Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise

 :: sport

Aller en bas

Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise Empty Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise

Message  Perparimi Mar 3 Aoû - 9:22

Ku jane njohjet


Gjatë 24 orëve, ju do të pranoni vetem një e-mail me 10 lajmet e fundit

03.08.2010
nga Augustin Palokaj
Koha punon për Kosovën dhe numri i shteteve, të cilat e njohin pavarësinë e saj, mund vetëm të rritet e kurrsesi të zvogëlohet. Për këtë arsye Beogradi në përpjekjet e veta për të zhbërë shtetësinë e Kosovës po lufton një betejë të humbur.
Por, duke lënë anash këtë humbje të Serbisë në afat të mesëm dhe të gjatë, duhet pranuar po ashtu se në dhjetë ditët e fundit, sa kanë kaluar prej shpalljes spektakulare të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth
ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk ka pasuar asnjë njohje nga asnjë shtet i botës, madje as nga shtetet, të cilat është dashur të na kishin njohur edhe më parë.

Dhjetë ditë nuk janë shumë krahasuar me dy vjet e gjysmë sa kanë kaluar prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, periudhë gjatë së cilës Kosovën e kanë njohur 69 shtete. Por krahasuar me pritjet dhe parashikimet nuk ka shumë hapësirë që kosovarët të jenë të kënaqur pasi euforia e fitores në Hagë, të cilën Kosovës si dhuratë ia dha Serbia me kërkesën e saj drejtuar GJND-së.

Të rikujtojmë se kryeministri i Kosovës në fillim të vitit 2008, pak ditë para shpalljes së pavarësisë, fliste për "100 njohje të menjëhershme" dhe tash mezi kemi arritur në numrin 69. Pas shpalljes së mendimit të GJND-së, në orët e para, kemi dëgjuar aq shumë deklarata për njohje të shpejta nga shumë shtete. Por këto nuk ndodhën dhe shtetet e shumta vazhdojnë të hamenden ose të mbajnë qëndrimin e tyre të mëparshëm.





Më së shumti shqetësuese është se nuk ka ndryshim tek 5 vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën si shtet. E tha midis Prishtinës zëvendësministri i jashtëm grek se shteti i tij nuk ndryshon qëndrimin, ndonëse mes rreshtash lë të kuptohet se është duke menduar. Por grekët janë mjeshtër të vërtetë, të lënë të besosh atë që dëshiron të besosh dhe kështu kosovarët tash e dy vjet lavdërojnë politikën e Greqisë e ajo vazhdon të jetë kundër pavarësisë
së Kosovës. Ministri i Spanjës madje midis Brukselit thotë se mosnjohja e Kosovës nga ky shtet i ka kontribuuar dukshëm stabilitetit në rajon dhe përparimin që BE-ja e ka arritur në Ballkan. Kolegu i tij sllovak thotë se nuk ka kurrfarë presioni ndaj këtij shteti për të ndryshuar qëndrimin dhe se "shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i ka kontribuar sigurisë dhe stabilitetit në rajon". Ministri rumun thotë se "ka marrë lëvdata për sjelljen konstruktive të Rumanisë", ndonëse ky shtet donte të bllokonte edhe deklaratën e përfaqësueses së lartë Ashton rreth Kosovës. E ministri i Qipros deklarohet sikur të lexonte fjalët e shkruara nga kolegu i tij serb, Vuk Jeremiq, duke thënë se "kur është fjala për integritet territorial zgjidhje nuk mund të ketë pa pajtimin e të dyja palëve".

Disi ishim optimistë kur dëgjonim ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, të thoshte se "presim nga 35 shtete ta njohin Kosovën pas shpalljes së mendimit të GJND-së". Por kur ai tha se në këto 35 shtetet përfshihen edhe pesë shtetet e BE-së, atëherë ai dha arsye për dyshim në deklaratat e tij. Kur deklarohen publikisht ministrat e shteteve, atëherë nuk e kanë aq lehtë që së shpejti t’i hanë fjalët e tyre dhe të bëjnë të kundërtën e asaj që e kanë thënë, në këtë rast ta njohin Kosovën, edhe pse kanë thënë të gjitha shtetet e BE-së se nuk do ta bëjnë këtë. Madje disa nga këto shtete, si Greqia, sillen sikur ato të jenë në pozicion të favorshëm, sepse janë mirë "edhe me Beogradin, edhe me Prishtinën".

Ka mbetur një muaj kohë që të rritet numri i njohjeve dhe të shpresohet se jo të gjitha shtetet, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën do të mbështesin Serbinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. BE-ja dëshiron të gjej një kompromis me Serbinë jo vetëm për të evituar konfrontimin e Serbisë me BE-në në New York, por më shumë për të evituar turpin e BE-së në skenën botërore, kur disa vende evropiane do të rreshtohen krah Iranit, Libisë e Rusisë, në mbështetje të Serbisë.

Jo aq inkurajuese duken edhe reagimet e vendeve me pozitë strategjike në rajonet ku ndodhen dhe me ndikimin që kanë, si Egjipti në Lindjen e Mesme, i cili po ashtu ka porositur se nuk ndryshon qëndrimin, Brazili dhe Argjentina në Amerikën Latine dhe vendet e Afrikës së veriut, si Algjeria dhe Maroku.
Nuk dihet se çfarë presin vendet si Kuvajti, Katari, Tunizia, Libani, Izraeli, Bangladeshi, Pakistani dhe disa vende të tjera, të cilat është pritur të na kishin njohur para dy vjetësh.

Në këtë proces të ngadalshëm të njohjeve të pavarësisë së Kosovës Serbia, ndonëse në fund del humbëse e madhe, ka arritur t’u serojë disa vendeve një arsye për të pritur. Së pari kërkonte që të presin vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të kërkuar mendimin e GJND-së. Pastaj kërkonin që të pritej mendimi i GJND-së, pritje që dukshëm e ngadalësoi dinamikën e
njohjeve. Tash Serbia u sugjeron këtyre shteteve që të presin "debatin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së" duke iu servuar atyre leximin e vet të mendimit të GJND-së edhe pse ai mendim ishte jashtëzakonisht i qartë dhe dëshpërues për Serbinë.

Më shumë sesa me 35 njohjet e shpejta që i paralajmëroi ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni, optimizëm kosovarëve u dha kolegu i tij serb, Vuk Jeremiq, duke thënë se "55 shtete janë nën presion ta njohin shpejt Kosovën". Por Vuk Jeremiq, me sjelljet e tij foshnjore, e ka matematikën e tij logjike. Ai flet për 55 njohje dhe nëse ndodhin 35 njohjet e Skënder Hysenit, atëherë Vuk Jeremiqi do ta quajë këtë si "fitore të diplomacisë së
Serbisë e cila zvogloi numrin nga 55 në 35".

Si duket politikanët e Kosovës, kur thonë se "presion njohje", këtë e bëjnë në formë të parashikimeve, dëshirave dhe shpresave e jo në bazë të asaj se dinë diçka konkrete. Numri në këtë rast ka rëndësi, sepse Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe nuk është e njohur ende nga më shumë se gjysma e shteteve të botës. Kur të arrihet numri magjik i 100 njohjeve, atëherë edhe shumë shtete që hezitojnë e që nuk u intereson e drejta ndërkombëtare, do të fillojnë të pranojnë realitetin. Kryeministri i Spanjës Zapatero shpesh ka ditur të thotë se vendi i tij "nuk është në radhët e shumicës së BE-së që e kanë njohur Kosovën, por është në radhët e shumicës së vendeve të botës që nuk e kanë bërë këtë". Në anën tjetër, me secilën njohje jo vetëm se zvogëlohet çdo mundësi e rihapjes së negociatave për status, por zvogëlohet edhe mundësia e ndarjes së Kosovës dhe forcohet integriteti i saj territorial.

Vërtet Malin e Zi ende nuk e kanë njohur rreth 70 vende të botës. Por kjo nuk paraqet problem, sepse ato vende nuk janë kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe ai shtet fqinjë i Kosovës është anëtar i OKB-së, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, pret statusin formal të kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa i është hapur perspektiva edhe për anëtarësim në NATO. Të presim që vera t’i sjellë Kosovës njohjet e shumëpritura. (koha)



http://albeu.com/lajme/lajmi.php?subaction=showfull&id=1280826961&archive=&start_from=&ucat=4

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise Empty Re: Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise

Message  Perparimi Mar 3 Aoû - 16:50


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise Empty Re: Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise

Message  Perparimi Dim 22 Aoû - 13:04


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise Empty Re: Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum