Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Reshat Badallaj ,fola serbisht per hater te motres

 :: kulture

Aller en bas

Reshat Badallaj ,fola serbisht per hater te motres Empty Reshat Badallaj ,fola serbisht per hater te motres

Message  Perparimi Lun 2 Mar - 7:35



Kur tja leni Perendise qe te hakmirret,ai dine ma se miri ku me te perveluar.Kurr o popujj mos i shpifni njerezve gjana qe nuk i ka,se zoti po tu hakmirrka ma se keqi.

Motrat; Kia,Lumja hijerëndë na pritën,
me lot neper faqe dhe u përqafuam.
Bojlia, nga Zvicra dhe Resmia nga Grazi,
kishin mbërri para meje.
Po vdes Hatia -mendonim te gjithë!
Lumja, u la në lot,se babë e nënë nuk kishim
me shihnin vjedhurazi,
dhe shpresat i kishin tek unë
si me i madhi i familjes.
Langonjtë dhe çakallet si lugetër të varreve,kërkonin plaçkë,
Në emër të plagëve tua.
Ah, sa të pashpirt janë këta qenë tinëzarë!
Haram e paçin për jete të jetëve, që vodhën për plagët Tua!
Do blejnë barëra për vete, që kafshuan hajnisht
dhe gurë për epitaf te varrit nuk do te gjejnë
dhe vetëm zagaret varrin për vizita, do t´ua pshurrin.
Nesër, do marrim udhë në Shkup, ne spitalin “Sistina-Haxhi Baden”
atje motra e shtrirë në dhomën e vdekjes.

Në shkinishte fola, për hatër të motrës.
Vetëm një mund te shkoni dhe një minute të qëndroni,urdhëroi me rrufe te porta, zonja

Motër, kur u martove,nuk të mbajta krahun
me dhune me dëbuan gjakësorët dhe spiunët e fshatit.
Serbianët, me gratë e tyre luanin bixhoz ne trupin lakuriq te rrospive.
Shiu dhe lotët u përzien bashke.
Hyri ne dhome,arkivoli me Nuse.
E shtrinë, vaji ne kupe te qiellit,dridheshin muret
e vajtuan sipas zakonit:
Kija: ”Zgjohu motër se te kane ardhur vëllezërit”! Nuk foli,e heshtur ndeji
Lumja u shtri për toke dhe vazhdoi:”Me the që do t´ me presësh kur të kthehem, oj motër!
Bojlija, leshoi piskame dhe zë të trishtë: ”Çohu moter, foli djalit Shqiptarit!”
Tre vëllezërit;unë, Mitati e Urani, te koka qëndronim si lisa të mbjellë.

Nga Fadil Shyti
O im vëlla ideali, Reshat Badallaj!
Duke lexuar këto vargje, se ç´mu errën sytë, herë-herë nuk shihja, mor burrë i dheut! Nuk shihja, jo sepse nuk kisha dritë elektrike, në dhomën time të punës, jo sepse shkruaja me qiriun naimian; -por sepse në bibliotekën time ra shi, o sa shumë shi...! -Në bibliotekën time, s´kishte pullaz modern, që kishte mundësi ta ndalë vërshimin në vendin e punës, kur i tëri jam me mendje dhe zemër jam në Shqipërinë Natyrale. -Kishte jo vetëm shi, por ah sa shumë vërshëllente stuhia, shpirtin tim e rrëmbenin valët si dallgët e detit Jon;
Heu, mor burrë, sa fort e ke skalitur atë baladë familjare –tamam siç e skalitë skulptori me daltë një skulpturë të Teutës iliriane; ty, penën e ke kthyer në daltë!... Qe besa, si shumë të tjerë lexues u sosa me shpirtin e qiriut naimian; -eh..., si "humba", në flakën e madhe të kohërave në mërgim;-por ushtën e mora shpejt mbrohesha duke shkruar këto radhë si përballë çdo furtune!
Përshkrim të tillë melankolik dhe njëkohësisht HEROIK, i brumosur me ide të thella puro shqiptare, që buron nga një familje e devotshme atdhetare; që siç thotë kënga jonë popullore:
"Kurrë armiqtë s´i bëri vëlla, -po brez pas brezi luftoi me shkja"!
Në këtë elegji kushtuar motrës, Hatie, - fuqishëm gërshetohen tragjikja mërgimtare kolektive shqiptare dhe tragjikja personale e motrës suaj!
-Eh!
Jetë ferri po bëjmë ne shqiptarët,!
Sa e sa herë kam menduar:
Lavdi!
28. Shkurt. 2015

Nga Ramadan Pllana
E lexova me vëmendje poezinë kushtuar motrës suaj Haties, e cila më preku shpirtërisht!
Si vëllai për motrën, me vargje mallëngjimi!..
Kujtim të përjetshëm motrës suaj të paharruar - Haties, mik e vëlla i dashur ideali.
28. Shkurt. 2015

http://diplomacia.dk/lajme/lajme/2635/NUSE-NE-ARKIVOL-.html

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Reshat Badallaj ,fola serbisht per hater te motres Empty Re: Reshat Badallaj ,fola serbisht per hater te motres

Message  Perparimi Lun 2 Mar - 7:57

Ma mire ti
o bir derri
mos te kishe lindur
qe atdheun mos ta flliqesh.

Ti o derr
na lave pa atdhe
na ndare,na perqave
ne lufte vellazerore na zhduke.

Shume derruca dresove
vendin po e brejne
edhe ca vite keshtu
do mbesim pa toke.

Bustin ta dhiten
faren jo
se ke shtie rrenje
ne zemrat e tradhetareve.

Derrat e vjeter
pallin pa rreshtur dot
qe rinise tja shtijne
endrren e poshter.

Ti Baraba i poshter
genjeve popullin tend
kinse na shpetove
duke coptuar atdheun tone.

Histori te poshter
i shkrove rinise sone,
duke mendue se luftove
per lirine e kombit tone.

Ndertove burgje
duke burgosur atdhetar
ne te mjeret mendonim
burgoset tradhetar .

Haxhi Kuçi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: kulture

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum