Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Veshka qe iu dhurua gruas e tradhetoi burrin+Anatomi

 :: sport

Aller en bas

Veshka qe iu dhurua gruas e tradhetoi burrin+Anatomi Empty Veshka qe iu dhurua gruas e tradhetoi burrin+Anatomi

Message  Perparimi Dim 11 Jan - 15:15

Veshka
http://www.lajmpress.com/fotodite/veshka.jpg
Veshka qe iu dhurua gruas e tradhetoi burrin+Anatomi Veshka

Nje burre amerikan ka kerkuar qe ish-bashkeshortja me te cilen po divorcohet, t’i ktheje veshken qe i dhuroi gjate kohes kur ishin te martuar. Ne te kundert, ai ka kerkuar qe ajo te paguaje si demshperblim 1,5 milione dollare.
Richard Batista u tha gazetareve se kishte vendosur ta publikonte ceshtjen, pasi ndihej i stresuar nga procedurat e ngadalta te divorcit. Ai tha se jo vetem qe i kishte dhuruar zemren se shoqes, por edhe veshken per t’i shpetuar jeten.
Por avokatet e divorcit thone se nje organ i dhuruar nuk mund te quhet pasuri, qe duhet te ndahet. Batista u martua me Dawnell ne 1990 dhe i dhuroi asaj veshken ne 2001. Gruaja kerkoi divorcin ne vitin 2005, por gjyqi ende nuk eshte arritur marreveshja.
"Nuk ka dhimbje me te madhe sesa te tradhetohesh nga dikush qe e ke dashur dhe i je perkushtuar tere jeten”, tha ai. Burri shton se per periudha te gjata kohore i ishte refuzuar nga e shoqja edhe te shihte tre femijet. /tch/
"Ndihem i poshteruar, i tradhtuar, i parespektuar dhe i shperfilluar si njeri, si burre, bashkeshort e baba”, eshte shprehur ai. Avokati i Batista tha se klienti i tij kerkon tani parate e veshkes, qe i dhuroi te shoqes.




http://mjeksialigjore01.s5.com/about.html

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Veshka qe iu dhurua gruas e tradhetoi burrin+Anatomi Empty Re: Veshka qe iu dhurua gruas e tradhetoi burrin+Anatomi

Message  Perparimi Dim 11 Jan - 15:38

Objektivat e mesimit
Te pershkruhen organet qe hyjne ne kuader te zgavres se barkut (abdominal cavity);

Te definohet vendosja e sakte e secilit organ veq e veq;
Te pershkruhen pjeset kryesore te secilit organ;
Te kuptohen raportet e organeve mes veti;
Te pershkruhen enet kryesore qe ushqejne organet perkatese;
Te vihet ne dukje ndonje karakteristike e veqante e ndonjerit prej organeve, qe ka rendesi praktike;
Pozita anatomike e abdomenit
Nen kafazin e krahrorit dhe
Mbi zgavren e komblikut (pelvis)
Nuk ka mur kockor
Ka mjaft muskuj dhe fasha
Organet abdominale
Lukthi (stomach)
Melqia (hepar) dhe fshikeza e temthit (gall bladder)
Shpretka (spleen)
Pankreasi (pancreas)
Zorra e holle
Zurra e trashe
Veshkat dhe ureteret
Peritoneumi
Cipa mbeshtjellese e zgavres se barkut

Ka dy flete:

Peritoneumi parietal
Peritoneumi visceral
Nuk i mbulon te gjitha organet abdominale
Retroperitoneumi - pjesa e abdomenit e pambuluar me peritoneum
Ezofagu (ESOPHAGUS)
Organ gypor

Shtrihet nga fundi i faringut e deri te hyrja ne lukth
Perfshine regjionin e qafes dhe kafazin e krahrorit
Perfundon ne zgavren e barkut - ne lukth
Ezofagu
Organ i bute
Anatomikisht i vendosur prapa trahese
Prapa tij ndodhet aorta torakale dhe boshti kurrizor
Ben pjese ne organe te tretjes
Lukthi (STOMACH)
Organ zgavror
I vendosur ne anen e majte te abdomenit, menjehere nen diafragme
Forem te dardhes se kthyer teposhte
Ka kater pjese:
Kardia
Fundus
Trupi
Pilorusi
Lukthi
Ka dy ngushtica - sfinktere
Sinkteri ezofageal
Sfinkteri pilorik
Pjesa e jashtme - e lemuar
Pjesa e brendshme - e rrudhosur
Furnizohet me gjak nga arteria gastrike - dege e trungut celiak

Funksioni i lukthit
rgan i tretjes
Prodhon acid (thartire)
Zorra e holle (SMALL INTESTINES)
Organe te zgaverta, vazhdojne prej lukthit
Jane te lokalizuara ne pjesen e perparme te abdomenit
Jane shume te gjata - 150cm perafersisht
Pjeset perberese te zorres se holle
Zorra dymbedhjetegishtore - duodenumi
Jejunumi
Ileumi
Duodenumi
Pjesa fillestare e zorres se holle
E gjere dhe e shkurte

Ka 4 pjese:
pjesa e siperme eshte e vendosur anash lukthit,

pjesa zbritese eshte teresisht retroperitoneale, ne pjesen e pasme te saj derdhet temthi (bile). Ky vend duket si nje e ngritur ne mur dhe e permbane nje sfinkter (ngushtues) qe quhet sfinkteri i Odit (the sphincter of Oddi).;
pjesa horizontale
pjesa ngritese eshte pjesa perfundimtare e cila vazhdon me jejunum;

Jejunumi dhe ileumi
Jejunumi
Me i shkurte (2/5 e zorres)
Muri me i trashe
Me i gjere (4 cm)
Ka rrudha rrethore
I vendosur lart - ana e majte
ileumi
Me i gjate
Muri me i holle
Me i ngushte

Nuk ka rrudha rrethore
I vendosur poshte - ana e djathte
Zorra e holle perfundon me valvulen ileocekale
Furnizohet me gjak nga arteria mezenterike e siperme

Zorra e trashe (LARGE INTESTINE - COLON)
Pjesa perfundimtare e organeve te tretjes
E ngjashme me zorren e holle; por dallon me:
Shirita (tenie)
Fryerje (haustra)
Pjeset e zorres se trashe
Zorra qorre - cecum

Krimbthi - appendix

Pjesa ngritese - ascending colon

Pjesa terthore - transverse colon

Pjesa zbritese - descending colon

Pjesa sigmoide - sigmoid colon

Zorra e drejte - rectum

Anusi - anus

Zorra e trashe perfundon me dy ngushtica - sfinktere:

Te vullnetshem
Te pavullnetshem
Melqia (LIVER)
Organi me i madh ne organizem
Pjesa me e madhe e saj ndodhet ne anen e djathte, menjehere nen diafragme
Merr formen e diafragmes
Vie ne kontakt me organet si:
Lukthi
Duodenumi
Fshikeza e temthit
Zorra e trashe

Melqia - vazhdim
Ka dy faqe:
Faqen diafragmatike
Faqen viscerale
Pjesa e pambuluar me peritoneum - zona e zhveshur (bare area)
Neper zonen e zhveshur percillen infeksionet dhe tumoret nga mushkeria e djathte.
Melqia - vazhdim
Ka kater lobe anatomike:
Lobin e djathte
Lobin e majte
Lobin katrore dhe
Lobin bishtor (mbi porten e melqise)
Furnizohet me gjak permes arteries se perbashket te melqise (dege e trungut celiak).

Funksioni i melqise
Perpunimi i materieve te ndryshme te organizmit
Prodhimi i faktoreve te koagulimit
Detoksikimi i helmeve …..
Prodhimi i biles (vrerit)
Fshikeza e temthit - GALLBLADDER
Eshte organ i vogel
E vendosur ne faqen viscerale te melqise.
Perbehet nga:
fundi (fundus)
trupi (body)

qafa (neck)
Qendron ne marredhenie te ngushte me melqine, pjesen e terthorte te zorres se trashe (transverse colon) dhe me zorren dymbedhjetegishtore (duodenum)
Furnizohet me gjak permes arteries se fshikezes (cystic artery)

Temthi - vreri
Podhohet ne melqi dhe fshikez te temthit

Nga melqia mbledhet nga kanali i majte dhe i djathte i melqise (right and left hepatic ducts).
Keto dy kanale bashkohen dhe formojne kanalin e perbashket te melqise (common hepatic duct), i cili pasi te bashkohet me kanalin e fshikezes se temthit (cystic duct) merr emrin kanali i perbashket i temthit (common bile duct).
Ky kanal pastaj shkon deri te pjesa e pasme e duodenumit ku derdhet bashke me kanalin kryesor pankreatik (main pancreatic duct).

Shpretka (SPLEEN)
E vendosur ne anen e majte te abdomenit
Shtrihet nga brinja e IX e deri te brinja e XI
Vie ne kontakt me lukthin, veshken e majte dhe zorren e trashe
Ka dy faqe:

Faqen viscerale

Faqen parietale
Hyrja ne shpretke - ilium
Ne prerje ka ngjyre te kuqe te mbyllet
Pankreasi (PANCREAS)
Organ tek i vendosur ne zgavren e barkut
Anatomikisht lokalizohet nen lakesen e madhe te lukthit, anash shpretkes dhe mbi duodenum.

Pankreasi perbehet prej tri pjeseve kryesore:
kokes (head)
qafes (neck)
trupit (body) dhe

bishtit (tail)
Neper mes te pankreasit shtrihet kanali kryesor pankreatik (main pancreatic duct)
Kanali kryesor pankreatik derdhet se bashku me kanalin e perbashket te vrerit ne duodenum.
Demtimi i pankreasit shkakton diabetin.

Veshkat (KIDNEYS)
Jane organe qifte
Te vendosura ne retroperitoneum, ne dy anet e zgavres se barkut
Anatomikisht lokalizohen ne pjeset anesore te pasme te abdomenit
Veshka e majte eshte e vendosur prapa shpretkes, pankreasit dhe lukthit,ndersa e djathta prapa melqise dhe fshikezes se temthit.

Veshkat
Kane formen e fasules

Perbehen prej dy shtresave:

Korteksit (kores)

Medules (palces)

Jane te mbeshtjellura me nje shtrese yndyrore dhe me nje kapsule (cipe e cila shkolitet)
Nga pjesa e mesme e saj dalin kanalet e urines - ureteret
Furnizimi i veshkave me gjak
Veshkat ushqehen nga arteriet renale - jane dege e drejtperdrejte e aortes abdominale
Ureteret (URETERS)
Jane poashtu organe qifte, gypore
Shtrihen nga hyrja ne veshka e deri te hyrja ne fshikezen e urines
Ato anatomikisht jane te vendosura ne pjeset anesore te trupit dhe ne fund dalin perpara
Kane mure te holla dhe elastike, sherbejne per percjelljen e urines deri ne fshikez
Gjendrrat mbiveshkore (ADRENALS - GLANDULA SUPRARENALIS)
Jane organe qifte
Te vendosura mbi veshka, ne te dy anet
Jane te vogla dhe kane ngjyre portokalli
Kane forme pak-a-shume trekendeshe.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum