Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Bumerangu energjetik ose kthimi në pikën zero

 :: shoqeria

Aller en bas

Bumerangu energjetik ose kthimi në pikën zero Empty Bumerangu energjetik ose kthimi në pikën zero

Message  Gega Dim 17 Jan - 11:52

Bumerangu energjetik ose kthimi në pikën zero

Shkruan: Ethem Çeku

Paralajmërimi se brenda disa ditëve do të përsëritet edhe një herë konferenca ndërkombëtare për mundësinë e investimeve në sektorin energjetik, është indikatorë i qartë se Komiteti Drejtues i projektit “Kosova e Re” së bashku me një pjesë të këshilltarëve ndërkombëtarë nuk kishin dhe nuk posedonin vizion dhe strategji për këtë sektor.
Kjo strukturë udhëheqëse stagnoi të gjitha proceset që kishin të bëjnë me këtë sektorë, gjë që ndikoi që për disa vite Kosova të këtë më shumë regres se sa progres në fushën e energjisë dhe minierave. Nga vendi ynë i larguan disa nga kompanitë më të fuqishme botërore në fushën e përdorimit të linjitit, të cilat kishin përvojë të jashtëzakonshme në këtë fushë. Largimi i kompanive gjermane dhe amerikane nga ky sektor është dëm tepër i madh për ekonominë e Kosovës, dhe për përvojat e jashtëzakonshme që këto kompani do t’i kishin sjellë shoqërisë kosovare. Forca ekonomike e atyre kompanive ishte tepër e respektuar, RWE, Washington Group dhe disa konzorciume tjera prestigjioze, do të mund të ishin partnerë të mirë për zhvillimin ekonomik të shtetit të Kosovës. Prandaj, ky Komitet Drejtues e ka humbur kredibilitetin për ta udhëhequr një projekt të tillë dhe nuk mundet të joshë investitorë të mëdhenj strategjik për të investuar në vendin tonë.
Qeveria së bashku me ekspertët vendorë, dhe këshilltarët e USAID-it duhet të marrin mbi vete një barrë tepër të rëndë në përpjekje për të rikthyer ato kompani të cilat u larguan nga Kosova, duke ofruar partneritet për mundësinë e investimeve në sektorin e energjisë. Problem tepër i madh me të cilin do të ballafaqohen është pakoja ligjore për sektorin e energjisë dhe minierave. Kjo pako ka hyrë në procesin e ridraftimit dhe do të merr shumë kohë për tu finalizuar. Investitorët e mundshëm në radhë të parë shikojnë qëndrueshmërinë e infrastrukturës ligjore, strategjitë zhvillimore, autonominë e rregullatorëve ekonomik, pagesën e energjisë elektrike, dhe funksionimin e gjykatave.
Të gjitha këto komponenta të rëndësishme që janë edhe atribute të një shteti demokratik, Qeveria aktuale i ka të dobëta apo ka filluar me procesin e ndryshimeve për të cilat do të duhet shumë kohë për t’i përmbyllur.
Prandaj organizmi i kësaj konference nga ky komitet më shumë do t’i frikësojë investitorët, më shumë do të dërgojë mesazhe të këqija për institucionet e Kosovës se sa do t’i joshë kompanitë e mëdha dhe prestigjioze që të investojnë në Kosovë. Ndoshta kjo konferencë do të joshë më shumë kompani nga vendet të ndryshme të cilat e shohin Kosovën si shans të mirë për tu futur në këto tregje dhe për të realizuar objektivat e tyre në këtë rajon. Do të jetë gabim i pafalshëm, do të sjellin në pikëpyetje të ardhmen ekonomike të Kosovës në qoftë se Qeveria dhe kushdo qoftë do të vij deri në atë pikë sa të bëjë kontrata me kompani të cilat nuk kanë fuqi ekonomike, përvojë në shfrytëzimin e linjitit dhe përvojë në ndërtimin e termocentraleve nga linjiti.
Qeveria e Kosovës dhe ekspertët që ajo duhet t’i këtë rreth veti, duhet të ruajnë kushtet tepër rigoroze për kualifikimin e kompanive për projektin “Kosova e Re”. Ato nuk duhet të ulë disa kritere të rëndësishme në mënyrë që në Kosovë të mos futen kompani fantome, dhe kompani që vijnë nga listat e kompanive joserioze.
Njëri ndër problemet që do të ngriten gjatë kësaj konference do të jetë edhe çështja e pagesës së energjisë elektrike e cila përkundër përpjekjeve të mëdha që bëjnë punonjësit e KEK-ut, gjendja nuk është e mirë. Ekipet e ashtuquajtura të konsulentëve ndërkombëtarë nuk kanë arritur t’i përmbushin objektivat e tyre programore për ta sjellë këtë kompani në kompani të vetë-qëndrueshme në aspektin financiar.
Pengesë tjetër me të cilën organizatorët e këtij show energjetik do të ballafaqohen është problemi i ndërhyrjes së Serbisë në sektorin tonë elektro-energjetik. Strukturat paralele serbe kontrollojnë hidrocentralin e Ujëmanit, dhe nuk i përgjigjen më institucioneve të Kosovës, po ashtu këto struktura kontrollojnë edhe trafon e Vallaçit në Mitrovicë. EPS-i i shtetit serb u dërgon fatura të muajve Dhjetor dhe Janar të këtij viti qytetarëve të republikës së Kosovës. Këto gjëra që po ndodhin janë mesazhi më i keq për investitorët që dëshirojnë të investojnë në Kosovë. Qeveria së bashku me institucionet tjera duhet të vendosë rregullin dhe ligjin në këtë pjesë të Kosovës. KEK-u me çdo kusht dhe çmim duhet ta mbrojë pronën e vet dhe të sigurojë faturim dhe inkasim për të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës.
Duhet të përfundojnë politikat e trajtimit të këtij problemi në baza etnike.
Në qoftë se këto hapa nuk ndermerren, zhvillimi ekonomik i vendit tonë do të stagnojë, buxheti i Kosovës do të shpenzojë mjete të mëdha për të blerë energji elektrike dhe Kosova do ta humb një zë të fuqishëm në arenën ndërkombëtare.
E ftojmë Qeverinë e Kosovës që t’ju krijojë hapësirë njerëzve profesional në mënyrë që të bëjnë hapat e duhur në këtë fushë. Parlamenti i Kosovës duhet të hapë debate për këto procese jetike për të ardhmen e vendit tonë.

Gega

Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum