Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Xhemë Gostivari, si përgjegjës i burgut të Gostivarit 1942

 :: sport

Aller en bas

Xhemë Gostivari, si përgjegjës i burgut të Gostivarit 1942 Empty Xhemë Gostivari, si përgjegjës i burgut të Gostivarit 1942

Message  Perparimi Jeu 6 Aoû - 14:04

Pergatiti: Naile ZHUPANI
Në vitin 1940,Xheme Gostivari kthehet nga Elbasani, ku qëndronte nga viti 1935. Mbasi qe u kthye ne Pollog,kur kufini u hap dhe u bashku Shqipnia dhe Maqedonia ngarkohet me detyrën e gardianit të burgut pranë NënPrefekturës së Gostivarit. Në burg ndodhej atdhetari Shefqet Presheva. Pas një periudhe të shkurtër në mes tyre u lidhë besa që të luftohet për Kombin dhe bashkim të trojeve shqiptare. Komandant Xhema e lëshoi prej burgu shokun e idealeve dhe së bashku arratisen në mal, ku organizojnë një çetë të pamvarur.
Kjo ndodhi në vitin 1942, ku Xhemë Gostivari, si përgjegjës i burgut të Gostivarit, i çeli dyert e burgut dhe i lëshojë të gjithë të burgosurit. Ai me shokët e idealit Shefqet Preshevën, Hajvaz Kalishtin dhe Bajram Dobërdollin, për tu fshehur me çetën e tij nga ushtria italiane, u vendosën te Lok Llakavica.Armët e para kjo çetë i pagëzoi në fillim të vitit 1943. Në luftë kundër ushtrisë fashiste italiane në rrugën Gostivar Tetovë, në të cilin aksion jo vetëm që vranë ushtarët e saj, por u paisën me material

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Xhemë Gostivari, si përgjegjës i burgut të Gostivarit 1942 Empty Re: Xhemë Gostivari, si përgjegjës i burgut të Gostivarit 1942

Message  Perparimi Dim 8 Nov - 9:22

disa seanca sekrete në zyrat e OZN-së në Gostivar, duke bërë
kombinacione për hakmarrje në rastin e Remzi Gjurgjevishtit dhe ,,ruajtjen
e nderit,, të familjes (pasi Xhema më herët ia kishte ,,rrëmbyer,, motrën Nesfijen në
mes të fshatit…) Kështu,duke e shfrytëzuar këtë UDBJA si rast të volitshëm
për planet e saja djallëzore,  urgjent e  vë në ,,lëvizje,, grupin e lartpërmendur, e të
cilët e kishin në ,,lidhje,, dhe e ,,këshillonin,, Remziun për hakmarrje për të
ruajtur fytyrën.
Pas kryerjes së operacionit OZN-a do t’u jepte ,, grada
të larta ,, oficerësh. Ky do të ishte njëherazi edhe një argument që
do të bindeshin përgjithmonë Organet e shtetit, në veçanti UDB-ja
dhe KOS-i. Dhe se, me ,,misionin,, e kryer pjesëtarët e grupit
të Gorjanit do të mbeten “lojalë” dhe “qytetarë të ndershëm”!?!
Aktin kryesor në vrasjen me tradhti të Xhemës, sipas planit ,,A,,
do ta kryente Remzi Gjurgjevishti, duke i përgatitur petullat dhe
tasin me pekmes të helmuar, të cilat paraprakisht i kishin  në
dispozicion oficerët e UDB-së…
Këtu i kam të gjalla edhe rrëfimet aq interesante të Riza Gorjanit,
i cili mbeti gjallë dhe mbajti burgje në kazamatën e Idrizovës, e
Rrëfimet e tija janë të gjata…
 Të gjitha këto për këtë takim dhe më vonë se çfarë do të ndodhëte, në detaje i kujtohen xha Rizah Gorjanit, i cili këtë storie e mbante si fshehtësi, dhe i vetmi isha unë, sepse e dinte se isha zyrtar i SDB-së, andaj më rrëfeu në besim, duke më treguar edhe për ndodhitë që kishte përjetuar në burgje pasi kishte mbetur gjallë nga ky operacion i përgatitur nga UDBJA…)

 më andej shtrihet ,,Livadhi i Priftit,,…Po, andej dëgjohej vetëm ndonjë cicërimë zogjësh dhe krekosja e  ndonjë dhelpre… Andej Xhema fshihej në ato shpella që i kishte disi si pika qëndrimi, dhe rrinte si ujku në pritë! Vrasësit ecnin edhe më tej me kujdes dhe të kapluar nga frika e dyshimet mos vallë i hetonte Xhema. Vështronin herë malet e herë Stanet e Hamzë Rexhepit të Lumës, sepse i dinin mirë këto anë pasi edhe ato vetë kishin kaluar këndej të armatosur me mashingevere dhe dyfek në krah bashkë me Xhemën si kaçakë.

Kurse, tanimë, një pjesë e balistëve me në krye kolonel Muharrem Bajraktarin me shokë, Xhel Kalishti, Garip Olloman Zhupani dhe Neshat Gora i Çegranit, Kalosh Hamdi Reçani dhe disa kosovarë si Luan Gashi etj. kishin kaluar kufirin dhr gjendeshin në një kamp të Greqisë i cili ishte nën kontrollin e angloamerikanëve, (prej aty do të kalonin në disa shtete të europës perëndimore dhe andej Oqeaneve në Amerikë e Australi…) Por, kjo është një storie tjetër!
Sipas planit tinëzar që kishin përgatit oficerët e OZNA-s, gjegjësisht UDBJA për likuidimin e Xhemës përmes tradhëtisë, ishte i përfunduar dhe ato ditë e kishin vë në aksion. Ishin gjet edhe aktorët, jaranat e dikurshëm të Xhemës, të quajtur nga UDBJA ,,Kapedanat e Gorjanit,, ! Ishin bërë edhe konsultimet përfundimtare se kah do të niseshin dhe si, në mënyrë që të ishin sa më të kamufluar… Çdo gjë mbahej në fshehtësi të rrept.
Një shqiponjë me krah të hapur dhe aq krenare bënte fluturimin e saj nga majat e Vracës dhe duke bërë disa rrethe,sikur donte të ndalej mbi majat e kreshtës përtej Korrabit, fluturoi edhe njëherë andej sukave të bjeshkës dhe u humb në mes kaltërsive qiellore ku dukej se puthnin  kurora  emalesh të Sharrit. Një qetësi monotone kishte kapluar bjeshkëm.Ka disa muaj që këndej më nuk dëgjoheshin krismat e mitralozit dhe kërsitja e bombave.Qetësi…dukej ! Nuk dëgjohej as ndonjë zhurmë tjetër pos cicërima e zogjëve lajkatar dhe vaji i kukuvajkës…Atje lartë nga kreshtat e Vracës shkonin një dhijareje disa dhi të egra, sikur të ishin ushtar të një komande…Ashtu njëri pas tjetrit qafës së malit shkonin të rradhitur edhe  ,,Kapedanat e Gorjanit,,!moj Nesfije, nën dritën e hënës, do të kalonim rrëzë maleve dhe një natë do të vendoseshim në shtëpinë e Lokë Llakavicës, natën tjetër do të kalonim kah Gjonovica, do ia mësynim edhe në Strajan e Padalisht, duke kaluar asaj dhijareje, do të delnim që  t’i takonim familjarët e mi në Simnicë,dhe pasi të furnizoheshim me ushqim mirë dhe të pregatiteshim në një teren më të sigurt udhëtimi, do të delnim kah Pelistëri drejt në Greqi. Atje do ta takonim edhe Muharrem Bajraktarin, Luan Gashin, Xhelën dhe shokë të tjerë nga Luma e Dibra, vetëm sikur të mbetem  gjallë…,,

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Oooo Xhemë, bre!- jehuan përrenjtë e thellë deri lart shullëreve të Vracës, kur e thirrën Aliu e Dulla, madje edhe Nazifi, dhëndrin e tyre.

 Hajde, hajde, o ju gjettë e mira!- iu përgjigj Xhema nga ana tjetër e shpatit me zërin e tij metalik prej komandanti, sepse ua njohu zërin, ishin miqët e tij.
U afruan krejtësisht afër tij, vështruan përreth, anë e mbanë luginës në drejtim të Livadhit të Priftit. Mitralozi i Xhemës qëndronte pak më andej, në qafën e një shkëmbi të plasaritur.
-Të kemi prurë një tepsi me petulla dhe një sahan pekmez. T’i ka dërguar gjyshja (vjehrra) jote, vetë ajo i ka përgatitur: “T’ia dërgoni Xhemës, se shumë merak i ka petullat me pekmez” – u sqaruan Nazifi dhe Aliu, kurse Rizai i buzëqeshi dhe të gjithë u përqafuan. U ulën pastaj për disa çaste, pranë përrockës me ujë akull, mbështollën nga një cigare ,,kaçak,,. Xhema nuk dyshonte asgjë. As në mëndje nuk i shkonte se këta ia kishin përgatit kurthin. I pyeste për shumë gjëra, ndërsa ata i përgjigjeshin “sa për sy e faqe”, siç thotë populli. Më përtej, pranë shkëmenjëve të grykës dëgjohej edhe  gurgullima e  Mazdraçes, dhe herë-herë ndonjë piskamë  dhelpre.
Për të gjitha këto në hollësi më rrëfen shumë vite më vonë dëshmitari i mbetur gjallë  xha Riza Gorjani, me të cilin një mbrëmjë vere të vitit 1972, unë si operativ i SDB-s /UDB-s/ për Maqedoni në Shkup, kaluam një natë tek stanet e Sharrit, ku xha Rizai pikë e për pej më sqarronte mënyrën se si është likuiduar Xhemë Simnica tek vendi i quajtur ,,Livadhi i priftit,, jo shumë larg nga gryka e Vracës , e më tëj gjendej edhe stani i Hamzë Rexhepit të Lumës, ku Xhema  aty kishte kaluar gjatë verës … Kur erdhëm bashkë me Aliun e Nazifin, Dullën, Remzi Gjorgjevishti dhe unë, për ta helmuar Xhemën me petulla të përgatitura nga UDBJA, ishim edhe të friksuar edhe të kujdesshëm,sepse Xhema të friksonte edhe me hijen e tij…,,- rrëfen xha Rizahi me një fytyrë të mbrolur dhe sytë si të skifterit të maleve, dhe vazhdon më tej:
,,Nazifi dhe Aliu në bisedë me Xhemën, interesoheshin për lidhjet e tij me njerëzit andej kufirit, sidomos me anët e  Dibrës dhe Lumës në Shqipëri. I treguan madje, se Muharrem Bajraktari, Xhelë Kalishta e të tjerë, kishin kaluar kufirin dhe kishin shkuar në Greqi dhe se për Bajram Dobërdollin dhe Hashim Toplicën, nuk dinin gjë, pos që diku ishin  të fshehur në fshatrat  e malësisë së Lumës!
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Xhema i urritur  nisi të hante me të shpejtë. Mirëpo, posa hëngri 2-3 petulla të ngjyera në pekmez, që në fillim iu dukën shumë të lezetshme, si në përrallë. Pas disa çasteve ndjeu dhimbje në lukth dhe nisi të rrotullohej. Sërish u çua në këmbë si shkëmb mali. Teksa ndodhej në këtë gjendje marramendjeje, dikur i ra ndër mend: “Helm , helm”!
,,Ah nënën e nënës!,- psherëtiu Xhema. Por,  petullat e helmuara, të përgatitura enkas për të, i shkaktonin të therme të forta – dhembje në bark. Nga djegia e brendshme që i kishte shkaktuar helmi i fortë, i ishte afruar burimit. Piu ujë me nxitim…Piu dhe psherëtiu si luan i plagosur:
,, Ah, tradhtarët, në pekmez kanë futur helm”, – rënkoi përsëri Xhema, por helmi i fortë tanimë e bënte të veten…Ashtu i trrullosur u hudh mbi mitralozin që rrinte gati.Oshtinë malet e Sharrit nga jehona e zërit të tij., nga rafalet gjithashtu, i cili me flakë e zjarr mbushi përroin e thellë…   mes kurorash shkëmbinjt plaseshin nga krismat… Dhe aty vdiq mbi mitraloz, e dhëmbët i shkëlqenin të bardhë si bora në maje të Vracës, mbi ato kurora të thepisura malesh të Sharrit !Andej  poshtë dukeshin vetëm hijet e tyre fantazmë në ikje. / Si me një ndërgjegje të vrarë dhe gjysëm zëri të shterur tregon xha Rizah Gorjani, e që rrefimet e tija janë shumë identike me ato që kam lexuar në dosjet  dhe  arkivat e UDB-së për likuidimin e Xhemës.
,, Iu afruam me shumë kujdes dhe frikë…Ai qëndronte mbi mitraloz , mustaqet e zeza dhe dhëmbët e bardhë e bënin edhe më të frikshëm. Dukej sikur ishte i gjallë!Dukej si një luan…!- do të thoshte xha Rizai në rrëfimin e tij dhe vazhdon i vrejtur në fytyrë:,, Pasi u bindëm se më Xhema nuk ishte gjallë, iu ofruam dhe e tërhoqëm kufomon , aty Aliu donte t’ ,,hiqte,, një plumb nga ,,Valteri,, që e mbante me vejti. Por, aty e ndaloi Dulla, duke i thënë se mund t’ia hiqtë ,,patllaken,, gjersa ishte gjallë. Nazifi ia preu kokën. E pështollëm në strajcë dhe ua dërguam ,,naçallnikave,, të UDB-s në Gostivar…!Dhe, në mbrëmjë vonë kur dolëm nga zyrat e UDB-së për t’u kthyer në shtëpi, përjashta frynte një erë e lehtë malesh dhe pikonte shi!,,-përfundon xha Rizah Gorjani. Rrëfimi i tij ishte rrënqethës dhe i tmerrshëm  për ato vite të vështira dhe stuhi Sharri…!
–  Po çfarë ndodhi me kokën e Xhemës, e dorëzuat në UDB, dhe madje dini gjë se çfarë ka ndodhur më tej?- e pyeta qëllimisht xha Rizah Gorjanin., Naçallnikët e UDB-s menjëherë e dërguan kokën e Xhemës në Shkup. E quajtën fitore të madhe të tyre në ndjekjen dhe likuidimin e elementeve baliste. Të nesrit , në mbrëmje, ditën e dytë të Shëngjergjit, përgatitën në Shkup një aheng e ceremoni ku merrnin pjesë edhe shefa nga Beogradi, dhe pasi e kishin vë kokën e Xhemës në plloshtat, përpara Shtëpisë së Armatës, aty anash Urës së Gurit, maqedonët këndonin këngë dhe hiqnin valle… Por, në ato momentë ndodhi diçka e papritur,-sqarron xha Rizahi: Në burgun e Kalasë, andej Vardarit, gjendej i burgosur ,,Hajrullahi,, i cili gjatë gjithë kohës, sa kishin qënë bashkë, ishte krah i djathtë i Xhemës.Dhe një ditë i pat thënë:,, Xhemo, mos ki besë tek Gorjanët sepse janë tinëzar dhe se mund të ta bëjn sherrin.Por, unë do ta marrë hakun!,,- i pat thënë Hajrullahi.
Dhe, asaj mbrëje, gjersa  maqedonasit hiqnin valle rreth kokës së Xhemës, zhurma e këtij ahengu dëgjohej edhe në burgun e Kalasë.,,Hajrullahi,, e pyet rojen se çfarë ishte ai gëzim e këngë asaj mbrëmje. Roja i thotë se po bënin gëzim, pasi aty në tavolinë e kanë kokën e Xhemës, dhe sonte  për to gëzim më të madh nuk ka! Dhe, sa të jetë jeta ,,NEMA VISHE TUNGJATJETA,,!- i thotë me cinizëm roja… E ,, Hajrullahi,, duke e lut atë që t’ ia mundësonte sëpaku t’i shikonte nga grilat e hekurta ato që hiqnin valle dhe këtë ,,tubim gazmor,,! Roja duke ia mundësuar që të shikonte përmes çufurrave të hekurt nga dritarja, ai i afrohet rojes  për bri dhe e kap për fyty, e lidh me brez dhe vetë ik nëpër një dritare tjetër pa çufurra, dhe ashtu me vrap, duke kaluar një ure të ngushtë prej druri mbi lumin Vardar, futet në turmën e njërëzve deri te tavolina ku gjendej koka e Xhemës, e merr kokën nën sjetull dhe përsëri në atë hallakamë dhe aq me guxim e çuditërisht, me tërë fuqinë prej malësori këcen në lumin … Aty thuhet se e varrosi kokën në rërë dhe duke notuar policia dhe ushtarët shtinë me armë dhe e vrasin.Diku nja 500-600 metro më poshtë ,,Hajrën e nxjerrin të vdekur dhe e heqin zvarë.Por, kokën e Xhemës nuk e gjetën.kurrë!,,- përfundon rrëfimin e tij rrënqethës Rizah Gorjani. Fshehtësi,këto  të cilat nuk  kurrë nuk i kishte rrëfyer me vite sa ishte gjallë.
/ Pushteti komunist gruan dhe dy djemtë e mitur të Xhemës, që jetonin në Gostivar nuk i internuan,siç vepronin si zakonishte me familjet shqiptare të rasteve të këtilla, të cilët me shkas e pa shkas i internonin në Gjevgjeli, Shtip, Veles ose diku tjetër në Maqedoninë lindore dhe i mbanin nën kontroll të rrept.Familjen e Xhemës  e mbyllën në shtëpinë e tyre, ku inkuadruan  njerëz të tipave të ndryshëm,  të angazhuar që natë e ditë të mbanin  nën mbikëqyrje  dhe të survejonin familjen e Xhemës për çdo njeri që aty hynte e dilte /!…
Por, çka ndodhi me ,,Kapedanat e Gorjanit,, pas vrasjes së Xhemës!?


KUSH ISHIN ,,KAPEDANAT E GORJANIT,,  DHE ÇFARË NDODHI ME TO?

,, Pasi ua dorëzuam shefave të UDB-së kokën e Xhemës, ata ishin shumë të gëzuar dhe na përqafonin duke na thënë se së shpejti do të dërgojnë një ,,xhip,, që do të na shpjerte në Shkup, ku do të merrnim pjesë në një ceremoni të veçantë në lokalet e Shtëpisë së Armatës dhe aty do të dekoroheshim me medalje të larta ! Na erdhi lajmi që pikërisht me 13 maj është festë e UDB-së dhe se duhej të visheshim mirë . Atëditë herët u veshëm unë , Nazifi, Aliu dhe Dulla. Të gjithë ishim me koprane të bardha e me tirqi me gajtana, opinga e çorape të qëndisura, kurse në shoke mbanim nga një revole, e mashinkat i kishim hedhur në supe, dhe pisnim te plepat e Negotinës. Aty erdhi edhe ,,xhipi,, ! Na përshëndeti shoferi në gjuhën maqedone dhe na tregoi ku të uleshim… ,,Xhipi,, ushtarak dhe i përgatitur mirë, nxitonte me të shpejtë lakadredhave të Dervendit për në Shkup. Shoferi nuk fliste fare…Nazifi nisi disi të murmuriste diç me Aliun dhe Dullën. Në fillim nuk e kuptova qëllimin e tyre. Por, dikur Aliu tha: ,, Mua kjo rrugë nuk më dukët e hajrit…Më mirë është t’ ia ,,shprazim,, këtij gomari dhe të ikim në mal!,,
,,Po çfarë faji ju ka ky, ëshrë vetëm i dërguar që të na mërr, e ju të jeni aso trimash tregonja vehten atje ku duhet !,,- u thotë Rizahi.
Shoferi  Gavre i cili fare mirë e ka njohur shqipen, ka ditur si të mban qëndrim kinse nuk kupton gjë. Ishte i trajnuar mirë. ,,Kapedanët,, heshtën…
Me të  arritur para hyrjes në Shtëpinë e armatës, përpara na prisnin oficerët  Arizan Nesterovski ,,Marçe,, dhe Elisie Popovski ,,Marko,,! Na dëshiruan ,,mirëseardhje,, duke na pyetur se si kishim kaluar rrugën. U nisëm ka hyrja për në sallë. Aty para nesh, në rradhë qëndronin edhe disa oficerë e gjenerala të tjerë, të cilët i dorëzonin armët që mbanin me vehte dhe futeshin brenda. Këtë e vërejti edhe Nazifi, Aliu dhe Dulla.Unë shikoja si i habitur. Por, nuk kishim kah t’ ia mbanim, ishim kap ngushtë dhe ne duhej t’ i dorëzonim armët. Nazifi disi, kundërshtoi… Ashtu bëri edhe Aliu. Por, si duket çdo gjë kishte qënë e përgatitur mirë kurthi, dhe dy gjeneralët  para nesh, / për të cilët do të kuptoj më vonë/ të quajtur gjenerali Beno Ruso e tjetri Nafi Sulejmani i Manastirit.
,, Hajde  ore, mos u shtyni ashtu… Armët i dorëzojmë  ne që jemi oficera, se me armë nuk futemi dot në sallë, kështu është ligji !,, u dëgjua zëri metalik i oficerit që foli shqip. Ne si të ngatërruar dhe, sikur nuk i njohim rregullat, i dorëzuam armët një nga një, duke dyshuar se mos vallë na kishin përgatitur ndonjë kurth!?!… Më tej, ashtu siç jemi futur një nga një për në sallë, asnjëherë nuk arritëm të shihnim njëri-tjetrin… Çdo njërin na  kishin  fut nga një derë e hekurt në një tunel të veçantë dhe aty na vënë në pranga! Edhe mua njashtu, dhe përmes tuneleve  na  dëbuan  në qelia burgu. E më vonë në burgun e Shtipit. Atje janë të gjithë të likuiduar, aty ku edhe sot i kanë varret…
,, E mua, me gjasë , më shpëtoi shoferi Gavre nga pushkatimi, sepse kur Nazifi dhe të tjerët donin ta vrisnin shoferin, unë ndërhyra, duke u thënë se përse ta vrisnin, çfarë faji kishte ai, dhe…kjo më shpëtoi të mbetesha gjallë. Por, mbajta plotë 20 vite burg nga UDBJA …!,,- përfundon rrëfimin e tij xha Rizah Gorjani, i cili tanimë, me banim gjendej në fshatin Senokos të Gostivarit, pa ndonjë përfitim.
E likuidimi i Xhemë Simnicës ishte një vrasje me tradhëti…

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum