Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëv
:: sport
Page 1 sur 1
Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëv
EKSKLUZIVE - Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve
25/09/2009 15:22:00
Madhesia e shkronjave:
Xhezair Shaqiri i njohur gjatë konfliktit të vitit 2001 si komandant Hoxha në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në një intervistë ekskluzive për “Lajm” ka folur për situatën e tanishme në Maqedoni. Pas gati rreth tre viteve që ka shpallur Tanushën zonë të lirë, ku s’guxon të shkelë policia dhe ushtria maqedonase, ai ka dërguar mesazhe të fuqishme politikanëve të Maqedonisë. Porositë “mos luani me shqiptarët”, “është koha për bashkim”, “siguria është në pikëpyetje”, duhet t’i kuptojnë politikanët maqedonas, por edhe at shqiptarë.
LAJM: Akademikët maqedonas sërish i nënçmuan shqiptarët duke nxjerrë një enciklopedi ku shqiptarët i quajnë njerëz mali. Cili është opinioni juaj?
Shaqiri: Enciklopedia e sllavo-maqedonasve po shihet se është përgatitur shumë vite më parë dhe ka pasur një qëllim të caktuar. Aty kanë marrë pjesë shumë akademikë sllavo-maqedonas të cilët me vëmendje kanë bërë një sulm racist kundër shqiptarëve. Për këtë enciklopedi u fol para tre-katër viteve nga mediat, por më e keqja është se as BDI dhe as PDSH, të cilët në poste të ndryshme kanë dërguar partizanë të partisë, nuk kanë ditur të se çfarë po ndodhë. Përgjegjësia më e madhe bie, jo ndaj kundërshtarëve maqedonas, por ndaj ministrave dhe partive politike shqiptare. PDSH dhe BDI janë munduar që të jenë servil të Gruevskit dhe nuk kanë menduar asgjë tjetër vetëm të futen në pushtet me qëllim që të ndajnë tendera dhe biznese të ndryshme. Asnjëra nga kjo parti nuk ka dalë me një projekt kombëtar.
LAJM: Cili është qëllimi kryesor i kësaj politike maqedonase?
Shaqiri: Janë dy qëllime. E para, ata dëshirojnë të ndahen dhe për këtë po përgatiten vazhdimisht dhe e dyta të tregohen komb i lashtë, por të tërbuar pa argumente dhe fakte duke vjedhur gjithçka nga të tjerët.
LAJM: Si i vlerësoni reagimet nga Shqipëria dhe Kosova?
Shaqiri: Problemi këtu është më i madh se sa duket. Shqipëria ekziston si shtet i pavarur gati 100 vjet dhe në Kushtetutën e saj e ka për detyrë t’i mbrojë edhe interesat e shqiptarëve autokton që kanë mbetur jashtë kufijve. Shqipëria nuk po bën pothuajse asgjë në lidhje me shqiptarët e Maqedonisë. Ajo e ka pranuar Maqedoninë pa asnjë kusht, e ka ndihmuar shpeshherë, por Maqedonia i vendos viza qytetarëve të saj dhe ende ka veprime raciste ndaj shqiptarëve. Politika e shqiptarëve të Maqedonisë është duke u udhëhequr nga disa politikanë që janë lojal ndaj politikës sllavo-maqedonase. Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare duhet të kenë kujdes kur i pranojnë në takime Ahmetin dhe Thaçin. Ata duhet të kushtëzohen pasi e kanë shitur çështjen kombëtare.
LAJM: Në enciklopedi thuhet se UÇK-në e kanë trajnuar ushtarë amerikan dhe britanikë. Ju si komandant i UÇK-së, sa mund të thoni se ka të vërtetë diçka këtu?
Shaqiri: Në asnjë moment nuk kemi pasur asnjë kontakt me asnjë amerikan, anglez ose të huaj, për të na dhënë armatim ose me të na trajnojë. Me përgjegjësinë më të madhe them se edhe sot e kësaj dite asnjë dëshmi nuk mund të haset në këtë drejtim, pasi e keni parasysh nuk mund të bëhet një punë pa lënë gjurmë. I vetmi kontakt me forcat e NATO-s ka qenë në Haraçinë, kur erdhi Piter Fejti dhe na tha se nuk iu lejojmë më të vazhdoni luftën pasi është pranuar Marrëveshja dhe do të bisedohet. Atëherë me autobusët e amerikanëve nga Harçina kemi shkuar në Nikushtak. Sa për dëshmi, po ju tregoj dokumentacione ku rreth 480 ushtarë të UÇK-së kanë qenë të arrestuar dhe mbajtur në burgun amerikan në BondSteal. Kemi deponuar 20 mijë marka gjermane të asaj kohe, i kemi dërguar deri në gjyqin e Gjilanit si garanci që të lirohen këta njerëz edhe pse ishte dhënë amnistia për këtë ushtarë. Fatmirësia më e madhe shqiptare është ajo që reagoi ambasada angleze dhe e SHBA-së në lidhje me këtë enciklopedi se përndryshe as se kishim pas guximin Ali Ahmeti apo Manduh Thaçi t’i kundërshtojnë sllavo-maqedonasit, pasi ata janë nën urdhrat e Gruevskit.
LAJM: Çka mendoni për Marrëveshjen e Ohrit ?
Shaqiri: Sa ishte Imer Aliu në qeveri del e thotë se Marrëveshja e Ohrit është para përfundimit, ndërsa kur e largon Gruevksi në mënyrë të turpshme nga qeveria, atëherë ai i kundërshton fjalët e tij dhe thotë se ende ka punë për realizimin e saj. E njëjta ndodhë tani me BDI-në. Mos të luajnë partitë politike me këtë Marrëveshje dhe me të drejtat e shqiptarëve, pasi në të kundërtën mund të ndodhin situata të papritura.
LAJM: A nënkupton kjo se mund të prishet siguria e Maqedonisë?
Shaqiri: Gjendja e sigurisë çdo herë ka qenë në pikëpyetje në Maqedoni. Maqedonasit në kokën e tyre nuk mund t’i përballojnë suksese e të tjerëve. Ata kanë problem me Greqinë, me Bullgarinë, me Serbinë. Maqedonasit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë më të egër se sa serbët, me neve shqiptarëve. Kjo nuk guxon të lejohet. Ne jetojmë në trojet tona autoktone. Maqedonia me gjithë problem që i ka vazhdon të luaj me shqiptarët. Shpejt i harrojmë sulmet dhe dëmet që na i kanë bërë sllavo-maqedonasit. Shqipëria dhe Kosova nuk duhet ta përkrahim Maqedoninë në problemet që i ka ajo me emrin apo diçka tjetër. Po ju them edhe këtë se kemi informatë se shumë shpejt pritet të sulmohet një fshat në Tetovë ose sërish të sulmohet Tanusha nga policia maqedonase.
LAJM: Si do veproni ju nëse vazhdon kjo politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë?
Shaqiri: Unë jam vetëm një figurë e vogël e çështjes kombëtare. Janë qeveria e Shqipërisë, ajo e Kosovës dhe partitë politike shqiptare që janë në pushtet në Maqedoni, dhe të opozitës, të cilët kanë mashtruar popullatën. Ata e kanë tani përgjegjësinë. Por unë do të kisha thënë se është momenti që shqiptarët, politikanët, intelektualët, ta identifikojnë problemin dhe mjaft më t’i ndihmojnë maqedonasit në problemet e tyre. Ne nuk duhet të frikohemi se ata flasim ose jo gjuhën shqipe pa lejen e maqedonasve, a ta përdorim ose jo flamurin tonë kombëtar etj. Është koha që shqiptarët të bëjnë një bashkim. Shqiptarët të formojnë një union, një trup komandues që çdoherë të jemi një forcë dhe mos të jemi vegël e maqedonasve. Përndryshe, nëse bëhet kjo dhe maqedonasit vazhdojnë të na përbuzin, atëherë ne nuk duhet të mendojmë, por duhet të veprojmë, të bëjmë një autonomi të gjerë për shqiptarët e Maqedonisë në çdo aspekt. Ne duhet të kujdesemi për gajlet tona dhe jo për ato të maqedonasve.
Intervistoi: BEKRI AJDINI
Dernière édition par Perparimi le Lun 28 Sep - 4:40, édité 1 fois
Re: Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëv
http://www.netdnevnik.com/wp-content/plugins/img/cache/0e0b2_pjpeglastModified=1251888287000.jpg
http://www.netdnevnik.com/wp-content/plugins/img/cache/0e0b2_pjpeglastModified=1251888287000.jpg
kur erdhi Piter Fejti dhe na tha se nuk iu lejojmë më të vazhdoni
luftën pasi është pranuar Marrëveshja dhe do të bisedohet. Atëherë me autobusët e
amerikanëve nga Harçina kemi shkuar në Nikushtak. Sa për dëshmi,
po ju tregoj dokumentacione ku rreth 480 ushtarë të UÇK-së kanë qenë të arrestuar
dhe mbajtur në burgun amerikan në BondSteal. Kemi deponuar 20 mijë marka gjermane të asaj kohe,
i kemi dërguar deri në gjyqin e Gjilanit si garanci që të lirohen këta njerëz edhe
pse ishte dhënë amnistia për këtë ushtarë. Fatmirësia më e madhe shqiptare është ajo që reagoi
ambasada angleze dhe e SHBA-së në lidhje me këtë enciklopedi se përndryshe as se kishim
pas guximin Ali Ahmeti apo Manduh Thaçi t’i kundërshtojnë sllavo-maqedonasit,
pasi ata janë nën urdhrat e Gruevskit.
http://www.netdnevnik.com/wp-content/plugins/img/cache/0e0b2_pjpeglastModified=1251888287000.jpg
kur erdhi Piter Fejti dhe na tha se nuk iu lejojmë më të vazhdoni
luftën pasi është pranuar Marrëveshja dhe do të bisedohet. Atëherë me autobusët e
amerikanëve nga Harçina kemi shkuar në Nikushtak. Sa për dëshmi,
po ju tregoj dokumentacione ku rreth 480 ushtarë të UÇK-së kanë qenë të arrestuar
dhe mbajtur në burgun amerikan në BondSteal. Kemi deponuar 20 mijë marka gjermane të asaj kohe,
i kemi dërguar deri në gjyqin e Gjilanit si garanci që të lirohen këta njerëz edhe
pse ishte dhënë amnistia për këtë ushtarë. Fatmirësia më e madhe shqiptare është ajo që reagoi
ambasada angleze dhe e SHBA-së në lidhje me këtë enciklopedi se përndryshe as se kishim
pas guximin Ali Ahmeti apo Manduh Thaçi t’i kundërshtojnë sllavo-maqedonasit,
pasi ata janë nën urdhrat e Gruevskit.
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum