Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Sanije Rexha dhe krijimi i uçk

 :: sport

Aller en bas

Sanije Rexha dhe krijimi i uçk Empty Sanije Rexha dhe krijimi i uçk

Message  Perparimi Dim 22 Aoû - 15:31


http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=118879&page=3Citim:
Postuar më parë nga Drityll
Tash i ftoj te gjithe ata qe jane me Gani Gacin mos te shkruajne ne kete teme, sespe keta serbosslavet marksisto leninniste e kane hap kete teme veç me ballancue ate ku akuzohet me te drejteb SHIKU per vtasjet ne Kosove.

Poshte sllavo-marksisto-leninisto te SHIK-ut dhe te Edi Rames qe po mundihet edhe ai me rrzue Qeverine e Sales per me mujt me ik kriminelet nga Kosova.
Jam ne dakord me mendimin tend vetem nje duhet te shtoj..

Kjo meqka e Sandokarit kishte qene ne serbi tok me Bllacen por ajo kishte qendrim 10 vjeqar atje..

Tani pasi qe Shiku u mor vesh me Bia e serbise se eshte koha e duhur qe ju te shfaqni faktet rreth krimeve do te shperbleheni.. e sa interesant qe te dy keta antar jane edhe antar te PDK edhe te Shikut.

Kjo llapjanka qenka ne kajdin e kesaj vejushkes se Kadri Veseli..ani kur tha jam e 'arsimuar' thuase ne nuk njohin njerzia se sa e arsimuar eshte Sanija e Sheremet Gecit hahahh..

Kjo ne vitet 1984-5- ka qene ne gjimnaz e pastaj nje vit ka vijuar shkollen tregtare .. edhe aty ka qene e dobet ..sic e dini ju te gjithe qe ne ate kohe ne
drejtimin tregar qe ishte vetem nje vit vijonin mesimet nxensit me te dobet,asokohe.

Dhe sa poshter eshte meqka kur thot se edhe nese vellau im eshte kriminel une nuk kam cka i bej ..po ti meqko e din se Sabit Geci ka qene hajn kriminel ,kolaboracionist,i Iliejes shefit te policise ne Skenderaj..si kolaborocionist qe ishte
e leshuan nga burgu per ta vra Adem Jashari i cili ka pohuar vet qe serbet ia kishin dhene 200.000 .DM asokohe per ta vrare komanadant Ademin.

Me te kuptuar kete lajm Shaban Jashari ia kishte trehequr verjtjen Ademit me duke i the "biro ky mangupi i Sheremetit fjalen e kishte per Sabit Gecin i paska hanger nje thes pare eshte ma mire ta heqesh qafe se do ia shohim sherrin..

Ademi kishte then do ta hedh ne aksione dhe me ne fund do ia mbath kepucet..ky kishte degjuar kete nga Rexhep Selimi dhe shkon e lajmeron Ilien per tere planet e Adem Jasharit dhe e hedh Ademin ne gracke e edhe luftetaret e tjere me finokeri i largon qe te mos e mbeshtesin Adem Jasharin gjat operacionit te forcave qe do te ndremirrnin kunder Adem Jasharit.

Sanije Geci ne serbi bashk me Bllacen!!!!!!


dhe vellau i kesaj e vrete shokun se pari e kindapon dhe e vrete!!!Pasi ja merr markat !



Keshtu pra adem Jashari ka rene ne gracken e Sabit Gecit dhe sa qe eshte serbia fajtore per ate masaker aq eshte edhe Sabit Geci e Rexhep Selimi.Keshtu do ta regjistroj historia kete fakt te pakontestuar.Nese dikush do te kundershtonte kete fakt le te me thot ku ishin 'ushtaret dhe ushtaraket ' e UCK-se gjate ofenzives serbe kunder Jasharajve..pra e verteta eshte e hidhur por keto jane realitete te cilat nuk mund t'i mohoj nje vejushe/meqke ose nje hajdut,i pabese sic eshte Sabit Geci.

Kjo vejushka bie ne kundershtim me veten e saj kur pretendon ne dike tjeter se eshte kriminel e nuk e sheh e gjora se me kriminel se Sabit vellai i saj dhe Sandokani burri saj nuk ka pas..

Sandokani ne fshatin Runik ka fundi i shtatorit e ka vra nje berber te shkrete mu para 6 femijeve dhe gruas Muhamet Brica e quanin ..e ka vra vetem pse ai si barber dhe nje here aty ke ai kishin qeth floket nje serb.Per kete e etiketoj si spiun dhe e masakroj mu para familjes.

Edhe ne Kline rastin e njefar Ali Racit edhe ate disi ne kete menyre e ka ekzekutuar.. per kete rast jane denuar Tahir Desku dhe Dibran Fyelli si bashkepuntor ne kete krim..

Ndersa Krimet e vellaut te vejushkes jane nje numer trefish me te Ballaces..Ky Sabit ka vra njerz te pafajshem edhe para lufte ndersa gjate luftes edhe ka dhunue edhe ka vra..

Ja vetem nje detal :Nje 'shok ' i Sabit Gecit nga Dibra quhej Petrit ai ishte ftuar ne Kosove nga Sabiti i cili me ne fund edhe vritet nga Sabiti.Po e pershkruaj shkurtimisht kete rast:Sabit hajni operonte ne trenin Akropolis qe fillonte askohe ne Athine dhe stacionin e fundit e kishte ne Munich te Gjermanise ..njerzit qe udhetonin me ket tren zakonisht ishin puntor turq,serb,grek,shqiptar,maqedon slloven,kroat qe te gjithe ishin te punsuar perkohesisht ne Gjermani dhe ky Sabit qe prej Lublane deri ne Fushe Kosove vidhte puntoret e shkrete ne ate tren.

Ne Slooveni gjegjsisht ne Lulljane njihet me kete Petritin nga Dibra..ky Petriti ishte nje tregrar dhe si tregtar qe ishte kishte siguruar fitime te mira.. dhe kur erdhi lufta Sabiti e ftoj ne Kosove . Erdhi Petriti si ke miku,shoku dhe kur erdhi Zabiti i tha tani je i kidnapuar ose 1.000.000 DM ose do te shkoj koka,u befasua Petriti!!Beri nje telefonate ne Maqedoni i tha te vellait Flamurit me sjell 1000.000 se jam kidnapuar nga serbet dhe nuk me leshojne dot po nuk pagova kete shume parash..Flamuri i ben gati 600.000 dhe prap nuk e liron Sabit Geci..

Sabiti i kerkon edhe 200.000 mije ky Petriti i thot nuk kena me Sabit..dhe ky Sabiti ate nate dehet dhe ne nje kulle ne fshatin Baks ku ishte i kidnapuar Petriti aty edhe eshte dhunuar ne menyren me barbare.Ia kishte ven doren permbi stufe kur stufa ishte e skuqur nga zjarri i madh dhe nen ate presion duke ia ojekur doren i kerkonte dhe shumen tjeter te parave.. edhe argetohej me kete viktime edhe pinte alkohol edhe me tutje diku pamesnate pasi qe ia dogji doren dhe siguroj shumen tjeter te lekve qe vinin ditet e ardhme e nxori revolen nga brezi dhe qelloj mbi te i shkaktoj vdekjen e mnjehershme.

Pastaj e moren e varrosen ne nje vend te panjohur dhe kur familja e tij filluan ta kerkojne u thoshte se me duhen kaq e kaq lek per ta gjetur dhe akoma me shume u mori lek per Petritin te cilin e kishte maskruar ne bese duke i marre edhe haraqin deri ne maja.Me ne fund e akuzonte e vrava petritin se ishte spiun..

Keto krime kjo meqka e Azem Syles nuk i tregon por jemi deshmitar te ngjarjeve te tilla qe kane bere tandemi Sabiti-Sandokani.

Ka edhe shume femra qe jane dhunuar nga Sabi Geci dhe disa nga to jane vrare ma pastaj por ka nga ato qe i kane shpetuar vrasjes por jo dhunes njera nder to eshte nje vajze nga Mitrovica e cila tani jeton ne Gjermani.



!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Justiniani
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 23-08-2008
Postime: 83

Muhamet Kelmendi: Pse nuk u ndërtua Fronti për Çlirimin e Kosovës
Mr. Muhamet Kelmendi


E NUK U NDËRTUA FRONTI PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS


Redaktore: Ada Hyso
Lektor: Skënder Zogaj

Shtëpia Botiuese „ILIRIA“
Tiranë, 1999

Hyrje

Çështjet që do te shqyrtohen këtu, kanë te bëjnë me organizimin politik e ushtarak te lufts në Kosovë. Në njërën anë, do të flitet për vetë subjektin politik e ushtarak (LPK-në dhe UÇK-në), ndërsa, në anën tjetër, për subjektet politike legale, etj. Vetë ideja për ndërtimin e sistemit çlirimtar është e bazuar në programin e LPK-së. Kjo organizatë deri në maj 1998, bëri çka mundi për të ndërtuar Frontin Çlirimtarnë Kosovë. Por, për të kuptuar këtë, do të ndalemi ne anën historike te UÇK-së, te punës se saj dhe te lidhshmërisë me LPK-në, si subjekt krijues dhe udhëheqës i kësaj force ushtarake.

Lidhur me këto çështje është shkruar, diskutuar e folur mjaft. Ka shkrime shumë pozitive, sikundër që ka edhe të kundërta me te, përkatësisht negative. Ka të tilla që ende nuk e kanë kapur si duhet atë, ndonëse çeshtja ka shkuar aq para, saqë tani me ka kaluar ne subjekt individual politik e ushtarak, mbi të cilën po e ndërton jetën shoqërore.

Çështjet që do te shtrohen dhe shqyrtohen në këtë vepër, nuk janë gjë tjetër veçse përshkrim i punës se madhe shumëvjeçare për organizimin dhe ndërtimin juridik e politik te luftës çlirimtare ne Kosovë. Kuptohet se qëndrimet e vendimet e marra nga organet udhëheqëse, mbi organizimin tonë ushtarak e politik nuk i kam, sepse ato kanë mbetur ne sekretarinë e LPK-së, si subjekti që e ka organizuar atë punë, por unë do të mbështetem në të dhënat që i kam shënuar gjatë punës sonë. Këndej, do të fus edhe disa letra, kërkesa e vendime origjinale, te cilat ne një kopje kanë mbetur tek une, origjinale siç janë, ndërsa disa të tjera vetëm do të
përmenden.

Është e kuptueshme se një analizë e tillë e punës sonë në fushën ushtarake, shumëkujt nuk do t'i shkonte përshtati, sepse këtu do te theksoj edhe emra te cilët janë te lidhur me çështjen tonë, me atë të UÇK-së dhe të luftës në Kosovë. Gjatë këtij shqyrtimi del gjendja, prandaj edhe për atë, do te përpiqem te jap fakte konkrete te cilat nuk do të priten mire nga disa, ndërsa nga disa të tjerë, ndoshta edhe do te kërcënohem, sepse do t'i theksoj bash ne realitetin ekzistues të kohës.

Ne librin tim me kujtime nga UÇK-ja do te përpiqem te ndriçoj anën politike, atë juridike dhe ushtarake-çlirimtare të veprimtarisë sonë deri ne maj te vitii 1998, duke u mbështetur ne punën e Kryesisë dhe te KP te D.jv. që është bërë për te krijuar tabanin politik ejuridiko-ushtarak dhe atë shtetëror për krijimin, organizimin e ndërtimin e UÇK-së. Duke e kapur këtë çeshtje me kaq rëndësi, do te dalë vetiu dhe koha e lindjes se saj, emërtimi dhe zhvillimi e pengesat e shumta te krijuara ne terren dhe ne forumet tona politike. Ndërsa, një pjesë e veçantë i kushtohet gjendjes duke nxjerrë edhe përfundime mbi pasojat dhe perspektivën e çështjes.

Një çështje po aq e rëndësishme sa edhe vetë krijimi i saj është padyshim edhe mbrojtja politike e juridike e UÇK-së nga LPK-ja, sikundër dhe ajo morale e diplomatike, që iu bë aksioneve te saj kudo ne bote, pa dalë si krah ushiarak i LPK-së, ndonëse ishte e tille dhe për vetë shkakun se LPK-ja ishte për ndërtimin e sistemit politik shtetëror (Frontit Çlirimtar te Kosovës) me te gjitha subjektet politike e organizative ne vend. Veç kësaj, do të përpiqem me fakte te tregoj shkakun e krijimit te fondit "Vendiindja Thërret", si bazë e forte financiare për UÇK-në, e cila u krijua nga Kryesia e Degës j.v. të LPK-së dhe KP i saj, si formë e financimit te luftës brenda ne Kosovë.

Këtu do te flas edhe për raportet me subjektet politike e organizative në Kosovë, Shqipëri si dhe me qeverinë e Bukoshit, lidhjet e kontaktet me te, sepse as këto nuk mund te kalohen pa u
shqyrtuar, pasi jo vetëm që nuk ka pasur bashkëpunim politik, por as financiar. Kjo gjë ka shpënë tek forcimi i fondit tonë "Vendiindja Thërret". Qeveria e pati kundërshtuar edhe unifikimin, (bashkimin) në sistem, të fondit "Vendlindja Thërret".

Po aq e rëndësishme është te kapet pikerisht çështja jonë edhe ne dritën e pikësynimit te LPK-së për ndërtimin e sistemit politik e juridiko - shtetëror në Kosovë (Frontit Çlirimtar ne Kosovë), si formë për te ecur ne luftën tonë te madhe çlirimtare. Nëpënnjet tyre do të ndalem tek puna, aktiviteti dhe pengesat për ndërtimin e këtij sistemi. Këtë do ta përcjell edhe me disa letra që Kryesia u ka dërguar subjekteve dhe UÇK-së, te cilat i kam në pika te shkurtëra, përkatësisht projektet e tyre te cilat ia pata paraqitur organeve udhëheqëse për t'i miratuar. Ato qenë dërguar në emër te LPK-së.

Natyrisht, ne këtë liber do té bëhet fjalë edhe për grupin politik (klikën) e krijuar ne kuadër te LPK-së e UÇK-së, si dhe për faktorët që kanë ndihmuar ne ndërtimin e klikës se tille, jashtë sistemit tonë te përcaktuar né programin e LPK-së, që mori nën kontroll UÇK-në. Nuk do të lihet pa u vënë ne shqyrtim odhe roli i subjekteve politike ne Kosovë,, sidomos i disa politikanéve, të cilët bënë çmos te mos lejonin ndërtimin e saj, kuptohet, për shumë fakte, po mbi te gjitha nga pozitat e tyre karieriste, bajraktare, financière e frikacake, sepse ai sistem kërkonte kalimin tonë ne vendin e çliruar duke qenë të lidhur me popull'n. Po këtu do te shqyrtohet edhe roli i Tiranës zyrtare që ne periudhën 1997-98, ishte mjaft negatw dhe pengues.

Një punë jashtëzakonisht negative ka qenë lufta për të mos e ndërtuar Frontin. Ne këtë anë, ka punuar vetë grupi politik i UÇK-së,

Kryesia Teknike e Degës se LPKj.v. dhe klika e ndërtuar nga ana e tre anëtarëve te Kryesisë se vjetër për te mbizotëruar UÇK-në jashtë sistemit. Për te arritur formën e tashme te organizimit dhe këtë klikë e tille, ata krijuan grupe akuzuese ndaj Kryesisë se vjetër, duke e ngarkuar atë me akuza te pavërteta dhe pa fakte mbi vrasjen e shokëve ne Kosovë. Çdo gjë u vërtetua, sepse botërisht ishte treguar se ata kanë rënë në përleshje e sipër me pushtues, si ne Vushtëri ne janar te vitit 1997, kur ranë tre heronjtë e kombit tonë. Veç kësaj, bënë bllokimin politik te UÇK-së dhe me shpejtësi, duke u ndihmuar nga Kryesia Teknike e Degës se LPK-së jashtë vendit, e cita nuk ftoi për me se tre muaj asnjë mbledhje te KP e LPK-së, u devijuan përcaktimet politike dhe u ndërtua baza aktuale politike e UÇK-së, jashtë sistemit polilik te përcaktuar ne Front Çlirimtar, si dhe nuk lejuan lidhjet me te.

Nuk kam dëshirë që ky punim te keqkuptohet, ne mënyrë që nga ai te kalohet ne hakmarrje fizike, ndonëse as asaj nuk i frikësohem. Por, jam i mendimit se ata që do te vihen ne spikamë, nëse kanë prova te paraqesin mendimet e veta dhe po ashtu të vihen ne ballafaqim faktet, ne mënyrë që lexuesi t'i peshojë faktet pa qenë nën presion.
Kjo është demokratike.

Sponsorizuesit e Forumit
Forumi Shqiptar
Reklama



23-12-2009, 23:18 #2
Justiniani
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 23-08-2008
Postime: 83

KAPITULLI I

ORGANIZIMI USHTARAK (UÇK) NË KOSOVË

Gjatë tërë historisë, populli shqiptar ka luftuar për çlirimin e vet kombëtar. Ai u kacafyt me armiqtë e shumtë, duke u përleshur e luftuar, në mënyrë që të çlirohet nga pushtuesit, ata që e kishin pushtuar me arme dhe me dhunë e terror e mbanin nën okupimin barbar. Nga luftërat e gjata te popullit tonë doli shteti shqiptar, por i përgjysmuar. Shqipërisë iu shkëputën vise te tëra, te pastra shqiptare. Nga trungu i atdheut ndanë Kosovën dhe shumë vise te tjera, te pushtuara nga Maqedonia, Serbia e Mali i Zi, Greqia, te cilave edhe ua aneksuan.
Mirëpo, përkundër ndarjes, populli ynë e vazhdoi luftën e tij çlirimtare. Pas LDB-së ai luftoi pandërprerë kundër pushtuesve serbo-jugosllavë. Me arme ne dore dhe nëpër rrugët, sheshet e malet e Kosovës, u ndesh me armikun dhe luftoi për çlirimin e vet. Nga dhuna e terrori i ashpër serbomadh u mbytën me mijëra e mijëra shqiptare. Ndërsa, me qindra e mijëra te tjerë, fëmijë e gra, burra e pleq, u dëbuan nga trojet e veta shekullore. Kjo dhunë e ashpër, terror e masakrim çnjerëzor nuk e ndali kombin tonë nga rruga e lirisë, por përkundrazi, ai dhjetëvjeçar pas dhjetëvjeçari, pas çdo goditjeje u riorganizua, duke dalë edhe me i forte se me pare. Natyrisht, edhe armiqtë e thelluan luftën dhe ndjekjet kundër kombit tonë, masat e dhunës dhe terrorin shtetëror.
Ky veprim i ashpër i armikut, i kombinuar me masa dhunuese e terror fashist nga bazat shtetërore, te papara ne histori, parashtroi detyrën e organizimit te popullit tonë konform kushteve dhe rrethanave te krijuara te luftës për ekzistencë fizike e shoqërore. Ky pushtim mund te luftohej vetëm me organizimin ne përputhje me normal e ligjshme politike për te luftuar për liri, pavarësi e vetvendosje kombëtare, forma këto te lejuara me akte ndërkombëtare. Organizimin ushtarak te Kosovës e paraqiti koha si kusht te domosdoshëm, pa te cilin kombi ynë nuk do te mund te luftonte me te gjitha mjetet dhe format për çlirimin e vendit, për pavarësi e demokraci, për një shtet te pavarur te Kosovës.
Por, për te ardhur deri tek ky organizim politik e ushtarak natyrisht që kishte vështirësi te mëdha juridike, poirtike e te karakterit kushtetutor. Këto vështirësi e pengesa u tejkaluan, sepse, vetë kompetentët sipas dispozitave kushtetutore nuk e organizuan atë punë. Kështu, u fitua ligjshmëria dhe, me punë e angazhim te madh te LPK-së, u organizua subjekti ushtarak ne Kosovë mbi bazat e dispozitave kushtetuese te shtetit.
Subjekti ushtarak (UÇK) u emërtua nga organizatori i këtij subjekti, përkatësisht Kryesia e KP te LPK-së, Dega j.v., e cila e pati edhe përgjegjësinë politike, morale e diplomatike përballë këtij subjekti, kombit e organizmave ne bote. Ky subjekt ushtarak kishte edhe normat e përcaktuara për ndërtimin e Frontit Çlirimtar te Kosovës dhe e financonte atë me vetkontributin e anëtarëve. Me ndihmën e LPK-së u ndërtua, u dha kahja e aksioneve dhe u financuan njësitë e para te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës. Ne atë kohë (vitet 1990-1993) ende nuk ishte ky emërtim, por njësitë ushtarake sic ishin organizuar edhe vepronin. Atyre iu dha kahja politike e luftës çlirimtare te kombit tonë, duke krijuar bazën politike.

1. Bazat politike e juridike-organizative te UÇK-së

Duke u mbështetur ne dokumentet e organizatës, ne programin edhe ne statutin e LPK-së, në rezolutat dhe ne vendimet që dolën nga mbledhja e Pare dhe e Dytë, si dhe e Tretë e përgjithshme e LPK-së (vitet: 1987, 1989 dhe 1991), para organeve udhëheqëse te LPK-së, sidomos Kryesisë se KP-së, qoftë brenda qoftë jashtë vendit, u paraqit nevoja e organizimit te një subjekti ushtarak që do te fuste ne veprim te gjitha format dhe mjetet demokratike e ligjore te luftës, për te çliruar vendin dhe për te realizuar bashkimin kombëtar te popullit shqiptar, aspiratë historike e kombit tonë (Dokumentet e LPK-së deri neMP te Trete).

Shumë herët u punua ne këtë fushë. Për te ndërtuar një ushtri u mbështetëm ne vijën politike te LPK-së dhe ne dispozitat juridike te kësaj organizate te popullit tonë. Ne organet udhëheqëse te kësaj organizate (ne Kryesi) nxorrëm edhe sektorët për te gjitha sferat e veprimarisë sonë çlirimtare, nga ato politike e juridike, deri tek sektori ushtarak, etj. Mirëpo, për te arritur këtë organizim ushtarak dolën edhe shumë detyra te mëdha ne fusha te ndryshme, sidomos ne ato politike, juridike e luftarake te cilat duhej te rregulloheshin, ne mënyrë që te arrihej tek organizimi i një subjekti ushtarak.

Këto çështje e preokupuan me vite te tëra Kryesinë e LPK-së.

a) Çfarë kishte sanksionuar LPK-ja

Sic dihet, LPK-ja ishte vete e përcaktuar si organizate çlirimtare. Ne programin e saj thuhej:
"Populli shqiptar lufton për te arritur çlirimin e Kosovës dhe formimin e shtetit te pavarur që do te përfshijë te gjitha trojet e veta nën pushtim, ku shqiptarët janë shumicë" (...).

Ndërsa për te arritur këtë pikësynim ishte sanksionuar: "Për te arritur pikësynimet kornbëtare, çlirimin e vendit, LPK-ja do te përdorë te gjitha format e luftës çlirimtare: demokratike, paqësore dhe te kryengritjes se armatosur çlirimtare" (Programi i LPK-së).

Këto dy përkufizime juridike ishin bazë e veprimtarisë sonë politike e juridike ne kuadër te luftës për çlirimin e vendit. Megjithatë, me kalimin e kohës ne aspektin ushtarak, përveç ne atë politik e organizativ, LPK-ja u stërkeq dhe nuk kishte mundësi veprimi. Këtu ndikoi jeta plurale ne vend, përkatësisht krijimi i një numri te madh te partive politike. Dalja ne skenë e këtyre partive si dhe përpjekja që te bëhej rezistencë për ekzistencën juridike e organizative te LPK-së, bëri që ky pikësynim programor te neglizhohej dhe graduaiisht LPK-ja te kalonte ne parti politike. Ajo nuk u legalizua tek organet si parti, por veprimtarinë e vet,
ne fakt e kishte te tille. Ndonëse e legalizuar ishte si organizatë, vetëm emërim e kishte te tille.
Kështu jeta e organizatës u dyfishua. Pas mbajtjes se Mbledhjes se Përgjithshme te Tretë ne vend, ne vitin 1991, ajo përfundimisht e humbi karakterin e vêt çlirimtar. Ne mbledhje brenda vendit u përcaktua vetëm karakteri politik i organistës, si subjekt gjoja "legal'". Për atë shkak mbetën disa këshilla jashtë ingranazheve te saj, sepse nuk e pranuan atë legalizim. Ndërsa, ne botën e jashtme, ende u mbajt ne jetë kombinimi i formave legale me ilegale te veprimtarisë, por ne fakt, përballë subjekteve politike shqiptare dilte si subjekt legal. Kjo ne një anë dhe, ne anën tjetër neglizhimi i udhëheqjes se daië brenda vendit për te vazhduar punën, për çka edhe Kryesia dha dorëheqje, bënë që tërë aktiviteti i LPK-së brenda dhe jashtë, përsëri te kalonte ne botën e jashtme, tek Dega j.v. Ne fakt ky ishte edhe vendimi i LPK-së. Nëse baza jonë atje mbetej pa organe udhëheqëse, detyrat e saj t'i kalonin Krvesisë jashtë vendit.
Pushimi faktik i veprimtarisë se saj brenda vendit, e nxorri Kryesinë e LPK-së, Dega j.v. para një akd te vështirë. Kësaj i duhej te punonte ne dy fronte: se pari, ne drejtim te zgjerimit te radhëve te LPK-së brenda vendit dhe, se dyti, ne drejtim te krijimit te bazës politike e juridike, për te organizuar një force ushtarake për te luftuar për çlirimin e Kosovës. Ne fakt, njësitë e para vetëm sa ekzistonin. Ato lindën nga ish-këshillat popullore ne vitet '90-'91, atëherë kur, pas dorëheqjes se Krvesisë u stërkeq organizata brenda vendit dhe shumë këshilla kaluan vetvedu ne njësi ushtarake çlirimtare. Por, kjo forme nuk mjaftonte për një luftë çlirimtare. Duhej te punohej ne krijimin e bazës politike e shoqërore, përkatësisht te platformës se subjektit që krijohej. Kjo ishte përcaktuar politikisht vetëm nëpër mbledhjet e përgjithshme te organizatës.
Baza juridike e politike ishte ndërdmi i një Fronti Çlirimtar te Kosovës, me bashkimin e te gjitha subjekteve shqiptare, pa dallim pikëpamjeje politike, ideje, krahine a vendi, por që janë për çlirim. Përjashtim bënte vetëm baza tradhtare. Kjo ishte e sanksionuar ne dokumente te LPK-së. Edhe ne mbledhjet e LPK-së, kuptohet, ato te përgjithshme, sidomos ne Mbledhjen e Dytë dhe te Tretë te Përgjithshme, te organizuara ne botën e jashtme, u nxorrën edhe disa rezoluta ku tregohej baza politike e shoqërore dhe bëhej detyrë parësore e LPK-së, përkatësisht e udhëheqjes se saj, ndërtimi i një subjekd ushtarak, jashtë radhëve te LPK-së. Kjo duhej te luante vetëm rolin e udhëheqjes, kuptohet ne anën politike, juridike, diplomatike dhe ta financonte atë. Prej kësaj, madje para shpërthimit te luttes se armatosur, ishte përcaktuar ndërtimi i Frondt Çlirimtar te Kosovës, si forma e mjeti i vetëm për te çliruar Kosovën nga pushtuesit shekullor.
Mbi këtë bazë u kalua ne krijimin e bazës juridike për organizimin e njësive ushtarake. Që ne vitet 1991-1992 u vendes ne Kryesi platforma politike për subjektin e ri. Me atë bazë parashiheshin format e mjetet e luftës te cilat, përveç atyre pasive e aktive, përfshinin edhe mjetet çlirimtare për çlirimin e Kosovës. Kryesia e pranonte jetën plurale ne vend dhe ndërtimin demokratik te shtetit te Kosovës. Këtij përkufizimi politik te paraqitur nga Sektori politik e juridik i organizatës i mungonte vetëm ana juridike. Për këtë shkak, si sektor u mbështetëm ne rezolutat e MP te LPK-së dhe mbi atë bazë nxorrëm vendimin për organizimin dhe ndërtimin e subjektit te ri. Ky ishte vetëm një përforcim juridik i vendimit për subjektin e ri, i cili ishte duke u organizuar (Vendimet dhe Rezolutat e LPK-se Degaj.v. të MP te Tretë).

23-12-2009, 23:19 #3
Justiniani
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 23-08-2008
Postime: 83

b) Baza organizative për ndërtimin e UÇK-së

Detyrë tjetër që doli para organit tonë ishte gjetja e formave për të dalë nga gjendja që u krijua brenda vendit. Degës jashtë vendit i duhej te merrte rolin udhëheqës, jo vetëm për ndërtimin e radhëve të saj brenda vendit, por edhe te subjektit ushtarak.
Mbledhjet e LPK-së e përcaktuan këtë lloj organizimi, sepse brenda vendit, pas MP te tretë te saj, vitin 1991, u larguan Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Gani Syla, etj, nga udhëheqja, madje Gani Syla edhe si krvetar. Kësisoj, mbetën radhët pa udhëheqje, gjë që i kaluan kompetencat e saj tek udhëheqja e LPK-së jashtë vendit. Kjo ndodhi për shkak se ky grup pati kërkuar zyrtarisht te dilej me deldarimin për te shpallur LPK-në inekzistente (Roporti informativ i Grupit te Organizimit te LPK). Ndërsa, si arsyetim jepej se, kjo organizatë gjoja ishte e tepërt ne jetën plurale te Kosovës, LPK-ja si organizatë ilegale e kishte kryer detyrën e vet politike e shoqërore dhe se, tash ishin partitë légale që vepronin ne vend.
Ne kohën që po diskutojmë, Kryesia e Degës j.v. përbëhej prej Kryetarit Fazii Veliu, Nënkryetarit Muhamet Kelmcndi, Sekretarit Emrush Xhemaili, Përgjegjësit Financiar Gafurr Elshani dhe anëtarëve: AU Ahmeti, Xhavit Haliti dhe Agush Buja, që ne MP te katërt u zëvendësua me Adem Grabovcin. Si Kryesi e KP te LPK-së Dega j.v. e zgjedhur pas MP te Tretë mori tërë aktivitetin e LPK-së. Nga ky moment iu futëm punës si Kryesi për një organizëm tjetër ne fushën ushtarake, krahas vazhdimit te punës për ndërtimin e LPK-së e cila parashikohej si bazë politike (Shenimet nga ditari i MK).
Mirëpo, për te kryer detyrat që shtronte koha, si organ i tërësishëm, vetëm me mbledhjet tona te organizatës, që ishin sanksionuar edhe ne program, ishte e pamundur. U desh te grimcoheshin punët dhe te zgjidheshin sektorët për çdo fushë e veç e veç. Ne fakt, sektorët i kishim për veprimtarinë tonë te brendshme që nga vitet 1987, por tash lypsej rregullimi i tyre juridik dhe profesionalizimi i kuadrit ne to.

Ne këtë kohë nxorrëm disa sektorë:

1. Sektori politiko-juridik me udhëheqës Muhamet Kelmendin, anëtarë Fazli Veliun dhe Emrush Xhemailin, i cili ishte kompetent për anën politike dhe juridike. Ky sektor nxirrte projektvendime, rezoluta, qëndrime e rregullore dhe i paraqiste para organeve për miratim.
2. Sektori për organizimin e radhëve te LPK-së brenda vendit, që kishte udhëheqës Emrush Xhemailin, ndërsa anëtarë Gafurr Eishanin dhe Ali Ahmetin. Këtij sektori i ndihmonte edhe Xhavit Haliti. Ky ishte sektor që duhej te gjente radhët brenda vendit dhe te strukturonte organizatën tonë atje.
3. Sektori i rëndësisë se veçantë, me udhëheqës Xhavit Halitin dhe anëtarë Ali Ahmetin dhe Emrush Xhemailin. Këta ishin përcaktuar si ndëriidhës midis Kryesisë dhe radhëve te njësive çlirimtare. Ky sektor përcillte vendimet e qëndrimet tona atje dhe anasjelitas, te atyre tek ne. Merrej edhe me gjetjen e forcave te reja çlirimtare ne Kosovë (Shenimet nga ditari i MK).

Kishim edhe sektorë te tjerë, si sektori diplomatik me udhëheqës Rexhë Ibërdemaj dhe propagandistik me udhëheqës Fazli Veliun.
Edhe këto i kishin te përcaktuara kompetencat e veta. Pastaj, ishte sektori financiar, për agjitacion, mërgimtar, ctj. Te gjithë këta sektorë vepronin ne kuadër te Kryesisë se Degës jashtë vendit.
Vjen këtu te përmendet edhe puna e madhe për gjetjen e formave te organizimit. Një punë te madhe për këtë ka kryer një ekspert nga Tirana, i cili na pati ofruar materialin e organizimit te kësaj veprimtarie, material që e shqvrtuam dhe e vumë ne bazë te organizimit tonë. Ky u morr edhe me aftësimin e kuadrit tonë për këtë detyrë te madhe kombëtare. Mbi këtë material i dha Kryesia edhe kahjet e organizimit, duke u mbështetur ne format e organizimit te njësive ushtarake te vogla, pa numër te madh, ne konspiracion dhe nxorri vendimet për mënyrën e veprimtarisë se tyre. Ne Kryesi u diskutuan edhe kahjet e veprimit ushtarak. Ndërsa, u vendos që brenda vendit te shkohej vetëm tek ish-anëtarët e LPK-së, tek te burgosurit dhe tek ata që njiheshin për sakrifica, trimëri dhe me vetëdije kombëtare, te paimplikuar ne veprimtari destruktive dhe që ishin treguar me vepra lufëtarë te zotë te çështjes kombëtare.
Krahas kësaj, ne Kryesi u diskutuan edhe format e veprimtarisë ushtarake te njësive që organizoheshin, forma këto që i jepnin karakter politik veprimtarisë çlirimtare, duke dhënë kahjet e saj, objektivat dhe forcën juridike te veprimtarisë. Për këtë nga sektori politik e juridik iu propozua Kryesisë se LPK-së te nxirrej ky vendim: "Njësitë ushtarake çlirimtare duhet te organizohen ne njësi te vogla ushtarake, me konspiracion dhe disiplinë te rreptë. Ato kanë te drejtë te yeprojnë vetëm kundër forcave pushtuese te armikut, njësive policore e ushtarake te pushtuesit dhe objekteve me rëndësi ushtarake e shtetërore. Ne punën e sipër duhet te zgjerohen dhe te riorganizohen.
Ne punën e vet çlirimtare, njësitë nuk guxojnë te kryejnë aksione kundër popullsisë civile, fëmijëve e grave, ne vendet publike dhe kundër objekteve social-kulturore, etj. Kjo për shkak se, nëpërmjet kësaj kalohet dhe vierësohemi ne ushtri "terroriste", akuzë te cilën pushteti i Beogradit po e përdor kudo, ne bote dhe brenda vendit"(Projektvendimi i LPK-së).

Ky vendim u aprovua njëzëri.
Megjithatë, ky vendim paraqiti për detyrë dhe po ne këtë mbledhje u vendos, që ne te ardhmen, te shkohej kah rregulli juridik i subjektit që po organizohej, kuptohet nie akie normative e me dokumente tjera. Ne Kryesi u kërkua që te ushtroheshin anëtarët që do te futeshin ne këtë subjekt ushtarak dhe, te gjendeshin e te punohej edhe me forçat ushtarake, oficerët shqiptarë ne Shqipëri, që ishin aktivë a te pushuar nga puna dhe me oficerët shqiptarë nga Kosova, që gjendeshin nëpër vendet e ndryshme ne bote. Me vonë krijuam edhe grupe te veçanta te punës për çështjet e tilla, përkatësisht sektori për punë me oficerë si dhe për çështje te tjera te rëndësishme për luftën tonë çlirimtare.

23-12-2009, 23:20 #4
Justiniani
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 23-08-2008
Postime: 83

) Baza politiko-juridike përndërtimin e UÇK-së

Pas nxjerrjes se vendimeve politike ne Kryesi, u kalua ne realizimin e tyre juridiko-politik. Ky organ shkoi kah gjetja dhe dhënia e bazave politike e juridike, si për organizimin, ashtu edhe për aktivitetet dhe veprimtaritë e tjera te saj, mbi te cilatduhej te ndërtohej ushtria jonë.
Çështje që domosdoshmërisht duhet te përmendet, është qëndrimi unanim i atëhershëm i Kryesisë se Degës j.v. për disa çështje politike, juridike e ushtarake, mbi te cilat u punua. Veç kësaj, u përcaktuan edhe disa parime, te cilat duhej gradualisht te zgjidheshin nga ana jonë, ne bashkëpunim me organet që do te dilnin nga njësitet çlirimtare te Kosovës, pra bashkimi politik e ushtarak ne Front. Kryesia e Degës pati vendosur mbi disa çështje, mbi te cilat u punua deri ne vket 1997-1998.
a) Ishte vendosur që shtrirja territoriale e njësive te ishte ne gjithë territorin shqiptar te pushtuar nga ish Republikat e Jugosllavisë, sepse ne atë kohë ato nuk ishin ende shtete te pavarura, ndonëse ishte marre vendimi që aksionet ne Maqedoni dhe ne Mal te Zi te kryheshin vetëm me urdhër te Kryesisë, pavarësisht nëse ekzistonte bashkësia shtetërore apo jo (Jugosllavia). Kjo duhej te bëhej duke i analizuar rrethanat ne tërësi, qoftë te brendshme, qoftë te jashtme, prej nga duhej te vendoste edhe për subjektin që do t'i merrte ne përgjegjësi aksionet çlirimtare ne këtorepublika jugosllave.
b) Sanksionimi juridik i njësive ushtarake me emërtim te subjektit dhe me nxjerrjen e statutit te saj juridik, forme e cila ndalonte kalimin apo rrëshqitjen e njësive ushtarake ne njësi te pavarura jashtë kontrollit politik, duke e ndërtuar atë juridikisht. Kjo, për faktin se, pa rregulla te tilla, ato mund te pavarësoheshin shumë lehtë dhe nga ndonjë situatë edhe te shndërroheshin ne subjekte te pavarura. Ato, kështu, mund te kryenin edhe aksione te paparamenduara te cilat mund te vierësoheshin terroriste dhe kështu, te dëmtohej lufta jonë çlirimtare, që me program i luftonte këto forma veprimtarie, përveç atyre çlirimtare.
c) Ndërdmi i Frontit Çlirimtar te Kosovës si forme e mjet i vetëm për te bërë te mundur bashkimin e tërë forcave shqiptare, te subjekteve politike e shtetërore, te njerëzve me influence, pa dallim përkatësie fetare, bindjeje ideologjike e vendit ku shtrihej veprimtaria, ne luftë për liri, pavarësi e shtet, si forme që i jepte luftës sonë karakter kombëtar unik, prej nga edhe krijohej tabani politik e juridik, që do te shpinte kah institucionalizimi i luftës dhe força jonë çlirimtare (UÇK) shndërrohej ne ushtri te shtetit.
d) U hap Fondi "Vendlindja Thërret" si fond që i dedikohej kryesisht njësive çlirimtare. Ky fond, fillimisht u fut ne kuadër te sektorit financiar që e udhëhiqte Gafurr Eishani. Kështu vazhdoi deri ne vitet e me vonshme (1994-1995), kur me propozimin e Kryesisë; KP i LPK-së Dega jashtë vendit zgjodhi përgjegjës një shok te KP-së, Jashar Salihun dhe nëpër shtete e nëndegë nërejegjësit e tjerë te fondit. Që te gjithë i përgjigjeshin sektorit financiar te Kryesisë se KP te LPK-së, përkatësisht përgjegjësit te tij. Ndërsa, financimi bëhej nga baza detyruese e anëtarëve, duke dhënë nga një mijë e me shumë DM. Ka patur raste kur vetëm Kryesia (anëtarët) kanë dhënë mbi 30-40 mijë DM për njësitë e UÇK-së (Vendimet e Kryesisë se KP e LPK-së D.J.V., maj 1993).
Për te gjitha këto detyra ishin sektorët e veçantë te punës. Çdo sektor e kishte lëmin e vet dhe ato fllluan nga puna ne aspektin juridik. Shpejt u nxorrën rregulloret nga Kryesia dhe u futën ne fuqi. Udhëheqëse mbeti Kryesia e LPK-së. U rizgjodhën edhe përgjegjësit për çdo sferë te veprimtarisë. Prandaj, me krijimin e këtyre bazave politike ne organizatë u kalua ne fushën, ku, ne mënyrë profesionale, kryheshin detyrat ne lëmitë e veçanta. Kjo shënon edhe fillimin e punës profesionale.
Ky organizim krijoi tabanin juridik e politik për ndërtimin e njësive çlirimtare, te cilat me vonë u lidhën njëra me tjetrën organizativisht, ne strukturë dhe ne komandë dhe u ndanë edhe zonat e veprimtarisë ushtarake ne vend. Ne vitet e ardhshme u emërtua kjo force çlirimtare dhe u ndërtuan zonat dhe Shtabi Qendror i saj.

2.Njësitë e para çlirimtare ne Kosovë, financimi, emërtimi dhe ndërtimi jurdik i UÇK-së

Krahas përcaktimit politik e juridik te platformës se njësive çlirimtare ne Kosovë, u punua me te madhe edhe ne ndërtimin e strukturës se tyre. Themi njësi, sepse këtu fjala është për vitet 1990-1993, para se ky subjekt te emërohej ne "Ushtri Çlirimtare te Kosovës". Që para kësaj, ishin organizuar ne Kosovë njësi te cilat vepronin mbi bazën e përcaktimit politik te organizatës sonë e cila edhe i udhëhiqte. Kryesia e KP te LPK-së Dega j.v. u mor shumë herë me këto çështje. Ajo shqyrtonte situatën ne vend, jepte këshilla polidke dhe bënte financimin e njësive luftarake. Me ndihmën dhe punën e këtij organi ishin organizuar ne Kosovë disa njësi çlirimtare. Ato vepruan disa herë kundër forcave pushtuese serbe, përkatësisht policisë. Mbi një bazë te tille u krijuan edhe njësi tjera çlirimtare, ne viset tjera.
Edhe pse kjo dihet, ka mendime te ndryshme për kohën e lindjes se UÇK-së. Ato janë kontradiktore. Kjo kontradiktë paraqet nevojën e ndriçimit te çështjeve te tilla. Dihet se ne varshmëri me zgjerimin e njësive, përkatësisht me ndërtimin e njësive çlirimtare, ne vitin 1993 u paraqit nevoja edhe e emërtimit te kësaj force ushtarake, gjë që ne këtë vit u bë nga Kryesia e LPK-së, Dega j.v. Natyrisht, veprimtaria donte edhe një bazë financiare, nëpërmjet se cilës u siguruan mjetet dhe u veprua kundër pushtuesit. Ne vitin 1993 u sanksionua edhe baza politike udhëheqëse, përkatësisht LPK-ja, përderisa te organizohej Fronti.
Por, çështja e ndërtimit te UÇK-së pas vitit 1993, duhet domosdoshmërisht te shtjellohet edhe me poshtë, sepse ato pasojnë ndryshim te madh ne jetën e përgjithshme te organizatës dhe te UÇK-së. Janë, pikërisht, mjetet financiare dhe lufta karrieriste e përcjellë me bajraktarizëm, përveç konfliktit që lindi i ashpër midis radhëve tona, për mos ndërtimin e Frontit Çlirimtar te Kosovës, faktorët me kryesorë që kanë çuar deri tek ndarja dhe krijimi i klikave ne organizimin politik dhe ushtarak, si dhe ndërtimin i grupit politik ne te. T'i trajtojmë tard çështjet deri ne vitin 1993.
__________________

23-12-2009, 23:21 #5
Justiniani
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 23-08-2008
Postime: 83

a) Njësitë e para çlirimtare

Bërthamat e para te UÇK-së janë krijuar nga bazat e LPK-së që mbetën pas dorëheqjes se udhëheqësisë se LPK-së brenda vendit, kryetar i se cilës ishte Gani Syla. Ai pas një periudhe prej disa muajsh jetë tërësisht pasive për LPK-në, u largua edhe zyrtarisht. Me largimin e tij dhe te shokëve që i përmendëm me lart, ne fakt, u paralizua jeta organizative e LPK-së. Kjo bëri që shamë këshilla te kërkonin te organizoheshin ne aspektin ushtarak. Për këtë kërkuan dhe ranë ne kontakt me shokët tanë te Kryesisë j. v.
Nga ky moment, kompetencat e organizatës sonë i mori vete Kryesia e Degës j.v., jo vetëm për ndërtimin e LPK-së brenda vendit, por edhe te organizimit, ndërtimit e udhëheqjes se njësive çlirimtare që u organizuan për te futur ne veprim te tëra mjetet e lejueshme ne bote, edhe luftën e armatosur. Disa këshilla, ne viset e ndryshme te Kosovës, u shkëputën nga jeta politike ne kuadër te LPK-së. Ato e shpallën veten njësi ushtarake, ndërsa ne, si Kryesi, pas raportimit te sektorit, i pranuam (Vendimi iKryesisë se KP).
Natyrisht, ne si Kryesi bash këtë lloj shkëputjeje nga radhët tona dhe organizim vetëm mbi bazën ushtarake nuk e donim. Ne, gjithashtu, nuk i njihnim këta njerëz. Kryesia ishte për veprimtari te dyanshme, politike dhe ushtarake, duke u kombinuar njëra me tjetrën. Por, sic u pa, këto këshilla nuk donin me te merreshim me punë politike, përveçse me veprimtari çlirimtare. Puna politike, ajo e udhëheqjes, etj, iu la LPK-së. Këshillat kishin frikë nga dekonspirimet te cilat e kishin përcjellë mjaft gjatë organizatën. Bazat e LPK-së, brenda vendit, nuk donin që vetëm për organizim, apo për program, agjitacion a për ndonjë çështje normale, për ide e mendime, pa veprimtari konkrete çlirimtare kundër pushtuesit, te kapeshin e dënoheshin me dënim te rende.
Me dëshirën e tyre dhe me miratim te organizatës disa këshilla te LPK-së kaluan ne njësi luftarake. Ato vepruan ashtu me vulinetin e tyre, pa i detyruar kush. Natyrisht, kjo forme u përshëndet dhe menjëherë u riorganizuan. Ne këtë kohë kishte edhe disa njësi tjera te UÇK-së, te krijuara ne vitin 1990, por ato nuk ishin te lidhura me njësitë tona dhe vepronin te pavarura. Lidhja e tyre me ne u bë ne vitet 1994-1995. Por, e rëndësishme është që te dihet fakti se, njësitë e para te armatosura datojnë nga viti 1990. Këtu fillon organizimi ushtarak i UÇK ne viset tona te pushtuara.
Edhe pse kishte njësi çlirimtare, ende ne këtë kohë nuk kishte ndarje ne zona, nënzona operative, etj, mbi te cilat duhej te veprohej ushtarakisht. Ato {njësitet çlirimtare) ishin te pavarura nga njëra tjetra. Kjo ndarje nuk u bë edhe për faktin sepse kishte jashtëzakonisht pak njësi çlirimtare, sikundër mund te shihet edhe nga vete aktiviteti ne terren. Përveç disa veprimtarive luftarake ne vitet 1990, 1991, 1992; ne vitin 1993 ende nuk ishim ne situatë për te kryer veprimtari te njësishme dhe ne gjerësi te territorit tonë te pushtuar, sepse ende nuk kishte as shtrirje dhe as një komandë unike qendrore për te gjitha ato njësi ushtarake. Njësitet nuk kishin strukturë.
Njësitet luftarake ishin kryesisht ne Drenicë, ne Dukagjin ne anët e Lumthatit, komunat e Gllogovcit e Skënderajt, Malishevës dhe Deçanit. Kishte njësi te vogla ushtarake edhe ne Liap, e ne disa fshatra te Ferizait. Me vonë u zgjeruan dhe u organizuan njësitet çlirimtare edhe ne vendet tjera, deri ne viset e pushtuara shqiptare nën Maqedoni. Viti 1993 shënon për hère te pare datën kur, edhe pse pak, ne tërësi ne vend kishim njësi çlirimtare te cilat vepronin te pavarura dhe te lidhura me Kryesinë e Degës.
Prandaj, me organizimin e njësive te para nga viti 1990 u kalua ne organizimin edhe te njësive te tjera, te cilat çojnë deri tek ndërtimi i saj si ushtri. Kjo u arrit ne vitin 1993 kur u strukturua organi udhëheqës, Shtabi Qendror, si dhe kur u emërtua UÇK-ja nga Kryesia e Degës se LPK-së. Anëtarët e pare te këtij organi ishin nga S.ektori i rëndësisë se veçantë te Degës jashtë vendit. Ndërsa, si organ udhëheqës, me kompetenca politike, organizative, diplomatike, etj, mbeti Kryesia e Degës j.v. e cila e udhëhoqi atë deri me 01.05.1998. Ne këtë kohë bëhet grushti politik ndaj këtij organi dhe nga ky moment kalohet ne kooptimin e organit udhëheqës te UÇK-së, si dhe te sektorëve tjerë.
Ne këtë kohë, njësitet kishin program te vetin përcaktimin politik te organizatës që i udhëhiqte, përkatësisht LPK-në Dega j. v. Kryesia e saj ishte udhëheqëse politike, për te mos thënë edhe Shtab i Përgjithshëm i njësive te armatosura, UÇK-së. Ky organ lëshonte informatat mbi punën, aktivitetin dhe me vonë edhe komunikatat ne emër te SHQ-së te UÇK-së. Sipas programit te LPK-së dhe udhëheqjes se saj jashtë vendit, u përcaktuan edhe detyrat e saj për pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin me shtetin tonë te te gjitha viseve etnike e te pushtuara nga shtetet sllave.
Njësitë ushtarake nuk kishin rregullore dhe as program te vetin te veçantë. Ato vepronin mbi dispozitat që kishte LPK-ja. Dokumentet e kësaj organizate, përkatësisht programi, statuti, rezolutat dhe vendimet e kësaj organizate kishin vierë politike e jundike edhe për njësitet e UÇK-së. Pas kësaj, u dhanë bazat politike nga LPK-ja edhe për UÇK-në e cila me vonë u shndërrua ne subjekt dhe ajo mbi këto dispozita veproi ushtarakisht.

23-12-2009, 23:23 #6
Justiniani
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 23-08-2008
Postime: 83

b) Financimi i UÇK-së

Ndërtimi i njësive te para paraqiti para organizatës sonë dhe detyrën e financimit te tyre. Ne si subjekt e kishim financimin e brendshëm i cili bëhej nëpërmjet anëtarësisë sonë. Por, ky financim ishte vetëm për organizatën, aq me tepër që ishte shumë simbolik, sepse kuotimet mujore që paguheshin ishin shumë te vogla.
Fillimisht u bë financimi i njësiteve te tilla nga finançat e LPK- së. Ato jepeshin ne forme te parave te gatshme, te mjeteve te ndryshme dhe ne mjete luftarake te cilat siguroheshin ne mënyrë ilegale, kudo ku i gjente grupi i punës, i ndihmuar nga Kryesia ne tërësi. Mjetet ndaheshin sipas territorit, njësive e veprimtarisë që e kryenin ato. Me vonë, pas vitit 1995, sic do te shohim, ato iu dërguan Shtabit Qendror te UÇK-së dhe ai kryente administrimin e mjeteve. Kjo ndodhi deri ne janar te vitit 1997, sepse pas dëmtimit te radhëve te UÇK-së, ne vitin 1997, administrimi i mjeteve përsëri u bë nga Kryesia.
Mirëpo, deri ne vitin 1993, ky subjekt luftarak që po krijohej ende nuk kishte strukturë. Ne nuk e kishim dhënë ende informacionin ne organizatë se mjetet e LPK-së po i dedikoheshin radhëve çlirimtare. Zaten, organet e organizatës as që i informuam për ekzistimin e njësive luftarake ne anëtarësinë e vet, prandaj edhe mjetet financiare që i dedikonim nga anëtarësia e jonë kësaj veprimtarie i fusnim ne kuadër te buxhetit që i dedikohej radhëve te organizuara brenda vendit, ku përfshiheshin edhe njësitet e tilla luftarake. Vetëm ne vitin 1995, para MP te Peste te LPK-së Dega j. vendit, doli zyrtarisht para KP te organizatës dhe informoi për ekzistencën e UÇK-së si force ushtarake (MP e Peste e LPK-së)
Financimi i njësive ne këtë kohë nuk e kalonte shumën 4-6 mijë DM ne muaj. Kishte muaj ku as këto nuk mund t'i siguronim, ndonëse nevoja ishte e madhe. Prandaj, ne vitet 1991-1993, disa herë u nxorr vendimi që anëtarët e Kryesisë se Degës te japin ndihma financiare për punën e njësive çlirimtare. Kjo edhe u bë. Kishte raste, viti 1993, kur u dhanë nga një mijë DM. Kjo u përsërit disa herë në punën tonë. Ndërsa, ne vitet e mëvonshme kësaj iu shtuan edhe anëtarët e KP-së dhe çdo anëtar i LPK-së (Vendimet e Kryesisë dhe te KP e LPK-së mbi çeshtjen financiare). Te gjithë anëtarët e LPK-së ishin te detyruar, me vendim, te paguanin shuma te veçanta.
Ne vitet 1990-1993, për te cilat po diskutohej financimi, nuk kishte asnjë subjekt tjetër, as partiak, as qeveritar, organizëm kulturor, shoqatë, etj, që dha qoftë edhe një ndihmë financiare për UÇK-në. Financimi i vetëm ne vite ishte nga LPK-ja. E tërë anëtarësia e LPK- së shkonte tek njësitet çlirimtare. Asnjë lek nuk kishte mundësi te mbahej për nevojat e LPK-së. Çdo shpenzim tjetër mbulohej individualisht, qoftë edhe për organizatën. Kjo na dëmtoi pa masë. Por, kundruall financave te vogla, kjo ishte domosdoshmëri për kohën.



Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Sanije Rexha dhe krijimi i uçk Empty Re: Sanije Rexha dhe krijimi i uçk

Message  Perparimi Dim 22 Aoû - 15:32

c) Emërtimi dhe ndërtimi juridik i UÇK-së

Ne vitin 1993 u ndërtua subjekti ynë ushtarak. Atij iu krijua struktura e organizimit dhe u bë ndarja e njësive nëpër terren. Para emërtimit, u nxorr një rregullore e përkohshme për funksionim te brendshëm e cila e përcaktonte strukturën e saj, ndarjen dhe komandimin nëpër terren, por vetëm deri tek emërtimi. Me pas u përcaktua nxjerrja e rregullores.
Ky subjekt nuk kishte ne këtë kohë as emër, as rregullore te përhershme dhe as dokumente normative. Prandaj, ky mosrregullim juridik me dispozita, ishte një ndër çështjet me te rënda dhe mbi te cilën ne Kryesinë e Degës j.v. u diskutua shumë here. Ne këtë kohë ishin tri çështje, për te cilat kishim frikë se shumë lehtë mund te rrëshqisnim ne pozitë te palakmueshme, ku mund te na kapnin si force destruktive, ne mos terroriste. Për këtë, ne emër te sektorit politik e juridik u paraqit platforma mbi këtë çështje:
- Se pari, te gjendej një emërtim që do t'i jepte kësaj force karakter te përgjithshëm kombëtar, mbi te cilën dhe rreth se cilës, mund dhe te duhej, te bashkoheshin te gjitha forçat e popullit tonë, duke ndërtuar Frontin Çlirimtar te Kosovës, subjektin shtetëror te përbashkët ne Kosovë.
- Se dyti, te punohej për rregullimin juridik te këtij subjekti ushtarak me dokumentet përkatëse, ku te përcaktohej karakteri i saj, pozita e saj dhe struktura, komandimi, përgjegjësia ushtarake dhe udhëheqja qendrore ushtarake dhe politike.
- Se treti, te punohej për te gjetur bashkëpunëtorë, subjekte politike, organizative e shtetërore, te cilat se bashku me ne, do te punonin për te ndërtuar Frontin Çlirimtar te Kosovës, si subjekt shtetëror dhe te cilit do t'i nënshtroheshin te gjitha forçat politike ne Kosovë, pa dallim bindjeje politike, organizimi, feje e territori ku shtrihej ai (Ditari i MK).
Çështjet e theksuara i futëm ne shqyrtim ne organin tonë, ne Kryesinë e KP te LPK-së Dega j.vendit. Ne si Kryesi, analizuam këto tri problème që po lindnin. Ne Kryesi përveç emrit aktual te UÇK-së, u paraqitën edhe dy propozime tjera: Forçat e Armatosura te Kosovës dhe Lëvizja Çlirimtare e Kosovës. Mirëpo, pas analizës se tyre mbi bazat politike, ushtarake e juridike, si dhe pas diskutimit te gjerë me vota unanime, 7-të pro dhe asnjë kundër (tërë anetaret e Kryesise), ne maj te vidt 1993, u pranua propozimi i sektorit, që kjo force ushtarake, që u organizua dhe po udhëhiqej nga LPK-ja, te emërohej Ushtria Çlirimitare e Kosovës (Vendimi i KryesisëseKP të LPK-së, maj 1993). Ky emërdm u aprovua për shkak te tri çështjeve që i theksuam me lart, te cilat i jepnin asaj force karakterin e një ushtrie te rregullt shtetërore. Ky emërdm kishte rëndësi edhe për fakdn se kështu krijohej baza juridike e politike për ndërrimin e Frondt Çlirimtar te Kosovës, ndërsa nëpërmjet saj përcaktohej karakteri i luttes për liri përballë pushtuesit dhe qendrave polirike ndikuese ne bote.
Ndërsa, për te marre karakterin shtetëror, pas emërtimit u paraqit edhe çështja e rregullimit juridik te përhershëm me dokumente dhe te shndërrimit te UÇK-së ne ushtri te shtetit. Me emërtim dhe rregullim te tille juridik, si ushtri e shtetit, askush nuk kishte te drejtë dhe as mundësi te akuzonte këtë subjekt ushtarak për terrorizëm a me ndonjë akuzë tjetër kriminale. Ky përkufizim i lidhur me aksionet që duhej te kishin karakter thjesht çlirimtar, te liruar nga veprimtaria që futej ne terrorizëm. Me urdhërat që kishte lëshuar LPK-ja Dega j.v. e shndërroi këtë ne ushtri te rregullt.
Lidhur me këtë rregullim u diskutua mjaft gjerë ne organin udhëheqës te LPK-së. Ne Kryesinë e Degës u paraqit propozimi ne emër te sektorit politiko-juridik me anë te një projektrregulloreje ku ishin përpiluar dispozitat dhe propozohej te miratoheshm disa qëndrime mbi karakterin politik e juridik te UÇK-së. Pas diskutimit te gjerë doli kjo rregullore e saj: "UÇK-ja duhet te kryejë aksione çlirimtare me karakter te drejtë, ku nuk goditen objektet social-kulturore, popullsia civile e objektet me rëndësi për jetën e popullit".

UÇK-ja duhej te godiste:

1. Objektet ushtarake dhe policore, vetëm makinerinë pushtuese, si dhe te gjitha mjetet e komunikacionit dhe te telekomunikacionit te atyre objekteve që pushtuesi i fut ne shërbim te luftës kundër popullit tonë.
2. Te goditen njësitet spéciale policore dhe forçat ne shërbim te armikut, si vulinetarët serbe, paramilitarët e ushtarakët e sjellë nga Kroacia e Bosnia e Hercegovina ne Kosovë te cilët kryejnë vepnmtari te rënda kriminale përballë kombit tonë.
3. Edhe elementët shqiptarë, përkatësisht tradhtarët, mund te ekzekutohen, por vetëm pasi te ishte bërë analiza dhe te ishte paralajmëruar mbi veprimtarinë tradhtare, duke ia lënë edhe afadn e tërheqjes, ne mënyrë që te përmirësoheshin. Pas kësaj, lejohej te merrej vendimi për ekzekudmin, kuptohet, ne organe me te larta dhe duke lajmëruar popullin, si dhe kërkohej te tregoheshin edhe shkaqet e një mase te dllë.
4. Aksionet nuk lejohen te kryhen ne vende publike, aty ku mund te rrezikohej jeta e qytetarëve, pavarësisht nga rëndësia që paraqet objekti ne aspektin ushtarak. (Platforma e LPK-së për luftëne armatosur ne Kosovë).
Mbi një bazë te tille politike u paraqit një projektrregullore nga udhëheqësi i grupit te punës, Xhavit Haliti i cili deklaroi ne Kryesi se vjen nga SHQ i UÇK-së, për te diskutuar. Këtë miratoi edhe Ali Ahmeti. Ne projekt pranoheshin vendimet tona, por nuk tregohej struktura e brendshme e UÇK-së. Ne fakt, ne këtë nuk e lypnim, sikundër as kuadrin e saj, as organet, kompetencat e aq me pak udhëheqësit. Ne projekt vetëm tregohej se UÇK-ja e pranon LPK-në si organizatë udhëheqëse te cilës i kaloheshin kompetencat ne fushën politike, juridike, diplomatike e financiare (Rregllorja e UÇK-së). Mbi këtë u autorizuam ne te Kryesisë edhe për nxjerrjen e komunikatave ne emër te SHQ te UÇK-së.
Ky projekt hyri ne fuqi. Ne MP te katërt te LPK-së Dega j.v, ne vitin 1993, u diskutua gjendja brenda vendit. Aty u bë fjalë për luftën dhe përpjekjet tona ne këtë anë, por nuk u tregua ekzistenca e UÇK-së. Para mbledhjes sonë jashtë vendit ishte mbajtur MP e Katërt brenda vendit, por ajo nuk pâti jetë, përveç disa ditëve, sepse shumë anëtarë te saj u kapën. Këndej, kaluan përsëri kompetencat tek Dega jashtë vendit. Kjo, me heshtje u pranua edhe nga delegatët, ndonëse nuk u diskutua, sepse ishte vendim. Me këtë u përforcua edhe me shumë pikëmbështetja jonë ne punën tonë te ardhshme.

23-12-2009, 23:24 #7
Justiniani
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 23-08-2008
Postime: 83

KAPITULLI II

VEPRIMTARIA DHE NDËRTIMI I UÇK-SË

Vitet që pasuan për UÇK-në ishin te një rëndësie te madhe. Veprimtaria e saj, ndonëse ende jo e gjerë, shtroi çështje te ndryshme për te zgjidhur. Forcave që merreshin me çështjen e ndërtimit te këtij subjekti u duhej një punë e madhe për te ndërtuar UÇK-në, që te ishte ne gjendje për te kryer aksione çlirimtare. Ajo përcaktohej nga qëndrimet politike te LPK-së si subjekt që do te mblidhte rreth vêtes tërë spektrin politik, juridik e shoqëror, tërë kombin tonë, i cili ishte duke kaluar ditët me te errëta ne histori. Atij i duhej një subjekt ushtarak i aftë, që e thyente monotoninë e krijuar ne kuadër te popullit tonë se, gjoja ne s'kemi rrugë tjetër te veprimit, veç asaj pasive.
Dalja ne skenë e kësaj force paraqiste para nesh si Kryesi edhe detyra tjera te mëdha dhe ne shumë sfera. UÇK-ja duhej te organizohej ne ushtri dhe te mbrohej e përkrahej ne aspektin politik, juridik e shoqëror, ne atë moral dhe diplomatik. Ajo kërkonte edhe mjete financiare. Pikërisht për këto shkaqe u përcaktuan disa qëndrime ne vitet 1993-1996, te cilat për disa vite me radhë qenë udhëheqëse te UÇK-së, si ne sferën politike e juridike, ashtu edhe ne atë ushtarake. Ne këtë kohë rame ne kontakt edhe me qeverinë e Bukoshit për te diskutuar situatën ne përgjithësi, sidomos ne fushën politike e financiare.

Çështja filloi te marre edhe kahjen e vêt. Tani punohej në ndërtimin e sistemit çlirimtar ne Kosovë. Ne këtë kohë askush nga ne nuk ishte kundër këtij sistemi. Dukej se zotëronte një unitet i plotë politik e juridik, shoqëror e çlirimtar. Çdo kush e dinte ne Kryesi te Degës se pa bashkimin e tërë forcave kombëtare mbi bazën e sistemit politik çlirimtar, çèshtja jonë nuk mund te ecte përpara ne rrugën e lirisë.

1. Veprimtaria organizative dhe ushtarake e UÇK-së

Uniteti ne Kuadër te Kryesisë se Degës për ndërtimin e UÇK-së ishte, nga emërtimi e deri ne janar te vitit 1997, i mbështetur ne vulinetin për te ndërtuar këtë subjekt ushtarak. Ne kuadër te radhëve tona dhe te UÇK-së'nuk kishte konflikte, fërkimc a grupe te ndara. Te gjithë punonin sipas vendimeve te nxjerra ne Kryesi. Çdo kush i kjshte detyrat e veta dhe ato se bashku përbënin te përgjithshmen e ushtrisë sonë.

Kjo vazhdoi deri né janar te vitit 1997, kur UÇK-ja nga burgosjet dhe vrasjet pësoi dëme te mëdha, kur praktikisht mbeti ky subjekt pa udhëheqje ushtarake te vetën. Tash nuk kishte me Shtab Qendror. Ai nuk funksiononte, sepse anëtarët e tij ishin shpërndarë; ça u vranë madje edhe u burgosën, ça ikën jashtë vendit. Tërë udhëheqja kaloi ne kuadër te Kryesisë se KP te Degës j.v. Me këtë filluan te duken edhe fërkimet e para, sepse dy anëtarët e sektorit (Xhavit Haliti dhe Azem Syla) kishin krijuar lidhje me disa força brenda vendit, te cilat pretendonin te dilnin ne udhëheqje, edhe pse ne asnjë sferë nuk kishin aftësi profesionale, njohuri e nuk zotëronin as artin e luftës dhe te ushtrisë. Këta te dy se bashku me disa brenda vendit, krijuan klaninqë bëri grusht politik.

Mirëpo, edhe përkundër këtyre vështirësive dhe faktit se Kryesia nuk i njihte radhët e UÇK-së, me njoftimin e dhënë nga sektori, bëmë një punë te madhe ne ndërtimin e saj. Kryesia ishte, ne fakt, ai organ që i dha radhët e veta dhe ndihmoi UÇK-në ne shtrirjen e radhëve te saj, duke i dhënë ne gjirin e saj shumë baza (keshilla popullore) te cilat u shndërruan ne baza (njësi) ushtarake te ushtrisë sonë ne ndërtim.

a) Organizimi dhe shtrirja e UÇK-së

Kryesia e dinte se UÇK-ja kishte mungesa te mëdha ne te gjithë fushat e veta. Ajo ishte një subjekt që u krijua nga radhët e LPK-së dhe si e tille, ishte shumë jo profesionale. Ne radhët e saj zotëronte urrejtja dhe dëshk'a për çlirim, por nuk kishim një organizim e shtrirje ne tërë vendin tonë. Ajo ishte me shumë e karakterit popullor, pa një subjekt drejtues.

Duke e pare këtë ne Kryesi, dhamë shumë këshilla ne ushtri dhe pas organizimit te Mbledhjes se Katërt te Përgjithshme (viti 1993) te LPK-së brenda dhe jashtë vendit, (ndonese brenda vendit u zhduk brenda disa ditëve, pasi u burgosën një numër i madh i shokëve dhe te tjerët u arratisen në botën ejashtmè), kaluam ne organizimin e shtrirjen e radhëve te UÇK-së. Tërë puna e jonë, ne përbërjen e re te KP dhe te Kryesisë se Degës që e udhëhiqte edhe LPK-në brenda vendit, si me UÇK-në ne sferën politike, juridike, shoqërore e diplomatike e cila mori edhe detyrën e Shtabit Qendror te UÇK-së, kaloi ne fushën e organizimit ushtarak te radhëve tona, duke dhënë edhe bazat politike, ato juridike e shoqërore, si dhe diplomatike për ndërtimin e një ushtrie te rregullt për luftë çlirimtare.

Edhe pas MP te Katërt (ne vitet 1993-1995) Kryesia e Degës përbëhej nga te njëjtët anëtarë, me përjashtim te Agush Bujës që u zëvendësua ne vitin 1993, ne mbledhjen e Degës me Adem Grabovcin. Sektorët e Kryesisë se Degës mbetën te njëjtë, përveç sektorit te veçantë dhe atij për lidhmbajtje brenda vendit. Ne sektorin e veçantë ishin vetëm dy shokë, Xhavit Haliti e Ali Ahmeti, që mbetën nga përbërja e vjetër. Si Kryesi ishim ne gjetje te anëtarëve tjerë për këtë sektor. E kishim hequr Emrush Xhemailin të cilit i dhamë sektorin për lidhmbajtje brenda vendit në kuadër të LPK-së. Ky sektor përbëhej edhe nga Gafurr Elshani dhe Ali Ahmeti. I ndihmonte në këtë kohë edhe Adem Grabovci dhe me vonë edhe Rexhep Ibërdemaj të cilët ne vitin 1995 u bënë anëtarë te rregullt të atij sektori (Ditari i MK).

Te gjithë sektorët e tjerë, ai politik me Muhamet Kelmendin udhëheqës, financiar, me Gafurr Eishanin udhëheqës, et), mbetën te njëjtë, sepse mbledhja zgjodhi përsëri te njëjtët anëtarë në organet udhëheqëse te LPK-së, përkatësisht ne Kryesi.

23-12-2009, 23:25 #8
Justiniani
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 23-08-2008
Postime: 83

Si u organizua UÇK-ja?

Pas zgjedhjeve në Kryesi të Degës, të gjitha këto forca, si sektor e organ, u përqendruan në organizimin e radhëve të UÇK- së dhe në shtrirjen e saj në të gjitha territoret e pushtuara shqiptare. Për ne, si organizatë, nuk kishte dallim midis viseve dhe popullit tonë që ishte i pushtuar, qoftë nga serbët, qoftë nga maqedonët, qoftë nga malazezët, sepse në programin tonë, që ishte baza edhe e saj, ishte sanksionuar tërësia territoriale, pa dallim pushtimi e ndarjeje që i ishte bërë Kosovës nga armiqtë.

Edhe për UÇK-në mbretëronte ideja e bashkimit popullor të të gjitha viseve shqiptare në një shtet kombëtar.

Nga radhët e LPK-së u dhanë shumë këshilla për strukturën luftarake të UÇK-së. Kështu i kaluam nga viti 1992-93 deri në vitin 1995 disa këshilla popullorë të Pejës, Deçanit e Gjakovës, pastaj te Lumthanit e Prizrenit, të Malishevës e Rahovecit, te Drenicës dhe Llapit, të Gollakut e të Tetovës dhe Kumanovës, të Gostivarit e Kërçovës ne njësi të UÇK-së Raporti i sektorit të veçantë në mbledhje, Ditari i MK-se). Në fakt, ne zgjodhëm rrugën e forcimit te subjektit ushtarak përballë atij politik e organizativ, por duke punuar edhe në ndërtimin e LPK-së. Megjithatë, për ne nuk kishte asnjë dallim midis këtyre dy subjekteve. Kryesia e njihte strukturën, organet dhe aktiviteun që e kryente UÇK-ja.

Në organizimin e UÇK-së më tej u mor sektori i rëndësisë se veçantë. Por, kësaj pune i ndihmuan edhe sektorët e tjerë, sidomos ai i lidhmbajtjes dhe politik e juridik. Mund të themi se në Kryesi u përcaktuan format dhe mënyrat e organizimit të njësive ushtarake. Aty u dha shtrirja territoriale e subjektit dhe u përcaktua lloji i aktivitetit, mënyra e veprimit dhe format e tjera te punës. Me një fjalë, edhe pas emërtimit (viti 1993), sikundër përpara, e tërë puna e UÇK-së u përcaktua në Kryesinë e Degës j.v. Ndërsa, sektori i veçantë kishte për detyrë vetëm lidhjen brenda vendit. Ai përgjigjej edhe për zbatimin e vendimeve të LPK-së nga UÇK- ja dhe anasjelltas.

Këtij sektori, në vitin 1995, nga Mbledhja e Përgjithshme e Pestë e LPK-së jashtë vendit, iu bashkëngjitën me zgjedhje me vote në Kryesinë e Degës edhe disa anëtarë te tjerë. Ai pësoi ndryshime. Nga mbledhja doli një Kryesi e rindërtuar. Tash, anëtarë te Kryesisë ishin edhe Azem Syla, Bashkim Mazreku dhe Rexhë Ibërdemaj. Nga Kryesia kaloi në Këshillin e Përgjithshëm të Degës vetëm Gafurr Elashni. Të tjerët u rizgjodhën. As udhëheqja në Kryesi të Degës nuk pësoi ndryshime, me përjashtim të sektorit financiar, ku përgjegjës u zgjodh Bashkim Mazreku i cili pas disa muajve dha dorëheqje për shkak te mos centralizimit te mjeteve financiare, sidomos te atyre që vinin nga fondi "Vendiindja Thërret". Ndërsa, në sektorin e veçantë futëm edhe Azem Sylen dhe Jashar Salihun, ndërsa ne sektorin e lidhmbajtjes zgjodhëm Rexhë Ibërdemen dhe Adem Grabovcin, veç Emrush Xhemailit e Gafurr Elshanit që ishin anëtarë të këtij sektori që nga përbërja e vjetër e Kryesisë se Degës. Me këtë përbërje u vazhdua me punë për ndërtimin organizativ e juridik të UÇK- së (MP e Pestë e LPK-së, viti 1995).

Ne këtë kohë në fushën politike, diplomatike, financiare, etj, Kryesia e Degës, ende ishte Shtabi Qendror i UÇK-së, përveç fushës aktive ushtarake. Prandaj u vendos që UÇK-ja të kishte një organizim të vetin politiko-juridik, ne mënyrë që të shndërrohej dhe ndërtohej në ushtri të shtetit. Për këtë u veprua në organizimin e radhëve të cilat, në vitin 1995, u shtrinë në të tëra viset e pushtuara shqiptare dhe u ndërtua struktura e brendshme organizative e UÇK-së. Ajo kishte si subjekt edhe dispozitat juridike të veçanta dhe vepronte ushtarakisht si ushtri e shtetit. Nga Shtabi Qendror i UÇK-së u bë edhe rindarja, riorganizimi ushtarak i veprimit dhe komandimit në zona dhe nënzona të veprimit operativo- luftarak, zona që edhe aktualisht janë të njëjta dhe veprohet mbi to. (Raport i Sektorit te veçante.)

Dihet se këtij organizimi i mungonin vetëm forcat profesionale të cilat nuk ishin përfshirë në te. Kuptohet se në atë kohë (vitet 1993-1997) UÇK-ja ishte një subjekt ilegal, i ndjekur me të madhe dhe i nënçmuar nga subjektet politike shqiptare. Askush nuk besonte nga subjektet politike e politikanët shqiptarë se do të ndërtohej një ushtri e tillë çlirimtare, ku pas së cilës do te lidhej e ardhmja e kombit tonë. Shumë forca mendonin, madje edhe nga radhët tona, se ky ishte vetëm emër, pa një strukturë te vetën. Kishte të tillë që nuk besonin se kishte mundësi faktike, përballë forces ushtarake e policore serbe, diktaturës se egër që mbretëronte në viset tona të pushtuara, se kishte mundësi të ndërtohej një ushtri çlirimtare, para hundës së armikut dhe ta luftonte atë.

Pas një pune këmbëngulëse, në vitin 1995 u arrit që të kemi një strukturë unike të organizimit juridik, politik e shoqëror. UÇK-ja u ndërtua organizativisht në ushtri të Kosovës. Tash u krijua një strukturë e ngjeshur, me një komandë luftarake qendrore. UÇK-ja vepronte edhe me mjete çlirimtare kundër forcave pushtuese e tradhtare të vendit. Vetë ky fakt tregonte forcën si subjekt ushtarak.

Ndërtimi juridik

UÇK-ja kishte rregulloren e vet. Por, ajo nuk përcaktonte ende fushën e veprimtarisë dhe as kompentencat e organeve te saj. Ne rregullore ishte përcaktuar struktura, por nuk zbatohej me rigorozitet. Rregullorja e brendshme ishte dokument formal.

Në anën tjetër, mungonte një dokument komplet dhe që të rregullonte në tërësi çështjet juridike, raportet dhe pozicionet midis UÇK-së dhe LPK-së. Ndonëse ishte një rregullore, po jo komplete, nga ana e sektorit të veçantë u paraqit projektrregullorja e raporteve të UÇK-së ne fushën politike e juridiko-shoqërore, si dhe ne atë shtetërore. Me te u rregulluan edhe raportet me LPK-në. Këtë projektrregullore e pranoi Kryesia e Degës dhe e shndërroi në rregullore të saj. Rregullorja e UÇK-së). Me anën e këtij dokumenti kalonin të gjitha kompetencat, në fushën politike, juridike e diplomatike në Kryesinë e Degës jashtë vendit. LPK-ja mbante edhe anën financiare me Fondin "Vendlindja Thëret". Ky ishte organ politik dhe LPK-ja organizata politike e saj.

Kryesia me rregullore u ngarkua që të lëshonte komunikata, si dhe të bënte analizën e gjendjes dhe të jepte ide e mendime, si dhe te përcaktojë vijën për veprimtari çlirimtare te UÇK-së. Ky organ kishte të drejtë te nxirrte qëndrime e vendime, madje edhe te lëshonte urdhëresa dhe të kërkonte zbatimin e tyre. Gjithashtu, nëpërmjet Kryesisë se Degës j.v, kalonte informacioni, puna diplomatike në drejtime të informimit të komuniteti ndërkombëtar mbi çështjen luftarake në vend, luftën dhe aksionet çlirimtare, që kryheshin nëpër vendet e ndrvshme të Kosovës. Ajo duhej që ato t'i mbulonte me veprimtari politike e kërkesa ndërkombëtare. Me një fjalë, ne Krvesinë e Degës kaloi e tërë puna e UÇK-së e cila përgjigjej edhe politikisht para kombit tonë dhe botës.

Duhet informuar gjithashtu se Rregullorja e ngarkonte Kryesinë edhe me marrjen e vendimit kundër nxjerrjes se vendimit për pranimin e saj si subjekt politiko-organizariv të veçantë. LPK-ja pranonte edhe aksionet luftarake, duke i treguar ato dhe duke i komunikuar, kuptohet në bazë të rregullores dhe aksioneve. Ndërsa, UÇK-ja e konsideronte LPK-në me rregulloren e vet të brendshme krah te vetin polirik, si udhëheqëse e saj politike e shoqërore. Mirëpo, ky përkufizim juridik nuk u pranua nga organizata, sepse Kryesia e Degës ishte për organizimin e sistemit çlirimtar në Kosovë nën Fronrin Çlirimtar te Kosovës. Për këtë shkak, Kryesia e la të hapur këtë çështje dhe vendosi të vazhdohej puna duke kombinuar karakterin ushtarak që i mbetej UÇK-së, me atë politik, juridik e diplomatik si dhe financiar të LPK-së. Kjo tregoi sukses të madh, dhe ky funksionim u sanksionua.

23-12-2009, 23:26 #9
Justiniani
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 23-08-2008
Postime: 83

Zgjerimi i radhëve te UÇK-së

Me dhënien e bazës politike - juridike si ushtri e shtetit të Kosovës, në radhët e UÇK-së filluan të futen edhe njerëz tjerë të viseve të ndryshme dhe te partive të ndryshme, persona që nuk ishin në LPK-ë dhe që ishin të gatshëm për të luftuar për çlirimin e vendit. Ata ishin anëtarë të partive të ndryshme që u futën ne radhët e UÇK-së për te luftuar kundër pushtuesve tanë. Ky ishte hapi i pare i karakterit shtetëror të ushtrisë.

Mirëpo, ne kishim përsëri pengesa te mëdha. Deri në shpërthimin e konfliktit të hapur ushtarak (pas kësaj do te flitej në vend tjeter) radhët ushtarake të UÇK-së ishin jashtëzakonisht të mbyllura dhe shumë konspirative. Këtë e diktonte edhe gjendja e rendë në vend, por edhe vetë dispozitat juridike dhe mënyra e organizimit. Me rritjen e veprimtarisë se saj u diktua puna në gjetjen e formave për ndërtimin e ushtrisë mbi bazat e shtetit, që të institucionalizohej si ushtri e Kosovës. Për këtë shkak u paraqit nevoja e marrjes së masave konkrete juridike, duke e hapur subjektin, në mënyrë që të zgjeroheshin radhët e UÇK-së me anëtarë.

23-12-2009, 23:27 #10
Justiniani
i/e regjistruar

Anëtarësuar: 23-08-2008
Postime: 83

Po, si u zhvillua procedura?

Detyrën për ndërtimin juridik e politik të sistemit çlirimtar e kishim filluar shumë më herët. Kishte kohë që Kryesia kishte të dhëna se radhët e UÇK-së nuk ishin forca të mjaftueshme politike, juridike e ushtarake për të organizuar popullin dhe për ta udhëhequr atë në luftën çlirimtare. Në anën tjeter, populli ynë ishte i ndarë nëpër parti e organizata, gjë që e paraqiste detyrën e bashkimit vetëm në sistem.

Prandaj, gjatë viteve 1993-1997, çështja e ndërtimit te UÇK- së u bë temë kryesore e radhëve tona të organizuara. Shumë punë u kryen, ndërsa ne fillim te virit 1997, menjëherë pas vrasjes se disa shokëve dhe burgosjeve të disa të tjerëve, Kryesia e Degës mori vendim për të ndihmuar UÇK-në në të gjitha fushat e jetës së saj, jo vetëm në anën politike e juridike, por edhe me kuadro të ndryshëm. Pas vrasjes në pritë afër Vushtrrisë te Zair Pajazitit, Haki Zejnullahut dhe Edmund Hoxhës, si dhe te burgosjes së më shumë se 20 vetave, në janar të këtij viti, u paraqit si domosdoshmëri dërgimi i kuadrove në Kosovë, zgjedhja e një grupi pune për t'u marrë me kuadrin ushtarak, në mënyrë që këta të futeshin ne radhët e UÇK-së dhe ta ndërtonin atë ushtarakisht.
Ne këtë kohë u kap edhe çështja e ndërtimit te sistemit, u përpilua projekti dhe filluan kontaktet me subjektet e ndryshme ne vend dhe jashtë.

Nga janari i virit 1997, UÇK-ja ishte prakrikisht pa Shtabin Qendror ne Kosovë (Raporf i sektorit te veçantë). Atë e udhëhiqte vetëm Kryesia e KP te LPK-së dega j.v. Kjo i lëshonte tërë komunikatat dhe tregonte fushën e veprimit.

Duke e ditur këtë gjendje, ne vitin 1997, u ndërmor një fushatë e gjerë e dërgimit te shokëve ne Kosovë. Përveç kalimit me te madh te radhëve te LPK-së ne njësi ushtarake, dërguam edhe shokë brenda vendit. Ne këtë vit u kontaktua edhe me kuadrin ushtarak ne botën e jashtme. Nga ata u kërkua te futeshin ne radhët e UÇK-së. Por, ne kuadër te kushteve te krijuara, fërkimeve dhe organizimit te oficerëve ne kuadër te qeverisë, ishte e pamundur shkëputja dhe dërgimi i tyre. Ndërsa, vetë qeveria nuk pranonte kontakte dhe as që donte te dëgjonte për luftën çlirimtare.

UÇK-ja kishte nevojë për çdo shqiptar. Prandaj, ne këtë vit rame ne kontakt me shumë subjekte dhe lëshuam thifrje te brendshrne, ku bënim thirrje për vulinetarë që do te shkonin ne radhët e UÇK-së. Kuptohet se nga sektori, sidomos nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla, u kërkua që te lidhemi me shokët e Shtabit që vepromn ende ne Kosovë, para se te dërgoheshin vulinetarë brenda vendit. Këtë e pranuam, edhe pse ata kishin mbetur jashtë, pa shtab. Por, pas një kohe (maj 1997) erdhi përgjigjia se gjoja (anëtarët e Shtabit} nuk kishte nevojë për vulinetarë, përveç për mjete financiarc dhe arme (Raporti i sektorit te veçant'è). Kjo nuk u mor parasysh nga Kryesia. Përkundrazi, duke ditur dëmtimin që kishte pësuar UÇK-ja dhe mos ekzistimin faktik te Shtabit Qendror, iu futëm punës për dërgimin e vulinetarëve dhe kërkuam që te bëhej organizimi i organit udhëheqës. Për ne ishte e qartë se pa atë organ nuk kishte ushtri.

Gjendje e njëjtë ishte edhe tek mjetet financiare. Mjete dërgoheshin, por ato, gjatë vitit 1997, u bllokuan diku ne Kosovë, apo humbisnin nga sektori gjatë rrugës. Shumë radhë te organizuara a njësi te shumë rretheve te organizuara te UÇK- së mbetën pa mjete. Vlen për këtë te përmendet pjesa e Prekazit e forcave te UÇK-së, Liapi e Rrafshi i Dukagjinit (Informacion nga terrent ne mbledhje te KrJesise). Ne këtë gjendje ishin edhe njësitet luftarake ne Tetovë, Kumanovë e viset tjera shqiptare. Këto rrethe e força ishin lënë fare pa mjete financiare, për çka u detvrua Kryesia e Degës (viti 1997-1998) te bënte vête ndarjen e mjeteve financiare.

Ne gjendje me te mire nuk ishte as vetë jeta e brendshme e UÇK-së. Nuk kishte me asnjë organ udhëheqës. Komanda ishte shpartalluar. Çdo njësi, rreth e organ i UÇK-së vepronte sipas vendit dhe rrethanave që ishte. Nuk kishte asnjë lidhje ne kuadër te UÇK-së. Ne këtë kohë, nëntor 1997, disa çeta te Drenicës dalin publikisht para popullit. Kjo theu tërë dyshimin e "ekzistencës" apo jo te UÇK-së si force ushtarake (Koha Ditore, tetor-nëntor 1997).
Pse u refuzuan kërkesat për dërgimin e kuadrove?

Ne kuadër te dërgimit te kuadrit brenda vendit, ne vitin 1996 kishim çuar shumë shokë ne radhët e UÇK-së. Ndonëse kishte luhatje dhe rezerva tek dy anëtarët e sektorit, ne asnjëherë nuk patëm mosmarrëveshje te thella ne Kryesinë e Degës për dërgimin e anëtarëve te LPK-së, simpatizantëve apo te veprimtarëve tjerë ne UÇK. U vendes me vota. Çdo kush kishte te drejtë te paraqiste kërkesën dhe mbi te merrej vendimi. Pas kësaj shokët dërgoheshin nga sektori brenda vendit.

Ne vitin 1996 shqyrtuam kërkesën e Fehmi Ladrovcit te cilën e paraqiti Ali Ahmeti (Ditari i MK). Ai kishte kërkuar lejen nga Kryesia për te shkuar brenda vendit për vetë, për bashkëshorten e vet dhe mëse 10 shokë. Ne si Kryesi e kishim shqyrtuar këtë kërkesë disa here, por kundër shkuarjes se grupit te Fehmi Ladrovcit brenda vendit ishte kryesisht Xhavit Haliti dhe Azem Syla, me arsyetimin se, ky njeri dhe shokët e tij janë kanenstë, njerëz që shkojnë atje për te udhëhequr luftën e jo për te luftuar (Deklarata ne Kryesi e anëtarëve te sektorit te vecante). Ky bllokim kuptohet se bëhej ne emër te Shtabit Qendror te UÇK-së, duke kërcënuar e lëshuar mbledhjen. Den ne maj te vitit 1997 e bllokuan vendimin e dërgimit te Fehmi Ladrovcit me shokë.

Arsyetimi i këtyre dy vetave, ne emër te SHQ te UÇK-së, sepse, Ali Ahmeti ishte për t'i lejuar, ndërsa Jashar Salihu nuk ishte anëtar i Kryesisë, ndaj as që merrte pjesë ne mbledhje, e bllokoi Kryesinë dhe ishte shumë negativ. Ata, përveç që akuzonin për karrierizëm e mosdëgjueshmëri, me thënien: "shokët brenda vendit nuk kanë nevojë për shokë nga jashtë, por vetëm për para" (Deklarata ne Kryesi e Xhavit Halitit dhe Azem Sylës), krijuan një fërkim dhe mosbesim te madh. Ne emër te kësaj kjo thënie ne Kryesi gjeti përkrahje, u shty për një kohë te pacaktuar marrja e vendimit për dërgimin e Fehmi Ladrovcit me shokë ne Kosovë.

Duke u mbështetur ne këtë gjendje, ne vitin 1997, shkruam një letër drejtuar Shtabit Qendror, ne te cilin bazoheshin dy anëtarët, për te shqyrtuar situatën e krijuar. Këtu po tregoj vetëm përmbajtjen ne mënyrë te përmbledhur.

Ne letër shpjegohej situata jonë politike, juridike e diplomatike ne bote; shkruhej për akuzat ndaj luftës dhe kërkohej që te dy organet, ai i UÇK-së dhe Kryesia te takoheshin se bashku, ne nivel te tyre, apo te dy a me shumë delegatëve, diku ne Shqipëri a ne Kosovë. Ne te lypsej te diskutohej situata aktuale, gjendja e brendshme e dërgimi i forcave, detvrat dhe, sidomos, kërkohej që te bisedohej mbi Frontin Çlirimtar te Kosovës te cilin ne donim te ndërtonim (Projekti i letrës). Letra iu dha Azem Sylës dhe ai na premtoi se do ta dërgonte ne vend, tek Shtabi Qendror. Por, si duket, kjo letër kurrë nuk iu është dërguar shokëve atje. Ajo ka mbetur ne sirtarët e tij, nëse i ka, ne xhepa apo veç është zhdukur. Ne vend te kësaj, ai i kishte lajmëruar shokët brenda vendit, se ne po shkonim për te udhëhequr luftën nga jashtë. Prandaj, filluan edhe fërkimet e para midis Azem Syles dhe Xhavit Halitit ne një anë, dhe pjesës tjetër te Kryesisë se Degës jashtë vendit, duke u mbështetur ne gjoja faktin se "nga bregu do te udhëhiqnim luftën".

Mirëpo, dobësimi i radhëve brenda vendit, megjithë kundërshtimin e tyre, pas janar-shkurtit 1997, kur UÇK-ja mbeti pa organ te vetin udhëheqës, përveç Kryesisë që e udhëhiqte atë, përsën morëm ne shqyrtim kërkesën e Fehmi Ladrovcit. Ne maj te vitit 1997, edhe pse përsëri dy ishin kundër Azuem Syla dhe Xhavit Haliti), u vendos dërgimi i tyre ne Kosovë. Për realizimin e këtij vendimi u caktua Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe Azem Syla. E bëmë këtë me qëllim që këta te mos i nxirrnin vështirësi grupit te Fehmi Ladrovcit gjatë rrugës dhe ne vendiindje, sepse nëse nuk veprohej kështu kishte rrezik që te precipitonte deri te konfliktet e brendshme, ne kuadër te UÇK-së. Përkundër tërë kësaj ngjarjeje, vendimi nuk u realizua, për shkak te vrasjes nga forçat serbe te Luan Harajdinajt duke kaluar kufirin me shokë. Por, e përbashkët është se, përkundër dobësimit te radhëve te ushtrisë, me bllokimin e vulinetarëve e kuadrove, u veprua edhe kundër kërkesave te shokëve te tjerë te Kryesisë a te KP te Degës j.v. te cilët e shprehën gatishmërinë për te shkuar brenda vendit. Çdo kërkesë që bëhej ne Kryesi nga dy anëtarë te sektorit (Xhavit Haliti dhe Azem Syles), u refùzua kategorisht, ne emër te UÇK-së, e, gjoja se nuk kishin nevojë, ndërsa dërgonin persona te tjerë, anëtarë që i kishin nën kontrollin e tyre. Këtë e refuzonte Ali Ahmeti, duke treguar se ato nuk ishin vendime te UÇK-së (Ditari i MK).

Ne këtë kohë nga këta dy anëtarë te sektorit, paraqitet kërkesa për gjetjen e ndëriidhësve midis Kryesisë se Degës dhe UÇK-së. Nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla u paraqitën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, si kuadro te vyeshëm e te sakrificës për detyrën e tille. Ne nuk i njihnim, por me propozim te sektorit Kryesia i pranoi dhe ata nga sektori u dërguan si ndërlidhës nga Cyrihu i Zvicrës, ku ishin vendosur brenda vendit. Kjo, natyrisht, ishte e drejtë, por e keqja është se kështu nga këta paraqiteshin dy kute krejtësisht te kundërta: ai i refuzimit te shokëve që nuk i kishin nën kontroll Xhavit Haliti e Azem Syla, si dhe te pranimit nga ata te dy për te dërguar te tjerë brenda vendit, kuptohet sipas raporteve që kishin ata.


vazhdon

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=119668

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum