Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

KRAHINA E RUGOVES

 :: shoqeria

Aller en bas

KRAHINA E RUGOVES Empty KRAHINA E RUGOVES

Message  Gega Sam 27 Déc - 3:45

PAK TE DHENA PER KRAHINEN E RUGOVES

Rrafshnalta e Kosoves shtrihet ne pjesen qendrore te Gadishullit Ballkanik. Pozita e saj gjeografike, hidrografia, relievi, perberja gjeomorfologjike dhe klima e bejne ate nje teresi e vecante gjeografike, botanike e zoologjike. Gjithashtu, ajo ka edhe nje histori te pasur. Kosova, si udhekryq i Perendimit dhe Lindjes shpeshhere u be skene e ngjarjeve te bujshme historike: ate e rrihnin valet e ndikimit helen, romak, sllav, turk dhe evropian. Mbi kete treve u gershetua dhe u shtresua nje thesar i madh kulturash me traditen kulturore vendase, duke bere qe trashegimia kulturore e ketij rajoni kulturor te jete e pasur dhe e qendrueshme. Shume pushtues erdhen dhe kaluan kendej, por ketu gjithmone qendruan iliro-dardanet, ashtu sikurse edhe pasardhesit e tyre shqiptaret.

Rugova eshte nje krahine e vogel gjeografike dhe etnografike e Kosoves. Eshte krahine malore qe perbehet nga Rugova e poshtme dhe Rugova e siperme. Kjo krahine qe perfshine afer 200 km katrore ka qene edhe me e madhe, por nje pjese e territorit te saj ka mbetur nen Malin e Zi. Sipas studiesit te njohur te kesaj krahine prof. dr Zymer Neziri, „Rugova e siperme kufizohet me katundet e Plaves dhe Gucise, te Beranit e te Rozhajes, kurse Rugova e poshtme kufizohet me Pejen dhe Rrafshine e Dukagjinit. Eshte zone e thelle malore ne Bjeshket e Nemuna. I takon krahines se gjere te Kelmendit. Aty, neper luginen e lumit Bistrica, kalon rruga per ne bregdetin e Adriatikut. Andej kalonte edhe rruga e mocme Peje-Shkoder. Banoret jane kelmendas. Ndahen ne pese vellazeri te medha: Lajc, Nikc, Muriq, Vukel e Selce. Gjysma e popullsise jane Lajc. Ka edhe pak jo kelmendas, qe jane pjesetare te fiseve Kastrat (Sh. i Vogel), Shale (Drelaj), Shkrel (Shkrel) e Berishe (Stankaj). Ne tetembedhjete vendbanime te tipit katund popullsia merret me blegtori dhe pylltari.

Katundet e Rugoves se Poshtme jane; Shtupeqi i vogel, me lagjet e tipit katund Llas e Bellopace, Shtupeqi i Madh, Rieka e Allages me lagjen e tipit katund Pecaj, Drelajt, Pepajt dhe Malajt me lagjen e tipit katund Ujmire. Nderkaq, katundet e Rugoves se Siperme jane: Kuqishta, Dugaiva, Haxhajt, Stankajt, Boget me lagjen e tipit katund Dreshaj, Shkreli, Koshutani.

Sipas Z. Nezitit, Shtupeqi i Madh dhe Rieka e Allages me Pecaj jane Nikc, kurse banoret e vendbanivete te tjera te Rugoves se Poshtme jane Lajc. Ne Shtupeq te Vogel ka edhe Vukel e gjithashtu edhe pjesetare te fisit Kastrat. Ndersa edhe ne Sthupeq te Madh dhe ne Rieke te allages ka pjesetare te Lajcit. Nga katundet e Rugoves se Siperme jane Vukel katundet Kuqishte dhe Boge me lagjen e tipit katund Dreshaj; katundet Dugaive dhe Stankaj jane Lajc, katundet Haxhaj dhe Koshutan jane Muriq, kurse katundi Shkrel u perket fiseve Shkrel dhe Kelmend. Ne Koshutan eshte selia e Bajrakut te Koshutanit. Selia e Bajrakut te Rugoves se postme gjendet ne Shtupeq te Vogel. Vecori te ketyre vendbanimeve jane – e folmja rugovishtja, veshja, vallet dhe fondi i eposit te lasht e heroik.

Studiuesi Zymer Neziri duke folur per fshatrat shtupeq i Madh dhe Shtupeq i Vogel shpejgon se perpara keto dy fshatra quheshin vetem Shtupeq dhe shpereh mendimin se me siguri keshtu nihej ky vendbanim deri ne ripopullimin e Rugoves ne fillim te shek. XVIII.

Deshmite e deritashme, sipas Z. Nezirit, tregojne se ky katund quhej keshtu edhe ne fund te shekullit XIII dhe se edhe pas tronditjeve te medha politiko-ushtarake te Ballkanit, pas vitit 1389 Shtupeqi mbetet i populluar. Defteri i regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres te vitit 1485 krahinen e Rugoves e rendit administrativisht ne Kazane e Pejes. Sipas ketij defteri, Peja kishte tri kaza: PEJA; Altunilia (zona Gjakove-Junik-tropoje) dhe Suhogerlla. Te dhenat per popullsine e Rugoves mund ti gjeni ne librin e Dr.Lush Culaj ne faqen 207-209 dhe ne origjinal ne faqet 414-415.
Pas renies se shtetit mesjetar serb, kur feudalet vendas kthehen ne faktore qe ndikojne ne jeten shoqerore, Rugova, eshte thene, mendoj pa te drejte nga disa historiane, se bente pjese ne pronat e familjes se Dukagjineve si kullote, andaj si e tille, sipas tyre do te mbetej deri ne ardhjen e turqve ne keto treva. Nga mendimi i tyre vecohet studiuesi Zymer Neziri, i cili e ka kundershtuar disa here kete mendim dhe pohon se jeta ne Rugove ka nje vazhdimesi shume te te hershme. Dokumentet osmane deshmojne se Sanxhaku i Dukagjinit ishte themeluar me 1462, ndersa ne kuader te tij bente pjese edhe Peja me rrethine, kuptohet edhe Rugova. Me vone, pas renies se Shkodres nen sundimin turk me 1479, sipas studiesit Skender Rizaj, themelohet Sanchaku i Shkodres, ne kuader te se cilit perfshihen edhe trevat qe me pare ishin nen juridiksionin e Sanxhakut te Dukagjinit, Sipas regjistrimit turk te ketij sanxhaku, ne vitin 1485 ne krahinen e Rugoves ishte i banuar vetem katundi Shtupeq, i cili kishte 38 shtepi qe ishin ne perberje te ziametit te Decanit. Numri i banoreve te fshatit Shtupeq ishte gati sa nje e treta e qytetit te Pejes. Sanxhaku i shkodres, ne kuadrin e te cilit bente pjese edhe khraina e Rugoves, perfshinte khrainat e Shkodres. Podgorices, Bihorit, Pejes, Vushtrrise, Prizreni, Prishtines, Novoberdes dhe Malit e Zi. Rugova, sipas pohimit te Zymer Nezirit dhe siq deshmojne edhe dokumentet historike, ne fillimte shekullit XVIII ripopullzohet pas reth 12 vjetesh sepse ishte fisi i Kelmendit i shpallur i fajshem, ku deshton kryengritja e madhe e vitit 1689. Saktesisht ajo ne fillim te vitit 1702 kishte vetem disa shtepi dhe disa dhjetra banore. Kjo eshte deshmi nga ipeshkvi i Tivarit Vincenc Zmajeviqi, sipas studiuesit gjerman dhe albanologut Peter Bartl. Saktesisht , Vincenc Zmajeviqi, ne raportin e ti per Misionin ne Peje, ku benin pjese vete qyteti i Pejes dhe disa katunde te rrethines se saj, nder te cilat Lybeniqi, Strellci, Prapaqani, Raushiqi, Barani i Madh, Barani i Vogel, Vranoci, Lipa, Llabjani etj., ka edhe te dhena edhe per Rogoven, kurse ne paraqitjen tabelare te dhenat per Rugoven jane keto: 8 shtepi me 50 pjesetare.

Krahina e Rugoves ka reliev shume te thyer malor, me shpate gelqerore te thikta e gryka te thella e te ngushta erozive, midis te cilave shquhet gryka strategjike e Rugoves, e njohur si histori per betejat e shumta kunder pushtuesve te huaj, per te cilat edhe ka hyre ne krijimtarine tone te pasur popullore. Ne Rugove, rreze bjeshkeve te saj gjendet edhe katarakti i Drinit te Bardhe qe buron ne katundin Radafc, 30 metra i larte. Rugova dalloeht per shpellat e shumta karstike.

Nga aspekti etnografik krahina e Rugoves ka afri me Malesine, ndersa menyra e jteses eshte percaktuar ne mase te madhe nga vete natyra e ashper malore. Ne organizimin fisnon zbatohej kanuni i Malesise, Ne ndertesa ishte i pergjitheshuar tipi i kulles, Burrat perdornin tirqit ne koke mbanin qeleshen e leshte dhe gjithashtu binte ne sy shalli i bardhe prej pelhure te holle, shume i gjate dhe i gjere, qe mbeshtillej rreth kokes dhe nen mjeker. Te grate bie ne sy veshja e bardhe me kemishe te gjate . Banoret e Rugoves kane treadita te shquara te luftes per liri dhe pavaresi.


Per Lexuesit:
Drita Lulaj Berisha (Stankaj)

Gega

Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum