Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Fatos Klosi

 :: politika

Aller en bas

Fatos Klosi Empty Fatos Klosi

Message  Perparimi Dim 21 Mai - 12:29

http://lajme.shqiperia.com/index.php?page=shownews&newsID=32170


Ketu me larte klikoni dhe lexoni.

Lajme dhe Aktualitet


Lajme nga Tirana

Pasqyra e gazetave te Tiranes: diskutimet rreth varesise se SHISH,vizita e krereve te shtetit ne OKB dhe zhvillimet ne Partine Socialiste jane titujt e faqeve te para te tyre


Data e Publikimit: 15/09/2005

Autori i Lajmit:
24 ore
PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR


TIRANE, 15 shtator /ATSH/ -Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit të ditës së sotme:



ALBANIA - E përditshme e pavarur. Viti i 11 i botimit

-Bashkimi Europian: "Do të kthejmë klandestinët"
Votohet marrëveshja e ripranimit midis Bashkimit Europian dhe Republikës së Shqipërisë, e quajtur Marrëveshja e Ripranimit të Personave Ilegalë, e cila pritet të hyjë në fuqi këtë vit, shkruan gazeta. faqe 11
-Fatos Klosi: "Berisha kërkon të kthejë kohën e Gazidedes"
Ish-kryetari i Shërbimit Sekret, Fatos Klosi, është shumë skeptik ndaj vendimit të qeverisë "Berisha" për bashkimin e SHISH me Ministrinë e Brendshme. faqe 2-3
-Presidenti Bush takon kryeministrin Berisha
Presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush, dje u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Gjatë pritjes për krerët e delegacioneve pjesëmarrëse në samitin e OKB-së, shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka uruar kreut të qeverisë shqiptare fitoren e 3 korrikut, shkruan gazeta. faqe 7
-Arben Malaj shpall kandidaturën për kryetar të Partisë Socialiste
Kandidatura e Malajt është kandidatura e tretë që vetëshpallet, pasi më parë e ka shpallur kandidaturën edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, dhe Shkëlqim Meta ka shpallur kandidaturën për herë të dytë, shkruan gazeta. faqe 8
-(Pa)fajësia "Gazidede" - Koment nga Arben Rrozhani. faqe 2

BALLKAN - E përditshme e pavarur. Viti i 4 i botimit

-SHKB, 100 dosje policësh për Olldashin
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm bën gati listën e bluve të dyshuar për trafiqe ose korrupsion, shkruan gazeta. faqe 5
-SHISH te Rendi? Rusmajli: Do i bashkojmë. Opozita kundër
Projekti i qeverisë ka hapur debate të forta mes politikës. Sipas opozitës socialiste,duket se Ekzekutivi kërkon të përdorë politikisht këtë shërbim, shkruan gazeta. faqe 3
-Arben Malaj zyrtarizon sfidën me Edi Ramën
Arben Malaj është sfidanti i parë i kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama. Anëtari i Kryesisë së PS-së ka shpallur dje zyrtarisht ambicjen e tij për të marrë postin e kryetarit të partisë, shkruan gazeta. faqe 2
-Emigrantët e paligjshëm do të kthehen në Shqipëri
Parlamenti Evropian ka votuar marrëveshjen e nënshkruar me Shqipërinë, sipas të cilës vendi ynë pranon të gjithë shtetasit e saj të kapur pa dokumentacion në vendet e Unionit Evropian, shkruan gazeta. faqe 20
-Psikanalizë e "simptomës" politike - Nga Mirela Sula. faqe 8

DITA - E përditshme e pavarur. Viti i 5 i botimit

-PD kundër Moisiut për SHISH
Zv/kryeministri Rusmajli sqaroi se vendimi i qeverisë, sipas të cilit SHISH do të jetë pjesë e strukturës së Ministrisë së Brendshme, është marrë në kuadër të reformave të thella kundër krimit të organizuar dhe infiltrimit të tij në strukturat shtetërore, shkruan gazeta. faqe 3
-PS: Pasardhësi i Nanos, një kryetar më i "dobët"
Kongresi i tetorit do të zvogëlojë kompetencat e kryetarit të partisë, duke shmangur "diktatin" mbi forumet, shkruan gazeta. faqe 4
-Ndëshkimi i parë në Fier, shkarkohet drejtori i Arsimit
Ministri i Arsimit ka urdhëruar largimin e menjëhershëm të kreut të Drejtorisë Arsimore të qarkut të Fierit, Bajram Gashi. faqe 5
-Malaj shpall kandidaturën për kryetar i PS
Ish-ministri i Financave shpall platformën për modernizimin e Partisë Socialiste, shkruan gazeta. faqe 4

GAZETA SHQIPTARE - E përditshme e pavarur. Viti i 11 i botimit.

-Flet Nar Koka: "Jam i pafajshëm, më arrestuan lojrat politike"
Biznesmeni nga Durrësi i arrestuar për kontrabandë merr në telefon redaksinë e NEWS 24. faqe 10-11
-Rusmajli kundër Moisiut për varësinë e SHISH
Në këtë shkrim njihemi me qëndrimin e qeverisë lidhur me vendimin e kalimi të SHISH në varësi të Ministrisë së Brendshme. faqe 3
-Moisiu dhe Berisha, takohen me Bush
Biseda për disa minuta në ambjentet e Waldorf-Astoria Hotel në Nju Jork. Presidenti i SHBA-së uron kryeministrin shqiptar, shkruan gazeta. faqe 5
-Islami: Rama të "kalkulojë" Nanon
Kastriot Islami, anëtari i KPD së Partisë Socialiste dhe deputet i saj komenton zhvillimet në kampin rozë. faqe 8
- SHISH, përse Berishës i duhet një alibi - Editorial nga Skënder Minxhozi. faqe 20

GAZETA 55 - E përditshme e pavarur. Viti i 9 i botimit.

-Berisha, takime me Bushin e Berluskonin, aleanca për reformat
Kryeministri Berisha pati dje në prani të medias një shtrëngim dashamirës duarsh me presidentin amerikan, Xhorxh Bush, i cili i përcolli urimin për fitoren dhe mbështetjen për reformat, shkruan gazeta. faqe 3
-SHISHI brensa Ministrisë së Brendshme, hap drejt decentralizimit
Zv/kryeministri Ilir Rusmajli ka pohur dje se vendimi për përfshirjen e SHISH në varësinë e Ministrisë së Brendshme është shenjë e qartë e decentralizimit, duke e shkëputur shërbimin nga kontrolli i kryeministrit si ka qënë praktika e kaluar e kabinetit Nano, shkruan gazeta. faqe 5
-Petro Koçi: Ruçi dhe kryesia e PS-së duhet të ishin shkarkuar
Njëri prej njerëzve që do të kandidojë për kreun e PS-së, Petro Koçi, është shprehur i habitur se përse nuk janë shkarkuar ende në PS përgjegjësit për humjen, shkruan gazeta. faqe 2
-Një "përlotje" e shtirur për administratën - Editoria nga Blegina Agolli. faqe

KOHA JONË - E përditshme e pavarur. Viti i 15 i botimit.

-Zv/kryeministri sfidon Moisiun
Berisha kërkon ta vërë shërbimin sekret nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, shkruan gazeta. faqe 3
-Berisha fton Bush në Shqipëri
Kreu i shtetit shqiptar dhe kryeministri takohen me presidentin amerikan, Xhorxh Bush. faqe 2
-"Largimet, për arsye politike"
Krerët e partive të majta kundër reformës "Berisha" në administratë. faqe 4
-Deklarohet rivali i parë përballë Ramës
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, shfaq ambicjen e tij si pasardhës i Nanos në PS, shrkuan gazeta. faqe 5
-Edhe ministrat e rinj do të deklarojnë pasuritë
Sipas ligjit, të gjithë shtetarët detyrohen me ligj për deklarimet. faqe 2

KORRIERI - E përditshme e pavarur. Viti i 5 i botimit.

-Cigaret, policia ndihmoi Kokën
Gazeta shkruan se Skënder Thaçi, komandant toke në Komisariatin e Policisë së Portit të Durrësit, u prangos dje, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. faqe 7
-Moisiu-Berisha, takim me Bush
Presidenti dhe kryeministri marrin pjesë në samitin e OKB-së për objektivat e mijëvjeçarit. Përshëndeten me shefin e Shtëpisë së Bardhë, shkruan gazeta. faqe 6
-Qeveria: Shërbimi sekret nën urdhërat e Olldashit
Zëvëndëskryeministri Ilir Rusmajli kundërshton deklarimet e Presidentit të Republikës, duke u shprehur se shërbimi sekret do të kalojë në varësi të Ministrit të Brendshëm. faqe 5
-Malaj, platformë për kreun e PS
Ish-ministri i Financave dhe anëtari i kryesisë socialiste, deklaron se është i angazhuar për përgatitjen e Kongresit të tetorit, më tepër sesa për konkurimin personal, shkruan gazeta. faqe 2
-Tentakulat mafioze të shtetit - Opinion nga Alfred Peza. faqe 1

METROPOL - E përditshme e pavarur. Viti i 2 i botimit.

-Nju Jork. Berisha takon Bushin, e fton atë në Shqipëri
Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me presidentin amerikan Xhorxh Bush, e ka ftuar atë për një vizitë në Shqipëri, shkruan gazeta. faqe 3
-Alarmi, virus në telefonat celularë
Një kompani pirate ka shkatërruar 3 milionë celularë në një kohë të shkurtër. Vjedh impulset, prish telefonat. AMC dhe Vodafone japin udhëzimet. faqe 12
-Propozimi i Malajt: Kryetari të ketë vetëm dy mandate
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, kërkon kufizimin e të drejtave të kryesocialistit. faqe 2
-Asnjë nëpunës s'shkarkohet pa arsye
Komisioni i Shërbimit Civil merr në mbrojtje specialistët. faqe 4
-Koncertet pa spektatorë të Edi Ramës - Koment nga Bashkim Muça. faqe 12-13

PANORAMA - E përditshme e pavarur. Viti i 4 i botimit.

-Kontrabanda. Zbulohen pronat e bosit të cigareve
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbuluar pronën e parë të shkodranit Ndoc Gjergji, të akuzuarit si truri i operacionit për kalimin e 8563 kolive me cigare natën e 29 marsit në portin Durrësit, shkruan gazeta. faqe 2-3
-KLSH: Skandali i dytë i ambasadorit Fatos Tarifa
Nga kontrolli në Uashington janë evidentuar rreth 80 mijë dollarë shkelje për dieta, udhëtime dhe pritje, shkruan gazeta. faqe 9
-"Rama kandidaturë e fortë, por të vlerësojë Nanon"
Flet anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Kastriot Islami. faqe 4
-Rusmajli: SHISH në varësi të Ministrisë së Brendshme
Zv.kryeministri Rusmajli shprehet kundër deklaratës së presidentit Moisiu. faqe 6
-Moisiu, Berisha takojnë veçmas Bushin
I sapoemëruari në postin e kryeministrit, kreu i PD-së, Sali Berisha dhe presidenti, Alfred Moisiu, takojnë për pak minuta presidentin e SHBA-së, Xhorxh Bush. faqe 7

SHEKULLI - E përditshme e pavarur. Viti i 9 i botimit.

-Rama-Malaj, gara për kreun e PS
Pas kryebashkiakut të Tiranës, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka deklaruar se do të prezantojë një platformë për modernizimin e PS, shkruan gazeta. faqe 4-5
-Rusmajli: SHISH nën varësinë e ministrit të Brendshëm
Zv.kryeministri Ilir Rusmajli tha se kalimi nuk prek "pavarësinë kushtetuese" të SHISH-it dhe decentralizon pushtetin. faqe 3
-Berisha e Moisiu takohen me Bush
Dy shtetarët e lartë kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Bush për kryetarët e shteteve. faqe 2
-Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar
Shkrimtari i madh kërkon spastrimin moral dhe shpëtimin nga dosjet e fshehta. faqe 6-7
-Mbreti vdiq, Rroftë mbreti! - Opinion nga Adri Nurellari. faqe 15

TEMA - E përditshme e pavarur. Viti i 7 i botimit

-Berisha fton Bushin në Shqipëri
Kryeministri Sali Berisha fton liderë europianë dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmojnë reformat në Shqipëri. faqe 2
-Rusmajli: Ministria e Brendshme, sipas modeleve perëndimore
Zv.kryeministri Ilir Rusmajli deklaroi dje se përfshirja e SHISH në varësi të Ministrisë së Brendshme krijo efikasitet më të lartë. faqe 5
-Malaj shpall kandidaturën për kreun e PS
Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Arben Malaj, është kandidati i dytë i shpallur në garën për postin e kryetarit të socialistëve. faqe 7
-Ringjallja e Feniksit - Editorial nga Prof. Dr. Apollon Baçe. faqe 1

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum