Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Filloi gjykimi me Nazmi Bllacen

 :: sport

Aller en bas

Filloi gjykimi me Nazmi Bllacen Empty Filloi gjykimi me Nazmi Bllacen

Message  Perparimi Ven 20 Mai - 15:58


E MËRKURË 18 MAJ 2011 08:54
Nazim Bllaca: Sasha Rasic më ndihmoi
Politikë


Nazim Bllaca deklaroi se ish-ministri Sasha Rasic e ka vënë në kontakt me KFOR-in finlandez, që ai të jep dëshmitë. Ai pranoi se grupi i Azem Sylës ia ka ofruar një milion euro vetëm që të heshtë, por ato para nuk i ka marrë kurrë.

Nazim Bllaca për herë të parë e ka bërë të ditur emrin e njeriut që e ka ndihmuar atë për të vënë dritë mbi krimet e pasluftës.

Sipas tij, ky person ka qenë ish- ministri për Kthim dhe Komunitete, Sasha Rasic, i cili e ka vënë në kontakt me KFOR-in finlandez.

“Ish-ministri i Kthimit, Sasha Rasic më ka ndihmuar të bie në kontakt me hetuesit e KFOR-it finlandez”, ka thënë Bllaca duke u përgjigjur pyetjeve të avokatëve të palës tjetër.

Në këtë mënyrë ka vazhduar seanca gjyqësore në atë që njihet si “Rasti Bllaca”, ndërkohë që ajo është mbajtur në ndërtesën e Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Unë nuk e mohoj këtë se Sasha ka qenë ndërmjet, sepse e di që të nevojitet ty për patriotizëm”, i është drejtuar Bllaca, avokatit Kolë Krasniqi.

Ishte dita e martë që Nazim Bllaca e Fahredin Gashi kanë nisur të flasin ndërmjet vete, prej para dy vjetësh, kur e kishin bërë këtë për herë të fundit.

Të martën, mbrojtja e të akuzuarve ka bërë pyetje lidhur me dëshmitë që Nazim Bllaca i kishte dhënë pas publikimit të DVD-së, ku thotë se ka kryer krime në emër të SHIK-ut.

Gjykata kishte caktuar që Bllaca, për më shumë se tri orë t’u përgjigjet pyetjeve të avokatit Kolë Krasniqi dhe siç e quan, shokut të tij të ngushtë, Fahredin Gashit, i cili është edhe i akuzuar për vrasjen e Sali Gashit, më 15 qershor të vitit 1999.

Ai gjithashtu ka pranuar se e kishte pranuar ofertën që për 1 milion euro për të mos dëshmuar para EULEX-it.

Sipas Bllacës, prapa kësaj kërkese qëndron Azem Syla, i cili ka deleguar Shpresim Ukën me urdhra të qarta në kohën kur ai i kishte paraqitur të gjitha akuzat para forcave ndërkombëtare.

“Kërkesa e Shpresimit ka qenë që unë t’i marr 1 milion euro dhe të hesht, kurse kërkesa ime ka qenë që të m’i japin 600 mijë euro dhe unë nuk e njoh më EULEX-in”, ka pohuar Bllaca, i cili gjithashtu thotë se paratë që duhej dhënë nga grupi i Azem Sylës, nuk janë dhënë kurrë për të.

“Është fjala për 13 tetorin e vitit 2009, kur unë e kisha ndërtuar pistën që as Hashim Thaçi nuk ma prishte”, është shprehur Bllaca.

Avokati Krasniqi e ka pyetur edhe për një mesazh që Bllaca i kishte shkruar Shaban Sylës. “I keni thënë kur ta çelësh telefonin, mos fol me Gecin, se e kam rrejtë diçka. Pse po e mohoni që keni qenë në kontakt me Gecin”, ishte pyetja e Kolë Krasniqit.

Kurse, përgjigjja e Bllacës ishte se për cilin “Gec” e kishte fjalën Krasniqi. “Për atë kriminelin, a patriotin? Mos e përziej Sabit Gecin, kriminelin, me Gani Gecin, i cili ka qenë kundërshtari më i madh i grupit tim kriminal”, ka ndërhyrë Bllaca.

E, përveç Kolë Krasniqit, Nazim Bllaca është marrë në pyetje edhe nga vetë i akuzuari Fahredin Gashi.

Ai i ka drejtuar një seri pyetjesh lidhur me spitalin ushtarak të Krojmirit, aty ku kishte qëndruar Bllaca, kur u plagos gjatë luftës në vitin 1998.

Por kur është pyetur se në kohën e plagosjes më kënd kishte shkuar në ambulancë, Bllaca ka hezituar të përgjigjet duke i thënë Gashit se nuk është çështje e tij.

“Në këtë pyetje përgjigjem në ndonjë rast tjetër, nëse do të ketë ndonjë gjykim kundër Fatmir Limajt e Shukri Bujës”, ka sqaruar Bllaca.

“Mund të them vetëm që kemi qenë 16 persona që kemi qenë në një atentat terrorist. Po e quaj terrorist, sepse janë vrarë fëmijë të porsalindur”, tha ai.

Pas tri orëve sa është marrë Bllaca në pyetje, gjykimi është ndërprerë për shkak se prokurori ka pasur një rast tjetër. Gjykimi për të pritet të vazhdojë javën tjetër.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum