SEBAHATE SHALA: NJEREZ T’AFERT ME PDK ME KANE KERCNUE, FYE D
:: sport
Page 1 sur 1

SEBAHATE SHALA: NJEREZ T’AFERT ME PDK ME KANE KERCNUE, FYE DHE DENIGRUE
AGPK i ban thirrje përfaqësuesve të institucioneve, partive politike dhe grupeve tjera të interesit me i lane gazetarët të lirë në punën e tyne.
14.11.2010
(INFOSOT) - Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka pranue me shqetësim, të Shtunën, njoftimin nga gazetarja Sebahate Shala, lidhun me kërcënimet që ka marrë mbas publikimit të nji artikulli n’agjencinë e lajmeve "Kosovapress".
"Nga dita e Premte, me datën 12.11.2010, kam marrë disa SMS kercenimi, fyemjesh dhe denigrimesh nga njerëz t’afërt me PDK, të cilët më 'këshillonin' me pase 'kujdes' se çka pyes dhe çka shkruej.
Në fakt, mesazhet kanë ardhe menjihere mbas botimit të artikullit me titull: 'Sparkes: Limaj dhe Syla nuk do duhej me qene në listën e PDK”, thuhet në njoftimin e Shalës.
Simbas znj. Shala, “këshillat” i referohen pyetjeve që ja kishte ba zv/shefit të EULEX, Andy Sparkes, lidhun me përfshimjen në listën e PDK për Kuvendin e Kosovës të dy zyrtarëve të nalte të kësaj partie, Fatmir Limaj dhe Azem Syla, të cilët janë nën hetime nga EULEX, me dyshimin për krim t’organizuem, korrupsion dhe keqpërdorime të pozitës zyrtare.
"Derisa nga disa anëtarë të PDK kjo pyetje u cilësue si 'antikombëtare' dhe tendencioze, për menaxhmentin dhe redaksinë e agjencisë 'Kosovapress' asht konsideruar si pyetje 'joprofesionale', 'pyetje e budallakavtë', që lidhet me fushatën parazgjedhore dhe pyetje 'paragjykuese”, sqaron znj. Shala.
Pyetjen Sparkes’it, znj. Shala ja kishte ba mbas takimit të tij me zv/kryeministrin Hajredin Kuçi. "Kjo pyetje ka nxite edhe reagimin e zv/kryeministrit në dorëheqje Hajredin Kuçi, i cili para Sparkesit më ka pengue me ba pyetje tjera rreth të njajtës çashtje. Kuçi mu ka drejtue me fjalët urdhnuese - 'mjaft bane pyetje', derisa kam tentue me ja ba pyetjen e tretë ambasadorit Sparkes", vazhdon njoftimi i Sebahate Shalës.
Sipas saj, agjencia e lajmeve "Kosovapress" e ka heqe ma vone nga faqja e vet artikullin "Sparkes: Limaj dhe Syla nuk do duhej me qene në listën e PDK”. Në fund të njoftimit, znj. Shala shkruen se "për shkak të mosmarrëveshjes me drejtuesin e agjencisë, nënçmimit dhe mosrespektit ndaj meje, jam detyrue me leshue punën, me vetëdëshirë".
AGPK denon ashpër rastin e kërcënimit, frikësimit e fyemjes nëpërmjet telefonit të gazetares Shala. Çdo veprim i tillë asht ndërhymje direkte në punën e gazetarëve, gazetarinë e pamvarun dhe lirinë e shprehjes.

Sujets similaires
» Reshat Sahitajn e Adem D. e kan kercnue me vdekje nga LVV
» Malo Gami i afert i enver hoxhes
» Vrasesi i Sebahate Toles,Isuf Haklajt,a Bedri Krasniqi
» Rasesi i Sebahate Tolajs a Bedri Krasniqi truproje Ramushit
» Truproja e Ramush H.Bedri Krasniqi vrau Sebahate Tol,Isuf H.

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum