Beogradi këndon fitore: Asnjë njohje e re për Kosovën
:: sport
Page 1 sur 1

19/08/2010
Serbët e Veriut shpallin pavarësinë nga Kosova

AAK: Qeveria, bisedime sekrete me Serbinë në katër shtete
Bogdanoviç: Të nisin hetimet ndaj Ragmi Mustafës
OSBE kundërshton ndarjen etnike të shkollës në Strugë
Lëvizja
Ministri i Jashtëm Jeremiç i jep fund misionit për lobimin e rezolutës së re në OKB
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, i dha fund misionit të tij dyjavor në Nju Jork, ku ai, në selinë e OKB-së, loboi për projektrezolutën serbe mbi Kosovën, të cilën Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet që ta shqyrtojë në gjysmën e dytë të muajit shtator. Gjatë kësaj periudhe, Jeremiçi zhvilloi më shumë se 50 takime dypalëshe me përfaqësues të vendeve-anëtare të OKB-së, në përpjekje për t’i bindur ata që ta mbështesin këtë dokument. Shkurtimisht, ajo që u përpoq t’u thoshte ai bashkëbiseduesve të tij, ishte se projektrezoluta serbe për Kosovën i kundërvihet secesionizmit (shkëputjes), çështje që, në fakt, ka një dimension global dhe lidhet me shumë raste në pjesë të ndryshme të botës. Po ashtu, ministri i Jashtëm serb u përpoq që t’ua interpretonte atyre mendimin e shpallur nga GJND-ja e Hagës në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga këndvështrimi i Beogradit, duke synuar që ta pakësojë sa më shumë rëndësinë e konkluzionit të kësaj gjykate dhe duke e interpretuar sipas dëshirës së vet mendimin e saj, se “deklarata për shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Në të njëjtën kohë, të dërguar të posaçëm të Presidentit Boris Tadiç i njohën brenda kësaj periudhe kohore, relativisht të shkurtër, me argumentet serbe përfaqësuesit e lartë të 55 shteteve të botës. Gazeta e përditshme serbe “Danas” konsideron se rezultat i parë i këtyre dy nismave diplomatike të Serbisë, gjatë tri javëve që kanë kaluar që nga shpallja e mendimit të GJND-së, mund të konsiderohet fakti se asnjë shtet tjetër nuk e ka njohur Kosovën, gjë që, në fakt, është në kundërshtim me pritjet se menjëherë mbas shpalljes së mendimit të GJND-së do të vijonin njohje masive të pavarësisë së Kosovës. Sidoqoftë, në këto kushte, vendet e Pesëshes (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia), në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, i kanë rritur përpjekjet e veta, duke synuar, në radhë të parë, dy objektiva: që projektrezoluta serbe për Kosovën e paraqitur në OKB të pësojë fiasko dhe që sa më shumë shtete ta njohin Kosovën, shkruan gazeta e mësipërme, e cila thekson se faji që kanë dështuar përpjekjet e deritanishme të ministres së Jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, për inufikimin e shteteve anëtare të BE-së, i vihet Serbisë. Fakti që Beogradi, pavarësisht se nga sa thotë, po luan kartën e përçarjes në BE, sa i përket çështjes së Kosovës, mund t’i kthehet atij si bumerang, pra se shtetet kryesore të saj (BE-së) do të mund të hakmerren, duke e bllokuar kandidaturën e Serbisë në BE. Këtë e konfirmoi këto ditë edhe zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Gjeliç, përgjegjës për integrimet europiane të Serbisë, i cili theksoi se, me sa kishte dijeni ai nga kontaktet në Bruksel, Këshilli i Ministrave të BE-së nuk do ta shqyrtojë aplikimin e Serbisë për në BE këtë shtator, sikurse pritej përgjithësisht dhe se është e qartë se Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Holanda dhe Belgjika çështjen e kandidaturës së Serbisë në BE e lidhin direkt me projektrezolutën serbe të paraqitur në OKB. Është më se e qartë se vetëm nëse Beogradi heq dorë nga projektrezoluta e vet ose pranon që asaj t’i bëhen korrigjime thelbësore, atëherë aplikimi i Serbisë për në BE do të marrë “dritën e gjelbër”, sepse, përndryshe, ai do të mbesë në ndonjë sirtar të ndonjë zyre të Këshillit të Ministrave të BE-së.
Protesta e parë multietnike në veri të Mitrovicës
22/08/2010POPo serbet jan majqina dhe kan manipulue me shqiptar se bashkohunu me neve e kerkojna uje bashk dhe kur ta shpallim nezavisno severnu kosovu ne bashk jetojna!perqa e sundo

Sujets similaires
» Kinezi kendon shqip
» Azem Vllasi kendon ne beograd serbishte vidovdanin
» Protesta e Serbisë në OKB - Beogradi konteston pavarësinë e
» Bekim Kastrati i gjykuar nga beogradi per shpiunim
» Beogradi 1902 qender e shqiptareve musliman,sot!

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum