Kush kontrabandoi me arme?Ja shqiptaret patriota
:: sport
Page 1 sur 1

Lëvizja Popullore e Kosovës dërgoi, që në fillim, njerëzit e saj për të përgatitur terrenin në Shqipëri. Në krye të këtij grupi, edhe kur qeveriste Ramiz Alia, edhe kur qeveriste Berisha, edhe kur qeveriste Nano, do të ishte i njëjti njeri: Xhavit Haliti. Më pas, me vendim të posaçëm të Këshillit të Përgjithshëm, u dërguan edhe Ramiz Lladrovci dhe Halil Selimi, por kjo është përtej kohës në të cilat zhvillohen ngjarjet e këtij libri. Shërbimi i fshehtë serb dërgoi atje Ramë M. Ai në fare pak kohë ndërtoi rrjetin e tij, i cili u shtri sidomos në Tiranë dhe në Durrës.Më pas, përmes disa lidhjeve të veçanta, strukturat e HIJES u shtrinë edhe në Tropojë, veçanërisht përmes B.Demirit, ish ushtarak, kontrabandist më vonë, i cili do të ishte prijësi i bandës që do të vriste në pritë Ilir Konushevcin, dhe që më pas, do të vritej nga Fatmir Haklaj, si shenjë hakmarrje që kishte vrarë njerëz që ishin në besë të tij.
Në ndryshim me periudhat që përballoi Haliti, Ramë M. qëndroi deri kur e kuptoi se koha e tij po shkonte. Në ndihmë të tij, në kohë të ndryshme u dërguan njerëz të damkosur si kontrabandistë të drogës, të ngatërruar me gjithfarë veprash penale, brenda e jashtë Kosovës,si ishin vllezerit Muriqi. Mjerisht, në ndihmë të tij, u dërguan edhe njerëz që prej disa kohësh kishin krijuar lidhje me disa nga strukturat e luftës, sidomos në Linjën e Llapit, siç ishte “Dhëmbëprishuri”.
Ramë M. të krijonte përshtypjen e një njeriu të mirë, të qetë, i interesuar për çështjen kombëtare, i dhënë pas halleve të luftës, gjithnjë me merakun se duheshin ndihmuar ata që po luftojnë, të cilin, “të vinte keq që nuk e kishe njohur më parë”.
Xhavit Haliti ndërtoi një rrjet të vogël njerëzish rreth vetes. Ata ishin të besuarit e tij. Duke ditur të krijojë lidhje të sakta, ai u kap më shumë, si i thonë, për brirësh, me hallkat nga ku mund të vendosej, dhe nuk ishte asgjë e fajshme në qëndrimin e tij. Përkundrazi. Do të kishin një kontribut të çmuar Sahit Krasniqi, Ali Reshani, Shaban Muja etj., të cilët secilin udhëtim mund ta quanin si udhëtimin e tyre të fundit.
Barrën e logjistikës, deri në vitin 1997, e mbartën vëllezërit Haradinaj, Luani dhe Ramushi. U ngritën disa baza, përgjithësisht shtëpitë e njerëzve të thjeshtë, ose të ingranuar në lëvizjen ilegale. Pastaj ngrihet një grup tjetër, fillimisht me 4 ose 5 vetë, e më pas zgjerohet deri në dhjetë vetë.
Barrën e këtij grupi e mbanin Ilir Konushevci (“Mërgimi”), Adrian Krasniqi (“Rexha”), Mujë Krasniqi (“Kapuçi”), Hysen Dreshaj (“Besniku”), Gëzim Sejdiu (“Genci”), Qerim Kelmendi (“Dema”), Gazmend Imeri (“Bardheci”) i fshatit Ponashec, Astrit Jakupi, djali i Plakut të Shishmanit, Xhemë Jakupit, Naim Haziri (“Dilaveri”), Emin Hoxha nga fshati Cermjan, etj. Janë disa shtëpi të kthyera krejtësisht në dobi të luftës, ajo e familjes së Xhemë Jakupit, krijuar nga Zahiri, shtëpia e Musa Demirit (“Haxhi Baba”) në Golem, shtëpia e Xhavit Hoxhës në Golem, shtëpia e Agim Tafa (Krasniqi) në Bajramcurr, djali i mixhës së Adrianit, dhe pastaj baza kryesore në Bajramcurr. Ajo ishte ngritur tek shtëpia e vëllezërve Krasniqi, që ishin djemtë e mixhës së Adrianit, e cila ishte vënë krejtësisht në shërbim të UÇK-së, që nga Besnik Tafë Krasniqi, i biri i tij, Arturi, për të ecur më tej tek kamioni i Besnik Krasniqit, me të cilin transportoheshin armët e para, sado të pakta, për të shkuar tek shtëpia e Sulejman Berishës në Prifq, për të shkuar edhe më tej tek shtëpia e bacës Sulejman Krasniqi, ku fillonin ngarkesat që bëheshin natën, për të ecur dy net e një ditë, deri tek baza e parë e UÇK-së, tek shtëpia e Plakut të Shishmanit. Prej aty, bartja e armatimit kalonte në Jabllanisë (sot Shqiponja) e Gjakovës, për të vazhduar tek shtëpitë-baza në Aqarevë, Prekaz, Dush, etj.
Pas rënies së Adrian Krasniqit grupi zgjerohet. Nga Gjermania shkojnë dy vullnetarët e parë në sektorin e logjistikës, Gani Nuhaj (Dyseldorf), Demir Demiri (Bochum) dhe Cane Demiri (Bochum), Ganiu nga Jezerci / Ferizaj, kurse dy kushërinjtë Demiri nga Morina / Gjakovë.Pastaj, përmes Burim Murmullakut vjen lidhja e re me tezakun e Ponashecit “Hoxhën”. Tani nga linja Bajram Curr-Prifq-Lugu i Zi-Shishman kalohet në një rrugë më të favorshme, Bajram Curr-Prifq-Popoc, për të kalauar në këtë linjë, së pari deri në Ponashec, e më pas për t’u zgjeruar edhe kah Smolica, përmes “Kanunit”e Agron Ramës për në Jabllanicë.
Më pas, gjithnjë në këtë linjë të logjistikës do të jenë Xhemajl Fetahu (Gjermani / Raushiq i Pejës), Blerim Muriqi (Zvicër / Rugovë), pastaj një grup i organizuar nga Gani Nuha (Jezerc / Ferizaj), Tomorr Gashi (Graboc i Pejës), Bekim Kelmendi dhe Gjylshane Kelmendi (Gjermani / Llabjan i Pejës), Naim Kastrati (Gjermani / Doberdol i Pejës), Fanol Bardhaj (Gjermani / Pejë), Shaban Gashi (Pejë), Xhevat Fetahu (Raushiq i Pejës), etj. Drejtues i grupit do të zgjidhej Gani Nuha, ndërsa zevendes Fanol Bardhi.
Ndërkohë Ilir Konushevci kishte organizuar edhe një linjë tjetër, që funksiononte nga krahu i Kukësit, nga Kruma dhe drejtues të saj ishte Qemal Idrizin (Vushtrri) dhe Ruzhdi Saramati (Zhur).
Përse u ndala kaq gjatë? Vëreni diçka. Gjithçka ka kaluar përmes njerëzve të zakonshëm dhe përmes shtëpive të njerëzve të zakonshëm, të cilët e kanë bërë këtë, pa menduar se do të kenë pjesën e vet në histori, pa dëshiruar që përmes gjithë asaj që bënin, të kishin më shumë të holla, pra të pasuroheshin. Gjithçka ka kaluar përmes portave dhe si thonë, kush të hap portën, të ka hapë zemrën.
Shërbimi i fshehtë serb, që u shtri bukur fort në Tiranë dhe në pjesën veriore të vendit, nuk mund të kishte një rrugë të tillë. Mund të hapeshin porta për të, por jo të njerëzve të mirë, pra jo portat e shtëpive. Atëherë ai vendosi të bënte diçka krejt tjetër, përsosmërisht e mbuluar dhe në dukje krejt e zakonshme. Mendoi të hapte disa lokale në Tiranë, ndonjë në Durrës dhe rrugës për në veri. Ato do të ishin pikëstacionet e mbledhjes dhe e kalimit të lajmit. Ramë M. gjendej kudo. Fillimisht paraqitej si një njeri në nevojë dhe përfitonte nga një fond që ishte ngritur në Zvicër nga llapjanët, me emrin e Ali Ajetit. Më pas do të kishte një banesë në Laprakë, më pas do të ngrinte një dyqan në qendrën e Tiranës, përballë Hotel Dajtit, ku thuhej se ishte bashkëpronar me Murat Ajetin, ngjitur me lokalin e njohur të asaj kohe, që ndodhej po ashtu përballë, me emrin “Nikolino”. Aty, afër tyre, si rastësisht, ishte vendosur edhe një telefon, i cili do u shërbente shqiptarëve të Kosovës për të folur me familjet e tyre. Përmes kësaj linje, jo rrallë, për njerëzit që dyshonin se ishin të ingranuar në lëvizjet ilegale, bëhej përgjimi dhe regjistrimi i bisedave. Edhe në lokalin tjetër, që e kishin në anën e djathtë, pra në restorantin “Kumanova”kishin dërguar një njeri të tyre. Kjo nuk ishte e mjaftueshme. Atëherë ngritën një bazë të UDB-së edhe në restorantin “Prizreni”. Ishte një rrethim përmes dyqanesh, lokalesh, restorantesh, ku jo rrallë do të uleshin edhe njerëz të luftës. Përgjithësisht, njerëzit që ishin strukturuar e dinin se kur dhe për cilët do të përgjonin. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja pse Zahir Pajaziti takimin e parë dhe të fundit me Azem Sylën e cakton vetë se ku do të bëhet, jashtë këtij rrjeti, në të cilin ai kishte filluar të dyshonte. Pa asnjë dyshim, se nëpër këto qendra udbashe ka kaluar mjaft informacion i vyer për shërbimin e fshehtë serb. Vitet që erdhën më pas treguan se cilët kishin qenë të involvuarit në të gjithë këtë, megjithëse nuk i treguan të gjitha.
Në diasporë, shërbimin e fshehtë e drejtonte një njeri i njohur, tinëzar deri në dhimbje, përfitues deri në mërzi, Hafiz Gagica, Kryetar i LDK-së në Gjermani. Thuhej se në zyrën e tij ishte parë disa herë edhe Selim Brosha, eksponenti i njohur i UDB-së. Nuk e di se sa e vërtetë është kjo. Personalisht kam folur dy herë me Gagicën, herën e parë në zyrën e tij, dhe, herën e dytë, përmes telefonit. Herën e parë, kur isha në Gjermani si gazetar, më dha “porosinë”që të mos e takoja Ibrahim Kelmendin, sepse ishte një njeri “i rrezikshëm”. Herën e dytë, pak para përfundimit të luftës, kur pas bisedës sime, m’u përgjigj shkurt, disa herë: “të ruajt zoti”, si të donte të më thoshte se robi nuk mund të më ruante më. Kur ai nuk ishte më i nevojshëm, shërbimi i fshehtë i LDK-së e nxori krejtësisht jashtë loje, çka ndodh jo rrallë me denoncuesit bajatë.
Në qendër të Hijes, shërbimi i fshehtë serb vendosi disa figura, të cilat, në një mënyrë ose në një tjetër, kishin vendosur kontakte, qoftë përmes afërsisë familjare, qoftë përmes njohjeve të hershme, me njerëz ose struktura që kishin lidhje me luftën. Më ka bërë gjithnjë përshtypje dëshmia ose më saktë të thuash prononcimi i njërit nga pjesëtarët e parë të njësiteve guerile, se “kam mendimin se Murat A., Ramë M. dhe Genc K. janë tre agjentët më të suksesshëm të UDB-së, që kanë keqpërdorur lidhjet familjare, për të depërtuar deri aty ku UDB-ja as që e ka parë në ëndërr se mund të depërtojë”. Nuk kam hyrë të verifikoj këtë prononcim, për vazhdimin e këtij libri më është më interesante gjetja e këtij fakti, i cili, edhe në qoftë apo në mos qoftë i vërtetë për tre personat e mësipërm, si do të saktësohej më vonë, do të ishte i saktë, të paktën prej dy prej tyre.
A duhej mohuar Zahir Pajaziti? A duhej mohuar Edmond Hoxha? A duhej mohuar Hakif Zejnullahu? Kush ishin ata, cili prej tyre kishte qenë njeri i frustuar, cili prej tyre kishte qenë dorë e zgjatur e shërbimit të fshehtë serb, terrorist, njeri i Arkanit etj. etj.?
Share
< Prev Next >
http://www.kosovarimedia.com/index.php/biblioteka/libra-shqip1/96-enigma-e-nje-vrasje-te-trefishte-bedri-islami/1347-enigma-e-nje-vrasje-te-trefishte-hija-bedri-islami.html

Kontraébandistet e uçk
ALBANIAN TERRORISM - Docstoc – Documents, Templates, Forms ...
Ruzhdi Saramati ... Gafurr Adili, who uses an alias of Valdet Vardari, born in Kiĉevo, FYROM, is the
Salihaj: Hashim Thaci po pergatit atentate kunder kundershtareve ...
... shenuar: 109-Ruzhdi Serameti,i lindur më 19 07 1950 në Prizren Ky quhet Ruzhdi Saramati ... „Balem“, born in Štimlje and residing in Turkey. The main destinations of the
“kam mendimin se Murat A., Ramë M. dhe Genc K. janë tre agjentët më të suksesshëm të UDB-së, që kanë keqpërdorur lidhjet familjare, për të depërtuar deri aty ku UDB-ja as që e ka parë në ëndërr se mund të depërtojë”. Nuk kam hyrë të verifikoj këtë prononcim, për vazhdimin e këtij libri më është më interesante gjetja e këtij fakti, i cili, edhe në qoftë apo në mos qoftë i vërtetë për tre personat e mësipërm, si do të saktësohej më vonë, do të ishte i saktë, të paktën prej dy prej tyre.
A duhej mohuar Zahir Pajaziti? A duhej mohuar Edmond Hoxha? A duhej mohuar Hakif Zejnullahu? Kush ishin ata, cili prej tyre kishte qenë njeri i frustuar, cili prej tyre kishte qenë dorë e zgjatur e shërbimit të fshehtë serb, terrorist, njeri i Arkanit etj. etj.?
http://www.kosovarimedia.com/index.php/biblioteka/libra-shqip1/96-enigma-e-nje-vrasje-te-trefishte-bedri-islami/1347-enigma-e-nje-vrasje-te-trefishte-hija-bedri-islami.html
Sujets similaires
» shtabi rogner ka blere arme nga serbia,kush ishin spiunet
» SERBIA E DON NJË KOSOVË PA SHQIPTARËT ?Kush u ba bisnismen ?
» Dhjetra autor,spjegojne kush jane shqiptaret
» Shqiptari katalik i shan shqiptaret musliman ja kush jan kta
» Ja si shajn shqiptaret katalik shqiptaret musliman

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum