Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ji krenar sot për t'u bërë nesër i lumtur.

 :: sport

Aller en bas

Ji krenar sot për t'u bërë nesër i lumtur. Empty Ji krenar sot për t'u bërë nesër i lumtur.

Message  Perparimi Ven 2 Oct - 15:33

http://www.kosova-sot.info/?p=45888

NJË POPULL QË FLE - VDES! 16 Gusht, 2009
Mos u bë i mjerë sot, për t'u bërë krenar nesër!

Dakord. Atëherë, nëse duhet për të qarë nesër, më mirë të qash sot. Në qoftë se kërkohet të këndosh nesër, këndo sot. Në qoftë se kërkohet të qeshesh nesër, qesh sot. Nëse duhet të kërkosh atë që duhet për të kërkuar nesër, pse të mos e kërkosh sot. Në do jesh i lumtur nesër, bëhu i lumtur sot.
Nëse duhet për të vdekur nesër, jeto sot!
Nëse duheshe për t'u turpëruar nesër, turpërohu sot
Turpërohu po që se shtiresh i lumtur sot për t'u bërë krenar nesër. Bëhu krenar sot para yryshllëkut me gurgule të shpifjeve e rrenave të shpirtit shtrigë, që kaditë e muaj po vijnë me tallaze në Kosovë, duke fyer e shkelur mbi gjakun e një populli që luftoi me shekuj, dha krejt çka pati para shpirtit e në jetë për lirinë e pavarësinë që sot e ka, e gëzon, e meriton.
Ji krenar sot për t'u bërë nesër i lumtur.
O bëhu sot ai që dje thoshe dje dua të jem, o pranoje se dje e sot e nesër je një hiç i hiçit.
Ne shqiptarët sikur jemi mësuar t'i vlerësojmë njerëzit sipas vetes sonë, dhe në qoftë se ua falim atyre ( shpifësve, përgojuesve) me lehtësi të metat tona, nga ana tjetër,i gjykojmë ata ashpër kur nuk i kane meritat tona.
Të gjykosh do të thotë të guxosh, të luftosh për të vërtetën, për shembjen e së keqes, rrenës...

Në mos folsh sot, t'u mbylltë goja me shtatë dryna!

Bëhu i guximshëm sot për të mos u bë nesër skllav i lumtur. Fol dhe vepro! Duku! Fol tash kur duhet për të folur. Ngre zërin sot kur duhet mbrojtur qenien tënde njerëzore, kur duhet mbrojtur specien tënde, nderin dhe gjakun e dëshmorëve që solli lirinë.
Fol, ti, ai, ajo, ata, ato, të gjithë flisni, para botës dhe thojeni vetëm të vërtetën për sakrificën dhe vetëflijimin e bijve e bijave tona për qytetari,për drejtësi, për kulturë dhe ekonomi, për identitetin kombëtar, për të shpënë në vend amanetin e dëshmorëve dhe viktimave që ranë për pavarësinë e Kosovës.
Thoni me plot gojën. Hidhjani pështymën në fytyrë shpifësit, rrenit, qëllimziut, kukuvajkës (Karla del Pontes), ashtu siç ia përplasi përfytyro në sybote zviceranit djallëzi drejtësia e shtetit të Shqipërisë. E hodhi jashtë. E fillkulloi. E përzuri dhe iku me bisht nën këmbë. I turpëruar para botës, ai që vetëm zi ndjell për shtetin e pavarësinë e Kosovës, për të sotmen e të djeshmen e popullit të Kosovës. Zvicerani i lajthitur një kukuvajkë mbi kokë të Evropës, ndjellazi mbi kulme shtëpish tona, mbi jetën e krenarinë e dëshmorëve të kombit, mbi gjakun e lëkurën e sakrificën e një populli që luftoi me nder dhe fitoi lirinë.
Hapeni gojën dhe flisni, mos heshtni. Mos heshtni siç hesht kukulla në biçim njeriu, se nuk keni nga shkoni. Heshtja është turp. Është biçim skllavi.
Trego, kriminelët serbo-çetnikë, para demokracisë Evropës, para demokracisë së OKB-së enden gjithandej të lirë, nëpër shtetin "demokratik" të Serbisë, që kërkon me gjithë ata kriminelë për të hyrë në gjirin e Evropës. Sot gjithë ditëm kriminelët çetnikë të sa e sa masakrave e gjenocidit në Kosovë sot enden e jetojnë, ndofta, edhe në Kosovë,dhe askush s'ua prish qetësinë (sic).
Trego dhe dëshmo se UÇK-ja s'ishte në luftë me popullin serb, me kulturën dhe traditat e tij, por ishte në luftë të furishme me mbeturinat e mentalitetit të kohës së shpellave. Ishte në luftë çlirimtare me mbeturinat e çetnikizmit, gjenocidit, poshtërimit e dhunimit. UÇK-ja bëri luftë çlirimtare. Këtë luftë e pa tërë bota. E pa Evropa. Perëndimi e pa dhe e vlerësoi lart moralin, etikën, heroizmin e kësaj lufte.

Drejtësia e GJND-së do të legjitimojë Pavarësinë e Kosovës

Fol, e ke radhën të tregosh e të dëshmosh me tërë fuqinë e shtetit tënd, me Kushtetutën, me realitetin dhe me Zotin se "Shtëpia e Verdhë" (shitja e organeve të njeriut nga UÇK-ja) është një pjell e një mentaliteti e logjike të ndyrë, të çoroditur dhe fund e krye shpifje në sybote tash kur Serbia ende s'i ka dorëzuar edhe shumë e shumë kriminelë në Hagë. Sot kur Pavarësia e Kosovës ndodhjet në GJND.
A jemi sot ata që ishim dje, kur në sybote hidhnim pleh para dyerve të ministrisë, mbushje molotovi e granata dore në oborr të Qeverisë!
E Karla del Ponte bën të veten, lirisht, dhe mburret.
A jemi sot ata që flemë me djallin e birin e djallit vetëm e vetëm për të shembur votën e lirë të popullit?
E Qeveria e Serbisë shet lirë nëpër Evropë shpifje e rrena për celulën e lirisë së Kosovës, UÇK-n! A jemi sot këta që në sybote përdhosim shtetin dhe amanetin e dëshmorëve të kombit për një post karriere?
shtet imagjinar, të paqenë... Dhe bota hesht. OKB-ja hesht.!
Hasan Prishtina (eshtrat ende s'i prehen në Kosovë!), la amanet histori: Kur një popull fle - vdes!
Të jetojmë të zgjuar! Të vdesim syhapur!
Riza GREIÇEVCI

Haxhi Kuç
12 Shtator, 2009 më 08:41:11

I nderuar Rizo
Per te qen i lumtur neser qei sot ,eshte me mire!Se sa sot te kikirizesh i lir si zog e menjeherit ne roberi e pabuke ne goje!Ne shqiptaret si nje race e qoruditur flasim mbasi perfundoin mbledhit apo perfundimet e lufterave famkeqe qe i lejoim te na udheheqin vetem tradhetaret!
Shqiptaret te drejtat e tyre i kan kerkue mbasi na jan bere padrejtesit !!Eshte per te qeshur apo jo?
Shqiptaret jetoin ne shpresa te pa kapshme,jetoin permjet endrrave dhe ne realitet nuk kapen fare se di pse!?Mesiguri popull parazit dhe patriotet shpallen tradhetar e tradhetaret patriota!!
Ne shqiptaret turperohemi mes vedi e te huajve u hyme ne mes hordheve,qudi por e vertete!

UçK po te ishte udhehequr nga shqiptaret e hequr nga regjimi shkije nuk ishte sot kjo kosove multietnike pa shqiponjen dy krenare,pa hymnin e shqipes,pa identitet,pa kushtetute,qe shkelen betimin e uçk per bashkim e jo per nje rezulute 1244 qe sot te kethehet serbija!Kjo eshte tradheti e ti Rizo ,tradhetin e shendrron ne patriotizem,dhe ka me na kushtue shtrejt kikirizimi,apo ti nga friga nuk ke guxim ta thuash te verteten e tradhetareve!

Keto fjalet e fundit ju i keni huazuar nga une dhe kesaj i thone hajni sepse bile shkruai nga kush jeni inspirue!
Kaloni qaste te mira ju zotri Riza Grejqevci
Nga
Poeti
Haxhi Kuçi
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Edhe nese demostruesit britasin lironi çlirimtaret“!”, zëri i tyre mbeti vetëm nje brohoritje dhe asgje tjeterzë
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

#

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum