Pacolli refuzon kryetarllakun qe ja propozoin
:: sport
Page 1 sur 1

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/11212/pacolli-nuk-pranova-oferten-per-president/
Pacolli: Nuk pranova ofertën për President
02-10-2010 19:53 CET
Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, pas dorëheqjes së Sejdiut, ka marrë një ofertë për t’u nominuar në postin e presidentit të Kosovës, nga njëri prej partnerëve të koalicionit aktual qeverisës. Mirëpo, Pacolli nuk e ka pranuar këtë ofertë për shkak të diskreditimit të qeverisjes aktuale, të përbërë nga PDK-ja dhe LDK-ja.
Behgjet Pacolli, për “Zëri” nuk ka dashur të komentojë gjatë çështjen e ofertës që ka pasur për të qenë president, pasi që, siç tha ai, koalicioni
aktual e ka humbur kredibilitetin dhe besimin e qytetarëve dhe vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“AKR-ja nuk do të pranojë të hyjë në asnjë pazar politik. Nuk do të pranojë postin e presidentit jashtë votës së lirë të qytetarit dhe pa mbajtjen e zgjedhjeve. Të gjitha vendimet politike ne do t’i ndërmarrim vetëm pas verdiktit të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje të plotë me vullnetin dhe interesat e qytetarëve”, tha Pacolli.

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum