Përralla për gjeneratat e ardhshme dhe baballarët e pazot
:: politika
Page 1 sur 1

“Politika ime është mos me pas politikë” – Abraham Lincoln
Shkruan: Ethem Çeku
Ndërtimi dhe fuqizimi i shtetit të Kosovës paraqet sprovën më të vështirë për politikën kosovare. Për të triumfuar në këtë rrugëtim, politika jonë duhet të ketë vizion, përkushtim dhe sakrificë. Politika është dialog, prandaj shoqërisë sonë i duhet në radhë të parë një dialog i brendshëm, dhe një koncenzus politik për progresin ekonomik. Ky koncezus dhe dialog duhet të ndikoj që vendi ynë të lëvizë nga pozita e vendit më të varfër në Evropë. Inatet e kastës qeverisëse tek ne, ndikuan që shteti mos të ketë progres, përkundrazi kjo miopi politike është shndërruar në frenues të proceseve zhvillimore për qytetarët dhe vendin tonë. Tani është koha e fundit që të tejkalohen këto barriera dhe të arrihet që e gjithë shoqëria e jonë të luaj rolin e saj për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm ekonomikisht, dhe me institucione demokratike. Segmenti i ekonomisë paraqet bazamentin e të ardhmes së një shteti, ky bazament ishte i dëmtuar shumë rëndë në Kosovë në periudhën e kaluar. Ndërsa pas luftës përkundër ndihmave nga taksapaguesit amerikan dhe evropian, nuk arritëm që të lëvizim nga ky stad i ulët i zhvillimit ekonomik. Buxheti i shtetit të Kosovës hyn në radhën e buxheteve më të ulëta në Evropë dhe më gjerë. Ky buxhet i varfër nuk arrin t’i përmbush nevojat e mëdha që ka shoqëria jonë. Sektorët vital, si ai i energjisë dhe minierave në këto vitet e fundit pothuaj janë stërkequr dhe vendi ynë po shndërrohet në treg për kompanitë e ndryshme. E kemi theksuar se kjo politikë jo e mirë ka bërë që ne të paguajmë kosto tepër të shtrenjtë. Qytetari ynë ka vështirësi të mëdha për të arritur të sigurojë mbijetesën e tij dhe ai shpesh është i detyruar të përdor forma nga më të ndryshmet për të siguruar jetesë normale. Këtë luftë për mbijetesë qytetarët tonë nuk e meritojnë.
Kosova ka mundësi reale që të ketë një zhvillim më dinamik dhe qytetari i saj të jetojë me dinjitet të plotë: Fusha masive me linjit, të cilat mund të gjenerojnë energji me çmime të ulëta dhe të jenë katalizatorë të fuqishëm të zhvillimit ekonomik. Mundësia e plasimit të energjisë në tregje të rajonit me çmime të leverdishme dhe ndikues në ngritjen e buxhetit të Kosovës. Popullata e moshës së re dhe me shpirt ndërmarrësie, sektori i minierave të metalit i gatshëm për ta marrë rolin e tij determinues në zhvillimin ekonomik. Interesimi i kompanive dhe bankave të mëdha për të kredituar investitorët në këtë fushë, dhe disa faktorë të tjerë bënë që vendi i ynë më politikë-bërës të mençur, më njerëz profesional dhe të përkushtuar të ketë një të ardhme të sigurt.
E ardhmja e Kosovës së Re
Në të gjitha shoqëritë demokratike projektet e mëdha kapitale provokojnë debate, mbështetje, dhe kundërshtime, gëzime dhe protesta, debate institucionale, në mënyrë që të arrihet një rezultat sa më i mirë. Në shoqërinë tonë mungon kjo formë e komunikimit, ato marrin ngjyrime tërësisht partiake, krahinore, dhe interesa personale. Ndonjëherë edhe gëzohemi kur dështojnë projektet që janë të rëndësishme për vendin tonë vetëm e vetëm që të tregojmë se kush kishte të drejtë. Ndërtimi i projektit Kosova C/Re në Kosovë zgjoi shumë kureshtje që është legjitime, dhe në fund u vendos nga Parlamenti i ynë që të kemi një pako ofertuese. Kjo pako solli kompanitë më prestigjioze botërore në Prishtinë. Tani pas dy vjetësh Qeveria së bashku me disa këshilltarë ndërkombëtarë janë duke e humbur projektin, janë duke e zvogëluar në minimum mundësinë e zhvillimit ekonomik, janë duke e zvogëluar mundësinë e të hyrave më të mëdha buxhetore, janë duke e zvogëluar mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës, janë duke e zvogëluar mundësinë e hyrjes së kompanive prestigjioze ndërkombëtare.
Kjo politikë do ta lë vendin tonë të varur ekonomikisht nga kompanitë rajonale dhe nuk do arrijmë t’i valorizojmë resurset tona për zhvillim ekonomik.
Qeveria duhet të mbetet konsekuente në ruajtjen e pakos së projektit të Kosovës C, ajo duhet t’i ruajë kriteret kualifikuese të saj në rast të ri-shpalljes së tenderit. Ajo duhet t’i nxjerr në privatizim blloqet e Kosovës A me kusht që të rehabilitohen, derisa të ndërtohen blloqet e reja. Qeveria duhet të zbatojë vendimin e Parlamentit për ndërtimin e blloqeve të reja dhe madhësinë së tyre. Duhet të themelohet kompania e re e linjitit për të cilën ishte marr vendim në kohën e qeverisë së kaluar. Blloqet e Kosovës B duhet të mbesin jashtë këtij projekti, ato duhet të mbesin në pronësi të shtetit të Kosovës. Kosova B është jashtëzakonisht funksionale. Vetëm me disa investime të vogla mund të arrihet që ajo të operojë me kapacitet edhe më të madh se aktualisht. Duhet të rehabilitohen urgjentisht ekskavatorët për të mundësuar punën e tyre në mënyrë permanente në minierën e Sibovcit.
Ndërtimi i vetëm një blloku prej 500 MGW do të jetë i pamjaftueshëm për t’i mbuluar nevojat që i ka shteti, ekonomia dhe industria jonë për aq sa funksionon aktualisht. Po në të ardhmen? Çdo vit kërkesat për energji rriten për 8 %, prandaj pas disa vitesh shteti i ynë do të duhej të ndërtojë blloqe të reja dhe të hyjë në një proces tepër të vështirë dhe me plot të panjohura për të ardhmen e vendit tonë. Prandaj Qeveria jonë së bashku me institucionet tjera, në veçanti me ekspertët vendorë dhe ata të USAID-it duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ruajtur kriteret përzgjedhëse të kompanisë apo konzorciumit që do ta zhvilloj projektin Kosova e Re, dhe pakon tenderuese nga projekti Kosova C. Duke marrë parasysh vendimet e konferencës së Kopenhagës dhe krizën financiare, heqja dorë nga ky projekt do t’i sjellë vendit tonë shumë pasoja ekonomike dhe financiare.
Ne nuk e kemi luksin që të rrimë e bëjmë sehir për vite të tëra, mbi projekte që janë jetike për vendin dhe të ardhmen tonë. Diskursi se po shpenzojmë resurset që duhet t’ju lihen gjeneratave të ardhshme është mbulesë për paaftësinë për të valorizuar pasuritë që na i ka falë natyra. “Gjeneratat e ardhshme” do të mallkojnë “baballarët” që nuk ishin të zot t’ju krijojnë mundësi më të mira për t’u edukuar dhe zhvilluar.
(Autori është deputet dhe nën/kryetar i komisionit të Kuvendit të Kosovës për energji)

Gega- Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum