Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Edhe spiunet i vrete dikur armiku

 :: sport

Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Lun 25 Mar - 1:23

[DOC]
shkarko - Pashtriku.org
www.pashtriku.org/.../libri_masakra_e_dubraves_... - Traduire cette page
Format de fichier: Microsoft Word - Afficher
Të burgosurit Bislim Zogaj, Reshat Nurboja dhe një tjetër me batanije i bartën .... Midis të ekzekutuarve pati edhe disa të burgosur ordinerë, të cilët gjatë u kishin shërbyer gardianëve si spiunë. ...... Sylejman Shaip Badallaj nga Zhuri, Prizren; ..... shkrimtarët, profesorët universitarë serbë, të tubuar në “Srpski Kultur
ni Klub” të ...

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Lun 25 Mar - 1:36

Në prag të copëtimit të dytë, më 1912/13, Shqipëria kishte 3 804 000 banorë, prej të cilëve mbi tre milionë shqiptarë. Këso kohe Vilajeti i Kosovës kishte 32 900 km2 me mbi 1 270 000 banorë. Shqiptarët përbënin mbi 65% të banorëve, kurse të tjerët ishin bullgaro-maqedonas, vlleh (cincarë), serbë, turq, romë, ebrej etj. Territori i Kosovës aktuale, prej 10 887 km2, më 1912, kishte vetëm rreth 3.7 për qind serbë, ndonëse Cvijiq flet për 5 për qind.
Viti 1912, me Kryengritjen e Përgjithshme të Shqipërisë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, shënoi kthesën vendimtare për autonominë e Shqipërisë. Për ta penguar këtë fitore shqiptare, Rusia e hodhi në luftë Aleancën ballkanike, nën parullën: "

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Lun 25 Mar - 1:40

ishte ndërmarrje kulturocidale, etnocidale dhe gjenocidale sllave e greke ortodokse antishqiptare me përkrahjen e Rusisë dhe të Evropës.
Çdo rezistencë shqiptare do të shuhej me gjak, ploja e masakra të shpërblyera nga Rusia dhe Evropa ngjashëm me ato në vitet 1877-1881, të rezistencës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për këtë fakt fliste qartë proklamata shqip me cirilik: "T'ton fiseve n'Shqipni, Or vllazni!", e gjeneralit Bozhidar Janko, drejtuar shqiptarëve porsa soldateska serbe shkeli në Mërdar e Përpallac, më 18 tetor 1912. Në këtë thirrje vihej në pah kërcënimi barbar kanibalist serb ndaj shqiptarëve: "Pushk'n kemi me qit m qato qi qet me nee, elle na lasht zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e katundin, qi na kten pushk'n, e qato qi na pret vllaznisht kemi me prqaf vllaznisht, si kur vllau vllaun, se po bim m nji dor: bes'n e zotit, drejtn e njerzin, e me qetrn po bajim arm e zjarm...!"
Këtë platformë serbe për plojat mbi qenien shqiptare të Kosovës historike e legalizonte ndërkombëtarisht kërkesa publike e princit të Serbisë, Aleksie Karagjorgjeviç, porsa shkeli në tokën shqiptare në vise të Kumanovës: “Unë dëshirojë vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz evropianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta njerëz mezi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira...!"
Fitorja e Aleancës ballkanike u kurorëzua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e cila, nga Shqipëria e vitit 1912, shkëputi 61 510 km2 dhe mbi tre milionë banorë me shumicë absolute shqiptare. Konferenca e Londrës, më 29 korrik 1913, e aprovoi projektin e "Principatës së Shqipërisë", një shtet shëmtirë, pa trup të plotë, tepër i gjymtuar, pa asnjë gjymtyrë për jetë. Ky shtet do të kishte rreth 28 760 km2 me rreth 800 mijë banorë.
Okupatorët serbë, malazez, bullgarë e grekë, më 1912/13, ushtruan kulturocid, etnocid dhe gjenocid në tokat shqiptare njësoj si në vitet 1877-1881. Mbi platformën e këtij shkretimi hodhën dritë tre bashkëkohës. Ushtaraku serb Dimitrie Tucoviç, socialist, duke informuar opinionin për krimet serbe në një fshat shqiptar në Lumë, më 1913, shkroi: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshnjat në gji; pranë nënave të vdekura klithnin foshnjat e tyre, të cilat qenë të kursyera rastësisht nga plumbat; trupat si bredh të malësoreve të bukura janë gërryer si krimbat nëpër lëndinë

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Lun 25 Mar - 1:42

nën numrin e shqiptarëve të viteve të 50-ta të shekullit XIX. Tashti në arealin e Shqipërisë Etnike kishte vetëm 1 779 929 frymë (833 000 në arealin e Shqipërisë londineze dhe 946 929 në viset shqiptare të aneksuara Jugosllavisë dhe Greqisë). Del se, vetëm midis viteve 1912-1920, numri i shqiptarëve në Shqipërinë Etnike ishte zvogëluar për mbi 1 220 000 frymë dhe kjo pa shtimin natyror të tre milionë shqiptarëve, sa kishte më 1912

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Lun 25 Mar - 1:56

Në fillim të vitit 1998 nga Burgu Hetues i Qarkut të Prishtinës transferohet në Burgun e Dubravës një grup i të dënuarve: Avni Klinaku, Liburn Aliu, Dylber Beka, Enver Dugolli, Eqrem Kastrati dhe Jahja


Bajrush Xhemaili paska shpetue pa therre si patriot apaaaa

Lista e të burgosurve politikë që ndodhëshin asaj kohe në Burgun e Dubravës është kjo: Bajrush Xhemaili, Hajredin Hyseni, Xhelal Canziba, Ismet Mahmuti, Raif Çela, Avdi Mehmeti, Rexhep Oruqi, Sheremet Ahmeti, Blerim Olloni, Hajzer Hajzeraj, Reshat Maliqi, Fadil Hyseni, Sejfullah Sahatqiu, Shefqet Beqaj, Gani Mullabazi, Salih Sokoli, Esat Haxhijaha, Xhemajli Haxhimustafa, Remzi Tetrica, Naser Husaj dhe Naser Ndrecaj.
Përcjelljet e shumta që u bëheshin, jo vetëm atyre, por, po thuajse të gjithëve që ishin arrestuar ose dënuar për veprimta
ri patriotike,

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Lun 25 Mar - 2:00

ritransferimi nga Burgu i Dubravës në burgjet serbe i të gjithë të burgosurve politikë, me arsyetimin, sa qesharak aq edhe ironik - kinse ,,për shkaqe sigurie…’’!?! Ky transferim fillimisht u bë në dy burgje, pikërisht në Kazamatin e Nishit dhe në Kazamatin e Mitrovicës së Sremit.
Në burgun e Mitrovicës së Sremit transferohen: Bajrush Xhemaili, Avni Klinaku, Liburn Aliu, Dylber Beka, Enver Dugolli, Eqrem Kastrati, Raif Çela, Avdi Mehmeti, Hajzer Hajzeraj dhe Naser Husaj. Ndërsa në burgun e Nishit transferohen: Hajredin Hyseni, Ismet Mahmuti, Xhelal Canziba, Sheremet Ahmeti, Gani Mullabazi, Salih Sokoli, Remzi Tetrica dhe Naser Ndrecaj.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Lun 25 Mar - 2:06

, shpesh u vinin dhe i “vizitonin”, e sidomos kur pësonin humbje në frontin e luftës. Thjesht shqiptarët në burgjet serbe nuk ishin të burgosur, ishin pengje të luftës,
Kurr ne vitin ishte ringu midis Luan Krasniqit dhe nje kundershtaritpubliku u que ne kembe dhe brohoriste ;Tere bota na ka inati qe jemi ma te fort,dhe ne keto momente e grushtoi ùore dhe Luani ra per toke dhe zeri i shqiptareve u shtjerr.
Shqiptari eshte i forte me tradhetue ,me tu shpif dhe me ta ngjite bishtin pa e pasur fare.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Lun 25 Mar - 2:08

në kampin e Mitrovicës së Sremit e gjetkë, siç ishte edhe vizita e kriminelit Arkan, tregonte qartë se ndaj tyre po përgatitej diçka

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Lun 25 Mar - 2:18

Kazamatin e Mitrovicës së Sremit, pikërisht më 26 prill 1999, u urdhërohet të burgosurve politikë (më herët i kishin grumbulluar në një dhomë, ku e kishin sjellë edhe profesor Mr. Ukshin Hotin), që me nguti t’i bënin gati gjërat që kishin, sepse do t’i transferonin “diku tjetër…”!?! Prej Mitrovicës së Sremit i sollën në Kazamatin e Nishit, kamp i cili për shqiptarët i tejkalonte edhe kampet më të këqija naziste.
Në Burgun e Nishit i mbajtën vetëm tri ditë, prej 26 - 29 prill 1999. Ndaj të burgosurve shqiptarë këtu tashti do të zbatohej një dhunë shumë e shfrenuar, Nga humbja e nje autoblindes nga nato dhe vdekja e ekipit te saj paramilitaret deshten qe te hakmirren ne te burgosur...Ndodhi, këtu, para syve të të burgosurve shqiptarë, diçka e papritur, diçka humane për t’u shënuar. U zhvillua një dramë e vërtetë në mes të gardianëve shoqërues të të burgosurve dhe paramilitarëve që donin të hakmerreshin më çdo kusht ndaj të burgosurve shqiptarë të rraskapitur. Dhe gati sa nuk filloi një luftë në mes të dy palëve serbe të armatosur. Kërkesës për hakmarrje gardianët iu përgjigjën: “E kemi një urdhër nga Milosheviqi që këta të burgosur duhet më çdo kusht t’i dërgojmë në numër të caktuar në një vend”. Së fundi, paramilitarët e frustruar iu bindën logjikës ushtarake, e kuptuan se kishte një urdhër nga lart dhe se atë urdhër duhej respektuar, edhe pse e dëshironin hakmarrjen këmbadoras edhe ndaj të pamundurve. Shqiptari dhe ushtari i NATO-s për ata tashti ishin një dhe barabar të urryer

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Lun 25 Mar - 2:26

Tashti Burgu i Dubravës më nuk ishte në rendin e mëparshëm, edhe pse kishte po atë infrastrukturë dhe kishte po ata gardianë. Personeli i Burgut të Dubravës, i cili do të bartë barrën e krimit në Masakrën e Dubravës, ishte: drejtori, Aleksandër Kovaçeviq, komandanti, Miki Vidiq, mbikëqyrësi, Branko Komatina, milici Gërga Igor e të tjerë dhe gardianët e quajtur: Aca, Mitri, Mance, Pegja e të tjerë. Tashti pushteti për krim ndaj pengjeve shqiptare, u ishte besuar të burgosurve ordinerë: Svetlan Martinoviq nga Vrraka e Shkodrës, vrasës i Familjes Cacaj nga Deçani, Boban Bashçeviq nga Nikshiqi dhe Ilia Mishkoviq nga Çaçaku e të tjerëve.
Në këtë burg, kohë më parë, ishte sjellë një pjesë e të të burgosurve ordinerë shqiptarë nga burgjet e ndryshme dhe aty ishte një pjesë e të të burgosurve që ishin gjatë kohë në një pavijon, i cili ishte për nga mbikëqyrja më i veçantë. Vazhdimi i grumbullimit të të burgosurve dhe të pengjeve në këtë kamp tashti do të vazhdojë për çdo ditë, duke i sjellë herë nga burgjet hetuese, herë të arrestuar në qytetet dhe në fshatrat nën shtetrrethim ushtarak dhe policor. Më 18 maj 1999 i sollën edhe 155 civilë nga Gjakova, që ishin arrestuar apo ishin marrë me dhunë nga shtëpitë e tyre. Këto pengje i shoqëruan, deri në Burgun e Dubravës: Dragan e Vladan Veliçko Miloviq, Slobodan Slavko Kovaç e Ibrahim Batusha, të gjithë nga Gjakova, dhe Dushan Vekiq nga Hoça e

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Lun 25 Mar - 2:33

Rahovecit. Në vijim, me pengjet gjakovare do të mirën milicët nga Gjakova: Slobodan Kovaç, Milan Jakiq, Gjokica Stanojeviq dhe Rade Nikiq.
Vërtet, sipas informatave të tërthorta, numri i të burgosurve shqiptarë - pengje të luftës, tashti arriti mbi 950 veta, ndaj të të cilëve zbatohej keqtrajtimi dhe dhuna e paparë. Në këso rrethana kishte ndodhur një përjashtim i papritur. Të burgosurit pritnin me padurim ditën e 17 majit 1999, kur do t’i skadonte afati i burgut profesor Mr.Ukshin Hotit, ndërsa Ai do të merret nga burgu, pa pritur, një ditë më parë, më 16 maj 1999, “lirim” i pazakonshëm në praktikën e burgjeve serbo-sllave dhe veçanërisht për rrethanat e Luftës çlirimtare në Kosovë. Megjithatë, shpresohej se Bacin Ukë, siç e thirrnin Ukshinin bashkëvuajtësit në burgje, mund ta priste ndonjë përfaqësues i organizatave humanitare, siç mund të ishte Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, që do të kujdesej për sigurinë e jetës së tij.
Pas marrjes dhe zhdukjes së Profesor Ukshin Hotit, zhvillimet e përgjakshme vazhduan rrugëtimin. Po atë ditë që u “lirua” Hoti, nga burgu u “lirua” edhe Rasim Plava nga Cërmjani i Gjakovës, i cili më vonë u gjet i vrarë në Vranoc të Pejës, të nesërmen u “lirua” Haki Z. Dinaj nga Raushi i Pejës dhe konsiderohet i zhdukur, kurse më 18 maj 1999, në mjediset e Burgut të Dubravës është ekzekutuar Shkëlzen Pepshi nga Juniku i Deçanit. Krimi i pashembullt, gjakderdhja e llahtarshme, do të ndodhë më 19 - 24 të majit të vitit 1999.

Bajrush Xhemaili

PROJEKTIMI, QËLLIMI DHE REALIZIMI I MASAKRËS

Të burgosurit shqiptarë në kazamatet serbe janë shembull tipik i një trajtimi të egër përtejmesjetar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Atyre u ndodhi edhe ajo më e keqja - përjetuan ploja dhe ekzekutime kolektive, pra, u ndodhi Gjakderdhja e Dubravës, e pashembullt në kthesën vendimtare të rendit të ri demokratik perëndimor.
Për të kuptuar makiavelizmin e pushtuesit serb rreth Masakrës së Dubravës të 19-24 majit të vitit 1999, ndaj të burgosurve shqiptarë, kërkohet t’u kthehemi rrethanave më shumë se një vit më parë, pikërisht nga koha e luftimeve ballore të UÇK-së me makinerinë luftarake të okupatorit serb. Koha kur të burgosurit shqiptarë bënin një jetë rutinore burgu realisht u përfundua me Ndeshjen e Likashanit, më 28 shkurt, dhe Epopenë e Prekazit, më 5-7 mars 1989. Tashti lajmet në TV dëgjoheshin me një frymë, dhe komentet për ato që thuheshin në vizitat që kishin të burgosurit me familjarët u bënë ushqim shpirtëror, veçanërisht për të burgosurit politikë.
Armata serbe sa vinte dhe arsenalin ushtarak po e tërhiqte nga Serbia dhe po e sistemonte në Kosovë, në gatishmëri për luftën përfundimtare kundër shqiptarësisë shekullore të saj. Në mënyrë që sa më pak t’i binte në sy faktorit ndërkombëtar të vendosjes, duheshin vende të përshtatshme për të vendosur teknikën dhe ushtarët. Për ato kërkesa, pa dyshim, vend më të përshtatshëm sesa Burgu i Dubravës nuk kishte.
Kështu, në Kopshtin e burgut tashti filluan të zbrisnin helikopterët ushtarakë dhe shihej qartë se burgu po kthehej në një bazë të fortë ushtarake, ku nuk mund të kishte më vend për të burgosur. Era e luftës tashti po frynte edhe në burg dhe pritej vetëm dita e transferimit të të burgosurve në ndonjë burg gjetkë. Ajo ndodhi më 29 dhe 30 prill 1989, kur do të transferohet grupi i parë nga Dubrava në burgjet e Serbisë. Të gjithë këta të transferuar ishin të burgosur politikë. Në vijimësi u transferuan edhe të burgosurit ordinerë.
Në pavijonet e Burgut të Dubravës fillimisht i sistemuan forcat e armatosura paramilitare serbe, për t’i fshehur nga opinioni ndërkombëtar, ndërsa jashtë mureve të burgut u llogoruan ushtarët serbë, me teknikën më moderne. Kështu, Dubrava tashti po bëhej baza më e fuqishme e makinerisë ushtarake serbe në Dukagjin.
Të burgosurit shqiptarë në burgje të Serbisë do të mbahen plot një vit, në kushte të ndera jetësore, nën regjimin e dhunës fizike e psikike të paparë. Ndonëse i kishin larguar me “me motivimin”: “Largohen për shkaqe të sigurisë nga rajoni i përfshirë në luftë…!”, tashti do t’i kthejnë në Burgun e Dubravës, shumicën e tyre, ditë më ditë pas një viti, më 29 dhe 30 prill 1999, në kohën e intensifikimit më të madh të bombardimeve ajrore të NATO-s mbi arsenalin ushtarak të Serbisë në Kosovë dhe të luftës vendimtare të UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Koha dhe mynxyrat e vërtetuan faktin se kthimi i të burgosurve dhe i pengjeve të luftës ishte bërë sipas një skenari paraprak për ekzekutimin e tyre me pjesëmarrje të NATO-s si aleate e UÇK-së.
Deri në prag të filleve të Masakrës serbe numri i të burgosurve në Burgun e Dubravës, sipas një përllogaritjeje nga të burgosurit, arriti numrin rreth 950 veta, të vendosur në katër pavijone: C1, C2, B2 dhe në Pavijonin Pranues, në kushte jetësore të paimagjinueshme të rënda.
Vërtet, qëllimi i kthimit të të burgosurve nga burgjet serbe në Kosovë dhe nga burgjet e Serbisë në Burgun e Dubravës do të bëhet e kuptueshme shumë shpejt për akëcilin të burgosur. Por, përmasa e tragjedisë nuk mund të merrej me mend. Kjo e panjohur i mundonte të gjithë të burgosurit dhe pengjet shqiptare dhe sigurisht që askush nuk ka mundur të rrinte indiferent ndaj saj. Përkundrazi, të gjithë ishin të shqetësuar nga pesha e së panjohurës.
Pushteti serb i kishte bërë me përpikëri llogaritë, duke qenë i sigurt se ka ardhur koha që NATO-ja t’i bombardojë edhe objektet e burgut, meqë kishte informata paraprake se ai ishte kthyer në bazë ushtarake. Ndërkohë ishin tërhequr “paramilitarët” dhe në vend të tyre ishin kthyer të burgosurit shqiptarë. Logjistika e NATO-s, siç duket, nuk u besoi informatave nga logjistika e UÇK-së - për kthimin e të burgosurve shqiptarë në ambientet e Burgut të Dubravës. Dhe, krimi i llahtarshëm ndodhi.
Më 19 maj 1999, e mërkurë, diku nga gjysma e ditës, flota ajrore e NATO-s bombardoi objektet e burgut – dy pavijone brenda mureve dhe disa jashtë tyre, si dhe drejtorinë e burgut etj. Pavijoni C1, që ishte përplot me të burgosur, goditet me 4 projektilë. Pas pak çastesh qëllohet edhe pavijoni B3, por këtu nuk kishte të burgosur, ngase tashti ai përdorej si depo.
Gardianët kishin ikur sapo kishte filluar bombardimi, kurse të burgosurit në pavijonet C1 dhe B2 ishin të mbyllur. Vetëm të burgosurit në pavijonin C2 kishin një tretman më të veçantë, ishin kryesisht të burgosur ordinerë. Ky pavijon gati tërë ditën i kishte dyert e hapura. Të burgosurit që përjetuan krimin në pavijonin C1 do të përpiqen t’i thyejnë

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Mar 26 Mar - 7:35

Nga ky moment tre veteranët politikë, në themele të UÇK-së: Nait Hasani, Bislim Zogaj dhe Bajrush Xhemaili, një njëfarë dore, morën komandën të themi morale mbi të burgosurit - pengje të luftës. Këta, të ndihmuar nga tekniku i medicinës Afrim Rifaj dhe veprimtarët Haqif dhe Sherif Ilazi, Njazi Kryeziu dhe Dëfrim Rifaj, si dhe nga Frashër Shabani etj., kanë filluar t’u japin ndihmën e parë të plagosurve dhe kështu i vunë themelet e Shërbimit të Ndihmës së Parë në krye me teknikun e medicinës me përvojë të gjatë, Bislim Zogajn - Hero i Dubravës, siç preferohet të quhet nga të mbijetuarit e masakrës

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Mar 26 Mar - 7:40

pavijonin C1. Në hyrjet e pavijonit vendosën katapulte, caktuan personat që do t’i tërhiqnin litarët pas komandës dhe të tjerët, në vijën e parë, që do të mbytnin sulmuesit me shufra hekuri e me “armë” të tjera të ftohta. Pra, këta burra ishin përcaktuar paraprakisht për një vdekje heroike para shokëve të plagosur.
Të nesërmen, më 23 maj 1999, nisi tmerri të thellohet që nga mëngjesi. Serbët paramilitarë e paramilitarë kriminelë, gardianët dhe administratorët e burgut, të uniformuar dhe civilë, organizuan një sulm të tmerrshëm, tepër kriminal, në objektet ku ishin strehuar të burgosurit shqiptarë, me përjashtim të pavijonit C1, të fortifikuar. Sulmuesit ishin të informuar për gatishmërinë për rezistencë për të plagosurit në pavijonin C1, andaj u frikësuan të rrezikonin jetën e ndonjërit sulmues.
Sulmi i parë me bombe dore u bë në ambientet e ngrohtores. Tani hynë me armë automatike e revole me plumbin në tytë dhe qëlluan të burgosurit me sadizëm të paparë, me plumb në ballë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Mar 26 Mar - 7:52

Midis të ekzekutuarve pati edhe disa të burgosur ordinerë, të cilët gjatë u kishin shërbyer gardianëve si spiunë. Të tillë ka në çdo burg. Kështu, ekzekutimi i mëngjesit të 23 majit 1999 e thelloi tmerrin dhe pasigurinë e përgjithshme.
Pak minuta pas ekzekutimit të 30 të burgosurve, personeli i burgut i ftoi të përjetuarit e ekzekutimit të 23 majit 1999 të tuboheshin në Sallën e sportit. Të burgosurit, përpos atyre në pavijonin C1, të cilët ndihmonin dhe kuronin të plagosurit, iu përgjigjen urdhrit, pa vonesë. Këta, të themi kushtimisht, në mbrojtje të spitalit, e ndjenin vështirë heqjen dorë nga planifikimi i rezistencës për mbrojtjen e të plagosurve. Përgjegjës moral për hapa të mëtutjeshëm, për fatin e të plagosurve dhe të të gjithë të burgosurve - pengje lufte, tashti ishin katër veta: Bajrush Xhemaili, Avdi Mehmeti, Nait Hasani dhe Bislim Zogaj, të mbështetur fuqimisht në rreth 25 veta, të barrikaduar në pavijonin C1. Pas ultimatumit të tretë, që u vinte përmes të dërguarve nga Salla e sporteve, falë urtisë së Bajrush Xhemailit, hoqi dorë nga rezistenca e planifikuar, së fundi, edhe Avdi Mehmeti. Njësiti i shpëtimtarëve mori me vete, mbi supe, të plagosurit e palëvizshëm dhe iu bashkua grumbullit në Sallën e sporteve.
Pas pak minutash, sapo pjesa militante e ekzekutorëve u tërhoq nga salla dhe rrethina e saj, ekipi i shpëtimtarëve - i ndihmës së parë në krye me Bislim Zogajn u aktivizua. Të plagosurit u sollën në Sallën e sporteve ku do t’u ofrohet ndihma e parë. Plagët ishin të tmerrshme, kishte të plagosur me shumë plagë në trup. P.sh., Valdet Rama kishte tetë plagë të rënda e disa të tjera më të lehta dhe ishte vështirë t’i jepej ndihma e parë. Cilën plagë t`ia lidhje më parë? Si ta vendosje? Në çfarë pozite, kur në tërë trupin kishte plagë? Po kështu ishte me Fatmir Tafallarin, i cili kishte shumë plagë dhe gjakderdhje të madhe. Shumë plagë kishte edhe Abdylgjemil Alimani, i cili vetë i nënti ishte gjetur në një pusetë kur paramilitarët ua kishin hedhur dy granata dore. Të gjithë ishin plagosur, por Abdylgjemili kishte më së shumti plagë me gjakderdhje shumë të mëdha. I burgosuri Bedri Kukalaj njëzet e katër orë qëndroi, i plagosur, në mesin e të vrarëve. Atë e vërejti një i burgosur dhe e solli në Sallën e sportit në gjendje të pavetëdijshme. Plumbi e kishte marrë në nofull.
Numri i të plagosurve me shumë plagë dhe me plagë të rënda ishte shumë i madh, ndërkaq dhënia e ndihmës së parë do të vazhdojë gjatë tërë ditës. Njëkohësisht, të plagosurve para një e dy dite do t’u pastrohen plagët me jod. Kështu, në natën e 23/24 majit 1999, përveç rreth 150 vetave që kishin plagë më të lehta dhe kishin shkuar me shokë nëpër pavijone, në Sallën e sportit ishin 106 të plagosur rëndë, të palëvizshëm, për të cilët gjatë natës u përkujdesën Bislim Zogaj, Nait Hasani, Abaz Beqiri, Asllan Selimi, Dylber Beka dhe Shefqet Kabashi.
Të nesërmen, më 24 maj1999, pa asnjë paralajmërim, të gjithë të burgosurit, të shëndoshë dhe të plagosur, do t’i transferojnë me autobusë nga Burgu i Dubravës në Burgun e Lypjanit. Me një fjali: Nisi odesiada e re e të burgosurve dhe e pengjeve, për të pritur çlirimin e Kosovës nëpër burgjet e Serbisë.
Krejt në fund, duke përfunduar, është me rëndësi të konstatojmë dy fenomene: E para, fati i kolektivitetit shqiptar në Burgun e Dubravës e deshi që veprimtarët politikë më të shquar, themelues dhe luftëtarë të UÇK-së përreth Nait Hasanit dhe Bislim Zogajt, të cilët e organizuan dhe e ushtruan madhërisht dhënien e ndihmës së parë të plagosurve nga bombardimet e NATO-s dhe në plojat e soldateskës serbe, nuk u dëmtuan rendë, i ruajti Zoti për të ndihmuar të tjerët dhe veçanërisht e ruajti Zoti Heroin e vërtetë të organizimit dhe të dhënies së ndihmës së pare, veprimtarin dhe luftëtarin e orëve të para të UÇK-së, mbitrimin Bislim Zogaj.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Mar 26 Mar - 7:53

Bislim Zogaj, Nait Hasani, Abaz Beqiri, Asllan Selimi, Dylber Beka dhe Shefqet Kabashi..............................

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Perparimi Mar 26 Mar - 8:57

Xhevat Haziri
DËSHMI PËR MASAKRËN E DUBRAVËS
NGA BISEDAT MIDIS GARDIANËVE


: Më së keqi e pësoi i burgosuri Bedri Kukalaj, të cilit ia verbuan syrin, përjetësisht.

Ismet Mahmuti

Okupatorët provojnë që përmes individit të kontrollojnë masat e gjera...”

Ukshin Hoti mbronte tezën se ushtria dhe shteti lindin në luftë, se ushtria dhe shteti nuk janë pjellë e pacifizmit

Mësimet politike të Ukshin Hotit gradualisht, për rrugët që mund të sillnin në liri, do të përvetësohen edhe nga ithtarët e alternativës pacifiste. Sipas Ukshinit, vrapimi pas famës mund të shpjerë në donkishotizëm,

Besim Zymberi
Milaim Çekaj
Ukë Thaçi
Branko Komatina (personi i cili e mori nga pavijoni Mr. Ukshin Hotin, më 16 maj 1999, kur nisi fillin tragjedia


shqiptare e Dubravës); Zhivkoviq Zharko (zëvendësdrejtor) dhe Zhivkoviq Dragan (i quajtur “Kasap”), pjesëmarr

i njohur në krimet serbe në Bosnjë, e të tjerë.


. Informatat të dërgohen me telefon: 044-149-244 dhe me emeil:
pirraku@yahoo.com
, më së largu deri më 24 prill 2005.”


TË PLAGOSUR NË MASAKRËN E DUBRAVËS

1. Adnan I. Topalli nga Rahaveci;
2. Adnon M. Brovina nga Gjakova;
3. Afrim Sh. Caka nga Gjakova;
4. Agim Gashi nga Rausha;
5. Agim S. Leku nga Rezistenca;
6. Agim Sh. Reçica nga Ferizaj;
7. Ahmet Demiri nga Gjilani;
8. Alban A. Koshi nga Gjakova;
9. Aliriza Pruthi nga Gjakova;
10. Arben K. Shala nga Prizreni;
11. Arbër H. Kolgeci nga Arrisha;
12. Ardian Q. Tetrica nga Gjakova;
13. Armond A. Koshi nga Gjakovëa;
14. Astrit H. Elshani nga Rezistenca;
15. Avdurrahman Koshi nga Gjakova,
16. Bajram A. Merxha nga Rahaveci;
17. Beçir O. Kollari nga Rahavec i;
18. Bedri Kukala nga Arrnjeti;
19. Bekim M. Mullahasani nga Gjakova;
20. Besim A. Kastrati nga Malësi e Vogël;
21. Bilbil S. Shehu nga Rahavec;
22. Bislim N. Bislimi nga Drobeshi, Viti;
23. Brahim Gashi nga Barani;
24. Burim A. Ejupi nga Rahaveci;
25. Burim A. Brovina nga Gjakova;
26. Burim Jetishi nga Brekoci;
27. Çaush Selca nga Barani;
28. Defrim M. Kiçina nga Rezistenca;
29. Driton H. Aliaga nga Gjakova;
30. Edmond M. Dushi nga Gjakova;
31. Esad H. Haxhijaha nga Rahaveci;
32. Esat I. Zherka nga Gjakova
33. Fadil Dabiqi nga Arrnjeti;
34. Fadil N. Xhylani nga Rezistenca;
35. Fahredin H. Dina nga Rahaveci;
36. Fatos M. Dautaga nga Gjakova;
37. Fatos M. Deva nga Gjakova;
38. Florent M. Rudi nga Gjakova;
39. Frashër H. Shabani nga Ferizaj;
40. Gazmend Krasniqi nga Zogaj;
41. Haki O. Neziraj nga Nënkalaja;
42. Haki Xh. Haxhimustafa nga Rahaveci;
43. Halil Q. Guta nga Gjakova;
44. Hasan Mulaj nga Lozhani;
45. Hasan Zeçir Zariçi nga Rezistenca;
46. Hetem Mehmet Elshani nga Rezistenca;
47. Hysen Fehmi Juniku nga Gjakova;
48. Hysen Latifi nga Arrnjeti;
49. Isa Sylejman Topalli nga Rezistenca;
50. Ismet R. Isufi nga Drenasi;
51. Jahir Z. Shala nga Negrosi;
52. Jemin R. Kryeziu nga Retia;
53. Jeton M. Xharra nga Gjakova;
54. Jusuf M. Brovina nga Gjakova;
55. Mehdi S. Kollari nga Rahaveci;
56. Metë Ademaj nga Rausha;
57. Milazim D. Shehu nga Dritani;
58. Musli S. Avdyli nga Pleshina;
59. Naser Husaj nga Peja;
60. Nasuf R. Dvorani nga Qëndresa;
61. Nazim H. Halili nga Gjilani;
62. Nazmi M. Haliti nga Dramjaku;
63. Nusret E. Hoti nga Drinasi
64. Qahil H. Bekteshi nga Lugishtëa;
65. Ramadan Berisha nga Dardani;
66. Ramadan H. Demati nga Tërstena;
67. Reshat Nurboja nga Peja;
68. Rexhep I. Xhemajli nga Arbëria;
69. Rizah H. Krasniqi nga Fatosi;
70. Sabit N. Shehu nga Rahaveci;
71. Shefqet D. Vokshi nga Gjakova;
72. Shemsi H. Gollopeni nga Theranda;
73. Sheremet Ahmeti nga Gjakova;
74. Sinan A. Bytyçi nga Semetishti;
75. Sinan Tafilaj nga Sukasi;
76. Skender I. Hajdari nga Drenori;
77. Sylejman Bytyqi nga Ferizaj;
78. Valdet B. Rama nga Likovci;
79. Vebi H. Kurtalani nga Tërstena;
80. Visar M. Dushi nga Gjakova;
81. Visar M. Demiri nga Pozharani;
82. Xhafer Shala nga Rogami;
83. Xhavit Musëshabanaj nga Peja;
84. Xhelil F. Bejtullahu nga Çallapeku;
85. Xhemajl S. Sallaukaj nga Budiana;
86. Xhemë S. Morina nga Drinasi;
87. Xhevat H. Haziri nga Temali;
88. Ylber I. Topalli nga Gremja;
89. Zaim R. Qatani nga Duhëla;
90. Zijadin Xh. Miftari nga Rahaveci.
Ushtaraku serb Dimitrie Tucoviç, socialist, duke informuar opinionin për krimet serbe në një fshat shqiptar në Lumë, sot n[ Shqipëri, më 1913, shkroi: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshnjat në gji (...), për dy orë janë likuiduar rreth 500 shpirtra (…), kufomat janë hedhur në shtëpia, e shtëpitë janë djegur – ashtu që krimit t’i mbulohet gjurma. Kjo është e vërteta për këtë egërsi të tmerrshme”.

Deklarimi i Titos, më 4 dhjetor 1943, para një reporteri anglez të luftës, se "ardhmënia e Kosovës ka për t'u vendosur me plebishit dhe se kufijtë, nëse tregohet nevoja, kanë për t'u ndrequr në dobi të Shqipërisë", ishte kurth tradhtie për çlirimtarët antinazifashistë shqiptarë, njësoj si edhe Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovë e 2 janarit 1944, në të cilën sublimohej kërkesa politike jetike e shqiptarëve:
MASAKRA
NË BURGUN E DUBRAVËS
19 – 24 maj 1999

Sesion shkencor, më 23 maj 2004


Përgatitja dhe përkujdesja për botim
Prof. Dr. Muhamet Pirraku

Summary translated by
Prof. dr. Vesel Nuhiu


Disenji dhe realizimi kompjuterik


Katalogimi në publikim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

341.485:343.26 (496.51) (061.3)
061.3:341.485 (496.51)

SESION shkencor. Masakra në Burgun e Dubravës 1999. Prishtinë.
Masakra në burgun e Dubravës 19-24 maj 1999
: Sesion shken-






Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Edhe spiunet i vrete dikur armiku Empty Re: Edhe spiunet i vrete dikur armiku

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum