diabeti
:: sport
Page 1 sur 1
diabeti
Ju thatë se mund të shfaqen ndërlikime afatgjata të diabetit, cilat janë këto komplikacione?
Qëndrimi për një kohë të gjatë i vlerave të larta të sheqerit në organizëm çon në dëmtime të rënda të shumë indeve, apo organeve të ndryshme të organizmit. Strukturat më të prekura nga diabeti janë enët e vogla dhe ato të mëdha të gjakut, nervat periferikë etj. Dëmtimet e enëve të vogla të gjakut shfaqen më shumë me dëmtimet që jep diabeti në sy dhe në veshka. Ndërsa dëmtimet e enëve të mëdha çojnë në sëmundje të zemrës si: infarkt, mosoksigjenim të zemrës, si dhe dëmtime të enëve të gjakut në tru, ku si pasojë ndodh tromboza e trurit.
Si shfaqen dëmtimet e diabetit në zemër?
Dëmtimet në zemër ndodhin si pasojë e dëmtimit të drejtpërdrejtë të enëve të gjakut, gjë që çon në rritje të tensionit të tij, apo dhe nëpërmjet rritjes së yndyrnave në gjak, që çojnë në bllokim të enëve të gjakut. Statistikat botërore tregojnë se diabetikët janë 2-4 herë më të prekur nga infarkti, 5 herë më të rrezikuar nga tromboza e trurit. Po sipas tyre, 50% e diabetikëve në fund të sëmundjes rezultojnë të jenë të prekur nga sëmundjet e zemrës dhe 70% e diabetikëve kanë vlera të larta të tensionit të gjakut.
Si mund të parandalohen problemet e zemrës te diabetikët?
Për parandalimin e sëmundjeve të zemrës rekomandohen eliminimi i duhanit, ulja e kolesterolit në gjak, mbajtja nën kontroll e tensionit të gjakut dhe vlerave të sheqerit në të. Përveç këtyre këshillohet kryerja e aktivitetit fizik, që konsiderohet pjesë e mjekimit të diabetit.
Ju thatë se një nga komplikacionet e diabetit janë dëmtimet në sy...
Po. Dëmtimet në sy janë komplikacioni më i zakonshëm që shfaqet te diabetikët. Ndryshimet ndodhin në retinë (shtresa ku projektohet pamja) dhe janë më të shpeshta te diabetikët tip 1, por nuk përjashtohen dhe ata që vuajnë nga diabetit tip 2. Prania e diabetit përbën shkakun më të shpeshtë të verbimit te moshat 20-70 vjeç.
Si shfaqen dëmtimet e syve te diabetikët?
Këshillohet që diabetikët të kërkojnë ndihmën e specialistit kur ndjejnë se pamja iu errësohet, kanë shqetësime në lexim, i shikojnë objektet të dyfishta dhe kur humbasin shikimin periferik.
Si mund të parandalohen dëmtimet e syve?
Këshilla e parë është mbajtja në normë e sheqerit, tensionit dhe yndyrnave në gjak. Po ashtu rekomandohet të bëni kontrolle çdo vit te mjeku okulist, si dhe të përdorni rregullisht syze mbrojtëse ndaj diellit
Si mjekohen dëmtimet e syve?
Mjekimi i dëmtimeve të syve kalojnë disa faza. Kështu, në fillimet e dëmtimeve duhen pasur parasysh këshillat e mësipërme, ndërsa në fazat e avancuara sot përdoren mjekimet me laser dhe në rastet e rënda nevojitet transplanti i syrit.
Po dëmtimet e veshkave si dallohen dhe si shfaqen ato?
30% e diabetikëve pësojnë dëmtime të ndryshme të veshkave. Fatkeqësisht, shenjat e dëmtimit të veshkave bëhen të dukshme kur këto dëmtime kanë proceduar dhe jo që në momentin e hershëm.
Dëmtimet në veshka të diabetikët vijnë kryesisht nga hipertensioni që shoqëron këta të sëmurë dhe nga dalja e proteinave në urinë. Për parandalimin e këtyre problemeve, përveç eliminimit të shkaktarëve shpërthyes, hipertensionit dhe niveli i sheqernave në gjak, rekomandohet një dietë e ekuilibruar për sa i përket kripës dhe proteinave. Mjekimi i dëmtimeve të veshkave është mjaft i rëndësishëm, pasi nëse nuk trajtohen në kohë, të sëmurët mund të përfundojnë në dializë apo deri në transplantim të veshkës.
Përmendët dëmtimet e nervave, si shfaqen dhe si mjekohen këto probleme?
60-70% e diabetikëve pësojnë forma të ndryshme të dëmtimit të nervave periferikë dhe 20-40 % e diabetikëve shfaqin dëmtime të nervave qendrorë të organizmit, që përbëjnë problem serioz për ta.
Shenjat e këtyre dëmtimeve janë mpirje të gjymtyrëve, ndjesia e djegies, shpimit dhe nxehtësisë në pjesë të ndryshme të organizmit. Gjithashtu pacientët ankojnë për dhimbje therëse, sidomos në ekstremitet e poshtme.
Si mund të parandalohen këto probleme?
Në këto raste rekomandohet të mbahet normal niveli i sheqerit në gjak, kujdes për higjienën, të qëndroni larg ambientit që mund t’ju dëmtojnë gjymtyrët, si dhe të mbroheni nga infeksionet e ndryshme.

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum