Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

liderët e shqiptarëve se njohin Gafurr Adilin

 :: sport

Aller en bas

liderët e shqiptarëve se njohin Gafurr Adilin Empty liderët e shqiptarëve se njohin Gafurr Adilin

Message  Perparimi Jeu 7 Jan - 5:16

Shkup, liderët e shqiptarëve se njohin Gafurr Adilin
07/01/2010 09:14:00
Madhesia e shkronjave:


Liderët e partive shqiptare në Shkup kanë injoruar ftesën e Gafur Adilit, i cili me 23 janar ka caktuar një takim në Tiranë, ku do të shqyrtohej gjendja e shqiparëve në Maqedoni. Adili ka ftuar Arbër Xhaferin, Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së, Menduh Thaçin, kryetar i PDSH-së, Imer Selmanin, kryetar i DR-së, Hysni Shaqirin, kryetar i BDK-së, Sefedin Harunin, kryetar i PPD-së dhe Bardhyl Mahmutin, kryetar i BDSH-së. BDI e ka refuzuar ftesën duke thënë se Adili nuk është faktori që duhet të merret me këto punë, ndërsa përfaësuesit e Demokracisë së Re nuk e njohin Adilin. Kush është Gafur Adili? - pyetën nga DR-ja. Gafurr Adili kërkon nga krerët shqiptar të Maqedonisë të arrijnë një marrëveshje të përbashkët për të krijuar një forum politik shqiptar, i cili do të avanconte gjendjen e shqiptarëve këtu.

Shto tek: Facebook | Furl | Digg | Myspace | Windows Live | Yahoo MyWeb |
Komente (2 publikuar):
arbi në 07/01/2010 10:00:49

Ik or bal se edhe ti si ALI Ahmetoski je. Une te njoh mire ti, ashtu si edhe Aliun; ju jeni pinjoll te kuq, nuskomunista do me thene, qe e keni trurin te shperlare nga librat e enver hoxhes,te cilin e keni pase per ideal, dhe si te tille ju as qe keni moral njerezor e jo e jo me kombetar. Qe, po e shohim cka po ben shoku yt i idealit Aliu, PO E SHPETON mAQEDONINE , si Enveri ne kohe te tij qe i dergonte Titos ne Jugoslavi me mijera ushtar shqiptar per te cliruar Jugoslavine. Edhe ky tani, po i ben kurban shqiptaret per t,i be qejfin Gruekit.
Prandaj, ik or bac se nuk te besojme, se edhe Aliu keshtu me fjale te medha te stilit komunist, na mashtroi e na sakatoi, ik se edhe ti si ai je.IK,mos mashtro popullin se jane lodhur me ju pseudopatriotet. IK !!!


Gimoni në 07/01/2010 09:53:04

Po edhe ti je kercovare. Te paguajtiAli Ahmeti tre vite rrogen nga Maqedonia (BDI )qe te rijsh urte e te bajsh AKSH virtuale, tre vitet tjera Menduhi e tash ke mbet pa lek dhe don te pajtojsh ata qe na shkatruan qe se bashku te na sosin krejt.Kot e ke se edhe ti i njejti Je. Ik .


total: 2 | Treguar: 1 - 2

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

liderët e shqiptarëve se njohin Gafurr Adilin Empty Re: liderët e shqiptarëve se njohin Gafurr Adilin

Message  Perparimi Jeu 7 Jan - 5:33

Gafurr Adili i mbledh liderët shqiptarë në Tiranë
06/01/2010 09:43:00
Madhesia e shkronjave:


Fronti demokratik për bashkim kombëtar (FDBK), më 4 dhjetor bëri ftesë publikeke ku caktoi datën 23 janar, për të mbajtur takim në hotel “Tirana International” në Tiranë. Gafurr Adili zëdhënësi politik i FDBK-së, tha se vetëm armiqëve të kombit shqiptar, jo vetëm që nuk u ka pëlqyer uniteti i shqiptarëve dhe unifikimi i potencialit politik e kombëtar të shqiptarëve ne IRJM, por përkundrazi, ata rregullisht dhe sistematikisht kundër ne shqiptarëve e kanë zbatuar devizën e tyre të vjetër “përçaje e sundo”. Në këtë takim u futan Arbër Xhaferri, Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Menduh Thaçi, kryetar i Patrisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Imer Selmani, kryetar i Demokracia e Re (DR), Sefedin Harunit, kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), Bardhyl Mahmutit, kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH), Hysni Shaqiri, kryetar i Bashkimit Demokratik Kombëtar (BDK). “Bashkimi bënë fuqinë!”, thotë populli ynë, prandaj si një domosdoshmëri e kohës vjen edhe takimi ynë i përbashkët këtu në Tiranë, tha Adili.Deri tani skush nuk ka pohuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Shto tek: Facebook | Furl | Digg | Myspace | Windows Live | Yahoo MyWeb |
Komente (9 publikuar):
kercova në 07/01/2010 01:05:36

Nuk desha te shkruaj,por nga kenaqesia qe ndjeje ne kete moment,vetem se njeher ariat te keme rastin qe nje Lider qe i ak hije te jete ne ball te Kombit siq eshte Gafurr Adili,lere qe bene pune te shejt,u bene neer edhe keyre qe veten e quajne LIDER...MEHALLASH....Me falni as per lider mehallash nuk u ka hije po ani....une vetem do ti theme GAFURR ADILIT....TY TE LUMTE OR GAFURR pore kote e ke or vella se4 keta kane bere nje bashkim....LIDERET E MEHALLAVE.... me HASMINE TONE SLLLAVO-GREK dhe nuke kane guxim te behen bashke per interesa madhore....SE I SHAJNE BURRAT E TYRE ...BRANKO CERVENKOSKI E NIKOLLA GRUEVSKI....PO TE SYGJEROJ OR GAFURR ADILI ....O KUSHTRIM PER LIRI....O KOTE MUNDOHESH SE POLITIKISHTE KETA N UK TE KUPTOJNE SE PA SHKOLL JANE SE VA KA HANGER MAGARI QANTAT TE KLASA E TRETE NE FILLORE.......TE LUMTE O DJALI KERQOVES.


bejto_gv në 06/01/2010 22:36:51

po rri more gafurr atje ku je se nuk te han pela kasht me ato fore.......


ILIRIDA I në 06/01/2010 21:22:28

ZOTI ADIL GAFURI RESPEKT
---------------------
IDE MJAFTE E QELLUAR ,
KA ARDHE MOMENTI VENDIMTAR
OOO TANI O KURE ..........! CCKA ESHTE MJAFTE
MJAFTE " PERCCAJE E SUNDO"
VETEM KUR I NUMEROVA SA PARTI JAN VETEM NE : 1000.000 SHQIPETARE TE MAQEDONISE VERTETE ESHTE MJAFTE ,
EDHE POPULLI ESHTE LODHE ME ME LLOJ LLOJ
INTRIGASH TE SHKAUT , OSE BASHKE
OSE VDIS , E MOS JETO
OSE LUFTE , OSE PAQE
OO LIRI PER TE GJITHE
OSE FER PER TE GJITHE
OSE BASHKIM KOMBETAR PER TE GJITHE , OSE SHQIPETARI MOS EGZISTO !!!


NGA :ILIRIDA 007


agron në 06/01/2010 21:17:48

Ide e mire, edhe nese nuk arrihet asnje marreveshje, eshte nje hap i pare.


Nasradini në 06/01/2010 18:33:34

Agime

A ke fakte qe eshte spiun ?Kone e ka marr ne qafe ?
A e ke ndonje njeri qe e ka spiunue Gafurri ?Apo mos e kan spiunue kete dhe hajte tja ngjesim nje etiketim si spiun siq e kishin zanat servilet e serbit .

Fakte fakte qitni e jo po ja fusi spiun e populli le ta merr si te vertete .


tetova në 06/01/2010 17:17:49

te lumte gafurr adili


Agimi në 06/01/2010 13:20:50

Rri atje ku je bre o spiun.Shume here eshte deshmuar se ty je nje spiun ne sherbim te sllaveve.Ata qe do marin guximin she te vijne te te vizitojne edhe ata so jene njejte sikur ti.


Nasradini në 06/01/2010 12:36:39

Shpend shene Gafurri;
Ne nje ane te syrit Shene Gafurri parasheh shqiperine qe lengone skamje dhe vuajtje nga qeveritaret e mjere,ndersa ne syrin tjeter sheh roberin e shqiptareve neper trojet e veta.
Nga goja e Shene Gafurrit del dhembje dhe deshprimi se si ti bashkoi shqiptaret ?

Bashkohunu shoqata ne nje prizem te perbashket qe qeshtja e shqiptareve te perfundoi sa me pare sa nuk eshte bere vone per te gjithe !


Patrioti në 06/01/2010 11:14:30

Mire e ka menduar zotriu po ne qofte se bashkohen kush do ti mare tenderat o zotri per at shkak nuk bashkohen lideret tane jane m

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum