Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Jakup Krasniqi pine birren duke e meshur ne Suhareke

 :: sport

Aller en bas

Jakup Krasniqi pine birren duke e meshur ne Suhareke Empty Jakup Krasniqi pine birren duke e meshur ne Suhareke

Message  Perparimi Mar 3 Juin - 7:38

Limaj: “Mos i Votoni Turistët” (TV)

nga Qazim HasanajSuharekëQershor 02, 201416:22© Të drejtat autoriale
Të dielën në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë Nisma për Kosovën kërkoi votën e qytetarëve të Suharekës. Kryetari i Kryesisë së kësaj partie Fatmir Limaj i porositi suharekasit që të mos i votojnë ata që në këtë qytezë vijnë vetëm për zgjedhje. Njerëzit e tillë Limaj i quajti turistë.

Në pritje të Limajt e Jakup Krasniqit, një simpatizant i Nismës kishte zgjedhur mënyrë të veçantë për të mos u lodhur.

Ai i mbështetur për binën ku më pas do të ngjiteshin liderët e këtij subjekti pinte birrë të cilën e fshihte, duke e maskuar me një reklamë të Nismës.

Edhe në këtë tubim, si në shumë të tjerë, kishte fëmijë të pranishëm.

Kur erdhi Limaj u kërkoi qytetarëve të Suharekës që të mos votojnë turistët, por vetëm ata që kafen e mëngjesit e pinë në këtë qytet.

Ai më pas u mor me ish-partinë e tij PDK-në.

“Duke mos na pa në televizion shumë sikur ata vetë, me ato spote me ato skena, kanë menduar se e kanë krye punën, po ata nuk e kanë ditë çdo ditë kemi qenë me qytetarët tanë, vullneti dashuria dhe besimi i popullit, nuk blihen me para, ato vijnë vetëm duke e merituar”, tha Limaj.

Limaj premtoi edhe rishikim të kontratës së privatizimit të gjigantit kosovar të industrisë së gomave- “Ballkanit”.

Kjo fabrikë u privatizua për 1 milion e 400 mijë euro nga ndërmarrja turke “Ozerband Group”. Kontrata me këtë blerës u nënshkrua më 21 korrik të vitit 2005.

Por, Ismet Bytyqi, ish-punëtor i Ballkanit, i cili ishte në tubimin e Nismës tha se ai dhe të tjerët që punuan në këtë fabrikë janë lodhur nga premtimet.

“Premtimet e ‘Ballkanit’, jena lodh me premtime por dhashë zoti parlamenti i ri ban diçka”, tha Bytyqi.

Këta punëtorë kanë protestuar disa herë para qeverisë e AKP-së, ndërsa nuk kanë marrë paratë nga 20 përqindëshi i shitjes së ndërmarrjes.

Një qytetar e shpjegoi vetëm në përgjithësi atë që u tha në tubimin e Nismës.

“U thanë tana të mirat, deri sot kemi vuajt e tash tha se kemi me ec përpara”, shpjegoi qytetari që nuk deshi të identifikohet.

Nisma u nda nga PDK-ja zyrtarisht më 28 shkurt 2014.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum