Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Martesat e shqiptareve me femra serbe

 :: kulture

Aller en bas

Martesat e shqiptareve me femra serbe Empty Martesat e shqiptareve me femra serbe

Message  Perparimi Dim 9 Juil - 2:31

Martesa të përziera

Në Serbi, sipas studimeve të kryera në vitin 2001, sipas analistëve ekziston një distancë e tmerrshme etnike ndaj pakicave të tjera etnike. Kryesisht kundër shqiptarëve. Kështu është që prej 20 vjetësh. Më shumë se një e katërta e të anketuarve nuk do të "rrezikonte " martesën me jo serbët. Rreth 60 % martesën me muslimanët. Martesa e parë shqiptaro-serbe në Jugosllavi është regjistruar në vitin 1945, kur diplomati Elham Nimani u martua me Sonjën, e bija i mitropolitit të Karlovcit (qytet në Kroaci-shënimi im. Xh. F.) Rajiç, e cila pati ardhur asokohe në Kosovë me ushtrinë jugosllave. Në Beograd, ndërsa vazhdonin studimet, u martuan me serbe studjuesi i letërsisë shqipe Anton Çeta (më vonë u divorcua dhe u kthye në Prishtinë, i biri i tij, Llazari edhe sot e kësaj dite jeton në Beograd), etnografi Mark Krasniqi (u divorcua dhe u kthye në Prishtinë, e bija Drita edhe sot jeton në Beograd), orientalisti Hasan Kaleshi (dy djem Eroli dhe Damiri), aktori Bekim Fehmiu me aktoren Branka Petriç (dy djem Uliks dhe Hedon), aktori Faruk Begolli me balerinën Zoja (divorcuar), piktori Matija Rodiqi (djali Kolë), piktori Isak Asllani. Disa politikanë shqiptarë, të cilët kanë jetuar ose vazhdojnë të jetojnë në Beograd, janë martuar me serbe nga Kosova, ndërmjet tyre Ali Shukrija me Dushankën (djemtë Zeqir dhe Luan) , Kolë Shiroka me Dushkën (ka djalë e vajzë, Ilirën dhe Jugosllavin), Alush Gashi me Lelën (tre djem Agimin, Skenderin dhe Fatmirin, njëra nga mbesat e tij është Nora Gashi). Halil Fejzullahu me Danicën (kanë një vajzë Katjushën, një djalë të quajtur Korçagin, i cili pat vdekur në një aksident automobilistik dhe djali tjetër Petriti basketbollisti i njohur i Crvena Zvezdës) etj. Ka patur shumë pak martesa ndërmjet serbëve dhe shqiptareve.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: kulture

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum