Tre avokatë amerikanë në ndihmë Limajt
:: sport
Page 1 sur 1
Tre avokatë amerikanë në ndihmë Limajt
]http://lajmpress.com/lajme/kosove/4655.html
Tre avokatë amerikanë në ndihmë Limajt
27/05/2010 13:49:00
Madhesia e germave:
Tre avokatë nga Stamfordi janë angazhuar si pjesë e ekipit ligjor në tentim për ta shfajësuar ministrin e transportit, Fatmir Limaj, në një rast korrupsioni që ka nxitur debate edhe jashtë vendit.
Përfaqësuesit ligjorë, Stephan Seeger dhe Ryan O'Neill, me qendër në Stamford, fluturuan për në Kosovë fundjavën që lamë pas për tu takuar me Fatmir Limaj, një zyrtar i famshëm i cili është nën hetime për pretendimin se ai dhe një pjesë tjetër e personelit të ministrisë kanë pranuar ryshfet në këmbim të kontratave për ndërtim të rrugëve në Kosovë.
Në ndërkohë, avokati i tretë, Mark Sherman, ka qëndruar në vend që të punojë në lobimin tek zyrtarët amerikanë që të interesohen në këtë rast dhe të bëjnë hulumtime mbi çështjet ligjore.
"Ne jemi këtu që të hetojmë se përse po ndodhë kjo”, thotë Seeger në një bisedë telefonike nga Kosova. "Është vend në tranzicion dhe jo çdo gjë është e sigurt këtu. Ka pasur shqetësime të ngritura nga mbështetësit e tij amerikanë të cilët dëshironin të siguroheshin se ai do të përfaqësohet si duhet”.
Sherman tha se Limaj, një figurë prej lideri në partinë qeverisëse, PDK, ka këshilltarë në Greenwich, që është një prej mënyrave që ai dhe kolegët e tij u kontaktuan.
"Ne jemi të bindur se mund të japim kontributin tonë të madh në ekipin mbrojtës të ministrit, si dhe të ndihmojmë në ngritjen e vetëdijes këtu në SHBA rreth këtij rasti”, thotë Sherman, i cili planifikon të udhëtojë për në Kosovë.
Shtëpia e Limajt si dhe ministria që ai drejton u bastisën më 28 prill nga zyrtarët e EULEX-it. Seeger thotë se kjo bastisje ka nxitur tensione në mes të EULEX-it dhe qeverisë së Kosovës, pasi që shumë mbështetës të Limaj besojnë se përpjekjet e prokurorisë janë të nxitura politikisht. Seeger tha se dëshmitë janë të vogla dhe i quajti këto bastisje “fyese”.
Sipas Seeger, prokurorët e EULEX-it thanë se thelbi i dëshmisë së tyre është “një deklaratë që duket se është bërë nga një person i vdekur që ka pasur interes në marrjen e tenderëve për ndërtim të rrugëve”.
"Ajo për çfarë ne në Amerikë do të tronditeshim është liria përmes së cilës çdo organ autoritativ thjeshtë mund të vijë në shtëpinë tuaj dhe, në kuptimin e plotë të fjalës, ta shqelmojë derën duke përdorë njerëz të armatosur e me maska në emër të ligjit që ata synojnë ta mbështesin”, thotë Seeger.
Zëdhënësja e EULEX-it, Kristiina Herodes ka konfirmuar këto bastisje përmes një emaili për “Greenwich Time” dhe ka paralajmëruar se hetimet po vazhdojnë dhe ende nuk është arritur deri te ndonjë përfundim.
"Hetimi dhe bastisjet janë në lidhje me disa tenderë në lidhje me ndërtimin e rrugëve në Kosovë në periudhën 2007-2009", thotë Herodes. "Duhet të theksohet se këto kërkime që po bëhen janë krejtësisht investigative në substancë dhe materiali që po mblidhet do të analizohet me kujdes si nga prokurorët e EULEX-it ashtu edhe nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë”.
Gjatë viteve të fundit, Limaj ka udhëtuar shpesh për në SHBA për tu takuar me zyrtarë të zgjedhur. Limaj, së bashku me një delegacion nga Kosova, u takuan me shumë figura politike shtatorin e vitit 2009, përfshirë Republikanin Jim Himes, për të diskutuar zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë. Himes tha të mërkurën se Limaj dhe zyrtarët nga Kosova e kanë vizituar atë edhe këtë pranverë për të biseduar për Kosovën.
Mirëpo, Himes thotë se nuk ka qenë në dijeni me rastin e Limaj dhe se nuk e njeh atë jashtë atyre dy takimeve të shkurtra.
Përveç tre avokatëve amerikanë, Luimaj përfaqësohet edhe nga një përfaqësues ligjor nga Kosova dhe një nga Anglia, thonë zyrtarët.
Seeger thotë se tani për tani, ekipi ligjor po rishikon urdhrin për bastisje dhe po kërkon dokumentacion shtesë nga prokurorët.
Seeger thotë se ky është rasti i parë për të tre avokatët amerikanë, por secili prej tyre besojnë se mund ta përkthejnë prapaskenën ligjore që të ndihmojnë suksesshëm në mbrojtjen e Limajt. "Do ta përdorim perspektivën amerikane dhe do ta superimponojmë atë në këtë vend”, thotë Seeger. /Zëri/
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
EULEX-i të dielën do t’i shmanget Mitrovicës
Përmes një njoftimi të brendshëm të EULEX-it, të cilin ka arritur ta sigurojë Radio Dukagjini, ky mision ka këshilluar pjesëtarët e vet që të dielën,
më shumë[

Sujets similaires
» Djali i Fatmir Limajt nis Muajin e Mjaltit
» Dëshmitari i procesit ndaj Limajt gjendjet i vdekur në Gjerm

» Pse as nje nga uçk,nuk i shkoi ne ndihme Adem Jasharit ?
» armet amerikane dhe ruse

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum