Serbët e Veriut do ta shpallin e pavarësin e territoreve ser
:: sport
Page 1 sur 1

Serbët e Veriut do ta shpallin e pavarësin e territoreve serbe nga Republika e Kosovës
E MËRKURË, 18 GUSHT 2010 12:32
Serbë të veriut kanë bërë gati një deklaratë me të cilën synohet shpallja e pavarësisë së territoreve serbe nga Republika e Kosovës. Iniciativa serbe ka alarmuar liderë të Kosovës dhe tërë praninë ndërkombëtare. Oliver Ivanovic ka konfirmuar ekzistimin e deklaratës, por e quan joserioze dhe pa mbështetje nga Beogradi.
Një letër që po qarkullon në pjesën veriore të Mitrovicës ka mbajtur nën tension dje gjatë tërë ditës udhëheqësit shtetëror të Kosovë, ambasadorë dhe diplomatë tjerë të Quintit, KFOR’in, EULEX’in, ICO’në si dhe struktura tjera ndërkombëtare.
Spekulimet e shfaqura para disa ditëve se në Veri të Kosovës “dikush” ka hartuar një deklaratë për pavarësinë e territoreve serbe nga Republika e Kosovës është konfirmuar të martën. Struktura ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë arritën të sigurojnë një kopje të kësaj letre pesëfaqësh, e shkruar në gjuhën serbe.
Përmbajtja e saj detyroi përfaqësues të KFOR’it dhe diplomatë të vendeve anëtare të Quintit që të kërkojnë takim urgjent me presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Takimet janë mbajtur në Presidencë, larg syrit të medieve.
Janë mbajtur së paku dy takime të tilla që kanë qenë mjaft të gjata. Pas një pauze në mesditë, të njëjtit janë mbledhur sërish në Presidencë, nga ora 17:00 deri në 18:30. Aty kanë marrë pjesë edhe dy ministra, Skënder Hyseni dhe Bajram Rexhepi.
Më herët gjatë ditës, presidenti Fatmir Sejdiu ka biseduar në Presidencë edhe me Shefin e UNMIK’ut, Lamberto Zannier.
Diskutime për të njëjtën temë ka pasur edhe në Beograd, mes diplomatëve perëndimorë dhe autoriteteve të Serbisë.
Megjithatë, burime ndërkombëtare kanë bërë të ditur se ka pasur konsultime për një nismë serbe në Veri, për të cilën ende nuk është konfirmuar se kush qëndron pas saj.
Sidoqoftë, tashmë në Prishtinë zyrtarët vendorë dhe ndërkombëtarë e kanë në dorë projektdeklaratën me të cilën synohet shpallja e pavarësisë e territoreve me shumicë serbe nga Republika e Kosovës.
Deklarata skandaloze
Në mesin e faqes së parë të letrës ndodhet fjala “Deklaratë”, të cilën do të duhej ta aprovonte Kuvendi i Bashkësisë së Komunave të Kosovës dhe Metohisë. Kjo strukturë është themeluar më 28 qershor, 2008, në Zveçan, me iniciativë të ish-ministrit serb Slobodan Samardzic, një bashkpartiak i ish-kryeministrit Vojislav Kostunica.
“Si shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve serbë, Kuvendi aprovon deklaratën e pavarësisë së territoreve të komunave që përbëjnë lidhjen e komunave të krahinës autonome të Kosovës nga krijesa të cilën krijuesit e saj e quajnë Republika e Kosovës”, thuhet në tekstin e deklaratës.
Kjo në praktikë do të thotë krijim i një lloj Kosove paralele serbe. Autorët e panjohur të kësaj deklarate nuk kërkojnë shkëputje nga Kosova “për aq kohë sa krahina e Kosovës është pjesë e Serbisë sipas ligjit ndërkombëtar”.
Është fakt i pamohueshëm se Kosova nuk është ndarë nga Serbia me Rezolutën 1244, thuhet në vijim të deklaratës. “Qeverisja lokale e Republikës së Serbisë nuk është anuluar nga Rezoluta 1244. Republika e Kosovës është shpallur më 17 shkurt, 2008, nga një grup i ish-qytetarëve të Republikës së Serbisë, pa pëlqimin e organeve shtetërore të Republikës së Serbisë”, thuhet në tekstin e saj.
Deklarata njeh vetëm ligjet dhe rregulloret e aprovuara nga struktura ndërkombëtare sipas Rezolutës 1244 dhe që nuk bien ndesh me sistemin juridik të Serbisë.
“Në territorin e këtyre komunave lejohet prania e forcave ushtarake dhe policore ndërkombëtare si garantues të domosdoshëm për sigurinë e banorëve që jetojnë aty. Këto forca duhet të mbrojnë serbët nga dhuna konstante e shovinistëve shqiptarë.
I jepet përkrahje Serbisë për përpjekjet për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial në Kosovë”, vazhdon deklarata.
Në pjesë e konsiderueshme e tekstit është shkruar me gjuhë urrejtëse të kohës së Milosevicit. Në tekst thuhet se Republika e Kosovës është shtet i krijuar nga gjenocidi ndaj joshqiptarëve. Diku tjetër në tekst Republika e Kosovës quhet si “krijesë gjenocidale”. Flitet për “terror, dhunë, spastrim etnik,...mbi serbët dhe joshqiptarë tjerë”.
Kërkohet pjesëmarrja e një delegacioni të serbëve të Krahinës në të gjitha bisedat për Kosovën.
“Përfaqësuesit e Kuvendit serb në Kosovës duhet të kenë status të njëjtë sikur përfaqësuesit e të ashtuquajturës Republika e Kosovës në të gjitha negociatat ndërkombëtare lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën”, thuhet në deklaratën serbe.
Deklarata nuk është e nënshkruar, nuk ka as datë, por është lënë hapësira që data të vihet ditën e aprovimit.
Autorë të panjohur
Burime të gazetës thonë se kjo deklaratë nuk ka mundësi të jetë shkruar e tëra në Mitrovicën veriore nga liderë serbë lokalë. Diplomatë perëndimorë e drejtojnë gishtin kah partia e Vojislav Kostuncës, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Ivica Dacic, por edhe nga zyrtarë të pushtetit të Boris Tadic. Ndryshe, SPS është pjesë e koalicionit qeveritar në Serbi dhe ministri Dacic ka deklaruar disa herë se edhe serbët kanë të drejtë të ndërmarrin “hapa të njëanshëm si shqiptarët”.
Burime të tjera këmbëngulin se autorë të tekstit janë politikanë radikalë me dosje kriminale si Milan Ivanovic, Marko Jaksic dhe të tjerë. Këta thuhet të kenë ndërmarrë këtë nismë për të shpëtuar vetën ngase ndodhen në listën e EULEX’it për arrestim për shkak se janë pjesë e krimit të organizuar.
Nëse nuk ndalet nisma për “pavarësi të Serbëve nga Republika e Kosovës”, atëherë deklarata duhet të përfundojë për aprovim në Kuvendin e Bashkësisë së Komunave të Kosovës dhe Metohisë, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ky kuvend përbëhet nga përfaqësues serbë të 26 komunave të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet ilegale të organizuara nga Beogradi. Shumica e anëtarëve të këtij kuvendi janë nga Partia Radikale Serbe – 17 përfaqësues. DSS e Kostunicës i ka 13 ulëse. SPS – 4, DS e Boris Tadic – 3 ulëse, G17Plus – 1, ndërkaq 4 janë të pavarur. Në kuvend thuhet se janë edhe një boshnjak, një rom dhe një goran.
Sekretari Shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic është në dijeni për këtë deklaratë, por thotë se nuk e di se kush janë autorët. Ai konsideron se kjo është një nismë joserioze për të cilën nuk ka mbështetje zyrtare nga Beogradi.
Ivanovic ditë më parë ka thënë se qarqe ndërkombëtare janë të interesuara për ndarje të Kosovës dhe madje për ta imponuar këtë zgjidhje. Një ditë më pas, një politikan tjetër serb, Randel Nojkic, ka reaguar duke e akuzuar Ivanovicin se është vetë ai që po e promovon idenë për ndarje të veriut e jo ndërkombëtarët.
http://info-kosova.net/rajoni/vendore/6293-serbet-e-veriut-do-ta-shpallin-e-pavaresin-e-territoreve-serbe-nga-republika-e-kosoves

Sujets similaires
» serbet çka mendojn per pavaresin e kosoves
» Kur enveristat,komunistat,e shpallin veten nacionalista
» Bisedimet drejte ndarjes se veriut
» Albin Kurti kundra pavaresise se veriut
» A egziston jeta ne polin e veriut diku ne thellesin e saje?

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum