Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Isa Boletini,ne gazeten Ruse

 :: politika

Aller en bas

Isa Boletini,ne gazeten Ruse Empty Isa Boletini,ne gazeten Ruse

Message  Perparimi Mer 23 Juil - 19:18

EXKLUZIVE - Intervistë e Isa Boletinit për gazetën ruse „Birzhevijih Vjedomosti“ - korrik 1912
13 juin 2014, 17:44
EXKLUZIVE - Intervistë e Isa Boletinit për gazetën ruse „Birzhevijih Vjedomosti“ e publikuar edhe në gazetën „Politika“ të Beogradit me 20 korrik 1912 me titull “Boletinac o Srbiji“ – (Pobunjenicki vogja zhali se na Srbiju i Srbe)


BOLETINI MBI SERBINË – Udhëheqësi i Kryengritjes - ankohet në Serbinë dhe Srbët

Numri i fundit „Birzhevijih Vjedomosti“ publikon bisedën e reporterit me udhëheqsin e njohur të kryengritsve shqiptar (arnaut) në Serbin e Vjetër , Isa Boletini. Gazetari rus ka shkuar nga Mitrovica me qëllim që ta kërkoj Boletinin dhe e ka gjetur në një fashat të vogël , Selac, krejt afër kufirit me Srbinë, ku Boletini ishe marr dy ditë duke vëzhguar viset në të cilat shqiptarët (arnauti) ishin në kryengritje.

Në raportimin e asaj vizite reporteri i „B. Vjedomosti“ përshkruan shtabin e Boletinit, ku edhe kishte kaluar natën, paraqet karakterin e kryengritjes së tashme shqiptare dhe publikon bisedën me Boletinin.

„ Shqiptarët (arnautët) nuk munden më të durojn sundimin e „turqve të rinjë“, të cilët në emër të kushtetutshmërisë kryejn dhunë të paligjshme“ , thot Isa Boletini. „Vetëm shiqoni çka bëhet në Kosovës dhe Shqipërinë Veriore : pushkatojnë gra dhe fëmij, djegin fshatra, vrasin hoxhollar dhe klerik, në qytete kanë ngritur trekëndsha për varje; pa gjyq, pa mbrojtje – pa asgjë. Për asnjë kërkesë të ligjshme dhe të arsyeshme , të banorve shqiptar dhe të krishter ,pushteti nuk don të ndëgjoj.

Turçit konsiderojn se toka është e tyre dhe se ata janë zotrues, ndërsa ne shqiptarët dhe serbët jemi shërbëtor të tyre. Ne nuk mundemi më kështu të jetojm dhe kemi vendos të luftojm kunder dhunës së „tuqve të rinjë“. Kryengritjet e kaluara na treguan se ndasit tona quan të gjitha mundimet tona në zero. Nga kjo arsye, tani ne kemi dhënë „besën“ që të gjithë prijsat shqiptar të bashkveprojm dhe që njeri tjetrin ta mbështesim, të jemi të lidhur ngusht mes veti dhe asnjeri të mos ndërrmar veprime krye në veti.

Unë u jap rëndësi të veçant këtyre vendimeve, sepse këto përfshinjë gjithë Shqiperine e mesme dhe të veriut. Lëvizjet në qytetet, mbyllja e qarshive dhe protestat kanë më shumë rëndësi morale, por me këtë rrugë nuk mund të arrijm asgjë nga Turçit. Të vetmet mjete për luftë kundër tyre janë – armët. E për këtë arsye unë them se „Revolucioni i qetë“ i qyteteve nuk na qojn askun : ata prap do të i mashtrojn.

Mua më vjen shumë keq që banorët serb ende nuk e kanë kuptuar se është në interesin e tyre që të jenë dorë përdore me ne shqiptarët , e jo të ju nënshtrohen dhe shërbejn Turçve. Pikë e dobt e jona është : mungesa e armatimit. Te ne ëshë një masë e madhe që dojnë të luftojnë por nuk kanë armë dhe municion dhe është shumë vështir me u pajis me to. Srbija e ka mbyll kufirin, ndërsa „Shvabat“ të cilët na kanë premtue armët, tash prapa shpinës tonë nxisin Tuçit kundër nesh.“

Në pyetjen me çka nënkupton ai me emrin »Shvabët » , Boletini është përgjegjur se ata janë Austrianët, agjentët e të cilve edhe atij personalisht edhe udhëheqve tjer shqiptar u kishin premtuar arsenal të madh armatimi - a në të vërtetë kishin dhënë një sasi shumë të vogël.

Në fund Boletini kishe deklaruar se Shqiptarët nuk do të qetsohen dersa të zhdukin „turqit e rinjë“. Sa i përket Abdyl Hamitit as që mund të bëhet fjalë për kthimin e tij në fron. Edhe nëse vjen te kurorzimi i Mehmedit të V , „i cili është i sëmur, plak dhe pa karakter“ ate mundet ta zëvendësoj vetëm Jusuf Izedin.
» Isa Boletini,ne gazeten Ruse 10433137_10152970526408868_6444218564492661350_nIsa Boletini,ne gazeten Ruse 10403478_10152970527083868_7156703272259465691_n

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Isa Boletini,ne gazeten Ruse Empty Shefqet Cakiqi,do pyetje

Message  Perparimi Mer 23 Juil - 20:19

Mua më vjen shumë  keq që banorët serb ende nuk e kanë  kuptuar se është në interesin e tyre që të jenë dorë përdore me ne shqiptarët , e jo të ju nënshtrohen dhe shërbejn Turçve. Pikë e dobt e jona është : mungesa e armatimit.

Srbija e ka mbyll kufirin, ndërsa „Shvabat“  të cilët na kanë premtue armët, tash prapa shpinës tonë  nxisin Tuçit kundër  nesh.“

Sa i përket  Abdyl Hamitit as që mund të bëhet fjalë për kthimin e tij në fron.


FLAMURI KUQ E ZI, BASHKIMI KOMBTAR, JO-NEGOCIATA, KONSUMO PRODHIME VENDORE.... krejt propagandë për arritje në pushtet !


Sabri Maxhuni-Novosella z. Shefqet, mund ta lexoni librin e Hasan Prishtines. I cili thote: JO PAMVARESI, POR AS AUTONIMI NUK GIXONTAE TE PERMENTE KUSH PREJ ISA BOLETINIT NE SHKUPIN E ÇLRUAR!!!
29 juin, 13:51 · J’aime

Shefqet Cakiqi-Llapashtica Po inderuar Baca Sabri ... edhe athere (si edhe sot) ka pas konflikte dhe konkurrenc mes prijsve tanë. Ne po ua marrim të mirat , ato të i afirmojm... momentet "e dobta" vetëm të i njohim që mos të i perseritim...po jo të i afirmojm! Është Kjo intervis...See More
29 juin, 13:56 · J’aime · 1
Shefqet Cakiqi-Llapashtica
22 juin
LERNE URËN DHE BARRIKADAT !! TË UA JAPIM LIRINË TË BËJNË ÇFARË TË DUAN ME TE !!

Këto ditë është aktuale ura kryesore mbi lumin Ibër, në rrugën kryesore që qon për Serbi - nga veriu i Kosovës ! Ka edhe rrugë dhe ura tjera ansore, po kjo është bërë aktuale ! Urat janë lidhje që bashkojn brigjet dhe njerzit, nëse ata nuk duan - le ta mbyllin ! Nuk ka dashuri me zor, me dhunë !
..........................................................................................

quelques secondes
zotri i nderuar Shefqet Cakiqi pershendetje.Lexova çdo shkrim qe keni postue ne fb e juaj,dhe nuk po ju kuptoj bash mire.Ju pasket  gjete edhe dokumenta nga arhivat serbe ne beograd,bravo patriot se vertete me hy ne arhivat serbe duhet me kone atdhetar i shquar.Ne qeten e vete Isa Boletini paska pase qetnik serb qe paska luftue me tirqi shqiptar.Edhe ne nje gazete ruse e perkthyer ne serbishte,Isa i paska lutur serbet qe te luftojne dore per dore me serb kundra turqise.A e dini se serbet ne trojet tona kan ardhe shume ma heret se turqit,dhe na kan masakrue edhe ma shume se turqit?A e din se serbet ne trojet tona kan krijue shtetin e tyre pa troje te tyre ?Ne fund ju e lavderoni aftesin e Isa Boletinit.Ndersa Sabri Novosella jua rikujton librin e Hasan Prishtines,ku Isa nuk paska lejua as me permend autonomin e shqiptareve.Ku e gjetet ate shkrim ne serbishte ku Isa paska thene se sulltan Sa i përket  Abdyl Hamitit as që mund të bëhet fjalë për kthimin e tij në fron.Kurse e verteta ne librin e Hasan Prishtines thuhet se Isa nese nuk gaboi edhe Hasani kan luftue me çlirue  kete sulltan nga burgu i selanikut.Tjeter;Isa Mustafen shume e kritikoni,dhe e shendrroni ne udbash,pajtohem me ju.Vrasja e Abedin Rexhes eshte bere ne dyluftim mes grupit te tij dhe grupit te Gani Gecit.Kur gjuhen dy grupe mes tyre,dihet se dikush dhe vritet.Tahir Meha,dihet se nuk ka dasht ti dorezon armet dhe ne rrethim qe ja beren serbet ai  nuk ka tolerue te dorezohet dhe eshte shkembye zjarr dhe dihet se me nje ushtri te teren nuk luftohet.Por dikushi ja ka ngarsye policin serbe.Rexhep Malen e Nuhi Berishen e kane nxitur te  Enverit qe te kacafyten me policin serbe.Ju lutemi ne kohen e viteve 1970 e kendej a keni qen ne kosove i punsuar?A keni qen antar i partise komuniste te jugosllavise?A dini te me tregoni se kush e vrau Ahmet Krasniqin?Pse e vrajten?Cili komandant i uçk es nuk ka qen epror i jugosllavise,apo polic ne sistemin jugosllave ?Ne fund edhe vetvendosja e Albin shkaut e mashtroi popullin me slloganin e tij serb;Jo prodhime serbe,jo negociata me serbin,e tani a na futi mire kungjin?Albini eshte i financuar nga serbia,qe permes patriotizmit te vjen ne pushtet,vone po ua rrok koka,shpejte po mashtroheni ne fjalet e buta.Po te kishte qen Albini kundra serbise,ata te gjalle nga burgu nuk e kishin lirue,pos e kan lirue si klyshin e tyre.Cilin shqiptar e ka burgosur serbia ?Vetem ata qe e kan ndegjue serbin.Ata shqiptar qe kan dashur te paraqiten patriota ne mesin e shqiptareve,se pari kan marr leje nga serbia,pastaj para shqiptareve e kan pasur te drejten te shiten patriota.Edhe ata shkrimtar shqiptar qe kan qen shpiuna serb,kan pasur te drejten me shkrue romane e poezi patriotike,apo me kendue kenge patriotike qe mi nxen atdhetaret dhe ja per ti bere  per vete serbia ,ne te kunderten,burg po por kur te lirohen mos mi vye as shoqerise as famijes se tij.Gjere ne vitin 1968 cila familje shqiptare ka pasur guximin e mbi portat e oborreve mos me venue flamurin jugosllave dhe ate serb.çdo shqiptar krenohet duke britmue rrofte bashkimi e çlirimi,por me veprue nga tere shqiptaria nuk dalin mbi 200 patriota.Por kur kryhet lufta te gjithe me vrape duke u mburur pa luftue e thene edhe une kam marr pjese ne lufte,vetem per ta marr fotelen..Nuk po u lodhi ma teper,.Naten e mire,pershendetje

.......................................................................................................

Isa Boletini,ne gazeten Ruse 10401989_238309856380302_3276708461644820117_n

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum