Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Fronti Per Bashkim Kombetar Shqiptar;Deklarate

 :: sport

Aller en bas

Fronti Per Bashkim Kombetar Shqiptar;Deklarate Empty Fronti Per Bashkim Kombetar Shqiptar;Deklarate

Message  Perparimi Mar 27 Avr - 23:37

FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
F.B.K.SH
Himarë, 24 Prill, 2010

D E K L A R A T Ë
Nr.01/ Protokoll: 00/24


Për shtyp

1. Në dt. 24 Prill, 2010, në Himarë u mbajt Kuvendi i III-të i FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (F.B.K.SH), me pjesëmarrjen e 284 delegatëve nga trojet amëtare e Diaspora.
2. Delegatët e Kuvendit të III-të të FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR, pas një analize maraton, nga akademikë, intelektualë të të gjitha niveleve, atdhetarë të Çështjes Kombëtare, konkluduan se: “ÇESHTJA E RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK ËSHTË TABU, por një realitet i prekshëm, i cili nuk cënon kufijtë e shteteve përreth, por synon rikthimin e trojeve etnike në identitet.
3. Pas transformimeve gjeopolitike në Evropë dhe Ballkan, të cilat prunë shpërbërjen dhe ndryshimin e shumë kufijëve administrative, Kuvendi i III-të i FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR, njëzëri kërkoi nga Organizmat Ndërkombëtare (Parlamenti Evropian-Strasburg, Organizata e Kombeve të Bashkuara-Neë York, Selisë së Natos-Bruksel); të shqyrtojnë vendosjen e politikave administrative në Ballkan dhe zgjidhjen e drejtë të ÇËSHTJES KOMBETARE SHQIPTARE.
4. Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar e mbështet strategjinë e vet për Ribashkimin Kombëtar mbi mjete e forma politiko-diplomatike.
5. Kuvendi i III-të i FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR me unanimitet zgjodhi:
• Kryetar i FBKSH ………………Prof.Arber Kastrioti
• Zëdhënës politik ……………..Z.Kastriot Bujupi
• Sekretar politik ……………….Z.Genc Llakaj
6. Kuvendi i III-të i F.B.K.SH unanimisht mori këto vendime:
a- Përjashtimin nga radhët e veta të njërit prej ish-drejtuesve të tij, z. Gafurr Adili, duke
e cilësuar si element përçarës dhe me gabime të përsëritura që kanë dëmtuar rëndë
Çështjen Kombëtare Shqiptare.
b- Kuvendi vendosi që FBKSH nga ky Kuvend e në vazhdim do të punojë politikisht në
rrugë publike.
c- Kuvendi i III-të i FBKSH miratoi njëzëri Platformën e vet, për në vazhdim, në shërbim
të zgjidhjes përfundimtare të Çështjes Kombëtare Shqiptare.
d- Kuvendi i III-të i FBKSH, i bazuar në statutin e ri dhe programin e përshtatur me
kushtet aktuale ngriti tre kominsionet e punës:
-komisioni statutor
-komisioni financave
-komisioni mediatik
7. Kuvendi I III-të i FBKSH doli me një “MEMORANDUM” drejtuar Parlamentit të Republikës së Greqisë, duke i kërkuar këtij të fundit të gjitha të drejtat njerëzore, juridike, historike dhe të marrëveshjeve të përbashkëta, për popullsinë shqiptare të Çamërisë, Kosturit, Konicës e Follorinës dhe asaj emigratore në shtetin grek. Njëkohësisht, Kuvendi i drejtoi një PETICION të përbashkët qeverive aktuale në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, përmes të cilit kërkohet zyrtarizimi i aspiratës shekullore e të drejtë të kauzës së Ribashkimit Kombëtar në kushtetutat përkatëse, si një qëllim pozitiv jo vetëm për ardhmërinë e Kombit Shqiptar, por edhe si një instrument garantues i stabilitetit në Ballkan.
8. Kuvendi i III-të i F.B.K.SH, vlerësoi me “FLETËMIRNJOHJE” për kontribut e atdhetari shëmbullore këto figura si “Krenaria e Kombit”:
• Akademik, Rexhep Qosja
• Akademik, Dritëro Agolli
• Akademik, Ismail Kadare
• Prof. Adem Demaçi
• Z. Murat Jashari
• Prof. Pëllumb Xhufi

Sekretari Politik i F.B.K.SH

Z. Genc LLAKAJ

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum