Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Vajzat shqiptare bejne prostitucion per te mbijetuar

 :: sport

Aller en bas

Vajzat shqiptare bejne prostitucion per te mbijetuar Empty Vajzat shqiptare bejne prostitucion per te mbijetuar

Message  Perparimi Lun 21 Déc - 16:10

Prostituta per te shuar urine
21/12/2009 19:50



Fati i ka bere qe te rriten jetime, por varferia i ka detyruar te prostituojne per buken e gojes. Pese vajza jetime nga Shkodra detyrohen te dalin ne rruge, sa here uria mbyt cdo norme morali pasi nuk kane asgje cfare te hane.

Nje nga vajzat, e cila vetequhet Dana, gjen kurajon te tregoje ne kamera kete pjese te hidhur te jetes se saj.

“Vendin ku te fleme e kemi. Por dalim jashte kur ngelemi pa buke. Dalim neper rruge per te fituar buken. Nuk na merr njeri ne pune. Ne i kemi duart dhe kembet, por s’na pranon njeri ne pune”, thote Dana.

Asaj, por edhe shoqeve te saj, askush nuk u ofron pune. E ne keto kushte, puna e vetme eshte ajo ne rruge, ku jo pak here i mashtrojne dhe i rrahin.

“Qe e vogel kam filluar te punoj ne rruge, qe kur kam dale nga shtepia e femijes. Ka edhe vajza qe jane jetime dhe dalin, pasi detyrohen. Kur nuk na ka mbajtur nena, ne presim edhe shkelmin”, shprehet Dana.

Dana eshte 18 vjec, ka pamjen e nje djali, si edhe mikeshat e saj. Nuk mund t’i mbaje floket e gjate apo te vishet si vajze, pasi edhe keshtu thote ajo e kemi jeten shume te veshtire.

“Dua te punoj ne nje fabrike, te shes ndonje gje se keshtu nuk vazhdohet me”, thote ajo.

Pasi mbushi 14 vjec, drejtori i shtepise se femijes vendosi ta dergoje ne konviktin e Tiranes. Dana tregon se i kerkoi shoferit ta sillte ne Shkoder.

Nuk mund te qendronte aty, pasi ne Shkoder kishte motren e saj te vogel qe jetonte ne shtepine e femijes.

Por, ndersa kthehej per ne Shkoder, edhe jeta e saj pati nje kthese tragjike. Shoferi e perdhunon dhe e braktis ne Lezhe, ku per nje vit e gjysme u be pre e abuzimeve dhe e rrahjeve pa fund. Kur rikthehet ne Shkoder, ajo ishte ndryshe.

“Une kam jetuar ne rruge. Me kane rrahur e me kane zhdepur. Une i kam denoncuar edhe ne polici, por i kane mbajtur nja dy tre dite dhe me pas i kane nxjerre prape. Here na paguajne e here s’na paguajne, cfare nuk ndodh”, shprehet ajo me tej.

18 vjecarja e njeh te emen, por ate nuk mund ta pranoje. Ajo eshte nje nga jetimet e Shkodres, per te cilen nuk ka pune, nuk ka buke dhe ku te gjithe e paragjykojne.

Ajo pranoi ta jape kete interviste se nuk ka me asnje frike dhe se kerkon te denoncoje shtetin, ate institucionet qe duhet ta mbronin.


http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=118907
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=118907

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum