shkolla e spiunave vazhdone!
:: sport
Page 1 sur 1
shkolla e spiunave vazhdone!
Akoma vepron shkolla e spiunëve
05/02/2010 09:45:00
Madhesia e shkronjave:
Shpëtim POLLOZHANI
Para do kohe Gjyqi Kushtetues i Maqedonisë anuloi katër nene nga Ligjin për Lustrim qe kishin te bëjnë me periudhën nga viti 1991-2008. Me anulimin e këtyre katër neneve te Ligjit Për Lustrim lirohen nga procesi i lustrimit kleri, si ai ortodoks dhe ai mysliman. Bota e civilizuar, si Gjermania, Polonia, Çekia dhe Hungaria, hapin e pare drejt demokratizimit te shoqërive te veta e kishin lustrimin e klerikëve te vete.
Ligji me i njohur i lustrimit ishte ai i Gjermanisë post naziste. Me procesin e Nyrnbergut u degraduan te gjitha fytyrat ushtarake naziste. U konfiskuan pronat e tyre. U transformuan qindra institute dhe institucione dhe Gjermania sot është forca e dyte ne bote. Kushtetuta Gjermane me bashkimin e dy Gjermanive miratoi mbi 1200 ndryshime kushtetuese.
Pas rënies se murit te Berlinit mbi 17000 punëtorë, e funksionarë dhe kodoshë u hoqën nga listat e rogave te shtetit.
SHTAZI (Sigurimi Shtetëror i Gjermanisë Lindore)
Te gjithë funksionareve te SHTAZ-it ju mor e drejta për tu mare me politike.
Çfare ndodhi ne Maqedoni pas ndryshimit te sistemit? Kryetari i pare i Maqedonisë u be Kiro Gligorov, njeriu i ngarkuar te organizoje UDB-ne ne Maqedoni pas luftës te dyte botërore. Atëherë shërbente me pseudonimin Korbi. Shqiptaret qe kane pese dërhemë mend e dine se korridori qe ky shqiptarëve ua premtoi ne vitin 1999, ishte ne kuadër te projektit Patkoi. Ky ishte projekti i Millosheviqit, i cili parashihte pastrim etnik te shqiptareve nga Ulqini deri ne Struge. Ne Maqedoni jo vetëm qe nuk i nderuan kuadrot e shërbimeve sekrete te ish-Jugosllavisë, por ato u riorganizuan me kuadro te rinj dhe pasardhësit e tyre. Sipas memories shqiptare për ato qe e kane, fëmijët e ish funksionareve komunist janë me te sofistikuar dhe me te egër se baballarët e vete kur janë ne pyetje shqiptaret. Këto te vrasin natën e te qajnë ditën, pasi fatkeqësisht gjithnjë si mbulese e kane partnerin shqiptar te koalicionit ne qeveri.
Çfare dallimi ka arrestimi i grupit te Zaim Beqirit, Esat Abduramanit dhe shokëve te tyre ne vitin 1980, ose arrestimi i grupit te Rafi Halilit dhe shokëve te tij ne vitin 1981, nga arrestimi dhe dhuna qe u përdor ne rastin e masakrës te Gostivarit, Bit pazarit, Sopotit, Brodecit, Kumanovës, Shkupit dhe shume raste te tjera. Ne raste se i pyesni te gjithë viktimat e këtyre rasteve te gjithë do t’ju japin nje pasqyre. Metodologjia e punës-përpunimit operativ është e njëjtë. Shkelje e rende e procedurave para hetimore dhe hetimore. Sa shqiptare te burgosur ,me thes ne koke kane “shëtitur” neper Kazermat e Velesit, Shtipit, dhe stacionet policore te Shkupit. Mos flasim për torturat e te paraburgosurve ,mos flasim për kushtet ne qelitë dhe për mënyrat se si ato merren ne pyetje. Kjo është gjysma e se keqes. Kjo behet ne një shtet “demokratik” ku Bashkësia Ndërkombëtare harron te beje shume pyetje, ose nuk gjeti te arsyeshme te beje pyetje ne kuadër te atyre 2500 pyetje qe i kish ne kuadër te pyetësorit për Maqedoninë, pasi te gjithë aksioneve policore gjate 18 vjetëve te fundit u kane ndejtur si mbulese 25 deputete dhe 5 ministra shqiptare.
Ndoshta ndonjë naiv habitet si u dogjën pronat e shqiptareve ne Manastir ne vitin 2001,ose si u rrahën dhe u poshtëruan banoret e Nerezit te Shkupit ne vitin 2009 dhe mbi 100 ndodhi te tjera brenda kësaj periudhe. Perse duhej te therorizohet Haraçina ne fund te vitit 2009, ku u përdorën autoblindat e reja BTR-30 mm. Mos valle për ta arrestuar një “kriminel”.Vetëm një gjyq i rregullt mund te vërtetojë a është valle ndokush fajtor ose jo. Te gjitha këto na ndodhin jo vetëm qe filozofia e vjetër antishqiptare e ish sistemit nuk ka ndryshuar por ajo është retrograde dhe me e egër.
Menjëherë pas bashkimit te dy Gjermanive ne vitin 1990, mbi 15000 punëtorë te arsimit u larguan nga procesi mësimor. Shumica ishin nga universitetet. Çfarë ndodhi në Maqedoninë “demokratike”. Savo Klimoski ministër i arsimit ne sistemin komunist dhe autor i paraleleve te përziera, ku profesorët dhe nxënësit shqiptare ne vitet e 80-ta ishin te detyruar te komunikojnë vetëm ne gjuhen maqedonase. E njëjta ere i vjen edhe sot kësaj pune me integrimin e fëmijëve shqiptare me mësimin e gjuhës maqedonase qe nga klasa e pare. Po ky ish ministër u be kryetari i dyte i Parlamentit te Maqedonisë “demokratike”. Po ky sot është pedagog universitar.
Vllado Kombovski sot është profesor i njohur universitar. Ne Maqedoninë “demokratike” ka qene ministër i drejtësisë. Po ky kadrovik ka qene ministër i drejtësisë edhe ne vitet e 80ta te sistemit komunist, vite gjate te cilëve qindra shqiptare dergjeshin ne kazamaten e Irizoves dhe gjetiu. Dragolub Shkaric,sot profesor universitar dhe këshilltar i kryetarit te republikës, njihet ish funksionar komunist dhe inspirues i antishqiptarizmit ne Maqedoni. Edhe Gjorgje Marjanoviç është profesor universitar. Edhe ky është profesor universitar, ish funksionar dhe antishqiptar.Edhe sot e gjithe diten ky “pedagog”studenteve shqiptare ne universitetin Kirill e Metodi u drejtohet me fjalën “shiptari”. Pikërisht studentet e këtyre profesorëve ne vitin 1997 organizuan protesta para qeverise. Aty vendosen edhe tenda. Ne këto protesta u dëgjuan parullat:vdekje shqiptareve edhe dhoma gazi për shqiptaret. Kjo ndodhi 100 metra larg vendit ku sot ndërtohet qendra hebrenj për te shënuar ngjarjet e Hollokausit. Ngjarje ku gjithë hebrenjtë e Maqedonisë ju dorëzuan nazisteve për ti shfarosur ne kampin famëkeq nazist Tebinka ne Poloni. Sa për ta fresku memorien ne Shqipëri populli shqiptar shpëtoi mbi 2500 hebrenj duke i strehuar ne shtëpitë e veta dhe duke u mundësuar qe te largohen ne destinacionet e dëshiruara.
Nuk është keq te kthehemi pakës neper histori. Ne fillim te viteve 1990,ne Afrikën e Jugut praktikohej sistemi i Apartheidit. Ne ketë sistem nuk mund te laheshin e plazhet te bardhet dhe njerëzit me ngjyre bashke. A nuk ndodhi kjo edhe ne bazenin e qytetit te Shkupit këtë vit. Neper restorane ndalohej sherbimi i zezakeve dhe shume segregacione te tjera qe i përjetojnë shqiptaret ne këtë vend, i cili është prijës ne rajon sipas reformave legjislative??!!Fisi Zullu dhe Butelezi u rebeluan kundër segregacionit dhe e rrezuan sistemin e Aparthejdit. Me konstituimin e qeverise se përbashkët ne Afrikën e Jugut ligji i pare qe u soll ishte LIGJI PER PAJTIM dhe te VETRETEN. Ne baze te këtij ligji,qe ishte ligj për lustrim, te gjithë ata qe kishin bere shkelje te te drejtave te njeriut gjate Aperthejdit u larguan dhe u degraduan nga funksionet e mëparshme. Sot Afrika e Jugut është një nder superfuqitë botërore.
Çfarë ndodhi ne Maqedoni. Këtu ne kishim nje lufte qytetare. Ishin dy taborë te ndara ne mënyre kirurgjikale ne baza etnike. Pas ndërprerjes te kësaj lufte ne Maqedoni nuk u soll as ligj për pajtim, as ligj për te vërtetën, as edhe një Abolicion, ku te gjithë viktimat e luftës do te trajtoheshin njëlloj. Diskriminimi qe behet sot ne baze te një ligji sakat për amnisti u shndërrua ne strajcën e Nastradin Hoxhës. Sa here qe Gruevskit i nevojitet ti turbulloje-disiplinoje shqiptaret, e fut dorën ne strajce dhe hap një problem te ri duke ç’fokusuar vëmendjen e shqiptareve nga problemet e vjetra. Menjëherë pas luftës qytetare ne Maqedoni ne vitin 2001,Cervenkovski pat deklaruar:Nuk do te leme gur përmbi gurë deri sa ti ndëshkojmë te gjithë ato qe ngritën dore mbi Maqedoninë. Besa ja ka arritur qëllimit. Nga ish ushtaret e UCK-se gjalle ngelen vetëm ato qe nuk ishin ne skemat e shërbimeve sekrete dhe ato qe ulen qafen dhe u treten neper partitë politike. Në vitin 2006 ne Beograd u realizua një projekt i financuar nga USAID dhe këshilli i Evropës qe kishte te bënte me Ligjin për Lustrim. Maqedonia sipas këtij projekti Ligjin Për Lustrim duhet ta kishte një nder kushtet për ti ju afruar BE. Nga 2500 pyetje te hartuar nga Këshilli i Evropës për Maqedoninë, ne asnjë vend nuk figuronte çështja e te burgosurve dhe e te persekutuarve politike shqiptare ne Maqedoni.
Me sa mundet te kuptohet edhe ligji për lustrim edhe ligji për ç’dëmtimin e te burgosurve politike shqiptare nga ana e bashkësisë ndërkombëtare nuk do ti kushtohet vëmendje e nevojshme.
Sa i takon vendimit te Gjyqit Kushtetues,qe hoqi katër nenet e ligjit për lustrim ku nga ky proces lirohen te gjitha ato kodoshë dhe zullumqare qe nga viti 1991-2008. Vetëm se vërteton faktin se shkolla e Kumroveit (Kumriveci është një qytet ne Kroaci, ku gjate ish sistemit komunist edukoheshin kuadrot komuniste) ende është ne veprim dhe akoma me e forcuar. Me vendimin e fundit te Gjyqit Kushtetues nga lustrimi lirohen edhe klerikët. Me suspendimin e viteve 1991-2008 ne mënyre te drejtpërdrejt mbrohen te gjithë ato qe organizuan,spiunuan dhe realizuan rastet e Bitpazarit,Gostivarit,Ladorishtit, Sopotot, Brodecit dhe shume te tjerë ku pati dhjetëra viktima. Me këto suspendime te neneve te ligjit për lustrim pushteti ua ktheu borxhin klerikëve qofte atyre ortodoks ose mysliman. Kleri gjithnjë ka qene dora e djathte e pushtetit. Sot pakës me shume bie ne sy kleri orthodoks pa te cilin kryeministri i vendit nuk hedh asnjë lopate beton.
Praktika ,qe nga propozim ligji për lustrim. Sjellja e ligjit për lustrim. Konstituimi i komisionit për lustrim,statuti ,rregullorja e punesë te këtij komisioni,buxheti i mjere(anëtaret e komisionit për lustrim duhet te kenë kushte optimale per pune,te jene profesioniste-këtë pune ta kenë profesion jo hobi,jo te paguhen honorar sic behet tashti). Opstruksionet qe i bëhen komisionit ndaj qasjes ne dokumentacionet perkates dhe qindra defekte te tjerë janë hiri ne sytë e komunitetit ndërkombëtar se Maqedonia është lidere e regjionit ne demokratizim dhe reforma??!!. Anëtaret maqedonas janë pjese e lojës maqedonase dhe rrolin e tyre e luajnë ne mënyrë te shkëlqyeshme. Trajneri i ekipit maqedonas ne komisionin për lustrim është një antishqiptar i mirënjohur. Anëtaret shqiptare duhet te largohen nga ky komision dhe ti tregojnë faktorit ndërkombëtar rolin e tyre irelevant. Faktori ndërkombëtar e financon këtë projekt ne kuadër te një projekti me te gjer për Maqedoninë dhe ndokush duhet tu përgjigjet shume pyetjeve.
Maqedonia hapin e pare drejt demokratizimit duhet ta beje me shkëputje nga e kaluara-nga mentaliteti bolshevik i sundimit te dorës te forte.
Edhe spiunat(udbashet shqiptar) e organizuan luften kinse çlirimtare dhe keta prape u riorganizuan dhe e morren qeverisjen ne vend te forcave nacionaliste shqiptare.Keta shqiptar tradhetar jan ne bashkpunim me duben e slavvveve! ende dhe punoin kundra atedheut shqiptar

Re: shkolla e spiunave vazhdone!
Kush dhe si duhet me ua konfiskue pasurin e qeveritareve servilave serb ?
Qe ja kan prue shpirtin tek hunda shqiptareve ma zi se Milloshi e Rankoviqi ?
A ka mundesi dikushi mi denue keta qafira shqiptar ?Qe shiten edhe ma keq si çlirimtar dhe me ba me u thene se na shkatrruan ,te vrasin pisat,dhe te shpifen se kinse je bashkpuntor i shkive !.

Sujets similaires
» Shkolla e pare ne gjuhen shqipe
» Listat e spiunave shqiptar
» Hapen dosjet e spiunave ne shqiperi e ne kosove e maqedoni e
» Listat e spiunave shqiptar
» Hapen dosjet e spiunave ne shqiperi e ne kosove e maqedoni e
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum