Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kostunica hyn i armatosur në Kosovë

 :: sport

Aller en bas

Kostunica hyn i armatosur në Kosovë Empty Kostunica hyn i armatosur në Kosovë

Message  Perparimi Mer 26 Mai - 0:48

Kostunica hyn i armatosur në Kosovë
24/05/2010 09:35:00
Madhesia e germave:


I përcjellë me truproja të armatosura, ish-Kryeministri serb, Vojislav Kostunica ka qëndruar të dielën në pjesën veriore të Kosovës pa leje të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Ai ka qëndruar në Zveçan dhe lokalitete të tjera në Veri për të kërkuar votën e serbëve për njerëzit e partisë së tij që garojnë në zgjedhjet ilegale për Komunën e Mitrovicës që janë paralajmëruar të mbahen këtë të diel.

Kostunica dhe eskorta e tij me njerëz të armatosur ka hyrë dhe ka dalë nëpër kufirin verior të Kosovës, i papenguar nga Policia e EULEX’it dhe Policia e Kosovës, që në këtë pjesë të vendit përbëhet gati tërësisht nga pjesëtarë serbë.

Gjatë kësaj vizite, politikani radikal serb ka qenë i shoqëruar nga ish-Ministri për Kosovën, Slobodan Samardzic dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike të Serbisë, që ndodhet në opozitë që nga zgjedhjet e vitit 2008.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, thotë se institucionet e Kosovës kanë kërkuar nga Misioni i BE’së që eskortat e armatosura të ndalen dhe të identifikohen, por kjo nuk është bërë.

“EULEX’i nuk është i gatshëm të bëjë një pengesë të tillë sikurse e bën në pjesët e tjera kufitare”, ka thënë ai.

“Kemi kërkuar që sidomos eskortat e armatosura që bartin liderët polikë të ndalen, të identifikohen, të identifikohet armatimi dhe ky është ai minimumi që kërkojmë nga EULEX’i. Mirëpo, as këtë nuk e kanë bërë”, ka thënë Rexhepi, në një prononcim për RTK’në, të dielën në mbrëmje.

Ai tha se nuk ka kërkuar që të përdoret dhuna ose presioni, sepse kjo do të shkonte në llogari të politikës serbe.

“Kemi kërkuar një minimum që për eskortat e armatosura të evidentohen armët ose të ndalen në kufi, sepse nuk kanë të drejtë të hyjnë. Ne e kemi kërkuar këtë, në një mënyrë, në takimin e fundit. E kanë marrë në konsideratë, mirëpo s`kanë vepruar. Në takimin e ardhshëm do të kërkoj që kjo të jetë rregull për arsye se nuk bie ndesh as me Rezolutën 1244 dhe po ashtu vendosja e rendit dhe ligjit është edhe në kuadër të Rezolutës 1244 dhe integriteti territorial. Pra, ata nuk dalin jashtë mandatit, siç thonë, neutral, por duhet t’i implementojnë ato që i kanë brenda mandatit”, ka thënë ministri Rexhepi.

Ai ka theksuar se zinxhiri komandues për Policinë e Kosovës në pjesën veriore të vendit shkon përmes EULEX’it.

Zëdhënësja e Misionit të BE’së, Karin Limdal, ka konfirmuar për Express kërkesën e institucioneve të Kosovës për EULEX’in.

“Drejtori i Policisë së Kosovë e ka kontaktuar zëvendësshefin e komponentit të Policisë së EULEX’it, por kjo është bërë pasi që Kostunica ka hyrë në Kosovë”, ka thënë ajo.

Limdal nuk ka pranuar të komentojë se përse nuk është intervenuar pas hyrjes së Kostunicës në Kosovë.

Pjesëtarë të Misioni i BE’së janë të vendosur në dy pikat kufitare në Veri, aty ku ka kaluar eskorta e Kostunices.

Për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë ekziston një marrëveshje që ato të realizohen duke kërkuar leje, e cila përcillet në Qeveri përmes Zyrës së Përfaqësuesit të BE’së në Beograd dhe Zyrës së Pieter Feithit në Prishtinë. Mirëpo, ish-Kryeministri serb nuk ka kërkuar leje nga askush.

Kostunica ka zgjedhur Zveçanin për të mbajtur mbledhjen e Këshillit drejtues të partisë, për të shpalosur një program ekonomik si dhe për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij rreth statusit të Kosovës dhe ka theksuar se se po të ishte në pushtet, kurrë nuk do të pranonte vendosjen e EULEX’it në Kosovë.

Ndryshe, paralajmërimi i institucioneve të Serbisë për organizim të zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të Mitrovicës konsiderohet një provokim i ri ndaj Kosovës dhe manipulim me pjesëtarë të pakicës serbe, por nuk pritet të pengohet mbajtja e tyre.

Zëdhënësja e EULEX’it, Kristiina Herodes ka deklaruar se Misioni i BE’së nuk i pranon të ashtuquajturat struktura paralele dhe për këtë arsye nuk i njeh zgjedhjet serbe dhe as rezultatin e tyre.

Ajo citohet të ketë thënë për Radio B92 se EULEX’i, megjithatë, do të vazhdojë të bashkëpunojë me liderë të komunitetit serb.

Ndërkaq, zëdhënësi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Russel Geekie ka deklaruar se për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Mitrovicë, UNMIK’u është njoftuar përmes medieve, por nuk ka marrë asnjë informatë zyrtare për këtë.

“Nuk jemi të njoftuar zyrtarisht nga Beogradi as nga dikush tjetër, por duke marrë parasysh pozicionin neutral ndaj statusit të Kosovës, nuk do të ishte e përshtatshme që të marrim ndonjë qëndrim lidhur me zgjedhjet”, citohet të ketë thënë Geekie për agjencinë e lajmeve, Tanjug.

Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka thënë për Radion Europa e Lirë se “sipas të gjitha gjasave, nuk do të ndërhyhet në këto zgjedhje, sepse ende nuk kemi përfituar mjaft në komponentin e sundimit të ligjit në atë pjesë”.

Është paralajmëruar se këtë të diel do të votohet edhe në Komunën e Novo Bërdos./express/

Shto tek: Facebook | Furl | Digg | Myspace | Windows Live | Yahoo MyWeb |
Komente (6 publikuar):
Ushtari i uçk në 25/05/2010 10:03:36

Ne me vjen turp te lavderohemi,pos dua ta them te verteten,se;Nuk kemi luftue as per liri as per bashkim,pos kemi plaqkite shtepi e dhunue vajzat shqiptare dhe serbe,bashk me serb sepse kemi ken ne marveshje çdo dite e nate .Koshtenica dhe serbet qe kan bere krime bashk me uçk shetisin shlirshem si ne kosove ashtu dhe ne serbi.Ndersa ata qe e deshten kombin shqiptar vetem ne emer te gjakut te tyre e mbajne ne xenzure keta qe kan mbetur kundr aregjimit serbo shqipservilash.
Perpara druzhe Koshtenica,se tan qeverin e ke mbrapa te kosoves.


0
sali-shkupi në 25/05/2010 09:22:07

O Bajram ishalla te zene Maqedonet dhe te dorzojne te Serbet. Me pas pas ate mundesi ta kisha bo sikur cysh ja ke bo vllezerve shqiptar. Shko ndale kufirin se sebet po te hyne per dite, e vec ndonje dite kur ti shohish ne shtepin tende ne Mitrovic.


0

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum