarit Qamil Kasamit, Olloman Selës,Lutfi Dautit dhe shumë të tjerëve,
të cilët ran pre e intrigave që kurdiste UDB-a dhe dezinformonte Sigurimin e Shqipris.
* * *

… Satrapi Stane Dollanc - i zi , siRankoviqi

…Më kujtohet një rast kur arritën dy urdhëresa të shifruara nga qendra e
UDB-së, ku thuhej se të gjithë kryeshefat e shërbimeve të zbulimit e
kundërzbulimit të republikave dhe krahinave të Jugosllavisë, të shkonin në
Beograd për “konsultime” dhe “koordinime” në aktiviteteve dhe detyrave.
Mbledhje të tilla caktoheshin dy herë në vit. Kësaj radhe kjo mbledhje ishte
urgjente, sepse bëhej fjalë rreth “informacioneve indikative” për konsullin
Sllobodan Tasevski në Zaire, i cili njëkohësisht ishte agjent kundërzbulimi
me imunitet diplomatik. Ky, u tha në atë mbledhje, se qenkësh miqësuar dhe
afruar shumë me konsullin amerikan, Xhorxh Smithin, se shpesh ka vizituar
vilën private të diplomatit amerikan dhe shpesh kanë dalë piknikë, ku kanë
trajtuar shumë tema strategjiko-politike, ushtarake e diplomatike të
Jugosllavisë, si dhe të disa shteteve të tjera të Ballkanit. Tanimë Ratko Simiçi
dhe Bozho Spasiçi kishin shkas për nisjen e hetimeve zyrtare kundër Tasevskit
dhe ishin të bindur se atë e kishte rrëmbyer CIA. Diplomati Tasevski thirret
që të kthehej nga Zaireja urgjentisht në Beograd, për “konsultime plotësuese”.
Ai erdhi në Beograd, por e mbyllën dhe e burgosën në ndërtesën e Sekretariatit
Federal të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë (SFPJ). I pari në pyetje hetuesie
e merr Dimitrie Mitja Krajger, shef i Shërbimit Diplomatik Sekret dhe në saje
të ca dhënave të Tasevskit, se gjoja Xhorxh Smith është interesuar për të
dhëna informative strategjiko-ushtarake, ekonomike dhe sekrete të tjera
shtetërore të Jugosllavisë, nxirret përfundimi se Tasevski është rekrutuar
nga CIA dhe e nisin operacionin “Reketa 1” dhe “Reketa 2”, duke e plasuar
tani Tasevskin si agjent të dyfishtë dhe me detyra të reja të kthehej në
Zaire, ku do ta ndillte CIA-n me vete dhe do të “kontribuonte” në lojën e
spiunazhit. Tasevski, duke qenë i vetëdijshëm se CIA me të vërtetë ishte
CIA dhe se çdo lojë e tyre do të dështonte, me t’u kthyer në Zaire, i referon
Xhorxh Smithit për të gjitha se ç’ka kishte ndodhur me të. Ambasadori
amerikan, ndërkohë u mor vesh me Uashingtonin dhe eprorët e CIA-s, kështu
që Tasevski brenda një dite hidhet në Amerikë. Kështu edhe dështoi
operacioni “Reket 1” dhe “Reket 2”.
Në këtë kontekst, ndoshta edhe Sefer Seferaj, Abdullah Prapashtica
dhe disa shqiptarë të tjerë, me të drejtë kanë marrë guximin dhe janë larguar
nga veprimtaria e errët e SDB-së (të vetëdijshëm se nga kjo u kanosej edhe
likuidimi) dhe jetojnë tani në Perëndim, të bindur se veprimtaria e SDB-së
mbetet si një dështim në këtë kohë pa kohë, veç nuk e di nëse është ndonjë
lojë tjetër për të cilën nuk kam dijeni as unë. Edhe bënë vaki, ku ta dish!
Ndoshta, as Kadare nuk bëri mirë që disi vonë u arratis në Francë,
atëherë kur regjimit enverist dhe Sigurimit, kishte filluar t’u ikte treni...Ose,
e gjithë ajo që ndodhi dhe po ndodh me Kadarenë, është një konspiracion
tjetër i përsosur fare...

…keshtu shkruanin gazetat jugosllave te Beogradit pas arrestimit tim me 1981.

Duke bastisur,grabiten milicia udbashiane doreshkrimet e mia, nje ditar e libra,

poezi dhe shume DOKUMENTE ZYRTARE SEKRETE TE UDB-seetj. etj.

Kadareja, në kontaktet me “kolegët” e tij serbë në Bor e Majdanpek,-

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Drashkoviç,
Qosiç, Bullatoviç,
Maksimoviç etj.- u fliste atyre për poezinë si “ind që lidh shpirtrat e njerëzve
dhe nuk njeh kufij”. Ndërsa në pyetjet e “kolegëve” të tij, se ç’mendim
kishte për shkrimtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, për Kapllan Kallushin,
Martin Camajn, Hekuran Murrën, Rexhep Qosjen, Teki Dervishin, Adriatik
Kallullin, Fahredin Gungën, Rrahman Dedajn, Ali Aliun, Murat Isakun etj.,
autori i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ngrinte dolli “shlivovice”, si
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

 :: sport

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum