Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Xhezair Shaqiri na vrau mbas shpînes Ali Ahmeti

 :: politika

Aller en bas

kush e vrau jusuf gervallen - Xhezair Shaqiri na vrau mbas shpînes Ali Ahmeti Empty Xhezair Shaqiri na vrau mbas shpînes Ali Ahmeti

Message  Perparimi Dim 4 Jan - 16:52

http://albkuriozitete.net/?p=1271


Unë dhe Harun Aliu (Komandant Kushtrimi) mendonim se Ali Ahmeti ka qenë shumë gjatë kohë në mërgatë, dhe nuk i njeh rrethanat politike e ekonomike në Maqedoni. E quaj si të dua (Aliun) se i besuam në vitin 2001 gjatë konfliktit, që të jetë zëdhënës, e pastaj në fund të luftës edhe përfaqësues politik i UÇK-së, që të përfaqëson luftën dhe sakrificën e UÇK, dhe të mbron me këmbëngulësi luftën tonë, dhe deri sot vetëm turpe na ka sjellë, e jo krenari me lëshimet e njëpasnjëshëm që po i bën VMRO në dëm të popullit”, thotë ai.

E quaj si të dua këtë maskara se në luftën e 2001-ishit, ai asnjëherë nuk e ka hapur telefonin prej në Prizren, të më thërras as mua e as një Komandantit të luftës, se si të përgatitet logjistika e forcave të UÇK-së në teren. Fronti apo si përballet një sulm i armikut, por prej në Prizren veç me telefon na pyeste si janë punët apo mundni të qëndroni, dhe lekët e UÇK-së i zaptoj, apo i vjedhi ky horri Ali, i cili sot lëvdohet se ky ka qenë njëshi i UÇK, dhe jep përshtypje të rrejshme se as UÇK, as shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë shpëtim pa këtë maskara”.

E quaj si të dua Aliun se pas përfundimit të luftës, nuk e ngriti asnjë zë kur u VRAM në tradhti shokët tanë në Gazi Babë, Komandant Teli me shokët, edhe pse kishte armëpushim mes UÇK-së dhe forcave maqedonase. Kurse Aliu sot tradhtarët i shpërblen dhe i strehon në BDI. E quaj si të dua, se mua me vrajti pas shpine ky i pabesë, dhe sot e kësaj dite unë rri maleve, kurse Sahit A. i cili pabesisht më qëllojë pas shpine, edhe pse kërkohet nga Drejtësia e Kosovës, ky i pabesë ja ka dhënë edhe fakultetin e UT-së, edhe mbiemrin ja ka ndërruar, dhe ky vrasës i Ali Ahmetit punon në policinë e Maqedonisë. E quaj si të dua se ky me strukturat e tij vrau Ridvan Nezirin, dhe u mundua që këtë krim që e bëri me aktivistët e BDI që të ma len mua”.

E quaj si të dua se ky i pabesë me strukturat e BDI-së në Ministrinë e Policisë e vrau Harun Aliun, etj… E quaj si të dua ketë frikacak të pabesë Alin, se gjitha këto tradhti edhe ia kishim bërë hallall, ne si UÇK vetëm popullin ta kishte mbrojtur, por jo sot jemi dëshmitar që jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por edhe ata të Kosovës, dhe Shqipërisë janë të nënçmuar nga servilizmin i tij dhe subjekti BDI, të cilët e kanë shndërruar në një subjekt hajnash dhe profiterësh”.

“Nuk lan vend nëpër komunat shqiptare pa e uzurpuar pronat e shoqërisë për përfitime personale dhe janë bërë milioner, e në kohën e zgjedhjeve nënçmojnë popullin të mjerë me çmime të ulëta, për t’ia marr votat që te vazhdojnë ta robërojnë këtë popull edhe me tutje. Ne fund kush të donë dhe cilën fjalë negative ta etiketoni Ali Ahmetin i përshtatet, vetëm besën, apo votën mos ja jepni. Amani o shqiptar!”. /Almakos/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum