Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

LDK e themeluan njerezit e LKK(titistet)

 :: sport

Aller en bas

LDK e themeluan njerezit e LKK(titistet) Empty LDK e themeluan njerezit e LKK(titistet)

Message  Perparimi Jeu 18 Mar - 9:51

“Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa ( të gjithë gazetarë të Rilindjes –ishin pikërisht zyrtarët e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës: Rrahman Morina, Kryetar i KK të LKK-së *, Agim Mala, anëtar i Kryesisë së KK të LKK-së dhe drejtor i RTP-së, etj.


Si u zgjodh Ibrahim Rugova kryetar i LDK-së?!

Në tetor-nëntor 1989 nismëtarët publik për themelimin e LDK-së kanë mbajtur disa takime “publike” kryesisht në kafenenë “Elida” në qendrën tregtare "Boro-Ramizi”, dhe pasi i kanë harmonizuar qëndrimet e tyre me ato të “klanit të vjetër politik - autonomist” , se kush duhet të jetë kryetar,
“Kuvendi themelues u vendos të mbahej në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku rëndom asokohe zhvilloheshin që të gjitha vlimet shoqërore dhe politike. se kryetar i saj duhej të bëhej dr.Ibrahim Rugova, ndërsa sekretar Jusuf Buxhovi.”Kryesuesi ia dha fjalën Milazim Krasniqit, që në emër të Këshillit kandidues të propozonte udhëheqësinë e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai bëri këto propozime:

- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës - dr.Ibrahim Rugova * ,

- Sekretar- Jusuf Buxhovi,

- Anëtarë të Kryesisë:

- dr.Fehmi Agani,

- dr.Bujar Bukoshi,

- dr.Ali Aliu,

- Nekibe Kelmendi,

- Mehmet Kraja.

Programi dhe statuti i LDK-së (si dy dokumente bazë - udhërrëfyese për politikëbërjen e saj) nuk dallonin shumë në përmbajtje nga platformat politike të KQ të LKJ-së, që hartoheshin deri në vitin 1989 për zhvillimet politike në Kosovë.
ë Programin e LDK-së, ndër të tjera thuhet (po citoj):

- Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të vendosin lirisht edhe qytetarët e Kosovës.

- Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.

- Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta.

Akademik Rexhep Qosja

Akademik Qosja për ngjashmëritë në mes LDK-së dhe LKK-së thotë:

”LDK-ja është parti që LKK-në e ka trashëguar me çdo gjë: me anëtarët, me organizimin, me mentalitetin. LDK-ja është parti që në jetën politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Kosovë sillet sot siç është sjellë LKK-ja dje.Pra mu ata njerez qe ishin ne LKK i keni edhe ne LDK,si komunista me dy kahje !
Beograd 1991 / Ibrahim Rugova diplomatit gjerman i thotë: „Ne duam të qëndrojmë brendapërbrenda shtetit serbë. Ne duam vetëm të na rikthehet autonomia…“

- A ka udhëtuar Rugova edhe herë të tjera në Beograd, gjatë viteve të 90-ta?

- A ishte Ibrahim Rugova nismëtar i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, i Kushtetutës së Kaçanikut dhe i mbajtjes së Referendumit të vitit 1991?!


* * *

A ishte Ibrahim Rugova nismëtar i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, i Kushtetutës së Kaçanikut dhe i mbajtjes së Referendumit të vitit 1991?

Derisa, në dimrin e acartë të vitit 1990, populli protestonte nëpër rrugët e Kosovës, kundër regjimit pushtues serbë të Millosheviqit, kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, doli kundër këtyre protestave. Kështu, më 31 janar 1990, nëpërmjet një deklarate të bërë në RTP (ku drejtor ishte Agim Mala), Ibrahim Rugova i bënte thirrje popullatës “që të hiqte dorë nga grumbullimet”, duke theksuar se: “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e përkrah këtë formë të veprimit”
.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

LDK e themeluan njerezit e LKK(titistet) Empty Re: LDK e themeluan njerezit e LKK(titistet)

Message  Perparimi Jeu 18 Mar - 9:59

LDK e themeluan njerezit e LKK(titistet) Ali_Aliu

Ali Aliu
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about Wikipedia •
Ali Aliu

Emri Ali
Mbiemri Aliu
Lindur më 1 prill 1934
Lindur në Prespë
Kombësia shqiptare
Shtetësia maqedone
Profesioni shkrimtar, kritik letrar, përkthyes
Mirënjohje
Akademik pranë ASHAK-ut
Ali Aliu është akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe përkthyes shqiptar nga Maqedonia. Ai lindi më 1 prill 1934 në Prespë (Kranjë). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Beograd (hopa shka)në vitin 1960. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973. Pas studimeve zë punë gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturave dhe doktorateve. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum