Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

grat shqiptare spiunat e udbes

 :: sport

Aller en bas

grat shqiptare spiunat e udbes Empty grat shqiptare spiunat e udbes

Message  Perparimi Mar 13 Oct - 13:20

Maqedonia çerdhe e spiunëve
13/10/2009 08:04:00
Madhesia e shkronjave:


Bllazhe Ristovski ka qenë bashkëpunëtorë i UDB-së, shef i tij ishte Nikolla Ilievski i cili atëkohë ishte krye shef i sektorit të dytë në UDB. Ristovski në dosjet e UDB-së ishte i njohur me nofkën "FOLKLORISTI" dhe spiunonte akademikët dhe intelektualët e tjerë ndërsa raportet e tij shkonin shpesh direkt në Beograd, thotë për "Lajm", shqiptari me funksion më të lartë në ish UDB-në e Maqedonisë, Nafi Çegrani, i cili ka pasur qasje në të gjitha dosjet e krijuara nga UDB-ja e ish Jugosllavisë, falë pozicionit të tij "Operativ në sektorin për ndjekje dhe përcjellje të diplomatëve të huaj dhe atasheve ushtarak në ambasada" dhe më pas si "Analist në sektorin e 4 për çështjen e emigracionit shqiptar". Ai thotë se Bllazhe Ristovski me nofkën Folkloristi ishte bashkëpunëtor profesional prandaj edhe ka aftësi për gjëra të tilla si Enciklopedia, gjë që dëshmon lidhjet e Ristovskit me Jugosllavinë. "Unë mund t’ju siguroj shumë dokumente për të dhe të tjerët, nëse ai i demanton këta dhe dëshiron të ballafaqohet me faktet", thotë Nafi Çegrani i cili flet dhe për procesin e lustrimit, rangimin e bashkëpunëtorëve të UDB-së, arkivat e ish Jugosllavisë dhe mënyrën se si punonte UDB-ja. Ai vlerëson se lustrimi është një proces shumë specifik për një shtet demokratik, por edhe dyshon se e gjithë kjo mund të jetë vetëm një politikë. "Unë kam lista që di, jo vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonasit që ka pas në vëzhgime e përndjekje. Vetëm për shqiptarët ka pas 600 mijë dosje në arkivat sekrete të shërbimit të sigurimit shtetëror", thotë Çegrani. Ai sqaron se në atë kohë 5 vagonë me dosje pas kohës së Rankoviçit janë mbështjellë, janë shoshit dhe janë djeg te hekurana e Shkupit ku një ndër anëtarët e komisionit për vëzhgim ka qenë dhe vetë ai. "Po sa kanë djegë dosje, kanë djeg ndoshta materiale të parëndësishme, por besoj ata që janë relevante dhe me interes, shumë të tjera i ka marrë me kohë Beogradi. Unë e kam marrë dosjen time të cilën e kisha lexuar gjersa kam qenë zyrtar, por tani ishte fare e shoshitur dhe thuajse s’kishte asgjë relevante", tha Nafi Çegrani, ish zyrtarë i UDB-së. Për atë se ku janë sot dosjet dhe sa mund që ata të fshihen, Çegrani shpjegon sistemin e krijimit të dosjeve dhe sistematizimin e tyre, e në bazë të kësaj ai beson se ata mund të gjenden lehtë. "Sipas normave, marrëveshjeve interne të shërbimeve sekrete të asaj kohe, një raport që ka qenë relevant dhe me shumë interes zyrtarë, ai është transferuar edhe tek sekretariatit federal, për shkak se aj shërbim ka vepruar në mënyrë vertikale. Ato që kanë qenë për Maqedoni kanë qenë në Shkup dhe nga një kopje është dërguar në Beograd", thotë Çegrani, duke shtuar se edhe Moska është një arkiv potencial, ku gjenden jo vetëm dosjet e Maqedonisë por dosjet e të gjithë popujve të Ballkanit. "Për arsye të vetë veprimtarisë specifike të shërbimeve sekrete, UDB-ja, sigurimi në Shqipëri, apo Securitate janë krejt filiale që kanë punuar sipas shablloneve dhe metodave të KGB-së ruse. . kemi shumë kuadro që shkollimet ushtarake policore i kanë kryer në Moskë, si kuadro të kominternës. Në Jugosllavi në vitin 1948 ke një ordi njerëzish që kanë shkuar në Goliotok pse kanë qenë pro rus. Sigurisht që ka Moska një arkiv të madh jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë popujt e Ballkanit", thotë Çegrani duke propozuar që komisioni për lustrim të gjurmoj në Rusi. Por, një problem tjetër sipas tij është kualifikimi i dosjeve dhe emërtimi i bashkëpunëtorëve të UDB-së. "Njerëzit thonë ky është spiun, ky bashkëpunëtor, ky informator, thotë edhe për atë që ka qenë zyrtarë se është spiun, por këto janë kategori të ndryshme. Nëse thuhet spiun ajo është një kategori tjetër, nëse thuhet informatorë, kodosh të gjitha janë këto kategori të ndryshme, varet kush me cilin status ka qenë si burim për dhënie të atij shërbimi. Për lustrimin, nuk e di cilat dosje do të hapen se ke disa kategori dosjesh. Ke njeri që ka qenë i përndjekur ndërkohë shërbimi e ka bërë për veti, dhe ai i ka shërbyer edhe si informatorë, tani këtu ka shumë dallime", sqaron ish zyrtari i UDB-së. Sipas tij vetë natyra e atyre kohërave të ka detyruar të bëhesh bashkëpunëtor. "Për shembull nëpër redaksitë e ndryshme ka pasur shumë informatorë, në Flakë dhe në radio i di në gishta kush kanë qenë", thotë Nafi Çegrani, i cili më tej shton se shumë funksionarë të asaj kohe kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, një pjesë e tyre edhe sot i mbajnë detyrat e ngjashme duke u bërë kush deputetë, kush ministër e kush funksionar i natyrës tjetër.




Petkovski dhe Andov bashkëpunëtor të UDB-së

"Këta që janë gjenerata e vjetër, për shembull Tito Petkovski dhe disa të tjerë që kanë qenë njerëz të Komitetit Qendror, të cilët me UDB-në kanë qenë në bashkëpunim intern. Do të përmend edhe Stojan Andovin, si propozues i këtij ligji, por Andovi e di mirë se kush ka qenë në Jugopsllavi, një personalitet në shërbimet informative diplomatike të diplomatëve, të ambasadave jugosllave dhe tani si mendon njeriu që Stojan Andovi nuk ka tre dengje dosje në shërbimet sekrete. Ai ka kryer detyrë për shërbimet sekrete, ka qenë zyrtarë që vepronte në shërbimin sekret", thotë Nafi Çegrani.




Krye shefi i UDB-së në ambasadën e Serbisë në Shkup

Ish zyrtari i UDB-së, Nafi Çegrani thotë se në ambasadën e Serbisë në Shkup është një personalitet i rëndësishëm, i cili deri dje ka qenë krye shef i UDB-së në Beograd dhe një nga kapot e klanit të Zemunit.


Hoxhallarët dhe gratë ishin spiunë

"Shumë hoxhallarë dhe priftërinj të asaj kohe kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, që fatkeqësisht ligji për lustrim nuk po i kap këtu në Maqedoni, përkundër praktikës së shumë vendeve të tjera evropianë të dala nga komunizmi", thotë Çegrani. Ai sqaron se ka pasur dhe raste kur gruaja e spiunonte burrin. "Nuk do ta saktësoj për kë flitet, por ishte person me autoritet të cilin e spiunonte gruaja e tij. E paralajmërova dhe në fillim nuk më besoi por dikur u bind", thotë Çegrani.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum