Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

]Idajet Beqiri dhe mbyllja e kaptinës së "Shqipërisë etnike"

 :: sport

Aller en bas

]Idajet Beqiri dhe mbyllja e kaptinës së "Shqipërisë etnike" Empty ]Idajet Beqiri dhe mbyllja e kaptinës së "Shqipërisë etnike"

Message  Perparimi Dim 13 Juin - 15:58

Idajet Beqiri dhe mbyllja e kaptinës së "Shqipërisë etnike" para opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar

Nga Dr. Nehat Sadiku



1. Këto ditë jam duke qëndruar në Paris, si i ftuar i një instituti francez që merret me studimet gjeostrategjike për Ballkanin. Duke shëtitur rrugëve dhe duke kërkuar literaturë nëpër bibliotekat dhe libraritë parisiene, si zakonisht shkova në një kiosk ku shiten gazetat e revistat e huaja për ta blerë Le Mondin francez, jo vetëm se e bleva atë, ku artikulli im për Kosovën akoma nuk ishte botuar por e bleva edhe revistën gjermane "Der Spiegle", nr.46, me datë 10.11.2003. I lexova faqet 156 dhe 158, aty e gjeta fotografinë e të poshtërit e tradhtarit-mbeturinës së kombit e të atdheut Idajet Beqiri, të cilin autorja gjermane Renate Flottau me plotë të drejtë e kishte quajtur dhe konstatuar si FYRERIN HITLERIN. Në online, nuk e keni artikullin e plotë, as fotografinë e FYRERIT-BEQIRI, kështu në origjinal i thotë autorja gjermane. Opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar ia bëjmë të njohur, që të shkojnë ta blejnë atë gazetë, për atë duhet të informohen të gjitha mjetet e informimit në gjuhën shqipe, them me origjinalin sepse Idajet Beqiri lidhur me atë interevistë e krypi opinionin duke e rrejtur dhe dezinformuar. Këtë artikull e skenova në online dhe ua dërgova të gjithëve kujt ma morri mendja, se duhej tua dërgoja si në trojet etnike shqiptare, Europë dhe SHBA.

2. Siç e dimë ne shumë mirë, ai qëmoti e ka mbyllë kaptinën e Shqipërisë etnike, me poshtërisitë dhe fraksionizmat e tij private, mirëpo, revista gjermane "Der Spiegle", e ka vulosur përgjithmonë karirerën e tij politike, duke cilësuar dhe krahasuar me Hitlerin. Le të dijnë "patriotët" shqiptarë, dhe hyzmeqarët e tij, se pas kësaj interviste në "Der Spiegel", do të jenë të ndjekur dhe të anatemuar si në botën shqiptare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Me një njeri të çmendur dhe me dy tre hyzmeqar, si "shërbetori Jereneji" i Ivan Cankarit, dhe me fraksione paramilitare private te Fyrerit-Beqiri kurrë nuk mund të bëhet ribashkimi, as çlirimi i njëmendtë i shqiptarëve. Këtë duhet ta dijnë të gjithë, e mos të shkojnë si kopeja pas dashit të plagosur.

3. Mua më habit fakti pse as në Maqedoni, as në Kosove deri tani nuk është distancuar politika zyrtare prej idijotit Idajet Beqiri? Pse? Përderisa politika zyrtare shqiptare si në Prishtinë, si në Tetovë, si në Preshevë, si në Mal të Zi, nuk distancohet prej kobit dhe kataklizmës Idajet Beqiri, do të jenë nën hipotekë nga bashkësia ndërkombëtare. Konsideroj se, popullit shqiptar dhe politikës shqiptare ne Maqedoni, shumë janë duke iu përzier njerzit si çifti i Beqirit nga jashtë, vetëm per t'i mbajtur shqiptarët pengje në Maqedoni. Ky është mëkat dhe gabim i pafalshëm i shqiptarëve të pandërgjegjshëm, pavarësisht se a pajtohen ata me politikën e Ali Ahmetit apo jo. Fundja, unë mund ta kemë mendimin tim për këtë çështje, secili prej nesh për vete, por një gjë është e vërtetë, se Ali Ahmetin me votën e lirë e demokratike, e ka zgjedhur vetë populli shqiptar në Maqedoni. Këtë të drejtë shqiptarëve në Maqedoni nuk mund t'ua shkurtoj as unë, as kurkush tjetër, sepse ata e gëzojnë me ligj. Atë politikë të Ali Ahmetit - qoftë e mirë apo të keqe,- mund ta braktisë vetëm elektorati që e ka votuar, e jo asnjë fraksion ushtarak i Idajet Beqirit, e i "Çakallave e i Mangallave". Mos të zgjatem, sepse kjo është çështje për studim të gjatë, por ne duhet të kontribuojmë me veprimet dhe me sjelljen tonë, që divergjencat dhe papajtueshmëritë ekzistuese të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, t'i mënjanojmë me çdo kusht, duke i lënë anësh interesat grupore, ideologjike parciale, fraksioniste ushtarake, e inatet individuale, dhe lakminë për pushtet, e jo për milet, siç është deklaruar Idajet Beqiri.

4. Është koha e fundit të zgjihemi nga letargjia ndjellakeqe, e të kontribuojmë për pajtimin dhe për INTEGRIMIN E FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI. Unë kështu e shoh fillin e zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni. Ta respektojmë vullnetin dhe të drejtën e popullit shqiptar në Maqedoni, sepse ai më së miri e di se çfarë të drejtash dhe lirishë i duhen atij, e jo t'i japim hapësirë, e fushëveprim pallavrave dhe përzierjes dirkete të Idajet Beqirit në destabilizimin e shqiptarëve në Maqedoni. Kush ia do të mirën vëllazërve dhe motrave shqiptare në Maqedoni, pa vonuar, urgjentisht, duhet t'i gjejë mënyrat dhe format për ta izoluar nga skena virusin antipolitik dhe antikombëtar I.Beqirin me mafinë e tij të krijuar në diasporë, dhe me mashtrimin e njerzëve hallexhinj të paudhëzuar brenda vendit. Ështe absurde, dobësi dhe devalvim për intelegjencën dhe për politikën shqiptare në Maqedoni, që të dalë një Fyrer-Beqiri, siç e ka quajtur gazetarja gjermane në "Der Spiegel" të datës 10.11.2003, e të hidhet nga Laberija, për t'ua zgjidhur problemin shqiptarëve në Maqedoni, në Kosove dhe në Ballkan. Ky është turpi më i madh edhe për politikën zyrtare dhe për intelegjencën shqiptare në Ballkan. Te vijë një psikopat nga Laberija, e t'i urdhëroj, që të gjithe shqiptarët të futen nën armë?! Kjo është më shumë se vetëvrasje për të gjithe ata që bëjnë politikë, analitikë, shkencë etj.

5. Po qe se ne nuk e gjykojmë këtë fenomen të shëmtuar të quajtur Idajet Beqiri, atëherë neve do të na dënojë ashpër realiteti dhe historia, e së këndejmi edhe populli edhe aleatët tanë, si dhe bashkësia ndërkombëtare. Shpresoj se kjo teza ime apo opinioni im do të gjejë përkrahje tek elitat politike shqiptare si dhe opinioni ndërkombëtar. Kompromis me politikën destruktive dhe me fraksionizmat paramilitare të Idajet Fyrerit nuk mund të ketë, sepse po qe se heshtim para këtyre negativizmave dhe viruseve të rrezikshme, që kanë për qëllim për ta lënë edhe më tej popullin shqiptar në Ballkan nën çizmën e huaj sllave, atëherë edhe bashkësia ndërkombëatare me plotë të drejtë dhe arsye, do t'i çoje duart prej nesh, sepse të gjitha investimet e deritashme të bashkësisë ndërkombëtare për t'i ndihmuar shqiptarët në Ballkan, si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht, nuk mund të konsiderohen "huq" as "Latifundi" e keqinterpretimit dhe të shfrytëzimit të harangave të ndryshme të Idajet Beqirit. Idajet Fyreri me kompaninë e tij të verbuar kanë rënë në gabim të pakorrigjuar, duke konsideruar se mund ta luaj rolin e "një superfuqie ballkanike", duke konsideruar se në këtë formë mund ta mbajnë peng bashkësinë ndërkombëtare, që të mos i zhvillojë reformat e saj ekonomike dhe politike integruese në Ballkan dhe më gjërë.

6. Për t'u kthejlluar situata politike dhe e gjithmbarshme në Maqedoni, në Kosovë, në Preshevë në Mal të Zi etj., urgjenitsht duhet të paralizohet politika dhe propaganda anitshqiptare e Idajet Beqirit. Këtë mund ta bëjnë, dhe e kanë për detyrë ta bëjnë si politika zyrtare shqiptare, ashtu edhe institucionet politike-shoqërore dhe shkencore si ne Tiranë, në Tetovë, dhe në Prishtinë. Po ashtu në eliminimin e kësaj kolere antishqiptare, duhet të inkuadrohet edhe e gjithë diaspora si në Evropë, e sidomos në Amerikë, që të mos japin asnjë cent, asnjë dollarë për asnjë fond privat të fraksioneve private ushtarake të Idajet Beqirit, dhe haptazi përmes apeleve dhe njohtimeve të ndryshme, të deklarohen para opnionit te brendshëm dhe të jashtëm, se nuk pajtohen me politikën diletante dhe me format e mjetet e strategjisë dhe të taktikës së gabuar të Idajet Beqirit-"fyrerit" siç e ka quajtur me të drejtë "Der Spiegle", nr.46, f.156 dhe 158, i datës 10 nëntor 2003.

Konkludimi im është: se pa pëlqimin e popullit dhe të politikës zyrtare të Tiranës, të Prishtinës, të Tetovës, të Preshevës dhe të Ulqinit, askush nuk ka të drejtë të dalë me teza, as me programe, as me veprime e aksione krye në veti si bajloz, e si bajraktar, ( siç është duke vepruar AKSH-ja e Idajet Beqirit dhe kompanise së tij mafioze), duke deklaruar se do të "bëhet një kryengritje e përgjithshme". Kjo është idiotizëm dhe vetëvrasje për së kthjellti. Kështu mund të veprojnë vetëm ata që janë sakatë në kokë e mendje, dhe që kanë për qëllim për të shkatërruar çdo gjë që është me interes gjithëshqiptar.

Dr.Nehat Sadiku profesor i shkencës politike dhe drejtor i Institutit për studime politike me seli në Lubianë

urska.meglic@guest.arnes.si

nehat_sadiku@yahoo.com

Paris, 16.nëntor .2003

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum